![]()
|
Kisha e Shėn Ilisė nė Reē - Monument i lėnė nė harresė Nė fshatin Reē tė Malėsisė sė Madhe, nė njė Kodėr tė dukshme me emrin e fisit Prelnikaj, gjinden muret e njė ndėrtese 36 metra tė gjatė dhe 7 metra tė gjėrė, si dhe me lartėsi dy katėshe, tė cilėn banorėt pėr-rreth e njohin mjaft mirė me emrin Kisha e Reēit, e cila ka funksionuar deri nė ēmendurinė ateiste tė komunizmit tė vitit 1967. Kjo Kishė mjaft e madhe pėr kohėt nuk ėshtė thjeshtė njė objekt kulti prej disa dekadash, por ėshtė njė objekt besimi e qytetėrimi Kristian mbi 400 vjeēare, ndonėse historia e shkruar na servirė vetėm jetėn rreth 350 vjeēare tė kėsaj kishe qė i kushtohet Shėn Ilisė, dhe populli i thjeshtė e quan ShenIlia. (Vlen tė theksohet se ndėr shekuj nė Malėsi tė Madhe e mė gjėrė LL dhe me dy L-ha dhe DH me D dhe H nuk dallohej as zyrtarisht deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, ku gjatė shkrimeve tė kohės duke i shkruar L-hat me I-jat filluan tė lexohen si LL dhe Shen Ilia u trashigua Shen-Dhia.) Reēi si emėr fshati nė Malėsi tė Madhe del pėr herė tė parė vetėm nė vitin 1485 (Dėfteri i regjistrimit tė Sanxhakut Shkodrės pėrpilua nga Pushtuesit Otomanė, faqe 381), ndėrsa si mbiemėr gjindet qė nė vitin 1416-1417 (Regjistri i kadastrės dhe koncesioneve..., pėrpilua nga pushtuesi venedikas, fleta 104/b). Por Reēi si fshat me Kishė shėnohet mė vonė, vetėm nė hartat e dy hartografėve tė shekullit XVII, Cantellit (Kantelit) dhe Coronellit (Koronelit) tė cilat pėrmblidhen nė librin e studiuesit, albanologut dhe diplomatit tė njohur Ermanno Armao me titull Vende, Kisha, Lumenj, Male e Toponime tė ndryshme tė njė harte tė lashtė tė Shqipėrisė Veriore, ku nė faqet 107 108 ndėr tė tjera lexojmė: ...Reēi... nė Prelnikaj gjendet Kisha e sotme e ShIllisė (Shėn Ilisė spo Shenllisė N.B.) me shtėpinė e Famulltarit, dhe Ulnikaj kur pėrmendet Ricci me 25 shtėpi e 163 frymė katolike. Kaq janė ende sot katolikėt e Reēit (studiuesi e bėn krahasimin me vitet e para tė shekullit XX, N. B.)... Sipas njė gojdhėne tė sjellė nga (studiuesi) Hekuard (Heccquard), Reēi... ėshtė themeluar nė shekullin XVI, domethėnė pas pushtimit turk.. (me sa duket kjo ėshtė koha ku rmendohet se kanė ardhur tė parėt e banorėve qė popullojnė kėtė trevė edhe sot nė shekullin e XXI (Shėnim i imi N.B.) NĖ dekumentet Arkivore tė Dioqezės sė Shkodrės tė shekullit XVIII, sipas Dorshkrimeve (pėrgatitur nė librin me tė njėjtin titull nga Historiania Nevila Nika) nė faqen 21 e gjejmė Reēin tė pėrfshirė nė famullin e Shkrelit. Po nė kėto dekumente (nė faqen 155 tė librit) ndėr tė tjera mėsojmė se Kisha e Reēit ndodhej nėn juridiksionin e Famullisė Shkrelit... dhe se Reēi numėronte 16 shtėpi katolike me 186 frymė. Dorshkrimet e Dioqezės janė tė bazuara nė vizitėn Baritore tė vitit 1745 tė Ipeshkvit tė Shkodrės Pal Pema Kampesi. Ėshtė interesante tė theksohet se shpesh nė kapėrcyejt e shekujve shkruhet se Kisha e Reēit ėshtė nėn juridiksionin e famullisė sė Rrjollit, qė kishte si Kishė famullie atė tė SHELBUEMIT, ku ndonjėherė edhe kishėne Reēit e citojnė kėshtu... Pėr Reēin dhe kishėn e tij shkruan edhe Albanologu dhe studiuesi Giuseppe Valentini (Xhuzepe Valentini) nė librin e tij Il Diritto Delle Comunita.... nė faqet 341-342, ku sjell njė kronologji tė Toponimit Reēi, si mbiemėr dhe si fshat qė nga vitet 1416-1417 e deri nė vitet e para tė shekullit XX. Gjithsesi tė dhėna mė tė detajuara pėr popullsinė e Reēit gjinden nė Defterin e Sanxhakut tė Shkodrės tė vitit 1485 nė faqen 365 ku shėnohen emrat e mbiemrat e 8 kryefamiljarėve dhe 2 beqarėve qė janė njėkohėsisht po kaq shtėpia, gjithashtu nė kėtė Defter nė faqen 381 gjinden edhe emrat e 15 familjeve tė njė fshati tjetėr me emrin e Reēit, por kėto nuk janė nė zonėn e Nėnshkodrės... Nė vitin 1582 mėsojmė se nė Reē, kishte filluar Islamizimi i popullsisė, ku nė Librin e pėrpiluar nga studiuesi Pėrparim Huta me titull FSHATI NĖ SANXHAKUN E SHKODRĖS nė faqen 140 shėnohen 9 shtėpia dhe njė beqare tė besimit Islam (qė kishin edhe prona) dhe 43 shtėpi e 10 beqare tė besimit Katolik. Sidoqoftė kėto vite mendohet se janė ato kohė qė kanė ripopulluar trojet e Reēit me para ardhėsit e banorėve tė sotėm, tė ardhur nga troje tė tjera vetėm shqiptare. Gjithsesi Kisha e Reēit ku ndodhen sot muret (nė Kodrėn e Prelnikajve) ėshtė njė dėshmi e heshtur e jetės dhe besimit tė kėtyre banorėve, ku ndėr shekuj ka pėsuar ndėrtime, rindėrtime, riparime dhe transformime tė cilat shpesh historianė e studiues tė huaj i kanė konsideruar si ndėrtime tė mė shumė se njė kishe tė njohim ne. Ėshtė me vlera tė shėnohet se nė afėrsi tė Kishės (sė vjetėr) ekziston njė FOLETĖ e madhe e moshės rreth 300 vjeēare apo mė shumė, qė mendojmė se ėshtė mbjellur kėtu nga Kisha apo banorėt e Reēit qė atėherė kur u ndėrtua pėrė herė tė parė ky objekt kulti. Historia e Kishės sė Shėn Ilisė apo Shenllisė siē i thonė vendasit dhe e Foletės nė afėrsi, qarkullon tek banorėt nė Reē edhe sot Kisha e Re ėshtė ndėrtuar pas vitit 1991, kur sistemi ateist komunist u rrėzua, por tashma ky institucion Besimi u ndėrtua (nė Ulnikaj) afėr shtėpive tė besimtarėve, e jo mė nė Kodėr, ku gjinden muret e kėtij monumenti ende tė pa kurorėzuar nga shteti... Ndue Bacaj
