![]() |
||
|
Editorial 52 . |
||
|
Lufta pėr bukėn, lufta pėr socializėm Kjo ėshtė njė ndėr parullat mė tė publikurara tė ish rregjimit komunist nė vendin tonė. Mirėpo fatkeqėsisht edhe pse pas afro 20 viteve demokraci dhe ekonomi tė tregut tė lirė, shqiptarėt e Shqipėrisė post-komuniste flasin pėr bukėn dhe ēmimin e kėtij produkti jetik. Dhe kėtė mė sė shumti e bėn opozita e sotme, biles edhe ajo e tė moderuarit E. Rama, si dhe ata qė pėr 50 vite i degdisėn shqiptarėt nėpėr aksione, zbore, kufij, kampe pėrqėndrimi, internimi e burgje dhe gjithnjė nė emėr tė luftės pėr bukėn dhe qė ishte vetėm 700 gramė. Deri kėtu gjithēka nė rregull, pasi ish-ėt e pushtetit tė ish-ėve duan qė tė vinė sėrish nė pushtet dhe kanė plotėsisht tė drejtė qė tė merren me rritjen e ēmimeve, qoftė edhe me atė tė bukės, ēmim pėr tė cilat as ata qė po mbushin xhepat nuk duhet qė tė heshtin, pavarėsisht nga votbesimi qė shqiptarėt u dhanė me 3 korrik tė vitit 2005. Mirėpo me tė drejtė lind pyetja, se a ėshtė ēmimi i bukės problemi mė madhor qė ka sot Shqipėria. Duke e parė me syrin gazetaresk ne themi se jo, mbasi shqiptarėt ka vite qė janė ngopur me bukė. Prandaj mendojmė se propoganda e ēmimit tė bukės ėshtė vėrtet banale pėrballė rritjes galopante tė ēmimeve tė disa produkteve tė tjera dhe qė janė abuzive dhe jo reale, si dhe pėrballė korrupsionit qė Shqipėrisė e sė bashku me tė edhe Malėsisė sė Madhe ia kanė zėnė frymėn. Pėrfshirė edhe kėto ditė kur ne merremi me ēmimin e bukės, ndėrkohė qė shtetarėt dhe sejmenėt e tyre vjellin ēfarė gjejnė pėrpara dhe veēanėrisht nė tendera, dhe nuk kanė edhe aq faj, pasi ata blihen nė Tiranė. Dhe e gjithė kjo u shoqėrua me pesė furrtarė tė arrestuar, ashtu si me gomarin e arrestuar pėr arin e vjedhur nė Krrabė. Pėr ta ilustruar kėtė shkrim, po japim vetėm njė shembull. A e di Malėsia dhe malėsorėt se vetėm 6 kryetarėt e njėsive administrative tė Malėsisė tė pas 18 shkurtit 2007 kanė blerė dhe po blejnė 150 milion lekė tė vjetra vetėm makina, tė cilave po tu llogariten nafta, shoferėt dhe riparimet, shpenzimet e tyre shkojnė nė 3000 milion lekė. Nė vite ose 20% e grantit tė ardhur nga Qeveria pėr vitin 2008. Vasel Gilaj |
||

www.sgv-meritan.com