2008-a, 12 punonjės mė pak nė Bashkinė e Koplikut

Administrata ėshtė e fryrė. Ky vit ka qenė njė eksperiencė nė punėn time dhe kam arritur tė kuptoj se disa prej faktorėve nuk kanė qenė efiēentė. Deklarimin pėr gazetėn “Malėsia” e ka bėrė kryetari i Bashkisė Koplik, z. Ramadan Lika. Ndėrsa nuk ka bėrė tė ditur se cilėt nga sektorėt do tė shkurtohen nė fillimvitin 2008, pėrsėri kemi mėsuar se parashikohet qė afro 12 punonjės tė Bashkisė do tė lėnė vendet e tyre tė punės. Brenda njė periudhe tė shkurtėr kreu i Bashkisė dhe stafi i ngushtė pranė tij po pėrgatisin strukturėn e re, tė cilėn do ta paraqesin pėr miratim Kėshillit nė mbledhjen e parė tė vitit 2008. Shkurtimet pritet tė bėhen nė disa prej sektorėve, pėr tė cilėt kreu i Bashkisė nuk i ka kursyer kritikat gjatė muajve tė fundit. Ndėrkohė pritet tė bėhen edhe shumė ndryshime nė krerėt e disa zyrave mė kryesore, tė cilėt do tė bėjnė administratėn mė me efiēencė, tė zhdėrvjelltė dhe mė afėr qytetarėve.

 

Shėrbimi i Gazidedes heton Zyrat e Hipotekės

Nėndrejtori i pėrgjithshėm i Hipotekave nė Shqipėri, ish kreu i shėrbimit sekret Bashkim Gazidede po heton zyrat e hipotekės nė Qarkun e Shkodrės. Objekt i hetimit mėsohet tė jenė veprimet abuzive me pronat gjatė 15 viteve tė fundit. Hetimi tashmė nuk ėshtė sekret dhe pohohet edhe nga drejtuesit e Zyrės sė Hipotekės nė rrethet e Shkodrės, Pukės e Malėsisė sė Madhe. Ndėrkohė mėsohet se nė tė njėjtėn linjė po hetojnė edhe ekspertėt e krimit ekonomik e siē kemi paralajmėruar shpejt mund tė kalohet edhe nė veprime konkrete mjaft tė ashpra kundėr tė gjithė ish zyrtarėve qė kanė abuzuar me pronat. Aktualisht askush nuk mund tė kryejė veprimet ligjore nė tre zyrat e hipotekės e normaliteti pritet tė rikthehet vetėm pas pėrfundimit tė hetimit nga njerėzit e Gazidedes dhe ekspertėt e krimit ekonomik.

 

Njė deputet kushton 100 mijė euro nė vit

Njė deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė aktualisht kushton 100 mijė euro nė vit. Kėtu nuk bėhet kurrfarė dallimi nėse ka dalė me votat e elektoratit apo si rezultat i pazareve politike qė nė vijimėsi luhen nė kurrizin e tagrapaguesve shqiptarė. E ndėrsa shpenzimet janė 100 mijė euro pėr ta mbajtur njė deputet, secili nga zgjedhėsit mund tė pėrcaktojė me pėrafėrsi se kush ėshtė efektiviteti i tij si pėrfaqėsues i popullit nė organin mė tė lartė legjislativ tė shtetit shqiptar. Pėrveē pagės prej 1000 euro nė muaj deputeti paguhet edhe pėr celularin, karburantin, pjesėmarrjen nė komisione hetimore parlamentare, djeta tė shėrbimeve nė zonat e tyre dhe vizitat jashtė shtetit etj. Pėr mė tepėr secili nga deputetėt ka makinė, mundėsisht tė re dhe tė markave tė fundit, zyre pune dhe sekretar nė zonat e tyre elektorale. Njė gazetė e pėrditshme shqiptare nė njė pėrllogaritje pėr koston e njė deputeti ka aluduar edhe pėr shuma tė tjera marramendėse qė ai pėrfiton nga tėrheqja e fondeve dhe tenderat abusive qė zhvillon nė bashkėpunim me krerėt e komunave dhe drejtuesit e institucioneve shtetėrore nė zonėn e vet elektorale. Kaq pėr tė kuptuar se qėnia deputet nuk ėshtė vend i keq pune pėr kushtet aktuale tė shtetit shqiptar. Prandaj janė tė justifikueshme edhe pazaret e pista e lufta e brrylave qė bėhen deri nė shpalljen e kandidaturės pėr postin e lakmuar.