Kulla e Bajrakut tė Hotit - Simbol i historisė sė Malit Parė Nė fshatin Kushe tė Hotit ndodhet njė kullė e bardhė trekatshe, historia e sė cilės sipas dėshmive gojore, dhe atyre pak tė dekumentuara fillon nė vitin 1812, kohė e cila ėshtė edhe vitlindja e kullės, qė sot identifikohet me emrin e Bajraktarit famėmadh tė Hotit ĒUN MULA. Nė fakt historia e ndėrtimit tė kėsaj kulle fillon mė herėt se aktiviteti i bajraktarit Ēun Mula, pasi themelet dhe ndėrtimi i kullės i pėrkasin babait tė Ēunit (Mul Haxhia),dhe kėsaj familje qė shumė vite mė parė ishin shtėpia e parė e krejt Malit Hotit, pra ishin Bajraktarėt e Malit tė parė tė Malėsisė sė Madhe e mė gjėrė. Siē dihet kjo shtėpi autoktone e Hotit ndėr shekuj kishte sakrifikuar gjithshka pėr malin e Hotit, madje kjo shtėpi kishte pranuar tė kthehej nė besim musliman, si shtėpi e vetme, me qėllim qė pushtuesi otomanė tė mos detyronte me dhunė Malin e Hotit tė ndėrronte besimin. Gjithsesi duhet sqaruar se kjo shtėpi ishte shtėpia e parė nė Hot edhe pėrpara se tė ndėrronte besimin, si dhe ishte njė ndėr shtėpiat qė u printe trimave tė Hotit nė luftė nė mbrojtje tė trojeve, zakoneve dhe jetės sė tyre nga pushtues shekullorė e tjerė... Studiuesi shqiptar Kahreman Ulqini (qė u referohet edhe studiuesve e albanologėve tė huaj, si Goerg Hahn, Hecquard, Durham e tjerė) nė librin e tij Bajraku nė Organizimin e Vjetėr Shoqėrore (Fundi i shekullit XVII deri mė 1912) ndėr tė tjera shkruan: ...Nė pėrpjekje pėr mbrojten e Ulqinit kundėr sulmit Venedikas luftuan edhe bajrakėt e Malėsisė sė Shkodrės, ku u shqua pėr trimėri Bajraktari i Hotit. Pėr kėtė meritė ai u trajtua si bajrak i parė... Duke u mbėshtetur nė tetė breza qė jep gojdhėna popullore, pėr shtėpinė e Bajraktarit tė Hotit, llogaritja tė ēon nga fundi i shekullit XVII, ēka pėrputhet me tė dhėnat e mėsipėrme... (Faqe 19-20). Edhe sot tek banorėt e vjetėr dhe tė vėmendshėm tė Hotit (si dhe tek pasardhėsit e shtėpisė sė Ēun Mulės), mund tė tregojnė emrat e bajraktarėve tė Hotit qė nga bajraktari i parė qė ishte Luc Gjoni, me emrin e tė cilit identifikohen pasardhėsit (Lucgjonaj) e vazhdim. Ne pėr tė vėrtetuar kėtė po i rendisim: duke filluar nga Bajraktari dhe atdhetari (ushtarak) Mul Delia (i cili u detyrua qė mbas vitit 1945 tė mos kthehet mė nė Shqipėri), Deli Meta, Met Ēuni, Ēun Mula, Mul Haxhia, Haxhi Mustafa, Mustaf Nika, Nik Luca dhe Luc Gjoni... Duke ditur moshen rreth dy shekullore tė Kullės sė Bajraktarit tė Hotit qė identifikohet edhe sot me Shtėpin e Ēun Mulės ne mund tė themi se shumica e bajraktarėve famėmėdhenj tė Hotit kanė lindur, rritur dhe ushtruar aktivitetin e tyre tė Bajrakut e mė gjėrė pikėrisht nė kėtė kullė historike qė qėndron edhe sot hijshėm nė fillimet e shekullit XXI... Kulla e Bajraktarit nuk ėshtė njė godinė e thjeshtė qė u ka rezistuar rrebesheve tė moteve tė ligje (me shumicė), apo moteve tė mirė (me pakicė), ajo ėshtė arkivi i gjallė qė ruan brenda shumė vendime e zhvillime historike tė Malit Hotit, Malėsisė Madhe e mė gjėrė, kryesisht nė mbrojtje tė trojeve, dokeve, zakoneve dhe jetės safi Shqiptare... Ne pėr tė vėrtetuar kėto po mjaftohemi tė kujtojmė se Bajraktari i Hotit Ēun Mula ka qenė pjesėmarrės nė tė gjitha kuvendet, kryengritjet dhe luftrat mbrojtėse tė Malėsisė e Shqipėrisė. Ēun Mula ėshtė njė ndėr pjesėmarrėsit mė aktiv tė LIDHJES SĖ PRIZRENIT (1878), i cili sė bashku me pėrfaqėsuesit e tjerė tė Malėsisė Madhe ishin ndėr kollonat mė tė fuqishme qėmbajtėn gjallė vendimet historike tė Lidhjes sė Prizrenit, kryesisht pėr tė ruajtur nga gryksia e sllavėve tė jugut troje Shqiptare qė Europa plakė i kishte hedhur nė ankand, si troje turke, qė nė fakt ishin nga mė shqiptaret e Shqipėrisė Etnike... Nė luftėn e nėndorit tė vitit 1880, pėrsėri nė mbrojtje tė Ulqinit ishin nė krye tė trimave Hotjan e Malsorė Ēun Mula. Fama e Bajraktarit tė Hotit i kishte kaluar kufijtė e Shqiptarisė e Perandorisė, ajo kishte arritur nė dyert e karlinėve tė Europės sė kohės. Pas Lidhjes sė Prizrenit, dhe kongresit famkeq tė Berlinit 91878) nuk kishte mė asnjė aktivitet diplomatik (si Peticione apo Protesta qė u dėrgoheshin fuqive tė mėdha tė Europės) ku tė mos ishte nė to mendja, zemra, shpirti dhe nėnshkrimi i Ēun Mulės, si dhe nuk kishte asnjė betejė luftarake ku tė mos gjindej nė krye tė luftėtarėve tė lirisė me armė nė dorė ky trim i urtė i Hotit, (nė mbrojtje tė Plavės, Gucisė, Traboinit, Tuzit, Grudės e tjera trojeve tė Malėsisė e Shqipėrisė).. Sllavėt e Jugut (Malazezėt dhe Serbėt) duke e parė se Ēun Mula ishte njė ndėr pengesat kryesore tė aneksimit tė trojeve tė Malėsisė, nė vitin 1890 arrijnė ti djegin pėr herė tė parė Kullen, qė siē thuhet u dogj se mbrojti kufirin shqiptar. Natyrisht kjo kullė simbol i menēurisė e trimėrisė sė Hotit, Malėsisė e mė Gjerė u ringrit nga hiri i saj edhe me ndihmėn e Hotjanėve, pasi kjo kullė ishte pjesė e historisė sė tyre, qė nuk duhej lėnė nė shkatėrrim. Nė vitin 1912 pėrsėri ushtritė Serbo Malazeze nė fillim tė sulmit me synim aneksimin e Shkodrės djegin pėr herė tė dytė Kullen e Bajraktarit tė Hotit, tė cilėn tashma e pėrfaqėsonte Nipi i Ēun Mulės bajraktari dinjitoz Deli Meta. Kulla pėrsėri ringrihet, por pėrsėri digjet pėr herė tė tretė nė vitin 1919, nga sulmet e para tė ushtrisė Malazeze qė mė vonė do tė ēonin nė luftėn e njohur nė histori si Lufta e Koplikut, ku kjo kullė nga Malazezėt tashma njihej si Kėshtjella e forcės sė Hotjanėve e Malsorėve nė luftėn mbrojtėse kundėr invazioneve sllave... Mjerisht Deli Meta ishte internuar (megjithse nė moshė tė thyer) edhe nga pushtuesit Austrohungarez, tė cilėt e shihnin kėtė bajraktar si pengesė nė qėllimet e tyre tė nėnshtrimit tė Hotjanėve e Malsorėve. Djali i Deli Metės, Mul Delia ka qenė njė ndėr djemtė e shkolluar e mė me vlerė tė kėsaj Kulle historike. Mul Delia ishte njė oficer karriere, i cili shėrbeu nė mbrojtje tė kufijve shtetėrorė, thuajse nė tėrė gjatėsinė e kufijve toksorė tė Shqipėrisė, detyrė qė e kreu me