Harakiri i ultranacionalizmit serb dhe shansi i Kosovės

Fitorja e Partisė Radikale ultranacionaliste e Serbisė, konfirmuar nga rezultatet paraprake qė flasin pėr njė shifėr qė mbetet nė kuotėn e 28%, qartazi dėshmon njė vetėvrasje tė shanseve tė ish-Jugosllavisė sė mbetur pėr integrimin evropian dhe davaritjes sė reve tė izolimit.

Fitorja e Partisė Radikale ultranacionaliste e Serbisė, konfirmuar nga rezultatet paraprake qė flasin pėr njė shifėr qė mbetet nė kuotėn e 28%, qartazi dėshmon njė vetėvrasje tė shanseve tė ish-Jugosllavisė sė mbetur pėr integrimin evropian dhe davaritjes sė reve tė izolimit. Vorbulla e fanatizmit sė Serbisė sė Madhe, duke turfulluar rishtaz mė vullnetin e orės sė mbetur tė shumicės serbe, largon pėr mė tej brigjet e Evropės. Njė popull i dėrmuar nga lufta dhe i kataklizmuar nga njė ekonomi qė mbijeton nė kushtet e njė embargoje rraskapitėse, dėshmoi se e kishte mė tė shenjtė nacionalizmin se ngritjen e siparit tė njė ardhmėrie, qė duhej tė formatohej nė kėto zgjedhje me njė bitisje tė asaj tė kaluare qė i kushtoi shtrenjtė. Sinjalet e Perėndimit kanė qenė tė pėrsėritura dhe tė kalkuluar krajtazi pėr atė ēfarė i kanoset kėsaj kafshate tė mbetur tė perandorisė ortodokse nė Ballkan. Ditė tė pamundura shpalos ky verdikt pėr Serbinė. Kancelaritė evropiane, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe faktori ndėrkombėtarė nė tėrėsi, do ta kenė mė tė lehtė tashmė pėr tė vendosur pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Nė kushtet kur ultranacionalizmi serb gėlon ende nė mendėsinė populiste, tė tė tashmes dhe tė ardhmes sė kėtij vendi, perspektiva e aderimit nė privilegjet e integrimit marrin njė goditje tė ashpėr. Mbetja nė lėvozhgėn e njė nacionalizmi ekstrem pėr popullin serb mbetet dėshmi e njė zelli tė pamotivuar dhe dashakeq. Fanatizmi pėr tė kaluarėn do ta lėrė kėtė popull nė njė staniacion rraskapitės, duke shuar ēdo shpresė pėr njė tė sotme dhe tė ardhme larg falangave tė politikės sė Millosheviēit. Adhurimi pėr mendėsisė sė perėnduar, hė pėr hė fik shanset, jo vetėm pėr integrimin por dhe ēdo pretendimi pėr atė Serbi kaq tė lakmuar brenda kufijve territorial tė Kosovės. Faktori ndėrkombėtarė do ta ketė mė tė lehtė pėr tė dhėnė verdiktin e tij pėrfundimtar pėr tė ardhmen e Kosovės. Ajo nuk do yshtet mė nga njė detyrim apo ngasje ndaj Beogradit, pėr ta parė kėtė tė fundit si tė privilegjuar. Edhe aleatja e saj strategjike, Rusia, do ta ketė tė vėshtirė tė ndikojė energjikisht pėr ta afruar Serbinė pranė pretendimeve tė saja nė Kosovė, megjithėse ajo ngulmon “pėr forcė zakoni” tė mbetet aleatė e boshti sllavo-orotodoks. Ajo qė ėshtė sinjifikative, dhe tek e cila kosovarėt duhet tė shpresojnė, mbi tė drejtat e tyre legjitime pėr vetėvendosje, ėshtė afati i paracaktuar i kopsitjes sė paketave qė do tė propozohen nga grupi negociator. Nuk mund tė jetė i rastėsishėm fakti se paketa e kryenegociatorit Martti Ahtisaari udhėtoi pėr nė Beograd dhe Prishtinė pas zgjedhjeve nė Serbi. Natyrisht pas takimit mė 26 janar me Grupin e Kontaktit nė Vjenė. Shumė pika mbi “i” kanė qenė pėrcaktuese nga rezultati i kėtyre zgjedhjeve, anipse ato u pagėzuan nga ndėrkombėtarėt si zgjedhje brenda standardeve.

Humbja e properėndimorėve duhet tė lexohet nga faktori kosovar, si njė e drejtė suplementare pėr tė ngulmuar dhe pėr tė pėrfituar nė kuadrin e statusit pėrfundimtar gjithēka qė ajo ka parashtruar. Nga ana tjetėr nė copėzėn e mbetur tė ish-Jugosllavisė sė Millosheviēit kazani sapo ka filluar tė ziej. Riciklimi i izolimit, shtytja drejt njė afati shtesė tė sanksioneve, stopimi i hapave tė integrimit nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO, mbase do tė jenė ngacmues nė procesin e negociatave pėr krijimin e qeverisė sė re, tė pamundur nga rezultati qė ultranacionalizmi zgrapsi nga vota e 22 janarit.

Gjithsesi kėto zgjedhje pėrveēse njė vetėvrasje e tė tashmes, janė njė mungesė vullneti pėr tė rrokur tė ardhmen e Serbisė. Humbja e ēdo pretendimi pėr Kosovėn ka marrė njė shkas tė dorės sė parė dhe qė do tė plazmohet nė atė qė do tė jetė paketa e statusit. Serbi humbi gjithēka me kėtė fitore tė ultranacionalizmit dhe riciklimit tė zellit popullor pėr epokėn e perėnduar tė Millosheviēit. Kjo ėshtė njė harakiri pėr shanset e saj, pėr sot e pėr mot.

Albert Vataj

 

QATO: “RAMA, 2,6 MILIONE DOLLARE ABUZIMI ME TAKSISTET”

TIRANE “Kryebashkiaku i Tiranės Edi Rama nuk e ka mbajtur premtimin e dhėnė nė mandatin e tij tė dytė pėr hapjen e vendeve tė reja tė punės.Pėrkundrazi, nga mosdhėnia e licensave pėr 1200 tė vetpunėsuar si taksistė gjatė 5 viteve tė fundit, buxheti i bashkisė sė Tiranės ka humbur mėse 2.6 milionė dollarė.”

Eshtė shprehur kėshtu dje ndėrmjet tė tjerash pėr gazetėn “Shqipėria Etnike” Presidenti i BSPSH-sė dhe i Sindikatės sė Pavarur tė Transporteve Gėzim Qato.

I pyetur nė lidhje me arsyetimin e kėtij konstatimi, Qato ka pohuar se pėr kėto akuza disponon materiale zyrtare nga bashkia e Tiranės dhe Ministria e Transporteve, me firmėn dhe vulėn e Ramės dhe ish-Ministrit Spartak Poēi. Duke u ndalur mė konkretisht, kreu i BSPSH-sė shpjegon:

“Qė nga viti 1991 deri nė vitin 2003 ka qenė nė fuqi njė urdhėresė e cila lejonte njė automjet taksi qė pėr cdo dy mijė banorė.Me ardhjen nė krye tė Ministrisė sė Transporteve tė zotit Spartak Poēi, nė vitin 2003 ėshtė nxjerrė njė urdhėr zyrtar drejtuar qarqeve dhe bashkive tė republikės nė tė cilin thuhet se pėr ēdo njė mijė banor lejohet pėrdorimi i njė automjet taksi.Ky urdhėr me firmėn e Poēit hynte nė fuqi menjėherė.Por nga ana tjetėr kreu aktual i bashkisė sė Tiranės Edi Rama nuk e ka zbatuar kėtė urdhėresė megjithėse nga ana e qytetarėve tė kėsaj bashkise ka pasur mjaft kėrkesa qė ata tė vetėpunėsoheshin si taksistė kundrejt detyrimeve shtetėrore me taksat vjetore.”

Gjithnjė sipas Qatos, “Tirana si bashki ka 518 mijė banorė dhe do t’i takonte tė kishte 518 taksi plus 35 pėr qind tė kėtij numri qė e pėrfiton si kryeqytet, gjithnjė nė bazė tė urdhrit tė Poēit.Por kreu i bashkisė Rama u ka dhėnė tė drejtėn e vetpunėsimit si taksitė pėr Tiranėn vetėm 460 taksistėve kur duhej qė tė liēensonte rreth 700 tė tillėve nė rast se do tė zbatohej urdhri i mėsipėrm.Me kėtė metodė, Edi Rama nuk ka mbajtur premtimin para elektoratit tė vet.”

Ndėrsa nė mbyllje tė prononcimit tė tij, kreu i BSPSH-sė Gėzim Qato sqaron edhe humbjen qė buxheti i bashkisė sė Tiranės ka pėsuar nga mosvjelja e taksave vjetore tė taksistėve tė paliēensuar:

“Pėr tė marrė liēensėn si taksist duhej qė tė derdhej nė bashki shuma prej 2200 dollarėve si detyrim vjetor ndėrkohė qė vetėm nė njė vit nuk u ėshtė dhėnė licensa 240 qytetarėve tiranas.Atėherė nė bazė tė njė matematike tė thjeshtė, ky defiēit i shumėfishuar pėr 5 vjet me radhė nga Rama si pasojė e mosdhėnies sė liēensės sė taksive ndaj tyre ka ēuar edhe nė mosderdhjen nė buxhetin e bashkisė tė shumės prej 2 million e 640 mijė dollarėsh amerikanė e cila do tė pėrfitohej nga detyrimi vjetor i mėsipėrm i ēdo shoferi taksist.”

Arben Lagreta

 

Albanisė luftė i shpallė Turkia, hapė ditarin historia

Fillimi i mbarė gjysma e punės, thotė njė fjalė e vjetėr popullore. Kėshtu pra, Janari i 2007-ės nisi mbarė, jo pse   mbrenda njė mbasdite ndryshuan disa nene  kushtetuese, por pėr  pėr diēka shumė domethėnėse siē ishte  takimi i fundit i historianėve rreth epokės sė artė biblike tė shqiptarėve e heroit tė tyre Gjergj Kastrioti Skėnderbeut. Plus kėsaj edhe gjuha e pėrdoruar nga media shqiptare ku si asnjėherė ishte perfekte, dashamirėse e nostalgjike, pėr kėtė hero nacional qė ka qėnė, ėshtė e do tė jetė vula identifikues si ndaj ndėrkombėtarėve pėr edhe pėr brezat e ardhshėm. Dhe, mė falni, kėtu nuk mund tė rri indiferent, dėshiroj t’i them nja dy fjalė.