 

Asfaltohet rruga e fshatit Flakė nė Komunėn Qendėr

Mė nė fund banorėt e fshatit Flakė nė Komunėn Qendėr nė Malėsinė e Madhe kanė pėrfituar asfaltimin e rrugės automobilistike tė fshatit tė tyre, premtim i realizuar dhe i mbajtur nga kryetari i kėsaj komune z. Isa Rama. Gjithēka ėshtė arritur dhe realizuar nga njė fond i dhėnė nga vetė Komuna Qendėr me vlerė prej 62 milion lekėsh tė vjetra, para me tė cilat ėshtė mundėsuar asfaltimi i 1.6 km rrugė nė fshatin Flakė, punime qė janė kryer me mjaft cilėsi nga firma ndėrtuese. Gjithashtu po nė komunėn Qendėr brenda vitit 2007 pritet qė tė asfaltohen edhe 1.8 km rrugė automobilistike me vlerė parash prej 50 milion lekėsh tė vjetra si dhe ndėrtimi i ambulancės sė fshatit Jubicė me vlerė prej 10 milion lekėsh po tė vjetra qė do tė thotė se brenda pak muajsh nė komunėn Qendėr do tė realizohen 120 milion lekė tė vjetra investime, duke u asfaltuar 3.4 km rrugė si dhe ndėrtimi i njė ambulance.

 

Kryeministri: Ma sillni “Malėsinė”

Menjėherė sapo ėshtė rikthyer gazeta “Malėsia” ashtu si edhe mė parė, ka mbėrritur nė tavolinėn e punės sė kryeministrit tė Shqipėrisė prof. dr. Sali Berisha. Kėtė fakt e kanė konfirmuar kėshilltarė dhe njerėz tė afėrt tė kryeministrit, tė cilėt kanė kontaktuar me drejtuesit e gazetės “Malėsia” duke kėrkuar qė ēdo numėr gazete sapo tė dalė t’i dėrgohet kryeministrit, tė cilėt kanėgarantuar se kryeministri ka shprehur dashamirėsi dhe simpati tė veēantė pėr gazetėn lokale “Malėsia”,duke kėmbėngulur qė gazetėn ka ketė nė zyrėn e tij, edhe pse tani ajo lexohet edhe nė internet. Gjithashtu z. Berisha ka shprehur edhe gadishmėrinė e tij, pas kėrkesės sė bėrė nga kryeredaktori i gazetės “Malėsia” pėr tė dhėnė njė intervistė ekskluzive pėr “Malėsinė”. Kjo dėshmon jo vetėm punėn e mirė tė gazetarėve tė gazetės “Malėsia”, por edhe interesin e veēantė tė kryeministrit pėr “Malėsinė”, si bastion i demokratėve. Pėr mė tepėr qė z. Berisha duhet falenderuar edhe pr heqjen e tė gjitha procedimeve penale pėr gazetarėt. Faleminderit z. Berisha!

 

Bashkiakėt e Koplikut ndėrtojnė shtėpinė e huaj

Brenda vitit 2007 godina e bashkisė sė qytetit verior tė Koplikut do tė ketė njė pamje tjetėr, falė njė investimi me vlerė prej 70 miliion lekėsh tė vjetra qė ėshtė duke u kryer pėr rikonstruksionin e kėsaj ndėrtese, qė me tė drejtė mund tė quhet mė e rėndėsishmja e Malėsisė sė Madhe, pėr vetė faktin se nė kėtė ndėrtesė strehohen mjaft institucione tė tjera shtetėrore, partiake dhe qeverisėse tė Malėsisė sė Madhe. Ndėrkohė qė zyrat e bashkisė zėnė jo mė shumė se 405 tė zyrave qė ndodhen nė kėtė godinė e ashtuquajtur Bashkia Koplik. Sidoqoftė bėhet mirė qė kryhet rikonstruksioni edhe pse ėshtė i disati nė vitet e fundit, por e keqja qėndron se kjo ndėrtesė ka marrė emrin godina e zyrave shumėkombėshe, qė vetėm tė Bashkisė sė Koplikut nuk janė, pasi nėse do tė vazhdohet kėshtu nuk ėshtė ēudi qė brenda pak vitesh pak nga pak zyrat e bashkisė qė kanė pakicėn tė nxirren nga ndėrtesa qė po e bėjnė vetė.

