![]()
|
Fatos nano - koha e tashme e shkuar Nga Rifat Ymeri Shumė kush nga ata qė e kanė njohur e mbėshtetur Fatos Nanon gjatė viteve tė mbretėrimit tė tij nė Shqipėri ndjehet i zhgėnjyer dhe i habitur nga ajo qė po ngjet me tė. Tė shumtė janė ata qė bėjnė pyetjen: Ēfarė po ndodh me ish liderin e tyre shpirtėror, kush qe ajo rrufe nė qiell tė pastėr qė e ka degdisur ish kryeministrin nė pozitėn mjerane tė njė lypėsi pėr tu rikthyer nė kohėn e shkuar. Me pamje tė lodhur, me njė fytyrė tė pėrvuajtur e sy tė zvogėluar prej operacioneve, ish kryeministri Nano ka humbur edhe llogjiken e komunikimit e ēirret e bėrtet se po vjedhin krijesėn e tij, Partinė Socialiste tė Shqipėrisė. Ēohuni socialistė nga Shkodra gjer nė Vlorė tė marrim partinė nė dorė thėrret ish komandanti e qindra mbėshtetės tė tij, kryesisht ish drejtues tė pushtetit qėndror e lokal, ish shefa policie, ish doganierė e tatimorė tė liruar pėr korrupsion e afera tė paligjshme duartrokasin nė kor poshtė Edi Rama dhe rroftė prijėsi ynė i pavdekshėm, ideatori dhe inspiruesi i korrupsionit galopant nė Shqipėri Fatos Nano. Nuk mund ta lėmė Partinė Socialiste nė duart e shtatė shaljanėve tė veriut dhe dy shalgjatėve nė kryeqytet thėrret Fatos Nano nga qyteti i Lezhės e mbėshtetėsit e tij, ishet e vjetėr, tė korruptuarit e mėdhenj, ata qė ndėrtuan vila e pallate nė saj tė pushtetit tė pamerituar dhuratė nga ish kryetari e ish kryeministri i tyre, i mbajnė ison dhe i japin forcė pėr tė vazhduar nė rrugėn e nisur pėr ti zgjatur agoninė pushtetit aktual tė Sali Berishės. Ata ēuditėrisht e kanė harruar 1 korrikun e vitit 2005 kur ish lideri historik i socialistėve tė Shqipėrisė Zoti Fatos Nano me njė fjalim mortor para mijėra antarėve e simpatizantėve tė partisė socialiste nė kryeqytet ja dhuronte pushtetin ish armikut dhe ish kundėrshtarit mė tė madh politik tė tij zotit Sali Berisha. Si e paskan harruar socialistėt kėtė Pazar tė ish kryeministrit qė shiti partinė pėr hir tė ruajtjes sė privilegjeve tė tij, tė aferave korruptive farefisnore e sot vetėm pas dy vitesh duartrokasin e pėrbetohen pėr ta rikthyer nė fron duke rrėzuar liderin e ri tė socialistėve tė Shqipėrisė kryebashkiakun e Tiranės zotin Edi Rama. Ata natyrisht nuk kanė hallin e ish liderit tė rrėzuar por mė shumė tė tyrin pasi ndjehen tė mėnjanuar tė lėnė pas dore, pa pushtet e privilegje tė cilat i kishin gėzuar pa meritė gjatė viteve tė mbretėrimit tė ish kryetarit Fatos Nano. Por nė mbėshtetjen pėr ish kryesocialistin ata nuk marrin parasysh faktin se aktualisht Fatos Nano ėshtė krejt i zhveshur nga pushteti e nuk mund tė shpėrndajė me tendera vende tė lakmuara pune si atėherė kur bėnte lojėn e kungulleshkės me Pandeli Majkon e Ilir Metėn. Pėr mė tepėr ata kanė harruar edhe faktin se ish lideri i tyre shpirtėror deri sot nė asnjė rast nuk ka treguar guximin e vullnetin pėr ti ēuar punėt e nisura deri nė fund. Shto mė pas edhe faktin qė ideator tė lėvizjes ka zotin Petro Koēi pėrgjithėsisht i njohur pėr inkursionet katarsiste e sekush mund ta parandjenjė edhe fundin e kėtij turi tė mundishėm tė ish kryeministrit Nano pėr tu rikthyer nė fron si lider i socialistėve tė vendit. Fytyra e pėrvuajtur, fjalėt e ēakorduara, thirrjet histerike dhe sallat e mbushura me ishėt e vjetėr e antarėt e Partisė Demokratike janė dhe prognoza e qartė e fundit me turp tė shėrbimit funeral qė Fatos Nano i bėn pushtetit aktual tė kryesuar nga lideri i mazhorancės doktor profesor Sali Berisha. |
| titujt kryesorė |
![]() |