Meritėn kryesore e kanė historianėt shqiptarė tė Kosovės e Maqedonisė sė bashku me tė gjitha partitė e politikanėt e tyre, ku nė njė moment tė artė pėr ēeshtjen shqiptare, thirrėn me skenė kėtė personalitet hero tė papėrsėritshėm pėr historinė tonė.

Sė pari, statuja e Gjergjit tė Madh u vendos nė Prishtinė e pastaj nė Shkup, nė qytetin qė ai ėndėrronte tė mbretėronte apo pėrkthyer nė gjuhėn e sotmė si Kryeqytetin e shteti shqiptar (Alban) me rreth 100.000 km katror por fatkeqsisht kjo ide ra me vdekjen e tij ku siē dihet shqiptarėt mbetėn tė vetėm pėrballė ushtrisė mė tė fortė e tė tmerrshme osmane. Siē mė sugjeron njė mik historian, Skėnderbeu ishte aq i aftė, sa qė ai ishte piketuar tė ishte njė perandor i ri i Bizantit. Dhe kėtė, historiografi i parė i albanologjisė, meshtari shkodran Marin Barleti e shkruante kėshtu: “Por, e vėrteta ėshtė se Papa Piu II, dhuratat shumė mė tė mėdha dhe shumė mė tė ēmuara ia dhuroi sė pari Princit tė Albanisė. Dhe me tė vėrtetė, ai e mbushi dhe e ngarkoi atė jo vetėm me ar dhe argjend e me sende e me tė mira tė tjera tė pėrkohėshme, por e nderoi edhe me privilegje shumė tė mėdha dhe me tė mira tė tjera shpirtėrore, duke i dhėnė fjalėn se, kur tė hidhej nė Epir e nė Maqedoni bashkė me njė fushatė dhe ushtri tė krishterė kundėr turqve, gjė qė ish zotuar se do t’a bėnte brenda njė kohe tė shkurtėr, jo vetėm qė do t’i vinte kurorėn e do t’a bėnte Mbret tė Epirit, tė Maqedonisė, tė Trakės dhe tė tė gjithė Romės sė Re.  (“H.S. bot. 1968, f 418) 

Po theksojmė se mė 1271, njė tjetėr Papė i kishte vėnė kurorėn e “Rex Albaniae”, Karlit I Anzhu dhe tashti kjo kurorė sė bashku edhe me atė tė Konstandinopolit dhe pothuajse tė njė pjese tė madhe tė gadishullit tonė do t’i akordohej Gjergjit tė Madh tė Shqipėrisė. Me kėtė rast ishin pregatitur edhe simbolikat heraldike tė kėtij evenimenti. Por, Shqipėria ra, por Shqiptaria e shqiptarėt mbijetuan e kjo sot ėshtė evidente qė pėr perėndimorėt kjo quhet njė mrekulli.

A e njohim ne shqiptarėt sa duhet Gjergjin e Madh Skėnderbe? Besoj se jo. Kjo pėr faktin se duke nisė nga ajo ē’ka u prezantua vjet dhe tani si tė Tiranė, Prishtinė e Shkup, historianėt jo pėr fajin e tyre por pėr mungesė fondesh qė shteti apo bisnesi shqiptar nuk i ka ofruar pėr tė gjetur dokumente autentike tė kohės sė Skėnderbeut, ku duhet theksuar ekzistojnė me bollėk si nė Itali, Turqi, Austri, Germani, Danimarkė, Greqi, Serbi, Sloveni, Kroaci, Francė, Spanjė, Rusi dhe deri edhe nė Amerikėn e largėt. Se kush ka qėnė Gjergji i Madh e princat e tjerė shqiptarė  mund tė shihen vetėm dokumentet e armiqve tė tij, qė ekzistojnė nė Turqi, e do mahnitena se si nė ato dokumente flitet edhe pėr trimėrinė e tij e ushtrisė shqiptare. Fakt ėshtė se ato pak dokumente tė publikuara pėr betejėn e Shkodrės, vlersimi ndaj trimerisė sė shkodranėve flitet mė superlativa, edhe ndaj Skėndėrbeut si simbol qėndrese pėr qytetarėt shkodranė e ata shqiptarė mė tėrėsi.

Kurse pėr dokumentet veprat nė Europė dihet se pėr europianėt ai ishte njė mit e njė njeri jo si tė tjerėt por njė udhėheqės me njė ushtri tė paisur me frymėn e shenjtė. Po tė hulumtohet seriozisht, do tė dalė se pėr heroin e tyre nacional tė paarritshėm, Gjergj Kastrioti Skėnderbe apo siē u thėrriste Gjergji i Madh, shqiptarėt do tė ndodhen edhe pėrpara shumė surprizave tė panjohura mė parė, sepse ai ishte sa luftėtar, sa burrė shteti e aq edhe rilindas i shquar europian edhe nė fushėn e kulturės. Veēanėrisht strategjia luftarake e Gjergjit tė Madh ka qėnė objekt studimi nga shumė gjeneralė tė famshėm, udheheqes tė ndryshėm dhe nga filozofė tė mėdhenj, nė lidhje edhe me eksperiencat e luftėrave europiane e deri edhe ato tė luftės sė parė botėrore e luftės sė dytė botėrore. Madje Gjergji ynė ka tėrhequr vėmendjen edhe tė ekspertėve ushtarakė dhe tė diplomacisė moderne.  Duke mos pretenduar se thashė diēka tė veēantė nga tė tjerėt, thjesht desha tė nėnvizoj njė ēeshtje qė pak e aspak ėshtė trajtuar nga media. Nė njė bisedė tė tė ndjerit z.Pjetėr Arbnori me z. Klinton, presidentin e SHBA, ky i fundit i thotė se atė ēka ka bėrė Gjergji i Madh. Kastrioti, po tė jetė nevoja do t’a bėjnė edhe SHBA nė Kosovė e ashtu ndodhi. Pra kjo bisedė tregon se betejat heroike tė shqiptarve ishin pjesė studimi nė Pentagon, siē janė ato tė Aleksandrit tė Madh, tė  grekėve, romakėve, tė Pirros sė Madh e tė Hanibalit tė Madh etj.

Po e mbylli me njė kėrkesė dashamirėse pėr ministrinė e mbrojtjes gjeneralėt shqiptarė, qė mbasi tė studiojnė deri nė imtėsi armėt luftarake ushtrinė e strategjinė perfekte tė epokės Skėnderbegiane, tė  botojnė njė libėr, nė rrallė tė parė pėr shkollėn Skėnderbej, pastaj edhe pėr ne duke e hedhur ne treg.

Nikolin Pemaj

 