 

Kastrati bėhet me dy shpella kulturore

Pėrveē shpellės sė kulturės tė nisur sė ndėrtuari nė Bajzė qė nė vitin 1985 dhe e mbetur nė tentativė qendra e komunės sė Kastratit Bajza kohėt e fundit ėshtė bėrė edhe me njė tjetėr shpellė kulturore pėr tė mos thėnė mė tė keqen WC – publike, pasi prej muajsh mbas njė investimi deri tani prej 145 milion lekėsh tė vjetra ose sa gjysma e vlerės sė projektit tė papėrfunduar ende. Kjo ndėrtesė e parashikuar pėr t’u bėrė shtėpi kulture nė Kastrat ėshtė katandisur si mos mė keq, duke zbatuar mė sė miri thėnien se: “Sheh rrushi rrushin e piqet”, e cila ēdo ditė qė kalon degradohet dhe ėshtė duke pėsuar fatin e shpellės tjetėr tė kulturės nė Bajzė qė tashmė pothuajse ėshtė shkatėrruar totalisht, duke u bėrė edhe burim rreziku nga mundėsia e shembjes. Prandaj pushteti vendor i Kastratit, drejtuesit e tė cilit shprehin rezerva pėr kėtė ndėrtesė duhet qė tė marrin masat e duhura ose duke i ndėrruar destinacionin ose tė kėrkojnė fondin e duhur pėr pėrfundimin e plotė. Koha nuk pret. Bajza ėshtė e njohur pėr Shpellėn e Frashėrit dhe jo pėr shpella tė tilla qė gllabėrojnė miliona pa i shėrbyer askujt.

 

Zonat malore: Qeveria tė na rrojė pėr verė

Pavarėsisht se temperaturat janė ulur maksimalisht dhe se dimri ka ardhur dhe ku nuk mungojnė as reshjet e borėt dhe posaēėrisht nė komunat malore tė Malėsisė sė Madhe, siē janė Komuna e Kelmendit, njė pjesė e Komunės sė Kastratit dhe asaj tė Shkrelit, tė cilat izolohen nga bora pėr muaj tė tėrė, edhe pse kėrkesat nuk kanė munguar sė dėrguari si nga komunat ashtu edhe nga N/Prefektura e Prefektura pranė qeverisė dhe Ministrisė sė Pushtetit vendor, nė ambjentet e rezervave tė shtetit nė fshatin Gradiskije nė M. Madhe ende nuk ka mbėrritur asnjė lloj ndihme apo rezerve ushqimore, gjė qė rėndom ndodh vetėm kur bie borė dhe atėherė kur helikopterėt nuk mund tė ulen pėr tė dėrguar ndihmat atje ku ėshtė e nevojshme. Prandaj mė e mira do ishte qė rezervat sė paku nė komunėn e Kelmendit tė dėrgoheshin qė tani, sepse edhe kostoja do tė ishte shumė mė e vogėl. Gjithsesi rezervat e shtetit janė ende tė boshatisura.

 

Urim stafit tė gazetės “Malėsia”

Nuk ėshtė rastėsi qė gazetari i njohur i shtypit tė shkruar e viziv z. Vasel Gilaj merr pėrsipėr tė ribotojė gazetėn e dashur pėr tė gjithė malėsorėt dhe me emrin simbol tė trevės sė Malėsisė “Malėsia”. Me kėtė rast dėshiroj t’ju shpreh z. Gilaj dhe stafit tė tij qė nė kėtė organ shtypi tė evokohen vlerat dhe traditat mė tė mira tė malėsorėve qė jetojnė nė trojet e tyre qysh nga thellėsitė e shekujve. Gjithashtu ftoj edhe tė gjithė intelektualėt, njerėzit e biznesit e dashamirėsit e fjalės sė lirė qė tė kontribuojnė sė bashku pėr mbajtjen gjallė tė gazetės “Malėsia” si zėri i njė treve historike qė ka shkruar faqet tė lavdishme nė historinė e kombit shqiptar.

Uroj qė tė jetė gjithmonė objektive, e paanshme dhe nė shėrbim tė tė gjithė komunitetit, pa dallim politik, krahinor dhe fetar.

Hysen Hysa

Sekretar i PS M. Madhe

 

Portret malėsori  - Gjekė Marinaj, ambasador i inteligjencės shqiptare nė SH.B.A.