nder, trimėri e pėrkushtim siē i kishte hije kėsaj dere fisnike. Mul Delia do tė mbahet mend gjatė pėr kontributin e tij nė organizimin e disa besėlidhjeve nė Malėsi tė Madhe e mė gjėrė gjatė kohėve tė trazuara tė pushtimit fashisto nazist (1939-1944), ku kėto beslidhje ruajtėn jo pak Malsorėt nga lufta vėllavrasėse qė kėrkonin tė inskenonin pushtuesit (Italo Gjerman), veglat e tyre, si dhe komunistėt e paktė qė silleshin nėpėr errėsirė, pėr qėllimet e errta pėr Malėsinė e Madhe. Mul Delia pėr kėto veprime patriotike u internua nga Nazistėt gjermanė nė vitin 1944 nė njė kamp nė Austri, nga i cili u lirua nga aleatėt antifashistė nė vitin 1945, por pa mundur tė kthehet kurrė mė nė Atdheun e tij, qė i shėrbeu aq shumė, pasi Shqipėria ishte marrė nė dorė nga Komunistėt, qė ishin njėkohėsisht vėllezėrit e Sllavėve tė jugut tė cilėt i kishin djeg tre herė kullėn, dhe vazhdimisht i kishin sulmuar trojet e shtėpitė Hotit, Malėsisė e Shqipėrisė.... Shtėpia e Bajraktarit tė Hotit (Ēun Mulės) ka qenė edhe nė fokusin e studiuesve dhe Albanologėve tė huaj, ku ne po veēojmė njėrin nga kėta, dhe pikrisht Konsullin e pėrgjithshėm tė Austrohungarisė nė Shkodėr, Studiuesin Theodor Ippen (1897-1904), i cil ndėr tė tjera pėr Hotin dhe Kullen e Bajraktarit shkruan: ...Kam riprodhuar disa mbishkirme dhe gjetje nga ky vendbanim romak. Qysh nga ajo kohė kam marrė dijeni pėr objekte tė tjera. Brenda shtėpisė tė Bajraktarit... ėshtė ndėrkallur nė mure njė pllakė me mbishkrim, prej sė cilės, sado qė nuk munda ta marr njė kopje tė saktė dhe korrekte prej tė dhėnave qė kam nxjerrė vetė, duket se ėshtė fjala pėr njė pleatore tė njė varri... (Shqipėria e Vjetėr... fq. 31 -32). Pra siē shihet nė kullėn rreth dy shekullore ruheshin edhe materiale tė rėndėsishme arkeologjike, historike dhe dėshmi tė jetės, qytetėrimit e zhvillimit mbi kėto troje, mbasi me sa duket nuk kishte vend mė tė pėrshtatshėm pėr ti ruajtur e pse jo ekspozuar nga vizitorė tė ndryshėm tė kėsaj kulle tashma historike. Por fatkeqėsisht nė kohėn e pushtimit fashist ka ndodhur njė grabitje e kėsaj kulle, qė me siguri ka tė bėjnė me kėto vlera Historike. Ėshtė interesant tė thuhet se pėrveē kėngėve tė thurura nga Populli e poet pėr Bajraktarin famėmadh Ēun Mula, Poeti Kombėtar At Gjergj Fishta nė vepren madhore Lahuta e Malėsisė nė faqen 143 i kushton disa vargje edhe Kullės sė Bajraktarit tė Hotit, ku ndėr tė tjera po citojmė: ...Ke Ēun Mula shpi e rreptė Ka hanger bukė i verbėrt e i shkjept Nė atė fis tė Hotit shpi e parė Djal pas djali bajraktarė Nė Gjonoviq te kulla e Ēunit Nė atė kullė tė bardhė mbi krye tė katundit... Vlen tė theksohet se mbas ardhjes nė pushtet tė komunistėve, si dadot e tyre Serbo Malazez, jo vetėm persekutuan e internuan familjen simbol tė Bajraktarit tė Hotit, por persekutuan edhe Kullen, duke u shtetzuar dhe kthyer herė nė Shkollė e herė nė magazinė e tjerė, por fatėsisht jo duke e djegur fizikisht, por duke tentuar ta djegin historikisht, gjė qė nuk ka ndodhur, dhe Kulla ėshtė sot nė gjendje disi tė mirė, dhe nė heshtje duket se na bėn thirrje ktheni syt nga unė, se unė jam Arkivi i gjallė i historisė rreth 200 vjeēare qė duhet ruajtur (duke u shpallur monument kulture) dhe lexuar pėr brezat e sotėm e ata qė do tė vijnė, nė mėnyrė qė rrugėt e Europės e Botės tė mos ju lėkundin traditėn e atdhedashurisė... qė na ka mbajtur gjallė deri nė kėto kohė. Ndue Bacaj
Dervish Sulejman Baloshi Poemė satirike Nga: Gjovalin Lumaj
Pordhi kali nė derė tė hanit Ja lanė fajin njė shkodranit Pordh Dervishi e qelb gazetėn, Prap shkodranit barseletėn...
Ky Dervishi mesjetar Qenka i famshėm gazetar Dhe na marrka honorare Pordh Dervishi e fiton pare!
Me njė ėndėrr nhije tfikut Pėr njė pėrrallė tė atij mikut Ferdinand Dervish Baloshi Mori rrugė pėr nga Vermoshi.
Dhe gazeta, si gazeta, Qė shet rrena si tvėrteta, Pėr tu bėrė sensacionale, Grumbullon turli fekale.
Don Kishoti i redaksisė, Sanēo Panēon e ka nisė, Pėr Kelmend me Rosinant Shkon Dervishi Ferdinand.
Nė Vermosh thonė ėshtė traditė Bujarisht mikun me pritė Madhėrisht rri te kryevendi Ēdo lloj hori e ēdo lloj qeni.
Pėr mysafir tė turli marke Nder pėr darkė e nder pas darkė Ja rreshtojnė vajzat e gratė, Pėr tė zgjedh miku atnatė!
Me kėtė andėrr shkoj Dervishi I dhanė raki e copa mishi Por sia dhanė vajzėn e zgjedhur U kthye nTiranė, si qen i tredhur!
Pordha e ndytė e budallait Gjeti pendėn e maskarait Dhe gazeta kėtij zagar Pordhėn vė nė faqe tparė!
Dervish Pyka, veshėgjati Nuk pėrmbahet nga inati, Atij vendi ku hangėr bukėn Paturpėsisht ia pėrmbys kupėn.
Kjo nuk ėshtė hera e parė, Qė shkrimtar e gazetarė Helm e vrer hedhin nė letėr, Si turptozaj e ndoj tjetėr.
Turli balosha e horra Qėllojnė malet me taborra I vėrsulen gjithė veriut Pėr inatin e Saliut!
Ti Dervishi faqezi Shumė i dobtė nė histori, Ku e ke rrėnjėn nuk e di, Ndoshta edhe nArabi!
Breshkė e ardhur nga moēali, Qė fyen malet nga morali O Dervish fytyrė batalle Malet male e halet hale!
Me ēfarė shkruan sdyshoj pak, Se shqiptar nuk je nė gjak Nė moral, ku shkel ēdo cak Je dervishi ardhacak.
Ktė e bėn veē gjak i ndyrė, Qė nuk njeh moral as ftyrė, Por shqiptari kurrė shqiptarit Sia bėn nderin plaēkė pazarit!
O Dervishi me mendje tmushkės Nderi ėshtė ruajt me grykė tė pushkės Shpifja nė nder, nė e ke tė qartė Ka njė kosto shumė tė lartė!
Moj gazeta paēavure, Pa etikė, pa pikė kulture Dhe i thua vetės shqiptare Ndrroje emrin moj zuzare!
Ndjej keqardhje pėr kėtė shkrim Pėr lexuesin bie nė pendim, Nė Shqipėri, as nė Amerikė Kurrė nuk shkela mbi etikė Njė i paftyrė, njė Dervish hor Mi ka nxjerrė shprehjet me zor!