Kulla e Bajraktarit tė Hotit - Simbol i historisė sė Malit tė Parė

Nė fshatin Kushe tė Hotit ndodhet njė kullė e bardhė trekatshe, historia e sė cilės sipas dėshmive gojore, dhe atyre pak tė dekumentuara fillon nė vitin 1812, kohė e cila ėshtė edhe vitlindja e kullės, qė sot identifikohet me emrin e Bajraktarit famėmadh tė Hotit ĒUN MULA. Nė fakt historia e ndėrtimit tė kėsaj kulle fillon mė herėt se aktiviteti i bajraktarit Ēun Mula, pasi themelet dhe ndėrtimi i kullės i pėrkasin babait tė Ēunit (Mul Haxhia),dhe kėsaj familje qė shumė vite mė parė ishin shtėpia e parė e krejt Malit Hotit, pra ishin Bajraktarėt e Malit tė parė tė Malėsisė sė Madhe e mė gjėrė. Siē dihet kjo shtėpi autoktone e Hotit ndėr shekuj kishte sakrifikuar gjithshka pėr malin e Hotit, madje kjo shtėpi kishte pranuar tė kthehej nė besim musliman, si shtėpi e vetme, me qėllim qė pushtuesi otomanė tė mos detyronte me dhunė Malin e Hotit tė ndėrronte besimin. Gjithsesi duhet sqaruar se kjo shtėpi ishte shtėpia e parė nė Hot edhe pėrpara se tė ndėrronte besimin, si dhe ishte njė ndėr shtėpiat qė u printe trimave tė Hotit nė luftė nė mbrojtje tė trojeve, zakoneve dhe jetės sė tyre nga pushtues shekullorė e tjerė... Studiuesi shqiptar Kahreman Ulqini (qė u referohet edhe studiuesve e albanologėve tė huaj, si Goerg Hahn, Hecquard, Durham e tjerė) nė librin e tij “Bajraku nė Organizimin e Vjetėr Shoqėrore “ (Fundi i shekullit XVII deri mė 1912) ndėr tė tjera shkruan: “...Nė pėrpjekje pėr mbrojten e Ulqinit kundėr sulmit Venedikas luftuan edhe bajrakėt e Malėsisė sė Shkodrės, ku u shqua pėr trimėri Bajraktari i Hotit. Pėr kėtė meritė ai u trajtua si bajrak i parė... Duke u mbėshtetur nė tetė breza qė jep gojdhėna popullore, pėr shtėpinė e Bajraktarit tė Hotit, llogaritja tė ēon nga fundi i shekullit XVII, ēka pėrputhet me tė dhėnat e mėsipėrme...” (Faqe 19-20). Edhe sot tek banorėt e vjetėr dhe tė vėmendshėm tė Hotit (si dhe tek pasardhėsit e shtėpisė sė Ēun Mulės), mund tė tregojnė emrat e bajraktarėve tė Hotit qė nga bajraktari i parė qė ishte Luc Gjoni, me emrin e tė cilit identifikohen pasardhėsit (Lucgjonaj) e vazhdim. Ne pėr tė vėrtetuar kėtė po i rendisim: duke filluar nga Bajraktari dhe atdhetari (ushtarak) Mul Delia (i cili u detyrua qė mbas vitit 1945 tė mos kthehet mė nė Shqipėri), Deli Meta, Met Ēuni, Ēun Mula, Mul Haxhia, Haxhi Mustafa, Mustaf Nika, Nik Luca dhe Luc Gjoni... Duke ditur moshen rreth dy shekullore tė Kullės sė Bajraktarit tė Hotit qė identifikohet edhe sot me Shtėpin e Ēun Mulės ne mund tė themi se shumica e bajraktarėve famėmėdhenj tė Hotit kanė lindur, rritur dhe ushtruar aktivitetin e tyre tė Bajrakut e mė gjėrė pikėrisht nė kėtė kullė historike qė qėndron edhe sot hijshėm nė fillimet e shekullit XXI... Kulla e Bajraktarit nuk ėshtė njė godinė e thjeshtė qė u ka rezistuar rrebesheve tė moteve tė ligje (me shumicė), apo moteve tė mirė (me pakicė), ajo ėshtė arkivi i “gjallė” qė ruan brenda shumė vendime e zhvillime historike tė Malit Hotit, Malėsisė Madhe e mė gjėrė, kryesisht nė mbrojtje tė trojeve, dokeve, zakoneve dhe jetės safi Shqiptare... Ne pėr tė vėrtetuar kėto po mjaftohemi tė kujtojmė se Bajraktari i Hotit Ēun Mula ka qenė pjesėmarrės nė tė gjitha kuvendet, kryengritjet dhe luftrat mbrojtėse tė Malėsisė e Shqipėrisė. Ēun Mula ėshtė njė ndėr pjesėmarrėsit mė aktiv tė LIDHJES SĖ PRIZRENIT (1878), i cili sė bashku me pėrfaqėsuesit e tjerė tė Malėsisė Madhe ishin ndėr kollonat mė tė fuqishme qėmbajtėn gjallė vendimet historike tė Lidhjes sė Prizrenit, kryesisht pėr tė ruajtur nga gryksia e sllavėve tė jugut troje Shqiptare qė Europa plakė i kishte hedhur nė ankand, si troje turke, qė nė fakt ishin nga mė shqiptaret  e Shqipėrisė Etnike... Nė luftėn e nėndorit tė vitit 1880, pėrsėri nė mbrojtje tė Ulqinit ishin nė krye tė trimave Hotjan e Malsorė Ēun Mula. Fama e Bajraktarit tė Hotit i kishte kaluar kufijtė e Shqiptarisė e Perandorisė, ajo kishte arritur nė dyert e karlinėve tė Europės sė kohės. Pas Lidhjes sė Prizrenit, dhe kongresit famkeq tė Berlinit 91878) nuk kishte mė asnjė aktivitet diplomatik (si Peticione apo Protesta qė u dėrgoheshin fuqive tė mėdha tė Europės) ku tė mos ishte nė to mendja, zemra, shpirti dhe nėnshkrimi i Ēun Mulės, si dhe nuk kishte asnjė betejė luftarake ku tė mos gjindej nė krye tė luftėtarėve tė lirisė me armė nė dorė ky trim i urtė i Hotit, (nė mbrojtje tė Plavės, Gucisė, Traboinit, Tuzit, Grudės e tjera trojeve tė Malėsisė e Shqipėrisė).. Sllavėt e Jugut (Malazezėt dhe Serbėt) duke e parė se Ēun Mula ishte njė ndėr pengesat kryesore tė aneksimit tė trojeve tė Malėsisė, nė vitin 1890 arrijnė ti djegin pėr herė tė parė Kullen, qė siē thuhet u dogj se mbrojti kufirin shqiptar. Natyrisht kjo kullė simbol i menēurisė e trimėrisė sė Hotit, Malėsisė e mė Gjerė u ringrit nga hiri i saj edhe me ndihmėn e Hotjanėve, pasi kjo kullė ishte pjesė e historisė sė tyre, qė nuk duhej lėnė nė shkatėrrim. Nė vitin 1912 pėrsėri ushtritė Serbo – Malazeze nė fillim tė sulmit me synim aneksimin e Shkodrės djegin pėr herė tė dytė Kullen e Bajraktarit tė Hotit, tė cilėn tashma e pėrfaqėsonte Nipi i Ēun Mulės bajraktari dinjitoz Deli Meta. Kulla pėrsėri ringrihet, por pėrsėri digjet pėr herė tė tretė nė vitin 1919, nga sulmet e para tė ushtrisė Malazeze qė mė vonė do tė ēonin nė luftėn e njohur nė histori si “Lufta e Koplikut”, ku kjo kullė nga Malazezėt tashma njihej si “Kėshtjella e forcės” sė Hotjanėve e Malsorėve nė luftėn mbrojtėse kundėr invazioneve sllave... Mjerisht Deli Meta ishte internuar (megjithse nė moshė tė thyer) edhe nga pushtuesit Austrohungarez, tė cilėt e shihnin kėtė bajraktar si pengesė nė qėllimet e tyre tė nėnshtrimit tė Hotjanėve e Malsorėve. Djali i Deli Metės, Mul Delia ka qenė njė ndėr djemtė e shkolluar e mė me vlerė tė kėsaj Kulle historike. Mul Delia ishte njė oficer karriere, i cili shėrbeu nė mbrojtje tė kufijve shtetėrorė, thuajse nė tėrė gjatėsinė e kufijve toksorė tė Shqipėrisė, detyrė qė e kreu me nder, trimėri e pėrkushtim siē i kishte hije kėsaj dere fisnike. Mul Delia do tė mbahet mend gjatė pėr kontributin e tij nė organizimin e disa besėlidhjeve nė Malėsi tė Madhe e mė gjėrė gjatė kohėve tė trazuara tė pushtimit fashisto – nazist (1939-1944), ku kėto beslidhje ruajtėn jo pak Malsorėt nga lufta vėllavrasėse qė kėrkonin tė inskenonin pushtuesit (Italo – Gjerman), veglat e tyre, si dhe komunistėt e paktė qė silleshin nėpėr errėsirė, pėr qėllimet e errta  pėr Malėsinė e Madhe. Mul Delia pėr kėto veprime patriotike u internua nga Nazistėt gjermanė nė vitin 1944 nė njė kamp nė Austri, nga i cili u lirua nga aleatėt antifashistė nė vitin 1945, por pa mundur tė kthehet kurrė mė nė Atdheun e tij, qė i shėrbeu aq shumė, pasi Shqipėria ishte marrė nė dorė nga Komunistėt, qė ishin njėkohėsisht vėllezėrit e Sllavėve tė jugut tė cilėt i kishin djeg tre herė kullėn, dhe vazhdimisht i kishin sulmuar trojet e shtėpitė Hotit, Malėsisė e Shqipėrisė.... Shtėpia e Bajraktarit tė Hotit (Ēun Mulės) ka qenė edhe nė fokusin e studiuesve dhe Albanologėve tė huaj, ku ne po veēojmė njėrin nga kėta, dhe pikrisht Konsullin e pėrgjithshėm tė Austrohungarisė nė Shkodėr, Studiuesin Theodor Ippen (1897-1904), i cil ndėr tė tjera pėr Hotin dhe Kullen e Bajraktarit shkruan: “...Kam riprodhuar disa mbishkirme dhe gjetje nga ky vendbanim romak. Qysh nga ajo kohė kam marrė dijeni pėr objekte tė tjera. Brenda shtėpisė tė Bajraktarit... ėshtė ndėrkallur nė mure njė pllakė me mbishkrim, prej sė cilės, sado qė nuk munda ta marr njė kopje tė saktė dhe korrekte prej tė dhėnave qė kam nxjerrė vetė, duket se ėshtė fjala pėr njė “pleatore” tė njė varri...” (Shqipėria e Vjetėr... fq. 31 -32). Pra siē shihet nė kullėn rreth dy shekullore ruheshin edhe materiale tė rėndėsishme arkeologjike, historike dhe dėshmi tė jetės, qytetėrimit e zhvillimit mbi kėto troje, mbasi me sa duket nuk kishte vend mė tė pėrshtatshėm pėr t’i ruajtur e pse jo ekspozuar nga vizitorė tė ndryshėm tė kėsaj kulle tashma historike. Por fatkeqėsisht nė kohėn e pushtimit fashist ka ndodhur njė grabitje e kėsaj kulle, qė me siguri ka tė bėjnė me kėto vlera Historike. Ėshtė interesant tė thuhet se pėrveē kėngėve tė thurura nga Populli e poet pėr Bajraktarin famėmadh Ēun Mula, Poeti Kombėtar At Gjergj Fishta nė vepren madhore “Lahuta e Malėsisė” nė faqen 143 i kushton disa vargje edhe Kullės sė Bajraktarit tė Hotit, ku ndėr tė tjera po citojmė:

“...Ke Ēun Mula shpi e rreptė

Ka hanger bukė i verbėrt e i shkjept

Nė atė fis tė Hotit shpi e parė

Djal pas djali bajraktarė

Nė Gjonoviq te kulla e Ēunit

Nė atė kullė tė bardhė mbi krye tė katundit...”

Vlen tė theksohet se mbas ardhjes nė pushtet tė komunistėve, si dadot e tyre Serbo – Malazez, jo vetėm persekutuan e internuan familjen simbol tė Bajraktarit tė Hotit, por persekutuan edhe Kullen, duke u “shtetzuar” dhe kthyer herė nė Shkollė e herė nė magazinė e tjerė, por fatėsisht jo duke e djegur fizikisht, por duke tentuar ta djegin historikisht, gjė qė nuk ka ndodhur, dhe Kulla ėshtė sot nė gjendje disi tė mirė, dhe nė heshtje duket se na bėn thirrje ktheni syt nga unė, se unė jam “Arkivi” i gjallė i historisė rreth 200 vjeēare qė duhet ruajtur (duke u shpallur monument kulture) dhe “lexuar” pėr brezat e sotėm e ata qė do tė vijnė, nė mėnyrė qė rrugėt e Europės e Botės tė mos ju lėkundin traditėn e atdhedashurisė... qė na ka mbajtur gjallė deri nė kėto kohė.

