Kaloj ditėt me mallin e pashuar pėr vendlindjen

Intervistė me ish drejtorin dhe botuesin

e parė tė gazetės “Malėsia” Zotin Mark Lumaj

 

Zoti Mark Lumaj ka vite qė ėshtė larguar nga vendlindja dhe jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ka fituar statusin e azilantit dhe jeton familjarisht nė Bronx tė shtetit tė Njujorkut. Megjithė stabilitetin ekonomik Zoti Lumaj ndihet i pėrmalluar pėr vendin e tij, ndaj mendja dhe shpirti i fluturojnė nė trevėn e Malėsisė Madhe, nė fshatin Dedaj tė komunės Shkrel. Zoti Lumaj nga vendlindja e tij ruan shumė kujtime e malle, por Gazeta “Malėsia” qė u botua pėr 45 numra me kontributin e jashtėzakonshėm tė tij si botues e drejtor, qė siē thoshte shkrimtari Ramiz Likaj e bėri me gojė treven tonė, ėshtė ndoshta nga nostalgjitė mė tė pashlyera, ndaj ne me rastin e Ridaljes sė gazetės “Malėsia” menduam t’i marrim kėtė intervistė:

“Malėsia” – Zoti Lumaj si e ndien veten aktualisht nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės?

Pėrgjigje (e z. Lumaj) Ndjehem si gjithė shqiptarėt e tjerė nga treva e Malėsisė e vise tė tjera tė Shqipėrisė Etnike, qė vetėm fizikisht janė kėtu, ndėrsa Zemrėn dhe shpirtin i kanė atje nė vendlindje.

Pyetje, Z. Lumaj Kolegu ynė Z. Vasel Gilaj me disa kolegė tė tij qė kanė bėrė emėr nė media, kanė vendosur tė fillojnė botimin e Gazetės “Malėsia”, cili ėshtė mendimi juaj si ishte botues e drejtor i parė i saj?

Pėrgjigje (M. Lumaj), Nė radhė tė parė dua ta pėrshėndes kėtė nisėm fisnike, pasi treva e Malėsisė Madhe e meriton njė dritare tė tillė dije dhe kulture, pėr tė publikuar aktualitetin e zhvillimeve kulturore e ekonomike, por edhe pėr tė vėnė nė dukje vlerat e saj historike, qė nderojnė jo vetėm malėsorėt, por tė gjithė shqiptarėt. Nė urimin tim pėr gazetėn dua tė kujtoj edhe nderimin tim mė tė thellė pėr tė gjithė ata burra e burrnesha qė kontribuan pėr 45 numra tė Gazetės “Malėsia”, por nė veēanti dua tė kujtoj me respekt dy burra tė shquar qė nuk jetojnė mė, tė nderuarit Caf Jonuzi dhe Rrok Frangajn, ndėrsa tė tjerėt qė jetojnė do ta nderojnė vehten me ndihmesėn qė do tė japin nė numrat e ardhshėm tė gazetės, ku ata gjejnė vehten. Gjithashtu dėshiroj qė Gazeta “Malėsia” t’i kontribuojė paqės, harmonisė e mirkuptimit tė banorėve tė Malėsisė e mė gjėrė.

Pyetje, Zoti Mark cili do tė ishte mesazhi i juaj pėr lexuesit e Gazetės “Malėsia”?

Pėrgjigje (M. Lumaj): I pėrshėndes sinqerisht tė gjithė kudo qė ndodhen, dhe ju dėshiroj me shpirt; fat, gėzim dhe lumturi pranė familjeve tė tyre dhe nė vendin e tyre. Unė dhe tė gjithė malėsorėt qė kemi emigruar pėr arsye tė ndryshme kėtu nė Amerikėn simbol tė lirisė e Demokracisė e kemi tė pashuar kurrė mallin pėr vendlindjen tonė, pėr atdheun dhe pėr gjithēka kemi lėnė atje, ku ta themi hapur, atje kemi edhe njė pjesė tė madhe tė zemrės, mendjes e shpirtit tonė. Ndaj ribotimi i gazetės “Malėsia” dhe ardhja e saj (me internet apo fizikisht) nė Amerikė, shpresojmė se do tė sjellė njė pjesė tė jetės sė Malėsisė e Shqipėrisė, me tė cilėn do tė ēmallemi ne emigrantėt e pėrmalluar. Duke e konsideruar sukses tė Malėsisė ribotimin e gazetės, ne emigrantėt me kėtė rast sė bashku me urimet e zemrės do t’u ofrojmė mbėshtetjen tonė morale, dhe pse jo edhe atė materiale, pasi kjo detyrė ėshtė sa fisnike aq madhėshtore pėr tė gjithė ata qė do tė kontribuojnė nė vijimsin e ridaljes sė gazetės “Malėsia”.... Suksese e fate...

 

Intervistoi

Rifat Ymeri

titujt kryesorė