Nga Gjergj Grabeni Unė jam gjergji. Njėri prej Gjergjave tė atjeshėm, bolleku i tė cilėve u pat ndje qė nė atė kohė kur ti Dervish ala nuk dukeshe nė horizont. U bėmė vėrtetė shumė, nė mos gaboj nja 6 a shtatė me kėtė emėr, dhe pėr tė mos krijuar konfusion mu edhe dy tė tjerė na nisen pėr tė Amerikės e kėtu mbetėm qė atėherė e deri sot. Nė fakt emri Gjergj nė ato vende qė ti zbulove mė sė fundmi sė paku pėr atė kohė dukej mjaft shqiptar (kujto Gjergj Kastriotin!) e nė fakt dukej atėherė e deri nė ditėt e sotme pak mė shqiptar se emri yt Dervish. Por nejse, ky ėshtė mendimi jot e pse jo edhe shpikja jote qė nė kėtė shkrim duken mė me bollek se Gjergjet e Vermoshit. Nuk mė pėlqen aspak tė merrem me pjesėn hyrėse tė shkrimit tėnd. Mė duket se aty tė janė pėrgjigjur saktė Kelmendasit e i mirėnjohuri Gjovalin Lumaj e deri edhe mėsuesja ime e nderuar Mariana Naci. Gjetjet e tua siē ėshtė rasti i emrit tim tė gjendur mebollek e ndonjė tjetėr si kėto, kam qefė ti vė nė dukje o Dervish! Ti zbulon pa njė pa dy se Vermoshi na qenkėrka pika ku varet harta e Shqipėrisė dhe ka shanse qė ti ta kesh mėsuar kėtė qė nė shkolln fillore, e si nxėnės me zhvillim mendor tė vonuar vjen e tė kujtohet tash sė fundmi kur ti mendohet tė jesh rritur. Ti atje zbulon se ka male! Bile edhe tė lartė!! Ka pyje e ka edhe ujė!!! Edhe ky uji qė rrjedh pa lejen e Dervishit tė kujtoka ujin e Tiranės qė shpesh mungon. Ti flet sikur ke zbritur nga njė planet tjetėr tjetėr apo ke zbuluar ndonjė geto jo dhe aq tė pėrhapura nė territorin Shqiptar. Po le tė vazhdojmė me gjetjet e tua: Ti zbulon se njė farė Kosovari qenka i ēmendur e kjo vjen vetėm se ai bėn kilometra tė tėra pėr tė fotografu trojet shqiptare e vendet historike! Nė fakt kėtu pėr tė qėnė e saktė ēmenduria ėshtė nė anėn tuaj por unė nuk kam qejf ta them atė. Ti zbulon se Kosovari me emrin Bekim (Ah sa emėr i bukur e sa shqiptar ėshtė ky o Dervish?) gerhitka natėn dhe jo vetėm kaq por gėrhet edhe nė kreshendo!!!! Kam dėgjuar muzikantėt tė pėrdorin atė fjalė edhe ndonjė deputet tė hyrė aksidentalisht nė parlament qė kėrkon ti mbushė mendjet auditorit se po flet me fjalė tė zorėshme e tė kohės, por mund tė thuhej shumė mė thjeshtė nė shqipen tonė tė bukur duke u rritur. Mandej del nė konkluzione shkencore se e gėrhitura e Kosovarit me emrin Bekim vjen sepse ai na paska pasė mish nė hundė!!! Metaforat e tua gjoja se Kelmendi ėshtė njė ishull ėshtė pėrsėri njė ishull, bile monstruoz. Ai ska qenė kurrė as ishull, as gadishull dhe as geto siē e mendoni ju e siē rrėfeni qė ju e zbuluat pėr herė tė parė! Edhe tabelat e rrugėve ti i zbulon pa pikė vėshtirėsie bile i lexon ato me kopetencė! Ēudi! Njė turist aq i pėrgaditur si ti e brenda atdheut tė vet nuk ėshtė ēudi qė kėto informacione ti kishte tė grumbulluara qė para nisjes. Ne, sidomos unė edhe dy gjergje tė tjerė presim nga ju zbulime tė tjera tė rradhės dhe tė premtoj se shkrimet e tuaja do ti lexojmė deri nė fund, por tė na falėsh qė kėsaj rradhe se bėmė dot njė gjė tė tillė. Ishte e pamundur. Skisha lexu ndonjėherė shkrim mė tė dobėt nė jetėn time. Por ska faj pena e nderuar e Riza Lahit qė shkruan pėr burrat e pahutuar tė Shkodrės e ti me sa duket je mė se i hutuar nga demokracia me mė bollek se emri im.
Lajthitje apo dashakeqėsi? Mariana Naci NY E indinjuar po shkruaj pak fjalė si replikė ndaj shkrimit tė F. Dervishit nė Gazetėn Shqiptare. Unė jam njė nėnė qė jetoj, punoj e studioj nė U.S.A. (N.Y.) Vitet e emigrimit tė japin djersė dhe para, kėnaqėsi edhe shqetėsime qė sė bashku reflektojnė e tė mbysin nė detin e mallit pėr atdheun, qytetin apo fshatin, shoqėrinė e tė afėrmit. Njeriu sa ėshtė gjallė jeton me njė dhembje, e kjo dhembje pėr mua ėshtė vendlindja qė mė bėn (megjithėse shumė e ngarkuar) tė gjej kohėn e tė lexoj shtypin Shqipėtar. Dhe ja me 14/08/07 nė gazetėn e ashtuquajtur Shqipėtare lexova artikullin e F. Dervishit pėr Kelmendin. E revoltuar dua ti them atij zotėrisė se unė kam jetuar e punuar dikur (mėsuese) nė fshatin e Vermoshit, dhe i njoh mirė ato zona si Vermoshi, Selca, Lepusha, Gropat e Selcės, Tamara, Vukel, Nikēi etj. Zotėria nė fjalė e fillon artikullin e tij me njė barcaletė dashakeqėse tė cilėn do ta ketė sajuar ndonjė zorraxhi, spiun i sigurimit, i cili i jargavitur para bukurisė sė vajes kelmendase dhe pasi nuk kishte arritur atė qė dėshironte si kundrapeshė nxjerr kėtė thėnie dhe e vė nė gojėn e shkodranit e mundohet qė tė hedhė baltė me kelmendasit. Jo zotėri ju gaboheni sepse lavdia e Kelmendit ėshtė aq e madhe saqė shkrimet e pendės tuaj tė ndyrė janė vetėm njė flluskė sapuni pėr Kelmendin dhe krejt malėsorėt e veriut. Emri Kelmend si toponim identifikohet me emrin e kėshtjellės bizantine Klementiana tė cilėn e pėrmend historiani i epokės Justinianit tė parė (527 565). Nė vitin 1671 Kelmendasit sipas Giuseppe Valentinit i gjejmė tė ndarė nė tri vllazni: Selcė, Vukel, Nikē. Vetėm nė vitin 1688 ēfaqet edhe vllau i katėrt Boga. Kelmendi ėshtė vendi i burrave e burrneshave tė mėdha, tė pushkės e tė besės, tė sofrės e tė zemrės sė madhe, pamvarėsisht se ndokush si ju o Dervish apo ai spiuni i sigurimit tė shtetit komunist mundohet tė pėrmbysė edhe kupėn, pasi han buken, por mos harro sepse buka shumė e pastėr e bujare e atij vendi tė mrekullueshėm mundet edhe me tė ngelė nė fyt. Ju duhet ta dini se me ardhjen e pushtuesit aziatik, kelmendasit morėn malet dhe e ngritėn jetėn e tyre nė ato lugina tė bukura plot ujėra tė akullta e tė kristalta, (qė ju dhimbsej kur derdhej kot), mes malesh tė thikta, shpateve tė mbuluar me pyje ahu, pishe panje etj., livadhesh tė mrekullueshme tė mbuluar me shumėllojshmėri lulesh si njė qilim i pashoq. Kelmendasit, kėta trima e trimėresha tė hijshėm e shtatlartė, tė menēur e strategė tė shquar popullorė janė tė pajisur nga natyra me njė instinkt tė fortė pėr ruajtjen e rracės sė vet, me forcėn e duhur pėr ti qėndruar rrokullisjes sė shekujve duke ruajtur gjuhėn, zakonet, fenė, traditat, dhe ata kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė ruajtne e identitetit kombėtar dhe atij fetar. Kur tė flasėsh pėr Kelmendin duhet tė dish se ai vend ėshtė vendlindja e Norės sė Kelmendit, Prekė Calit, Memit tė Smajlit, Nikė Lekės, Dedė Gjon Bajraktarit, Nikė Mernacaj e sa e sa burrave e burrneshave tė tjerė. Kelmendasit kurrė nuk i kanė thyer premtimet as nuk i ka hyrė nė sy paraja kur bėhej fjalė pėr Fe, Nder e Atdhe. Do tju sugjeroja ju zotėri ti kėrkoni tė falur publikisht asaj zone pėr ato fjalė si prej kakareēi (kakareē ne u themi atyre fiqve qė janė tė papjekur0, pėr fyerjen qė i keni bėrė vajzave tė shquara malėsore tė Kelmendit, motrave tė Norės, e cila bėri aktin madhėshtor duke vrarė Vuci Pashėn, gjeneralin mė tė egėr e mė mizor tė Perandorisė Osmane, pėr tė cilėn poeti Gjovalin Lumaj shkruan: Kėshtu ua jep hakun mizorėve Shpata e mprehun e malėsoreve.