Ndue Bacaj

 

KESH kėrkon “Thembrėn e Akilit”

Krizės sė rėndė energjetike, sė cilės ka gjasa t’i bėjė derman edhe kėsaj here vetėm Zoti, si pėr qesėndi kanė ardhur t’i bėjnė karshillėk novacionet dhe idetė revolucionare qė gėlojnė nė mendjet e ndritura tė “dikasterit tė territ”. Korporata Elektroenergjetike me tėrėsinė e ideve qė hedh nė tregun “qirindritės” ėshtė kthyer nė njė laborator eksperimental. E thėnė mė ashiqare, konsumatorin dhe pasurinė e dhuruar nga djersa e papaguar e qirakėve tė Enver Hoxhės, i ka kthyer nė njė kavie. Udha pėr tė gjetur “Thembrėn e Akilit” nuk ėshtė as pėshpėritje homerike para dyluftimit epik, por as rrokaqiejt e mendimeve tė tarifimeve fasho-orarė qė shpik tash sė fundi KESH. Ndėrtimi i filozofisė sė energjisė si mall dhe konsumatorit si blerės, ėshtė ndėr tė vetmet zanafilla nga duhet nisur. Ēdo qasje pėr ta parė kėto marrėdhėnie me optikėn e politikės do ta pėrkeqėsonte deri nė kufinjtė e pamundėsisė prurėsin e tė vetmit shpėtim nga krizat energjitike.  Pėrpjekjet e vazhdueshme tasheandej e tashekėndėj nė kėtė sektor kaq strategjik pėr ekonominė dhe shumė jetik pėr qytetarėt, janė kthyer nė njė lojė. Loja ka nxjerrė lojėn dhe sėrish ka lojė. Ky laborator nė axhendėn e eksperimentimeve fillimisht i jep prioritet aplikimit tė matėsve tė rinj, mė pas atyre matėsve me kartė. Kėto tė fundit u instaluan nė disa qytete tė vendit dhe nuk bėhet e ditur se ēfarė u bė me to. Sė mbrami KESH ka nxjerrė njė marifet tjetėr, studimin pėr matjen e konsumit tė energjisė elektrike mbi bazėn e fasho-orareve, qė do tė thotė, se pėr orėt e ditės ēmimi ėshtė mė i lartė nga sa mendohet pėr konsumin e orėve tė natės. Megjithėse specialistėt e KESH janė tė mendimit se nuk ka ndonjė ndryshim tė konsiderueshėm tė konsumit pjesėndarės ditė-natė, ata mbeten tek ajo se do pasohet me avantazhe. Sipas Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė KESH: “Pėrparėsitė qė do tė japė matja e konsumit tė energjisė elektrike mbi bazėn e fasho-orareve, do tė jetė mundėsia e pėrdorimit me njė tarifė tė diferencuar, sidomos nė fundjavė dhe natėn do tė krijojė mundėsinė e balancimit tė kostove brenda pėrbrenda KESH-it, e cila do tė spostojė ngarkesėn, sidomos tė biznesit nė periudhėn kur energjia kushton mė lirė”. Nuk kanė munguar skeptikėt e kėtij projekti. Borizani i kampit socialist, ndryshe ish-drejtuesi i Korporatės  Elektroenergjetike, Andis Harasani, ėshtė i mendimit se ky projekt ėshtė i pamundur pėr t’u zbatuar, sipas tij do tė hidhen poshtė gjithė sistemin e matjes sė energjisė elektrike, do tė dalin jashtė funksionimit 800 mijė matės tė rinj dhe njėkohėsisht humbja do tė jetė e konsiderueshme. Idetė dhe revolucionarizimit nė KESH nuk kanė asnjė emėr tjetėr, vetėm fshehje nga mosfunksionimi i hallkave tė tij. Ėshtė e vėrtetė qė novacionet janė perspektivė e pėrsosmėrisė sė funksionimit tė strukturave qė vėnė nė lėvizje njė mekanizėm tė tėrė. Por a duhet njė kohė e ndėrmjetme, qė quhet kohė testi. Apo nga njėri eksperiment vijmė nė tjetrin shkojmė. Nė kushtet e njė prodhimi qė varėt nga Zoti, tė njė sistemi shpėrndarės tejet e tė amortizuar, tė njė administrate me pėrgjegjėsi minimale pėr detyrėn, tė njė politizimi polarizues marrafrymės, tė njė konsumatori qė vjedh, kėto eksperimente janė njė luks me kosto tė lartė. Dhe kėtė kosto natyrisht as nuk e pagoi Harasani, as Beli, por ajo minorancė qytetarėsh qė kanė vendosur nė pozita korrekte veten e tyre nė marrėdhėnie me shtetin dhe tė gjithė pėrbėrėsve tė tij. Ky turravrap i KESH pėr tė gjetur “Thembrėn e Akilit”, veēse njė pamundėsi ėshtė njė “hedhje hi syve” tė atyre qė vuajnė krizėn e rėndė energjetike. Nuk mbeten zgjidhje asnjė nga mjetet e lartpėrmendura, as rritja e ēmimit tė energjisė, as matėsit e rinj, as ato me kartė, sikurse as tarifimi mbi bazėn e fasho-orareve. Tjetėrkund fle lepuri zotėrinj tė KESH apo edhe mė lart. Energjia ėshtė njė produkt, kush e blen duhet ta paguaj, ndryshe ai mbetet pa tė. Pėr zbatimin e kėsaj nuk duhet tė na ndal as preferencat politike fushatore, as klasifikimet e shoqėrisė,  as toleromi i shtetit ndaj shtetit pėr detyrimet. Njė tarifim i saktė, njė politikė efikase i mbledhjes sė tė ardhurave pėr energjinė e konsumuar, ngritjen e njė hierarkie monetare pėr pėrmbushjen e parametrave teknikė sipas standardeve bashkėkohore pėr shpėrndarjen dhe tarifimin, kėto pėrbėjnė “Thembrėn e Akilit”. Hallakatja ndėr dyer tė tjera ėshtė tentativė dashakeqe dhe shtirje nė sytė e qytetarėve. Me kamuflim dhe barriera tė larta koperturash vetėm sa rritet kostoja, nuk ofrohet zgjidhja.

Blerti Delija, Sokol Pepushaj

 

Nje, dy dhe tre-shtetesia ose europianizmi

Nga Astrit Lulushi, SHBA

Pa dyshtetesine, historise boterore, madje edhe letersise, sot do ti mungonin disa prej faqeve me interesante. Lexuesit nuk do te shijonin kryevepra te tilla te Shekspirit, si Qezari dhe Kleopatra, pasi pa konceptin e dyshtetesise (dyarkise), kjo ngjarje nuk do te kishte ndodhur, Mark Antoni ndoshta nuk do te kishte hyre ne histori, hunda e Kleopatres nuk do te ishte bere simbol i bukurise e flirtit, dhe letersise shqipe do t’i mungonin perkthimet shekspiriane te Fan Nolit.

Perfshirja e Egjiptit ne perandorine Romake u krye nepermjet nje akti teper te pazakonte. Grindjet midis Ptolemeut dhe Kleopatres (vella e moter) per kontrollin e perandorise, bene qe kjo e fundit te kerkonte ndihmen e Romes. Ngjarjet qe pasuan bene qe nenshtetasit e Egjiptit te gezonin edhe qytetarine e Romes. Ky eshte shembulli klasik.(Mommsen)

Shembulli tjeter eshte ai i Ilirise se pushtuar nga Roma, por me te drejte qytetarie, ne saje te se ciles shume ilire arriten te beheshin edhe perandore. Ndryshe eshte shembulli i perandorise Osmane, e cila i kthente te pushtuarit ne vasale, dhe vetem nese keta ndėrronin fene mund te perparonin ne hierarkine perandorake. Ndarjet arbitrare administrative, bazuar ne ekonomi e jo ne etniciti, bene qe kufijte mes kombeve thuajse te zbeheshin dhe me shperberjen e perandorise Osmane, askush nuk e kishte te qarte se ku duhej te fillonin e mbaronin kufijte e vendit te ardhshem. Shperberja e perandorise, proces qe filloi ne shekullin e 19 e perfundoi ne fillim te shekullit 20, beri qe cdo shtet i ri ne Ballkan, Greqia, Serbia, Mali i zi, Maqedonia e Shqiperia te kishin brenda kufijve te tyre pakica te vendeve fqinje.(Jacques) Keshtu mund te shpjegohet edhe perse cdo vend evropiano-lindor vazhdon te aspiroje, hapur ose jo, pretendime ndaj territoreve te vendit tjeter fqinj. 

Por sundimi i gjate i perandorise Osmane la prapa edhe nje ndarje tjeter duke krijuar dy botekuptime te ndryshme rreth dyshtetesise; konceptin perendimor dhe ate lindor. Kur behet fjale per dyshtetesine ne perendim, ekspertet kane parasysh vendin e origjines dhe vendin e dergimit te emigranteve ne vendin tjeter, i cili ndonjehere quhet vendi marres. Mbi keto baza eshte dyshtetesia qe njihet sot ne vende te tilla si Amerike, Britani, Kanada, Gjermani, France e qe ne shume vende te tjera vazhdon te debatohet.(H. Forbes) Te njohur me konceptin perendimor jane vecanerisht shqiptaret. Megjithese statistika te hapura mungojne, qe nga fundi i shekullit te 19 e ne vazhdim, per arsye qe dihen, qindra mijera shqiptare kane lene trojet e veta duke u vendosur ne perendim ku gezojne edhe te drejten e dyshtetesise.   

Por shperberja e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavise, beri qe debati rreth dyshtetesise te merrte drejtimin e krijuar pas shperberjes se perandorise Osmane dhe te perandorise Austro-Hungareze, e cila doli e humbur nga Lufta e Pare Boterore. Dhe ne debatet e ringjallura eshte fjala jo per dyshtetesine e emigranteve qe synojne te integrohen ne vendet ku jane vendosur, por per pakica etnike (minoritete) qe ende aspirojne autonomine, ndarjen dhe bashkimin me shtetin ame, sic eshte rasti i moldovasve rumune apo ruseve te Ukraines.(Brusina) Nje fakt qe tregon se ndjenja te tilla nuk jane shuar, ishte edhe referendumi hungarez i vitit 2004 mbi dhenien e shtetesise pakicave hungareze ne Rumani. Hungaria si vend anetar i Bashkimit Evropian, u ofronte pakicave hungareze ne Rumani shansin per tu bere edhe shtetas hungareze e te Bashkimit Evropian. Referendumi u kundershtua nga Rumania, pasi si vend jashte Bashkimit Evropian, ajo shqetesohej se kandidatura e saj do te lihej ne harrese.(Weinstein) Fakti qe Rumania pritet te anetaresohet ne BE nga viti 2007, tregon se protesta e moderuar e terthorte e Bukureshtit i sherbeu Bashkimit Evropian si barometer per te matur deshiren dhe pjekurine e nje vendi kandidat per anetaresim ne BE. Dhe ndoshta jo pa qellim, mosmiratimi i dyshtetesise ne referendum, u cilesua nga Bashkimi Evropian si nje fitore e vogel e europianizmit.