Gjatė dy javėve nė Malėsinė e Madhe Gjovalin Veshti edhe njė vit kryetar Kryetari aktual i komunės sė Kastratit dhe i degės sė PD tė M. Madhe, ish-N/prefekt i Malėsisė z. Gjovalin Veshti ose drejtuesi mė i suksesshėm i PD nė M. Madhe nė kėto 15 vite demokraci, do ta drejtojė Partinė Demokratike tė Malėsisė edhe pėr njė vit dhe konkretisht deri nė vjeshtėn e vitit 2008, kohė kur nė Partinė Demokratike do tė bėhen zgjedhjet e radhės. Ndėrkohė qė dihet se nė PD zgjedhjet mė tė fundit janė zhvilluar nė vjeshtėn e vitit 2004. Kėtė lajm pėr gazetėn Malėsia e kanė bėrė tė ditur burime tė sigurta pranė kryesisė sė PDSH, tė cilat kanė konfirmuar se ditėt e fundit z. Veshti ka marrė edhe vulen e re kreyedemokratit malėsor. Z. Veshti nga ana e tij, as nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar njė fakt tė tillė. Gjithsesi ėshtė shumė e qartė se z. Veshti gėzon besimin e plotė tė drejtuesit mė tė lartė tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė. Shkreli pėrpiqet tė dalė nga harta e narkotikėve Nėn kujdesin e Drejtorisė Rajonale tė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit tė drejtuar nga z. Guri Beshi nė bashkėpunim me Ministrinė e Bujqėsisė dhe komunėn e Shkrelit, nė fshatin Mosel tė kėsaj komune ėshtė zhvilluar njė takim kombėtar, i titulluar Zhvillimi i zonave malore, ku janė ekspozuar nėpėrmjet njė panairi prodhimet bujqėsore, blegtorale, artizanale, pemėtarisė, vreshtarisė, bimėve medicinale etj. tė cilat ofrohen nga fermerėt e komunės sė Shkrelit nė M. Madhe. Nė kėtė panair pėrveē shumė specialistėve nga i gjithė vendi, ka qenė i pranishėm dhe ministri i Bujqėsisė z. Jemin Gjana si dhe ministri i bujqėsisė sė Kosovės. Pėrveē ekspozimit tė prodhimeve tipike lokale, janė paraqitur edhe mundėsitė e zhvillimit tė agro-turizmit. Vlen tė pėrmendet fakti se me kėtė panair komuna e Shkrelit ka dėshmuar se nuk ėshtė ēerdhja e narkotikėve siē thuhet. Kėshilli bashkiak: Revolucion me ndihmėn ekonomike Mė nė fund kėshilli i bashkisė sė qytetit tė Koplikut, i dalė nga zgjedhjet lokale tė vitit 2007, pėrsa i takon pėrmirėsimit tė listės sė shpėrndarjes sė ndihmės ekonomike, ka bėrė atė qė shumė kėshilltarė tė kaluar nuk e kanė bėrė, duke e reduktuar ndjeshėm numrin e familjeve tė trajtohen me kėtė ekzistencė, veprim qė ka ndikuar nė rritjen e kėsaj ndihme pėr familjet nė nevojė nė masėn 25%. Sipas shifrave rezulton se nga 330 familje qė trajtoheshin deri tani do tė trajtohen 230 familje ose 100 familje mė pak, tė cilat janė konsideruar se nuk e meritonin pėr shkak tė tė ardhurave ekonomike qė ata kanė nė krahasim me tė trajtuarit. Gjithsesi edhe ankesat nuk kanė munguar, tė cilat po konsultohen nė Zyrėn e Ndihmės Ekonomike, qė sipas ligjit sjell nė kėshillin bashkiak projektin e shpėrndarjes sė kėsaj ndihme. Kujtojmė se fondi ėshtė 6.8 milion lekė tė vjetra nė njė muaj. Ėshtė zhvilluar apo jo lufta e 1920-ės nė Koplik Ēuditėrisht dhe fatkeqėsisht kjo ėshtė pyetja qė rėndom bėhet dhe me tė drejtė nga qytetarėt e Koplikut qė nga data 20 shtator e kėtij viti qė pyesin njėri tjetrin se pėrse kėtė vit nuk u pėrkujtua ngjarja historike siē ėshtė Lufta e Koplikut e zhvilluar nė vitin 1920, e pėrkujtuar nė vitet 2005-2006 me vendim tė kėshillit bashkiak tė atėhershėm, kohė kur kryetar bashkie ishte socialisti Perlat Ramēaj. Pse-nė e kėsaj pyetje deri tani nuk e ka dhėnė askush. Ndėrkohė qė kėshilli bashkiak pohon se qė nė muajin Prill tė kėtij viti ėshtė miratuar fondi prej 3 milion lekėsh tė vjetra pėr pėrkujtimin e 87 vjetorit tė luftės heroike tė Koplikut. Ndėrsa bashkiakėt bėjnė sehirxhinė, pavarėsisht se e vėrteta ende nuk ėshtė thėnė, mėsohet nė kėtė mysele mund tė kenė ndikuar disa faktorė qė janė: rishkrimi i historisė, borxhi prej 1.5 milion lekėsh tė vjetra qė nė festėn e vitit tė kaluar si dhe tendenca pėr dominimin e tė ashtuquajturve jabanxhinj nė Koplik. Veleēiku me grushta prej vedit Ngjarja e ndodhur disa ditė mė parė nė qytetin e Koplikut gjatė ndeshjes sė futbollit Veleēiku Ēlirimi, ku Zv/trajneri Pepa si dhe disa futbollistė sulmuan papritur e pamenduar dhe me pa tė drejtė gjyqtarėt e ndeshjes dhe vetėm e vetėm se ndeshja dha rezultatin 2-2, vėrtetė qė ėshtė kthyer nė disfavor tė veleēikasve ose e thėnė malėsorēe me grushta prej vedit, grushta qė tė pėrkthyer nga ata qė u dhanė gjyqtarėve pėrkthim qė e ka bėrė mė sė miri Komisioni i Disiplinės pranė F.SH.F se, kanė sjellė dėnimin 6 muaj dhe dorėheqjen e Zv/trajnerit Selami Pepa si dhe dėnimin me njė vit tė futbollistėve Dorzaj dhe Gjokaj dhe me qendėrmbrojtėsin Ēokaj, mosaktivizimi i tė cilit do tė jetė njė humbje shumė e madhe pėr ekipin e Veleēikut edhe pėr vetėm dy ndeshje. Ndryshon kreu i zyrės sė hipotekės nė M. Madhe Vazhdojnė ndryshimet nė institucionet e malėsisė. Karakteri politik duket tė jetė kriteri bazė i lėvizjeve tė kryera ditėt e fundit nė disa prej institucioneve kryesore tė Prefekturės sė malėsisė. Asim Burgaj ish kryetar i komunės sė Gruemirės para disa ditėsh ėshtė emėruar nė postin e pėrgjegjėsit tė zyrės sė hipotekės duke zėvendėsuar pa ndonjė motiv bindės inxhinieren Ela Ramaj qė e ushtronte detyrėn prej disa vitesh. Ndryshime tė kėtij karakteri kanė ndodhur dy vitet e fundit edhe nė institucione tė tjera tė rėndėsishme tė malėsisė dhe pėrgjithėsisht nė qarkun e Shkodrės tė cilat duket thėnė se mė tepėr i kanė shėrbyer vendosjes sė ekuilibrave politikė sesa pėrmirėsimit tė punės nė kėto institucione. Sidoqoftė ne nuk marrim pėrsipėr kontestimin e ndryshimeve tė tilla pėrsa kohė paraqiten si lėvizje qė i shėrbejnė njė shėrbimi mė cilėsor pėr komunitetin vendas nga institucionet e larta tė shtetit shqiptar, kur dihet se Asim Burgaj ėshtė ndėr demokratėt mė tė njohur tė M. Madhe. Hysen Hysaj rikthehet nė krye tė socialistėve Gjashtė krerėt vendorė tė Partisė Socialiste nė rrethin e Malėsisė sė Madhe kanė zgjedhur ditėt e fundit sekretarin koordinativ tė partisė socialiste tė rrethit. Kanė konkuruar pėr kėtė post tri figura tė njohura nė aktivitetin politik tė kėsaj partie nė vite, tre ish drejtues tė saj, Ruzhdi Duli ish kryetar pėr disa vite i partisė socialiste tė rrethit, Dedė Bzheta ish sekretar i degės dhe Hysen Hysa ish kryetar i degės vendore gjatė njė mandati katėr vjeēar. Nė zgjedhjen e sekretarit koordinativ tė partisė socialiste ka qenė e pranishme dhe antarja e kryesisė sė Partisė Socialiste shqiptare z. Mimoza Hafizi. Bėhet e ditur se para fillimit tė takimit ishte konfirmuar dorėheqja nga kandidimi i zotit Dedė Bzheta dhe votimi pritej tė bėhej mes dy kandidatėve Duli e Hysa. Zoti Ruzhdi Duli ka preferuar tė bėjė njė deklaratė dorėheqjeje duke sulmuar mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė sekretarėve nga qendra nė bazė dhe njėheraz duke lėshuar edhe disa akuza pėr kandidatin tjetėr zotin Hysen Hysa. E ndėrsa Duli ka braktisur sallėn ku zhvillohej takimi, proēedura e zgjedhjes ka vijuar normalisht dhe me votim tė fshehtė zoti Hysen Hysa ėshtė me 5 vota pro ėshtė zgjedhur sekretar koordinativ i partisė socialiste pėr rrethin e Malėsisė sė Madhe, mandati i tė cilit ėshtė 4 vjeēar. Ruzhi Duli i vetėm me modelin e Ri Rama Ndėrsa ka filluar takimi pėr zgjedhjen e sekretarit koordinativ tė Partisė Socialiste pėr rrethin e Malėsisė njėri ndėr kandidatėt pėr kėtė post, socialisti Ruzhdi Duli ka bėrė njė deklaratė pėr shtyp. Mjaft shkurt por qartė zoti Duli ka dėnuar praktikat qė po ndiqen gjatė pėrzgjedhjes sė sekretarėve tė rinj nga qendra nė bazė tė cilėt sipas zotit Duli nuk janė njerėzit e duhur pėr tė pėrfaqėsuar frymėn dhe modelin e ri tė Partisė Socialiste Shqiptare. Ai ka anatemuar partinė socialiste nė bazė dhe atė nė qendėr konkretisht pėr pėrzgjedhjen e zotit Hysen Hysa nė postin e sekretarit koordinativ pėr rrethin e malėsisė. Ai ėshtė humbės nė zgjedhjet e fundit pėr pushtetin vendor dhe si i tillė nuk mund tė jetė faktor bashkimi nėradhėt e socialistėve tė malėsisė. Megjithatė duke deklaruar dorėheqjen ish kreu i partisė socialiste pėr rrethin e malėsisė gjatė disa mandateve tė kaluara zoti Ruzhdi Duli ėshtė shprehur se mbetet besnik e mbėshtetės i programit dhe modelit tė ri tė drejtimit tė partisė socialiste tė kryesuar nga lideri aktual Edi Rama. Lėvizja Nano jėshtė pėrpjekje pėr rikthimin e xhaketave tė vjetra nė kreun e partisė e si e tillė nuk ka tė ardhme ka pėrfunuar deklarimin e tij pėr mediat zoti Ruzhdi Duli i cili mė pas ėshtė larguar pa pritur rezultatin e mėtejshėm tė votimit sipas tij tė paracaktuar. LSI feston 3 vjetorin me 10 kėshilltarė dhe 400 antarė Ka festuar trevjetorin e krijimit tė saj Partia Lėvizja socialiste pėr integrim nė rrethin e Malėsisė. Pėrveē mjaft antarėve dhe simpatizantėve tė saj si dhe krerėve tė partive aleate nė takim ishte i pranishėm edhe nėnkryetari i selisė qėndrore tė kėsaj partie, zoti Sokol Axhemi dhe antarė tė tjerė tė kryesisė sė asaj partie. Kryetari i degės vendore tė partisė lėvizja socialiste pėr integrim zoti Sytki Ndrecak pasi ka pėrshėndetur tė pranishmit ka sjellė nė vėmendjen e tyre edhe disa prej rezultateve tė arritura nga kjo parti nė rrethin e malėsisė. Njėherazi ėshtė deklaruar se kjo forcė politike do tė vazhdojė tė luajė njė rol determinant nė zhvillimet politike tė vendit. Ka pėrshėndetur e falenderuar gjithė strukturat e kėsaj partie dhe antarėt e saj nėnkryetari i Partisė Lėvizja Socialiste pėr integrim nė shkallė vendi Zoti Sokol Axhemi i cili ka sjellė edhe pėrshėndetjet e kreut tė saj zotit Ilir Meta. Gjatė kokteit tė shtruar me kėtė rast ka pėrshėndetur edhe kreu i Partisė Socialiste tė Koplikut zoti Nazmi Hasani, kryetari i Komitetit tė Veteranėve zoti Deli Bishja etj. tė cilėt kanė vlerėsuar rolin dhe veprimtarinė politike gjatė tre viteve tė degės vendore tė partisė lėvizja socialiste pėr integrim. Kjo forcė politike radhitet e treta ndėr forcat politike nė M. Madhe sipas rezultateve tė arritura nė zgjedhjet e fundit vendore ku ka forum 10 kėshilltarė. 25.000 mijė myslimanė nė M. Madhe festojnė Fiter Bajramin Pas njė muaj agjėrimi, pastrimi shpirtėror, falje, dhėnie mesazhi pėr mė shumė besim tek Allahu xh. Sh., besimtarėt mysliamnė kėto ditė kanė festuar Fiter Bajramin ose Bajramin e Madh, tė cilėt u janė drejtuar 18 xhamive qė ka Malėsia e Madhe pėr tė kryer ritet e faljes sė kėsaj feste. Pėr tre ditė me radhė Fiter Bajrami ėshtė festuar gėzueshėm dhe nė harmoni edhe me besimet e tjera fetare, ku nuk kanė munguar sė shkuari dhe uruar vėllezėrve tė tyre myslimanė Gėzuar dhe pėr shumė vjet Fiter Bajramin. Vlen tė pėrmendet fakti se pėr herė tė parė pikėrisht me rastin e festės sė Fiter Bajramit nga Bashkia Koplik ėshtė organizuar njė koncert, sponsorizuar nga Vera Medaur e kantinės Miqėsia nė qytetin e Koplikut. Fatos Nano mbėrrin edhe nė M. Madhe Ish kreu i socialistėve tė Shqipėrisė Fatos Nano nė kuadėr tė turit qė ai po zhvillon nė tė gjithė vendin me tė besuarit e tij socialistė ka qenė edhe nė qytetin e Koplikut, ku ka zhvilluar njė takim, nė tė cilin ai ka vėnė theksin tek masat qė duhet tė merren pėr ta shpėtuar Partinė Socialiste nga Rreziku Rama. Fatos Nano ėshtė shprehur se shumė shpjet duhet bėrė zgjedhjet nė parti. Nė kėtė takim ai ka qenė i shoqėruar nga socialistėt e njohur malėsorė Perlat Ramēaj, Pjetėr Smakaj, Luigj Keqaj, Gjeto Ēutaj, isuf Hebaj, Dedė Bzheta, Bejto Selgjekaj e tjerė. Duhet evidentuar se Hebaj, Ēutaj dhe Bzheta kanė qenė drejtues PS nė M. Madhe. E veēanta e kėtij takimi ka qenė mosprania e asnjerit nga drejtuesit aktualė tė PS tė tė pesė komunave dhe bashkisė sė qytetit tė Koplikut. Nuk bėhet e ditur se kush do ta drejtojė lėvizjen Nano hajde nė Malėsinė e Madhe, por nga burime tė besueshme merret vesh se katėrshja kryesore do tė pėrbėhet nga Isuf Hebaj, Perlat Ramēaj, Luigj Keqaj dhe Dedė Bzheta.