Kohet e fundit qeveria e Athines shpalli se do t’u jape shtetesine dhjetra mijera shtetasve shqiptare me prejardhje greke. Shume vete ne Greqi e shikojne kete si nje hap te gabuar te qeverise greke, pasi minoritaret te shtyre nga nevojat ekonomike, tani do te vershojne ne Greqi duke lene vendbanimet e tyre ne Shqiperine jugore dhe se shpejti atje nuk do te mbetet ndonje grek. Por perkrahesit e vendimit te Athines thone se shume prej minoritareve ka kohe qe ndodhen ne Greqi per pune, prandaj nuk ka kuptim qe te mos u jepet shtetesia. Te tjere thone se dy-shtetesia mund te jete nje manover elektorale e politikaneve ne pushtet ne Athine.(Tsitselikis)

Edhe mes shqiptareve, vendimi per dhenien e  dyshtetesise minoritareve greke eshte pritur me reagime te ndryshme. Disa mendojne se dyshtetesia mund te perdoret nga Athina si pyke per te nderhyre ne politikat e Shqiperise rreth te drejtave te pakicave, si ne ceshtjen e shkollave apo perdorimit te flamurit grek. Te tjere mendojne se ashtu si Rumania, Shqiperia duhet t’a shfrytezoje kete rast per t’i kerkuar Bashkimit Evropian, ne menyre diplomatike, qe te pershpejtoje procesin e anetarsimit te vendit ne BE.(Albanian Websites)

Por perparesite qe duken qarte nga dhenia e dyshtetesise eshte, se ajo pritet te rrise krenarine kombetare te minoritetit grek dhe, se duke marre nje shtetesi te tille greket e Shqiperise jane banoret e pare te ketij vendi qe do behen automatikisht edhe shtetas te Bashkimit Evropian, anetare e te cilit Greqia eshte qe prej 1 janarit te vitit 1981.

 

Ngjarje dite - Vrasja qė tronditi Malėsinė

Viti i Ri 2007, pa u bėrė ende muaji nga villimi i tij, ka nisur shumė i frikshėm dhe terrorizues nė komunėn e Shkrelit tė Malėsisė sė Madhe. Pikėrisht nė fshatin Bzhetė tė kėsaj komune, ku ka ndodhur njė ngjarje shumė e rėndė nga e cila, pėr pasojė, ka mbetur i vrarė, pasi ėshtė goditur me armė zjarri (ēifte), banori i kėtij fshati, Lukė Tomė Malota, i cili ėshtė vrarė pėr motive pronėsie nga bashkėfshatari i tij, Gjergj Shkreli. Kjo ngjarje ka ndodhur me 21 Janar 2007, gjatė paradites sė asaj dite. Kėto janė njoftimet e para qė vijnė pėr kėtė ngjarje. Ndėrkohė, ngjarje tė tjera tė kėtij lloji mund tė precipitojnė pėr shkak tė ligjit primitiv mesjetar kanunor, qė fatkeqėsisht funksionon ende nė Shqipėri dhe veēanėrisht nė Shqipėrinė e Veriut.

Vasel Gilaj

 

“Sekreti i Atlantidės nė Shpellėn e Nereut nė Detin Jon“!

Sipas mitologjisė sė lashtė tė gadishullit tonė, “Plaku i Detit” Nereu, qė jetonte bashkė me tė bijat nereidat e oqeanidat, nė njė shpellė nėnujore tė Detit Jon, e dinte “Sekretin e rrugės pėr te Atlanti dhe Atlantida, nė fund tė Tokės nė Perendim” dhe ishte ai qė ia tregoi kėtė rrugė eksploratorit Herakli! Rizbulimi me fantazi i Kontinentit Atlantida nė shek II.

nga Agron Luka

(vijon)

Disa i vinin njė kufi gjithėsisė, ndėrsa tė tjerėt e shihnin si tė pa kufizuar. Njė palė thoshin se ka njė numėr tė madh botėsh dhe i shanin ata qė thoshin se ka vetėm njė botė…Sa pėr perenditė, as qė ėshtė nevoja tė flas, sepse disa e pėrfytyronin Zotin nė formėn e njė numri… disa mė nė fund i dėbonin tė gjithė perenditė e tjera dhe ia jepnin qeverisjen e botės njė Hyjnie tė vetme…disa tė tjerė njihnin shumė zota dhe i ndanin kėta nė kategori, duke e quajtur njerin Zot tė Parė dhe duke u caktuar tė tjerėve vende tė dyta e tė treta sipas shkallės sė hyjnisė sė tyre. Veē kėsaj disa mendonin se Perendia nuk ka as trup, as formė, kurse tė tjerėt pėrkundrazi, thoshin se ka trup. Jo tė gjithė filozofėt ishin tė mendimit se perėnditė pėrzihen nė punėt e njerzve; disa i lironin zotat nga ēdo lloj kujdesi, ashtu siē jemi mėsuar ne t’i lirojmė pleqtė nga detyrat shoqėrore…njė pakicė shkonin edhe mė tej dhe as qė besonin tė ketė perėndi, por e linin botėn nė mėshirėn e fatit, pa prijės e pa sundimtar…Epikurianėt nuk e mohonin ekzistencėn e perendive, por mendonin se ato rrinė nė hapėsirėn midis yjeve dhe nuk pėrzihen nė punėt e tokės...filozofėt arsyetojnė pse hėna nganjėherė merr formėn e njė gjysėm rrethi dhe pse formėn e njė drapri. Disa filozofė thonė se hėna ėshtė e banuar, disa tė tjerė se ėshtė njė paqyrė e varur mbi det…Kėto kohėt e fundit thonė se edhe drita e hėnės ėshtė e vjedhur, sepse vjen nga lart nga dielli…se vetė dielli ėshtė njė lėmsh i zjarrtė prej metali tė shkrirė…”

(shih, Lukiani, “Vepra tė Zgjedhura”, pėrkth. shqip, 1979, f 36-40 etj)

Lukiani pėrmblidhte kėtu shumė poetė e shkrimtarė, dijetarė e filozofė. Ai i kritikonte disa filozofė sepse ata nuk shpjegonin dot as lėvizjen etj. Me fantazi, madje edhe me njė dozė ironie, “Volteri dhe Zhul Verni i antikitetit”, Lukiani kishte shkruar edhe pėr “Rizbulimin e kontinentit Atlantida, nė anėn e kundėrt tė kontinentit tuaj sferik“, duke nėnkuptuar kryesisht Platonin. Ai kishte shkruar edhe pėr fluturime nė Hėnė, nė Qiell e nėpėr tėrė Galaksinė e banuar nga qenie njerėzore dhe nga gjithfarė qeniesh tė tjera. Meqėnėse paraqet mjaft interes dhe ėshtė e domosdoshme pėr shkrimin tonė, duke kėrkuar pak ndjesė pėr citimin e gjatė, po e citoj me pėrzgjedhje: “...Shumė autorė po gėnjejnė...Injoranca ka fituar qytetarinė e nderit... Unė pėr vete mendoj se ky shkrim i imi ka pėr tė qenė njė lexim ē’lodhės, i bukur e i kėndėshėm, kėtu lexuesin do ta tėrheqin jo vetėm veēantia e pėrmbajtjes dhe bukuria e idesė fillestare, jo vetėm larmia e trillimeve tė paraqitura me njė gjuhė bindėse e plot vėrtetėsi, por edhe fakti se ēdo njeri nga tregimet pėrmban njė aluzion tė hollė pėr disa poetė, historianė dhe filozofė tė lashtė, qė kanė shkruar aq e aq gjėra tė jashtzakonshme e tė paqena;...unė nuk iu vė shumė faj atyre qė tregojnė tė tilla pėrralla, sepse kam pasur rastin fatlum tė shoh se me trillime merren edhe njerėz, tė cilėt siē thonė vetė, ia kushtojnė kohėn vetėm filozofisė...unė dua t’a pėrdor trillimin nė njė mėnyrė mė fisnike...E vėrtetė kėtu ėshtė vetėm kjo, qė gjithēka qė do tė tregoj kėtu nuk i pėrgjigjet aspak tė vėrtetės...pra do tė shkruaj pėr gjėra qė jo vetėm s’janė, por as qė mund tė jenė...

5. Mbasi u nisa me anije, kalova “Shtyllat e Herakliut” (mitologjia e fenikasve lundėrtarė mė pėrpara i kishte quajtur si “Shtyllat e Melkartit”. A.L) dhe, me ndihmėn e erės sė mbarė, dola nė Oqeanin Perendimor (kėtu, Oqeani Atlantik. A.L.). Shkak pėr t’i hyrė kėtij udhėtimi qenė pjesėrisht kureshtja , pjesėrisht dashuria e flaktė pėr ēdo gjė tė jashtzakonshme si dhe dėshira pėr tė parė se ku mbaronte Oqeani e ē’lloj njerėzish rronin matanė. Prandaj, pasi ngarkova njė sasi tė madhe ushqimesh dhe uji, mblodha pesėdhjetė veta qė afroheshin nė mendime me mua, grumbullova gjithfarė armėsh, pajtova timonierin mė tė mirė dhe e paisa anijen time – anije e lehtė dhe e shpejtė – me ēdo gjė qė nevoitej pėr njė lundrim tė gjatė e tė rrezikshėm.

(Nė tė njejtėn temė, pak mė poshtė, por, nė sferat qiellore Lukiani shprehet: “...Pas tij gjendet ujėdhesa e Kalipsosė. Pasi tė kalosh tėrė kėta ishuj, do tė arrish nė njė kontinent tė madh, qė ėshtė nė anėn e pėrkundėrt tė kontinentit ku jetoni ju. Atje ti do tė heqėsh shumė tė zeza; do tė shtegėtosh midis gjithfarė popujve dhe, mbasi tė jetosh ca kohė nė mes tė njerėzve tė egėr, do tė sosėsh mė nė fund nė kontinentin tjetėr...)

6. Tėrė ditėn dhe natėn lundruam me erė tė mbarė dhe, pėr sa kohė qė dukej sė largu toka, velėzuam qetė-qetė. Mirėpo tė nesėrmen, pasi lindi dielli, u ngrit njė erė e marrė, deti zuri tė trazohej, pllakosi errėsira dhe ne nuk mundėm kurrsesi t’i ulnim velat. Tė mbetur nė mėshirė tė erėrave, kaluam mes rreziqeve plot shtatėdhjetė e nėntė ditė, kurse tė tetėdhjetėn, me tė dalė dielli, pamė jo larg nesh njė ishull tė lartė, tė veshur krejt me pyll...kur u ngritėm zgjodhėm tridhjetė veta pėr tė ruajtur anijen, kurse njėzet  tė tjerėt i mora me vete pėr tė parė ishullin.

7. Pasi bėmė nja tre stade udhė, nga bregdeti nė pyll, pamė njė shtyllė bronzi me njė mbishkrim, qė ishte pothuajse i shuar dhe qė thoshte: “Deri kėtu arritėn Herakliu dhe Dionisi”. Atje afėr mbi disa shkėmbinj pamė edhe dy gjurmė kėmbėsh, njera me madhėsi sa njė pletėr e  Herakliut dhe tjetra mė e vogėl e Dionisit...

8. Sa kaluam lumin nė va...hasėm nė disa qenie njerėzore, disa gra amazona gjysėm njerėz gjysėm hardhia...ato na pėrshėndetėn...disa prej tyre flisnin lidisht, tė tjera indisht, kurse shumica greqisht...

 9. Rreth mesditės, shpėrtheu befas njė tufan qė e ngriti anijen tonė pėrpjetė nja tri mijė stade, duke e sjellė rrotull pezull nė ajėr. Era rrihte velat e anijes dhe duke i fryrė ato, na shtyu tej e mė tej.

10. Plot shtatė dit e shtatė net lundruam nė ajėr, tė tetėn ditė pamė nė ajėr njė tokė tė madhe, qė dukej si ndonjė ishull vezullues nė formė sfere dhe qė lėshonte njė dritė tė fortė. ...Poshtė pamė njė sferė tjetėr, ku kishte qytetet dhe lumenj, dete, pyje dhe male. Atėherė e morėm me mend se pėrfund nesh ndodhej ajo Toka ku ne banojmė.

11.  Vendosėm tė shkonim mė tej... kur pamė disa kuaj-skifterė-shqiponja...pasi na kapėn na shpunė te Mbreti. Kur, na pa dhe na njohu siē duket nga mėnyra e veshjes, na pyeti: “Grekė jeni ju o tė huaj”? Ne iu pėrgjigjėm me “po” dhe ia treguam tėrė punėn...dhe ai na tregoi historinė e vet... Dhe ky vend, - tha ai – nuk ėshtė tjetėr veēse Hėna, e cila ju ndrin juve qė banoni atje poshtė”...

12. “Po tė mė ecė fati nė luftėn qė do t’u hap banorėve tė Diellit dhe mbretit tė saj Faetonit (Dielli ėshtė i banuar siē ėshtė edhe Hėna), do tė rroni tek unė me tėrė tė mirat. ...Nesėr do t’ia nisim fushatės...

14. ...erdhėn edhe forca aleate pėr tė dyja palėt...

16. ...Faetonit i erdhėn pėr ndihmė banorėt e Siriusit...u vonuan hobetarėt e Kashtės sė Kumtrit dhe Re Centaurėt...

19. Mbretėria e Diellit e fitoi luftėn...ata vendosėn tė ndėrtonin njė mur nė ajėr me qėllim qė asnjė rreze dielli tė mos binte nė Hėnė, ky mur i dyfishtė pėrbėhej prej reshė...Kėshtu Hėna u errėsua nė njė natė tė pėrhershme...

20. “Banorėt e Diellit bashkė me aleatėt e vet vendosėn tė bėjnė paqe me banuesit e Hėnės dhe aleatėt me kėto kushte: ...ta shembin murin qė i pengonte dritėn Hėnės...

22. Tani dua tė flas, pėr gjithēka tė re dhe tė jashtzakonshme qė pamė nė Hėnė...Sė pari fėmijėt atje lindnin jo nga gratė, por nga burrat. Martesat bėheshin midis burrave dhe fjala “grua” nuk njihej fare. Deri nė moshėn 25 vjeē banori i Hėnės ishte si grua dhe e ēonin te burri, kurse pas kėsaj moshe ai merrte vetė pėr grua njė burrė. Fėmijėt ata i rritnin jo nė bark, por nė pulpė...

23. Kur plaket njeriu, nuk vdes, por tretet si tymi, bėhet ajėr...

26. Nė pallatin e mbretit pashė edhe njė send tjetėr tė ēuditshėm: njė pus jo shumė tė thellė, mbuluar me njė pasqyrė tė madhe. Po tė zbresėsh nė kėtė pus mund tė dėgjosh gjithēka flitet nė tokėn tonė. Dhe po tė vėshtrosh nė atė pasqyrė, do tė shohėsh gjithė qytetet dhe popujt, sikur t’i kishe pėrpara syve. (Vini re: njė lloj pėrgjuesi, njė ēimkė metagalaktike dhe njė lloj teleskopi filmues A.L.) Unė pashė me tė vėrtetė tė afėrmit e mij dhe tėrė atdheun; nėse mė kanė parė edhe ata nuk mund tė them asgjė me siguri. Kush tė mos besojė, le tė vejė vetė atje t’a verifikojė ...

45. Pas njė farė kohe, nė ujė u dukėn peshq dhe pėrreth nesh zunė tė fluturonin zogj – shenja kėto qė tregonin se aty afėr kishte tokė...

47. ...Tė nesėrmen kur zbardhi dita , pamė Tokė dhe atėhere menduam se ky do tė ishte kontinenti, qė ndodhej nė anėn e pėrkundėrt tė kontinentit tonė...  

Nuk ka asnjė dyshim se Lukiani i kishte njohur shkrimet e dijetarėve gjenialė helenė dhe mė konkretisht disa nga shkrimet e Platonit, Talesit dhe Eratostenit. Eratosteni (shek III p.e.r.), mbi bazėn e gjatėsisė Aleksandri-Asuan qė ishte njė rrugė lumore e Nilit e matur, mbi bazėn e kėndit tė rrezes diellore nė njė pus nė Aleksandri (nė Asuan nė ekuator, nė mesditė, rrezja binte pingul mbi pus) dhe tė formulave tė gjeometrisė euklidiane tė harkut dhe tė kordės, pėrcaktoi perimetrin e globit tokėsor, me njė gabim preēizioni shumė tė vogėl, duke pasur parasysh edhe metodėn primitive nga kėndvėshtrimi i sotėm modern, por qė ishte supergjeniale pėr atė kohė!

Ndėrkaq, ironia e fatit dhe e koinēidencės luajti me vetė fantazistin Lukian. Rezultoi se fantazia e tij, pėr njė tokė kontinent nė hemisferėn perendimore, ishte vėrtetė njė realitet tokėsor dhe ju ndėrkohė mendoni pak sikur ai tė kishte shkruar me idenė e parashikuesit dhe tė mashtruesit! Lukiani, me fantazi  rizbuloi jo vetėm i Atlantidėn, por u nis nga ai kontinent edhe pėr nė Hėnė. Ai  Zhyl Verni antik, ishte i pari qė dashje pa dashje e profetizoi nisjen pėr nė Hėnė nga ai kontinent me anijen Apollo dhe aritjen nė Hėnė me modulin “Shqiponja”... (vijon)

 

Shpatat e thyera pėrgjatė shekujve

Nga Mark Bregu

Nė librin “Nikaj – Mertur” tė autorėve Dedė Progni e Zef Doda, ndeshemi me stoicizmin e pa parė tė misionrėve tė Klerit Katolik Shqipėtar, dhe kjo, jo vetėm nė misionin e tyne fetarė por, ajo qė vlenė tė theksohet asht, kontributi i tyne i jashtė zakonshėm nė mbrojtjen e vlerave etnokultunore tė Nacionalitetit t’onė dhe lufta kundėr ēdo pushtuesi, me tė njėjtin intensitet, si kundėr turqėve ashtu edhe kundėr serbo – malazezėve. Zona Nikaj – Mertur, ku autorėt e (naltpėrmendun) i kanė fokusue ngjarjet, pėr mes njė studimi tė mirėfillėt historik, na shfaqė me tė gjithė madhėshtinė, eposin e trimėnisė nė mbrojtjen e trollit Arbėnor, dhe nė tė njėjtin kontekst, dashtuninė pėr Fenė e tė parėve, tė trashigueme nė shekuj. Kjo “dhuratė” qė na e sjellin nė “skenėn” e kujtesės kėta studiues tė zellshėm, na ban tė ndihemi krenarė edhe neve pasardhėsve, dhe na shtron detyrėn qė t’i ruajm kėto vlera brilante. Trimnia, besa, bujaria dhe besimi nė Jezu Krishtin, i ruajten shkėmbijtė e Nikaj – Merturit, dhe malėsisė sė Veriut nė pėrgjithėsi pa u “shkėrmoqė” nga “eurozioni” i kohnave. Ky ballafaqim historik (tė cilin do ta trajtojmė ma poshtė), duhet t’iu vlejė si njė “leksion” tė gjtihė atyne shkrimėtarėve dhe studiusėve tė cilėt, (jo pa qėllim) duan tė minimizojnė rrezistencėn stoike tė malėsorėve tė Veriut nė mbrojtjen e Atdheut dhe tė Fesė. Tė njėjtėn pėrgjigje duhet tė marrin (pėrmes kėtij libri), tė gjithė ata tė cilėt ndėrrimin e fesė e quajtėn njė akt tė vullnetshėm! Autorėt e Librit, sygjerojnė, me prova dhe fakte tė kontestueshme: Historia e Kishės sė Nikaj – Mėrturit asht e lidhun ngusht me klerikėt franēeskanė, tė cilėt me njė perkushtim shembullor e me sakrifica tė pa numėrta, i kthyen kishat nė vatra tė edukimit fetarė dhe Atdhetarė. Fretnit ishin ata shėrbėtorė tė devotshėm tė fesė e tė shqiptarizmit qė u gjenden pranė malėsorėve nė kohėt ma tė vėshtira tė historisė sė tyne. Ata u munduen me mish e me shpirt, pėr tė ringritė kishat e shkatėrruara nga “llava” osmane, e pėr t’i vėnė ato nė shėrbim tė popullit besimtarė. Pa dritėn e Zotit, (e cila pėrcillej pėrmes kėtyne apostujve), nuk mundė tė zbuteshin zemrat dhe tė ndėrgjegjėsoheshin mendjet njerėzore, nė atė atmosferė tė errėt, nėn nji pushtues, (“sa barbar aq dhe injorant”) M. B.

Predikimet fetare me mėsimet e Doktrinės sė Krishterė qė jepnin etėnit Franēeskanė, fjala e tyne e thjeshtė, e āmbėl, e zgjuar dhe bindėse, mbajti nė besimin e shejtė katolik, atė krishtėrim tė trashiguem brez mbas brezi pėr mes dallgėve tė historisė”, e cila u tregu e pa “kursyer” kundėr krenarisė sė malėsorėve.