Fatos Nano - koha e tashme e shkuar Nga Rifat Ymeri Shumė kush nga ata qė e kanė njohur e mbėshtetur Fatos Nanon gjatė viteve tė mbretėrimit tė tij nė Shqipėri ndjehet i zhgėnjyer dhe i habitur nga ajo qė po ngjet me tė. Tė shumtė janė ata qė bėjnė pyetjen: Ēfarė po ndodh me ish liderin e tyre shpirtėror, kush qe ajo rrufe nė qiell tė pastėr qė e ka degdisur ish kryeministrin nė pozitėn mjerane tė njė lypėsi pėr tu rikthyer nė kohėn e shkuar. Me pamje tė lodhur, me njė fytyrė tė pėrvuajtur e sy tė zvogėluar prej operacioneve, ish kryeministri Nano ka humbur edhe llogjiken e komunikimit e ēirret e bėrtet se po vjedhin krijesėn e tij, Partinė Socialiste tė Shqipėrisė. Ēohuni socialistė nga Shkodra gjer nė Vlorė tė marrim partinė nė dorė thėrret ish komandanti e qindra mbėshtetės tė tij, kryesisht ish drejtues tė pushtetit qėndror e lokal, ish shefa policie, ish doganierė e tatimorė tė liruar pėr korrupsion e afera tė paligjshme duartrokasin nė kor poshtė Edi Rama dhe rroftė prijėsi ynė i pavdekshėm, ideatori dhe inspiruesi i korrupsionit galopant nė Shqipėri Fatos Nano. Nuk mund ta lėmė Partinė Socialiste nė duart e shtatė shaljanėve tė veriut dhe dy shalgjatėve nė kryeqytet thėrret Fatos Nano nga qyteti i Lezhės e mbėshtetėsit e tij, ishet e vjetėr, tė korruptuarit e mėdhenj, ata qė ndėrtuan vila e pallate nė saj tė pushtetit tė pamerituar dhuratė nga ish kryetari e ish kryeministri i tyre, i mbajnė ison dhe i japin forcė pėr tė vazhduar nė rrugėn e nisur pėr ti zgjatur agoninė pushtetit aktual tė Sali Berishės. Ata ēuditėrisht e kanė harruar 1 korrikun e vitit 2005 kur ish lideri historik i socialistėve tė Shqipėrisė Zoti Fatos Nano me njė fjalim mortor para mijėra antarėve e simpatizantėve tė partisė socialiste nė kryeqytet ja dhuronte pushtetin ish armikut dhe ish kundėrshtarit mė tė madh politik tė tij zotit Sali Berisha. Si e paskan harruar socialistėt kėtė Pazar tė ish kryeministrit qė shiti partinė pėr hir tė ruajtjes sė privilegjeve tė tij, tė aferave korruptive farefisnore e sot vetėm pas dy vitesh duartrokasin e pėrbetohen pėr ta rikthyer nė fron duke rrėzuar liderin e ri tė socialistėve tė Shqipėrisė kryebashkiakun e Tiranės zotin Edi Rama. Ata natyrisht nuk kanė hallin e ish liderit tė rrėzuar por mė shumė tė tyrin pasi ndjehen tė mėnjanuar tė lėnė pas dore, pa pushtet e privilegje tė cilat i kishin gėzuar pa meritė gjatė viteve tė mbretėrimit tė ish kryetarit Fatos Nano. Por nė mbėshtetjen pėr ish kryesocialistin ata nuk marrin parasysh faktin se aktualisht Fatos Nano ėshtė krejt i zhveshur nga pushteti e nuk mund tė shpėrndajė me tendera vende tė lakmuara pune si atėherė kur bėnte lojėn e kungulleshkės me Pandeli Majkon e Ilir Metėn. Pėr mė tepėr ata kanė harruar edhe faktin se ish lideri i tyre shpirtėror deri sot nė asnjė rast nuk ka treguar guximin e vullnetin pėr ti ēuar punėt e nisura deri nė fund. Shto mė pas edhe faktin qė ideator tė lėvizjes ka zotin Petro Koēi pėrgjithėsisht i njohur pėr inkursionet katarsiste e sekush mund ta parandjenjė edhe fundin e kėtij turi tė mundishėm tė ish kryeministrit Nano pėr tu rikthyer nė fron si lider i socialistėve tė vendit. Fytyra e pėrvuajtur, fjalėt e ēakorduara, thirrjet histerike dhe sallat e mbushura me ishėt e vjetėr e antarėt e Partisė Demokratike janė dhe prognoza e qartė e fundit me turp tė shėrbimit funeral qė Fatos Nano i bėn pushtetit aktual tė kryesuar nga lideri i mazhorancės doktor profesor Sali Berisha.
Demokristianėt e bashkuar pėr tu ndarė, apo tė ndarė pėr tu bashkuar?! Se Partia Demokristiane ėshtė njė forcė reale dhe faktor nė Shqipėri, kėtė tani e di ēdo shqiptar dhe posaēėrisht politikanėt qė vitet e fundit e quajnė Partinė Demokristiane si njė antibiotik europian qė i bėn mirė Shqipėrisė, antibiotik qė deri tani e kanė marrė 4% e shqiptarėve dhe me shpresėn se nė vitin 2009 do ta marrin 5% e tyre, qė realisht ėshtė e mundshme duke e ēuar numrin e deputetėve demokristianė nė parlamentin e Shqipėrisė nė 10 deputetė, por pėr tė mbėrritur deri atje, demokristianėt kanė edhe 2 vite kohė dhe rrugė pėr tė bėrė, rrugė e cila ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė udhėhiqet siē duhet nga kreu aktual z. Nard Ndoka, politikan tė cilin do tė dėshironte ēdo parti pėr sukseset qė ai ka arritur dhe tani sė fundmi nė drejtimin e Ministrisė sė Shėndetėsisė, veēanėrisht nė mėnyrėn e tė bėrit politikė, politikė demokristiane qė sapo ka nisur qė tė tronditet nga ngjarjet e kohėve tė fundit siē janė: arrestimi i dy zyrtarėve tė ashtuquajtur tė PDK si dhe nga largimi i z. Nikollė Lesi, i cili me lėvizjen qė bėri i dha mundėsinė z. Ndoka qė tė sjellė nė PDK edhe shtatė deputetė, duke e ēuar nė tetė numrin e deputetėve tė PDK, nga tė cilėt fituan jo pak edhe anėtarėt e PDK-sė nė tė gjithė Shqipėrinė, tė cilėt kanė marrė edhe pushtet dhe qė e meritonin, ashtu siē e meritonte edhe z. Lesi si i vetmi deputet i dalė nga votat e PDK-sė. Sidoqoftė z. Lesi duhet ta pranojė se tani ka gabuar, por nuk duhet tė braktiset, pasi Nikolla u duhet demokristianėve. Prandaj Nikollėn nuk duhet qė ta detyrojnė tu shėrbejė tė tjerėve, ashtu siē duhet edhe 7 deputetėt e tjerė. Kjo ėshtė arsyeja qė nuk duhej larguar i teti nė bronx, tė cilin e ka zėvendėsuar njė burrė si Pashko Ujka biznesmen dhe intelektual malėsor. Ndaj Nikolla nuk duhet tė mbajė inat. Z. Ujka sė bashku me tė madhin Tom Doshi pėrbėjnė dyshen e duhur tė PDK-sė, tė cilėt duhet ta mbajnė ndeshjen sa mė mirė, sepse duhet pranuar se njė lojė nė PDK ka filluar dhe lojtarėt tashmė dihen, ashtu siē dihet se ndonjėri prej tyre drejtohet nga ndonjė trajner personal dhe jashtė radhėve tė PDK-sė. Kjo nuk duhet qė tė ndodhė, ashtu siē nuk duhet tė ndodhė qė z. Ndoka tė pretendojė qė ta bėjė partinė me ata qė ka punėsuar nė Ministrinė qė ai drejton, duke mos i harruar strukturat dhe demokristianėt. Ndėrkohė qė nė PDK duhet qė tė marrė fund edhe dorėzimi i kreut tė partisė nė tavolinė, siē ėshtė vepruar nga Zef Bushati dhe Nikollė Lesi, e treta e vėrteta. Ėshtė e vėrtetė qė nėn drejtimin e z. Ndoka Partia Demokristiane ka pėsuar rritje, por tani ai duhet qė tė dalė nga zyra ku rri dhe ta mjekojė partinė qė ai drejton, duke i bashkuar tė gjithė faktorėt demokristianė dhe tė pesė partitė demokristiane duke i unifikuar nė njė tė vetme qė quhet dhe do tė quhet P.D.K., duke mos i lejuar ata qė janė nė krye tė kėtyre partive vocrrake qė tė bėjnė presion pėr tė marrė pushtet dhe para dhe kandidim pėr deputet nė vitin 2009, duke e dėmtuar PDK-nė, por tė unifikohen duke e ēregjistruar pikėrisht aty ku janė regjistruar. Kėshtu z. Ndoka do tė punojė i qetė dhe partia do tė pėsojė rritje elektorale. Ani se ndonjėri nė 2009-ėn nuk do tė bėhet deputet, sė paku pėr bukė nuk do tė vdesi. Prandaj nė elektoratin demokristian me tė drejtė lind pyetja se: ėshtė njė bashkim pėr tu ndarė, apo njė ndarje pėr tu bashkuar?! Vasel Gilaj Zėdhėnės i PDK dega Malėsi e Madhe Anėtar i Kėshillit Bashkiak