Nė kohėn kur turqit lėshonin terbimin e pa permbajtun kunėr krishtėrimit, shkatėrronin kishat dhe diskriminonin besimtarėt katolikė, detyronin ndėrrimin e fesė, dhe nė tė kundėrt frymėzonin anarkinė e egėr, misionarėt apostolikė ishin ata shėrbėtorė tė Zotit, qė u ngjitėn meleve tek malėsorėt e Nikaj – Merturit, Shalės e Shoshit etj, pėr t’u forcue besimin nė Zotin e nė Krishtin. Ndėr tė parėt misionarė qė morėn rrugėn pėr nė malet e Pultit, ishin guximatarėt e predikuesit e pa lodhun, ku vlenė tė evidentohet i pa lodhuni – Ipezhg’vi i Lezhės, Benedikt Orsini. Ky, nė vitin 1628, u gjend pranė besimtarėve nė Bukmir, Xhan, Pog, Kir, e deri nė Brisė, Salcė, Palē, Nikaj, Bjakė e Gashė, ku ēoi meshė e krezmoi afro 3267 vetė. Ky ishte misionari i parė katolik, qė nga hyrja e turkut, qė kreu shėrbesa fetare; meshė, rrėfime e krezmime nė Nikaj – Mėrtur. Pas kėtij tė tjerė misionarė apostolikė, franēeskanė tė devotshėm, do tė gjindeshin pranė malėsorėve, duke ngritur kisha e famulli, duke mėshue e predikue. Dom. Shtjefen Jubani, famulltar i Bjokės qysh nė vitin 1694, Vikar Apostolik i Gashit e i krejt Pultit, shkriu jeten nė sherbim tė Nikaj – Merturit. Ky, pėr afro 40 vjet me radhė, sakrifikoi gjithēka nga mendja dhe zemra e tij, pėr binomin Fe – Atdhe.

Frang Bardhi, Pjeter Mazrreku, Gjec Bardhi, Shtjefen Gaspėri, Pjeter Bogdani, Lekė Bardhi, Gjon Logoreci, etj. lanė gjurmė tė pa shlyeshme nė historinė e Kishės, Nikaj – Merturit.

Fretėnit studiuen historinė, gjuhen, doket e zakonet, Folklorin e kangėt e malėsisė. Me mendjen e ndritun prej shkencėtari dhe me shpirt e zemėr shqipėtari u lanė brezave hulumtimet e studimet, veprat e tyne madhore, pa tė cilat historia do tė ishte e mangėt. Fretėnit ishin tė mėdhej nė shpirt e nė zemer e veprime. Ata s’e ndanė kurrė dashurinė deri nė flijim pėr Fenė e tė parėve t’anė tė krishterė dhe Atdheun qė aq shum e deshten, e me tė cilat u ushqye e u mbajt i pa zgjidhun zingjiri i breznive deri nė ditėt e sotme. Vepren madhore tė franēeskanėve e pėrvetėsuen dhe e aplikuen me perkushtim “Nikaj Merturi dhe tė gjitha zonat e thella malore me doke e gjak Arbėnori”. Ato nuk mundi t’i asgjėsojė as shpata osmane, as diktatura komuniste, me “emisarėt” e saj, anti Fe e anti – Krisht, mjaft e ngjashme me pushtuesit osmanė!

Lufta qė u zhvillue kundėr Klerit Katolik, kundėr Kishės Katolike, (madje dhe dhunimi i kryqave nder varreza), asht veprimi mā arbitrarė dhe ma vandal qė aplikoi pushtuesi – barbar osman, dhe vetėpushtimi komunist shqipėtar! Ngashmėria nė mes tė kėtyre pushtimeve, (asht e mrenda shkrueme), nė dhunimin e Vorrit tė Pjeter Bokdanit, (nga turqit), dhe tė Atė – Gjergj Fishtės, nga bashkėatdhetarėt (pa Atdhe)… Por, ja, qė mā nė fund erdhi dita kur kumonaret e kishave kanė “pushtue” hapėsinat Qiellore tue shpernda anė e kand Shqipnisė tingujt e dashurisė dhe shpresės, dhe duke ringjallė apostujt qė ndėrruan jetė me emnin e Jezu Krishtit, tue fitue pavdekėsinė, me njė heroizėm tė dyfishtė “Pėr Fe e Atdhe”. Fretėnit shqiptarė pėrsėri mledhin grigjėn e tyne pranė tempujve tė shejtė, duke i u mėtue dashurinė pėr fenė dhe Atdheun.

Etėnit Franēeskanė, pėrveē Kryqit e Pendės, perdorėn, me shum mjeshtėri dhe efikasitet edhe pushkėn. Ata, me nji gatishmėri dhe guxim tė pa shembullt, ju pergjigjen zanit tė Atdheut, duke zdeshun zhgunin dhe konopin e Fratit, dhe nė vend tė zhgunit, veshen petkat e malėsorit, ndėrsa nė vend tė konopit, rrethin e fishekėve dhe bekimin e Zotit, duke na kujtue kohėn e “Artė” tė Gjergj Kastriotit. Fatkeqėsisht, propoganda pesėdhjetė vjeēare, u mundua t’i mbulojė me “perden e zezė” tė urrejtjes qė kishte ndaj “superstatit” moral tė klerikėve. Por, Dielli nuk mbulohet me shoshė, thotė Populli. Pėr tė ndriēue, sa ma siper cituam, po iu referohemi fakteve, duke kalue nė retrospektivė, dhe pikėrisht nė ngjarjet e vitit (1915): Ngjarjet janė zhvillue nė zonat e Nikaj Merturit dhe tė Gegėhysenit, krahina kėto qė ju pėrkasin dy besimeve tė ndryshme, por qė kanė tė pėrbashkėt, besėn, bujarinė, trimėninė e mbi gjithēka – Atdhetarinė. Pėr tė pėrforcue kėtė ligjėratė, po citojmė vargjet e popullit tė cilat rrjedhin tė pastra si burimi i Valbonės: “zbresin shkinat gur mbas guri/ Mitroloz po qet Merturi./ Po bajnė shkinat haj medet/ Qysh na qiten fare krejt”. Ndėrsa trimėneshės nga Gegėhyseni qė luftoi pėr krah burrave tė kėtij fshati, Populli i kėndoi: “Luftė po ban prej majes thepit/ Cucė Avdylja e Gegėhysenit/ Pa u shembė maja e Hones/ S’ja l’shojmė vendin Cernagores.” Uniteti i Nikaj Merturit, me Gashin Krasniqen dhe tė gjithė malėsinė e Gjakovės, u manifestue fuqishėm nė vitin 1909 nė Qafen e Morinės dhe nė Qafen e Prushit, ku strategu Popullor – Bajram Curri, udhėhiqte 30.000 trupa ė luftė kundėr Turkut. Ky solidaritet shembullor na shfaqet (me tė gjithė madhėshtinė), edhe nė Qafen e Kalēit, nė luftė kundėr Serbo-malazezėve. Nė kėtė betejė shquhet “zhguni” franēeskan.

Kėtu shfaqet me tė gjithė madhėshtinė, shpirti liridashės i klerikėve franēeskanė, kundėr pushtuesėve malazezė. Nė kėtė betejė ku, bashkė me forcat e Shalės dhe tė Nikaj Merturit, u shquan si organizatorė dhe luftėtarė me armė nė dorė, famullitarėt, - Pader – Leonard Shajakaj dhe Pader Berndardin Llupi. Ky i fundit i “harruar” nga historiografia, asht pėrjetėsue nė vargje, tė cilat, epika e maleve i ka pėrcjellė bashkė me ujin kristal tė bjeshkėve: “Ēka kish thanė ai Krajl Nikolla/ N’Curraj t’Eper nuk mund dola/ N’Curraj t’Eper s’muj me hi/ E kin pasė ka i drangue per shpi./ E kin pasė njė Frat zotni./ M’a ka hjekė zhgunin e zi./ M’i ka veshė petkat malci./ Merr manzerre merr allti./ Treqind djelmėve m’u ka pri/ Qafen e Kolēit ma ka msy.” Asht provue katercipėrisht se, franēeskanėt Shqipėtarė kanė qenė dhe mbeten, “superstati” kulturor dhe Atdhetarė, pararojė nė ēdo sakrificė deri nė sublime. Dhe pa dyshim, klerikėt katolikė nė pėrgjithėsi kanė meritė tė dyfishtė nė edukimin e brezave, ku, bashkė me “osten” e kungimit, ju mėkuan dhe dashurinė pėr Atdheun. Ata, ishin kundėr ēdo pushtuesi, pavarėsisht se tė cilit besim i pėrkisnin kėta pushtues. Ata luftuan, me Kryq, me Pendė dhe me pushkė, si, kundėr turkut ashtu edhe kundėr Serbo-Malazezėve. Me tė njėjtin intensitet luftuan, si, kundėr Fashizmit, ashtu edhe kundėr komunizmit ateist, ose siē e quanin ata (komunizmi i pa t’en Zonė). Ata, ishin kundėr ēdo despotizmi dhe ēdo diktature. Varja nė litarė e Dom. Gazullit, nga rregjimi satrap i Ahmet Zogut, dhe pushkatimi masiv i priftėrinjve nga diktatura komuniste e Enver Hoxhės, asht akuza ma e randė ndaj kėtyne despotėve mbeturina tė llavės – bizantino – osmane.

“Franēeskanėt shqipėtarė, dhe Kleri Katolik nė pėrgjithėsi, janė dhe do tė mbeten kurdoherė “KUNORĖ E ARTĖ”, dhe “DIELL” i Lirisė qė do tė ndriēojnė nė shekuj mbi Atdheun e “GJERGJ KASTRIOTIT” dhe tė “NANĖ TEREZĖS” – (M.B).

 

Filozofia e politikės sė paqes, mbi njė fushė tė minuar

Zhurma nervacingėritėse qė provokoi takimi Nano-Berisha tejkaloi premisat pozitive pėr njė kėndvėshtrim tė ri tė politikės shqiptare, njė tjetėr kahje qė propozohej turravrapit qė kishte marrė nė kėto momente kur i gjithė faktori ndėrkombėtar kishte drejtuar projektorėt e vėzhgimit tekkėndej. Mendimi i tė shumėve pėr takimin Nano-Berisha i ngjan njė fushe tė minuar. Filozofia e politikės sė paqes sė ofruar prej tyre u shtyp nga pesha e rėndė e paragjykimit qė gjallon ndėr shqiptarė, si pasojė e tė drejtės qė i ėshtė diktuar atyre nga vetė politika e konfliktualitetit, armiqėsisė dhe kacafytjes. Kumtimi i takimit Nano-Berisha ishte dhe dėshmoi pėr njė erė tė re tė politikėbėrjes nė Shqipėri. Vendosja e volitshme nė kohė dhe hapėsirė i kėtij mentaliteti tė ri, u bė mbartės i njė mundėsisė pėr tė bėrė politikė ndryshe nga si derimėsot kuptohej ky mekanizėm. Interesat fondamentale tė shanseve tė vendit, nė rendjen e vėshtirė drejtė integrimit evropian, dhe qorrsokaku i raundeve tė pamundura tė kompromisit, ku e kishte degdisur klasa politike vendin dhe interesat e palėve, nė pragun e atyre zgjedhjeve qė u etiketuan nga ndėrkombėtarėt si test pėr Shqipėrinė, u bėnė shtysė e atij takimi. “De jure” ai mbeti njė dorėshtėrngim befasues dhe i shumėpėrfolur, sikurse dhe i paragjykuar nė mazhorancėn e atyre qė morėn pozat e gjykatėsit. “De facto”, ishte pika e kthesės sė theqafjes qė kishte shtegtuar politika e konfiktualitetit imazhin e vendit tonė dhe gjithēka qė gjallonte nė varėsi tė politikės.

Tanēka ka hyrė nė vorbullėn e debatit pėr takimin Nano-Berisha pėrcillet si njė paragjykum me penelata tė theksuara gri nė tė zezė. Mė tė zellshmit na e veshėn kėtė me njė mantel stėrr zi, duke na e servirur si njė kob qė sipas tyre kėrcėnonte kolonat e moralit mbi tė cilėn ngrihej ngrehina e politikės. Nė miniaturė nuk munguan edhe zėri i kthjellėt i arsyes qė kanė mundur ta shohė nė dritė kėtė panoramė tė politikės shqiptare. Ajo qė tė drobit nė kėtė kohė stresi, rraskapitjeje, shpresėhumbjeje, ēoroditje, qė ka ngėrthyer jėtėn tonė tė vėshtirė, ėshtė njė dėshirė gati patologjike, jo vetėm pėr ta parė nė terr kėtė takim, por edhe pėr ta lexuar keq produktin e tij.

Berisha u takua me Nanon me ftesėn e tė parit i yshtun nga obligimi pėr ta ndalur teposhten qė thikej para galopit politik. Kjo nuk ishte njė herezi politike. Ata nuk bėnė asnjė krim, pėrkundrazi dėshmuan se ka ende kapacitete rigjeneruese pozitive qė premtojnė standarde bashkėkohore dhe realiste tė politikėbėrjes. Duam s’duam ne qė mendojmė se Nano-Berisha pėrbėjnė tashmė njė tė kaluar politike prej tė cilės duhet shkėputur pėrgjithnjė, ata janė faktor, mbeten personazhet nga mė tė spikatura dhe mė afatgjata tė politikės shqiptare. Karizma dhe potenciali i tyre popullor nuk janė shkase pėr t’i parė ata me sy mbyllur, pėr mė tepėr pėr t’i pohuar gjithashtu symbyllurazi duke kėrkuar si udhėrrėfyes nė kėtė paragjykim tanēka e zezė zien brenda nesh vetėm pėr faktin se ata i kemi parė si armiq, dhe nuk duhet tė ketė gjasa tė perceptohen ndryshe. Kjo kohėndalje ėshtė njė absurd qė gjeneron botėkuptimin e moēalit nė politikėn shqiptare dhe sipas kėsaj logjike ēdonjėri qė guxon tė dalė jashtė kėsaj “Status quo”-je, qofshin kėto dhe personazhe sipėrore politike, pėrbėjnė shkas pėr herezi.

Dritėshkurtėsia, cinizmi, mllefi, kanė orientuar me njė turravrap ndėrkryes shumė vėzhgues tė takimit ndėrmjet ish-kryeministrit Fatos Nano dhe Kryeministrit Sali Berisha. Ky takim sa befasues aq dhe i shumėdiskutuar u kthye nė njė sheshpėrshesh diskutimesh dhe debatesh pafund. Dikush u ndal tek amoraliteti i kėtij morali. Shumė e panė si njė Pazar pėr Presidentin e ardhshėm tė Republikės. Nė njė shoqėri demokratike, nė njė mundėsi tė mbretėrimit tė fjalės sė lirė, pakkush nuk kishte takatin tė thoshte mendimin e tij sipas oreksit. Pjesa sunduese e pėrfundimeve tė gjithė kėsaj morie orientoheshin saktėsisht nė fotografimin e objektivit qė kishin zgjedhor nė kushtet e njė errėsire gjykimi. Nė kėsi rastesh ėshtė tepėr e rėndėsishme kėndi i vendosjes pėr tė realizuar njė pamje tė saktė. Pėr fatin e keq, jo pak prej kėsaj armate kishin zgjedhur pikėn e papėrshtatshme pėr ta kundruar dhe kumtuar kėtė takim tė njė rėndėsie tė veēante nė jetėn politike shqiptare. Pozicionimi i tyre nė anėn e pasme tė takimit, mbarsi mendjet e tendosura pėr tė nxjerrė njė pėrfundim qė pėrveēse dritėshkurtėr, ishin dhe dashakeq. Ngasur nga dėshira pėr ta parė kėtė takim nga ana e errėt e tij, ata sejdisėn helm dhe vrer pėr atė qė pėr njė mendje tė kthjellėt do tė ishte si pika e kthesės nė theqafjen qė kishte marrė realiteti i politikės parazgjedhore. Nuk ka dyshim se ky takim ishte oksigjeni i njė frymėmarrje tė thellė qė do tė ngopte mushkėritė e politikės, rezultatet e sė cilės do tė plazmoheshin njė ditė pas, me nėnshkrimin e marrėveshjes ndėrmjet tė gjithė krerėve tė partive politike parlamentare nėn hyqmin e Presidentit tė Republikės Alfred Moisiu.

Ajo qė tė shokon nė kėta radhė pafund, e mori shkrimesh ėshtė se sipas shumė prej tyre ky takim ishte njė herezi, njė turp politik, gjallim i politikės sė vjetėr, e pėrplot paragjykime tė tjera tė larmishme. Madje u trumbetua si fatalitet i politikės.

E drejta pėr ta kuptuar kėshtu kėtė takim ėshtė njė e drejtė personale, por kur ajo ofrohet si predikim atėherė kthehet nė njė kėrcėnim i pashkas e i paqenė. E drejta e atyre pėr tė menduar keq nuk duhet tė jetė domosdo detyrim pėr tė tjerėt pėr ta kuptuar keq. Vallė a duhet tė gjykojmė mė ftohtė pėr tė pėrcaktuar mė qartė.

Duhet kujtojmė se janė takuar kryetar shtetesh, mbi supet e tė cilėve rėndonin qindra viktima, dhe nuk janė paragjykuar, se kanė ecur mbi gjakun e tė vrarėve apo pėr shitje interesash. Ka patur shtrėngim duarsh ndėrmjet burra tė shteteve me njė armiqėsi shekullore, e s’ia kishte kush ngenė pėr gėrr-mėrr. Historia ėshtė dėshmitare e shumė takimeve qė kanė shėnuar kthesa tė rėndėsishme nė fatet e popujve. Megjithėse takimi Berisha-Nano nuk ngjante me njė panoramik tė ngjashėm samėlart citova, gjithsesi, pėr kohėn dhe momentin ishte historik. Dėshira e keqe pėr ta lexuar keq kėtė takim tė shpie tek e keqja qė duke na u bėrė edukatė ka ushqyer nė tėrėsi politikėn shqiptare me frymėn e konfliktualitetit, pėrplasjeve dhe kacafytjes. Ndėr ne ka pak, tė cilėt kanė nge ta kuptojnė politikėn larg njė fushėbetėje, jashtė trysnisė sė pėrleshjes dhėmb pėr dhėmb, tė spostuar nga bashkėjetesa politike, kryesisht kur fatet e kombit janė nė zgrip. Dėshira e mirė pėr ta parė si diēka pozitive takimin Berisha-Nano, e cila edhe u konkretizua, pavarėsisht se la nė miniaturė protagonistėt, natyrshėm qė na ysht drejt njė filozofimi mė pacifist tė gjithēkaje, anipse edhe politike. Pavarėsisht se ėshtė vetė politika ajo qė ka ushqyr ndėr njerėz veten e saj si njė betejė, madje ka kėrkuar edhe jetėn e tyre si sakrificė pėr t’u kurorėzuar fitues i luftės (kujtojmė ngjarjet e vitit 1997), pse tė mos e kapim kėtė takim si shkas qė ta kuptojmė atė si njė orientim tė ri, nė njė moment shumė delikat, ku parapėrgatitja pėr zgjedhje e kishte futur vendin. Domethėnia e kėtij takimi mbetet mishėrimi i njė mundėsie ndryshe tė politikėbėrjes nė Shqipėri. Deri mė tash konfliktualiteti ka shoqėruar nė gjithė kaluarin e vet veprimtarinė e klasės politike, nė atė qė vijojmė ta quajmė tranzicion i pafundmė. Si Nano ashtu edhe Berisha, hodhėn nė tregun kartėn e politikės sė dakordėsisė, kompromisit, bashkėpunimit dhe tė njė opozitėbėrjeje konstruktive, tė gjitha kėto nė shėrbim tė hapave tė mbetur pėr integrimin nė familjen evropiane, pjesė e sė cilės jemi, por qė vetė absurdi politik qartazi kėrkon ta mohojė. Ajo qė duhet tė shpresojmė ėshtė se sa e gatshme ėshtė politika pėr ta rrokur kėtė filozofi bashkohore tė politikėbėrjes. Se sa e predispozuar ėshtė ajo tė hedh pas krahėve tė kaluaren dhe tė kundrohet pėrpara. Fatkeqėsisht terreni qė gjeti kjo frymė e predikuar e Nanos dhe Berishės ishte tejet armiqėsor, ē’ka lė pak pėr tė shpresuar se njė ditė politikanėt tė mos i shohim si njė apendiks tė vetėdijes sonė qytetare evropiane por si njė pjesė organike e saj. Shtrimi i kėsaj fushe tė minuar nė kėtė kurajo politike pėr tė vepruar konform rregullave tė qarta tė lojės, dhe pėr tė pėrdorur mjete tė pranuara nė luftėn politike, mbars me pesimizėm kėtė logjikė ndryshe. Ky zell pėr ta mohuar paqen politike ėshtė jo vetėm njė taban kėrcenues pėr kthimin nė normalitet tė gjithėasaj qė kemi soditur si kacafytje, duke u ofruar si kohėrencė lė nė tentativė atė qė u pėrpoqėn ta injektojnė si civilizim politik, domosdoshmėrinė e adaptimit tė politikės sė interesave kombėtare mbi ato personale.

Albert VATAJ

 

titujt kryesorė