Ndan tė fejuarėn dhe i vrasin babain Hakmarrja ka goditur sėrish nė qytetin e Koplikut. Vetgjygjėsia ka shkaktuar viktimėn e fundit. Ngjarja e rėndė ka ndodhur me 27 shtator rreth orės 13 e 30 nė afėrsi tė xhamisė sė qytetit nė lagjen Llazan. Persona tė paidentifikuar qė kanė zbritur nga njė automjet me targa tė huaja dhe ngjyrė tė zezė kanė goditur me mjete tė forta qytetarin Isa Haxhi Canaj teksa shkonte drejt banesės sė tij disa metėr pėrtej objektit tė kultit. Viktima ka rėnė menjėherė pa ndjenja ndėrsa autorėt e goditjes janė larguar me shpejtėsi pėrgjatė aksit nacional Koplik Shkodėr. Qytetarė tė rastit e kanė dėrguar menjėherė viktimėn nė ambulancėn e qytetit pėr ti dhėnė ndihmėn e parė mjeksore. Megjithė pėrkujdesjet e personelit mjeksor pėrsėri si pasojė e plagėve tė marrura Isa Haxhi Canaj, ish hoxhė nė xhaminė mė tė madhe nė rrethin e Malėsisė, ka ndėrruar jetė nė spital dhe mė pas ėshtė marrė nga familjarėt dhe tė afėrmit pėr kryerjen e ceremonisė mortore. Varrimi i viktmės ėshtė kryer njė ditė mė pas me 28 shtator nė varrezat e qytetit Koplik. Ndėrkaq akoma nuk bėhen tė qarta arsyet e aktit barbar kundėr shtetasit Isa Canaj. Sipas versionit familjar nė shėnjestėr nuk ka qenė viktima por djali i tij, Skėnder Isa Canaj, i larguar nga Shqipėria nga frika e njė hakmarrjeje tė mundėshme nga njerėzit e familjes sė ish bashkėshortes sė tij. Dy vjet mė parė, Skėnder Canaj, ishte martuar me njė vajzė nga Tirana me nėnshtetėsi Britanike, e cila punon dhe jeton prej vitesh nė Angli. Martesa e tyre nuk kishte shkuar nė rrjedhėn normale e vetėm pas dy vitesh Skėnder Canaj e kishte braktisur bashkėshorten. Pas kėtij momenti kanė nisur dhe problemet e shumta pėr Skėnderin. Telefonata anonime e letra kėrcėnuese nga njerėzit e familjes nė Tiranė ishin bėrė tė shpeshta dhe rrezik serioz pėr qėndrimin e tij tė mėtejshėm nė Shqipėri. Nė kėto kushte dhe pėr ti shpėtuar njė hakmarrjeje tė mundėshme Skėnder Canaj ka ikur sėrish drejt Anglisė e aktualisht gjendet atje. Dhe hakmarrja ka goditur babain e tij Isa Haxhi Canaj. Por jo gjithshka ka pėrfunduar kėtu. Edhe pas vdekjes sė babait, familjarėt e ish bashkėshortes vazhdojnė tė kėrcėnojnė me jetė Skėnderin i cili e ka tė pamundur kthimin e tij nė vendlindje. Kreshnik Kopliku
Takimet e Fatos Nanos si ato tė shoqatės sė Enverit nė vitet 90... Kushdo qė ka ndjekur takimet e fundit tė Fatos Nanos me mbėshtetės tė tij nė qytetin e Koplikut e tė Shkodrės natyrshėm ka mbetur i befasuar nga analogjia me tubimet e kahershme tė shoqatės sė Enverit... deklarimin pėr mediat e ka bėrė kryetari aktual i Partisė Socialiste pėr Koplikun zoti Nazmi Hasani. E njėjta situatė por nė kohė tė ndryshme, aktorėt thuajse tė njėjtėt. Njė histori sa e dhimbshme aq qesharake. Ish lideri historik i pėrmalluar gati sa nuk lėshon lot kur sheh mbėshtetėsit e tij tek duartrokasin e brohorasin nė kor: rroftė Faton Nano, na mori malli prandaj kam ardh tė ēmallemi sė bashku, shprehet komandanti, ndėrsa akuzon e bėn pėrgjegjės pėr krizėn nė vend kryetarin aktual tė Partisė Socialiste, zotin Edi Rama, duke harruar me dashje se kryeministėr i vendit prej dy vitesh ėshtė kreu i mazhorancės sė djathtė, zoti Sali Berisha. Asnjė fjalė pėr mungesėn e dritave, rritjen e ēmimeve, papunėsinė, pėr investimet e parealizuara e gjendjen e rėnduar socialiste. Ky ka qenė nė mėnyrė tė shkurtuar reagimi i kreut socialist tė Koplikut zotit Nazmi Hasani pas dy takimeve tė fundit tė zotit Fatos Nano nė qarkun e Shkodrės.
Gjakmarrja, fenomeni qė vazhdon tė marrė jetė njerėzish nė Shkrel tė Malėsisė sė Madhe Fatkeqėsisht, edhe pse jetojmė nė vitin 2007, nė Shqipėri dhe veēanėrisht nė veriun e saj, fenomeni i gjakmarrjes dhe i hasmėrisė vazhdon qė tė marrė jetė njerėzish dhe kryesisht pėr ēėshtje pronėsie dhe hasmėri tė vjetra. Njė ndėr rastet mė tė dhimbshme ėshtė ai qė ka ndodhur nė janar tė vitit 2007 nė fshatin Bzhetė tė Malėsisė sė Madhe, komuna Shkrel, pėr shkak tė njė hasmėrie mbi 20 vjeēare, pasi familja Shkreli banuese nė fshatin Bzhetė tė M.Madhe si dhe familja Malota, banuese nė po kėtė fshat kanė hyrė nė konflikt dhe mė pas edhe nė gjak pėr ēėshtje pronėsie, tokė arė, midis personave Gjergj Pal Shkreli dhe Luk Tom Malota. Para 20 vjetėsh, ngjarje qė dihet dhe qė ėshtė shumė e njohur nė zonėn e Shkrelit, Gjergj Shkreli ka pas ndėrtuar shtėpinė nė njė tokė qė ia dha qeveria e asaj kohe, tokė qė nė pronėsi i pėrkiste Luk Malotės, sipas tapive tė paraluftės, gjė qė pėr gazetarin e gazetės Malėsia e vėrteton edhe pleqėsia e fshatit, tė cilėt kanė deklaruar dhe vėrtetuar se shpesh herė ata janė pėrpjekur qė ky konflikt tė mos kthehej nė gjakmarrje. Gjithashtu edhe familja Shkreli ėshtė pėrpjekur qė tė mos ketė kontradikta me familjen Malota. Edhe pse familja Malota i ka kėrcėnuar vazhdimisht dhe fatkeqėsisht mė datėn 21 janar tė vitit 2007, Gjergj Shkreli vret Luk Tom Malotėn. Qė nga ajo ditė e zezė e 21 janarit 2007, pėr familjen Shkreli, Gjergj Shkreli ėshtė zhdukur duke lėnė nė rrezik tė plotė dhe tė kėrcėnuar nga hakmarrja vėllain e tij Fran Shkreli si dhe fėmijėt e tij. ndėrkohė qė fisi i Luk Tom Malotės i ka shpallur gjakmarrjen fisit Shkreli dhe pėr pasojė tė gjithė meshkujt e kėtij fisi ndodhen nė rrezik pėr tu vrarė. Ne, si gazetė e Malėsisė sė Madhe, kemi kontaktuar edhe me pėrfaqėsuesit e Misionarėve tė Paqes pėr tė mėsuar rreth fatit tė mėtejshėm tė fisit Shkreli dhe ata kanė sqaruar se pėr shkak tė rrezikut qė u kanoset, i kanė kėshilluar qė tė qėndrojnė tė ngujuar, edhe pse pėrpjekjet pėr pajtim nuk kanė munguar, por djemtė e Luk Tom Malotės nuk e pranojnė pajtimin duke u shprehur tė vendosur prė tė marrė hakun e babait tė tyre. Prandaj, edhe ne vendosėm qė ta publikojmė kėtė ngjarje mjaft tė dhimbshme, nga e cila nė ēdo kohė dhe moment mund tė merren jetė tė tjera njerėzish tė pafajshėm. Vasel Gilaj |
| titujt kryesorė |
![]() |