Nė gusht nė vitit 1990 nė gazetėn “Drita”, organ i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, ishin botuar si pa u ndier disa poezi tė poetit tė ri malėsor Gjekė Marinaj. Pa kaluar veēse pak ditė syri vigjilent i Partisė sė Punės zbulon se kėto poezi ishin heretike pėr regjimin, madje poezia “Kuajt” ishte njėra ndėr ato qė sulmonte direkt mėnyrėn e jetesės socialiste, dhe “njerėzit e rinj” tė saj qė i krahasonte me kuajt. Natyrisht, pas kėsaj, Partia dhe levat e saj kėrkonin tė arrestonin e dėnonin autorin e poezive Gjekė Marinėn, e cili tashmė ishte nė luftė tė hapur me komunizmin shqiptar. Ky poet duke parė fundin e tij nė kėtė regjim, vendos tė largohet nga Shqipėria, duke kaluar kufirin nė njė nga pikat mė tė vėshtira, atje ku jeta rrezikohej jo vetėm nga rojet e bindura verbėrisht tė shtetit komunist, por edhe nga kafshėt e egra tė kėtyre alpeve shqiptare. Zoti kishte qenė me kėtė djalosh tė ri qė i duhej tė kėrkonte hapėsirat e lirisė nė dhena tė huaja, pasi tashmė nė vendin e tij nuk i garantohej jeta e jo mė liria qė kishte marrė fund pėr tė gjithė shqiptarėt. Nė mesnatėn e 12 shtatorit (1990), Gjekė Marinaj kalon nė trojet shqiptare tė Malit tė Zi. Fillimisht shkon nė Shpuzė e mė vonė sistemohet nė njė nga pikat e vendqėndrimit qė Komisariati i lartė i refugjatėve pranė Kombeve tė Bashkuara kishte ngritur nė Beograd (Jugosllavi). Nė korrik tė vitit 1991 ambasada Amerikane atje i jep Gjekės tė drejtėn e emigrimit nė Qendrėn e lirisė Botėrore nė SH.B.A. tashmė Gjekė Marinaj si malėsor inteligjent di tė shfrytėzojė hapėsirat e pafundme tė demokracisė e lirisė qė kultivonte prej shekujsh Amerika e ėndėrruar. Sė pari ky shpirt i ri poeti mendon tė shkollohet mė tej, pasi nė Shqipėrinė e tij kishte kryer shkollėn 8-vjeēare nė vendlindje, Katund tė Kastratit, si dhe pas shumė peripecive shkollėn e mesme teknologjike Shkodėr. Sė pari, Gjeka, nė vitin 1994, pėrfundon studimet nė Institutin Mjekėsor ASPT nė Arlington. Nė vitin 1998 diplomohet nė shkencat e pėrgjithshme tė kolegjit Brookhaven nė Dallas. Nė vitin 2002 pėrfundon shkollėn e lartė tė Arteve dhe Humanitetit nė Universitetin e Teksasit, madje qė nga viti 2003, ai vazhdon studimet pėr Master nė degėn e letėrsisė Botėrore. Por Gjekė Marinaj, gjatė kėsaj kohe nuk mendon vetėm pėr t’u shkolluar e fituar kulturė e profesione, ai me talent tė rrallė, ka arritur tė realizojė disa nga planet dhe ėndrrat e tij. Nė vitin 1995, Gjeka boton librin e tij tė parė me pėrmbledhje poetike me titull: “Mos ik larg”, nė vitin 2000 boton librin e dytė me poezi “Infinit”, dhe nė tetor tė vitit 2003 Gjekė Marinaj boton librin e tretė tė njė natyre tjetėr me titull “Ana tjetėr e pasqyrės”. Ky libėr pėrmbledh intervista tė zgjedhura me personalitete tė rėndėsishme tė letėrsisė, politikės dhe sportit nga Shqipėria dhe Bota. Disa poezi tė Gjekė Marinės janė pėrkthyer e botuar edhe rumanisht. Vlen tė theksohet se ky pėrfaqėsues brilant i inteligjencės tė Malėsisė sė Madhe nė SHBA gjatė studimeve dhe jetės sė tij atje ka pasur mjaft vlerėsime pozitive. Nė vitin 1997 dhe 1998, Organizata Akademike e Kolegjit Brookhaven e nderon Gjekėn me titullin “Studenti i vitit”, dhe nė nėntor 1998 nderohet me ēmimin “Pena e artė” pėr poezitė e shkrimet e tij ma karakter Akademiko-letrar. Gjithashtu nė nėntor tė vitit 2002 nga Shoqata e Poetėve Ndėrkombėtare nderohet me trofeun “International poet of Merit Award”.

Ėshtė interesant se pena e Gjekė Marinės ka pasur mjaft suksese edhe nė disa Gazet e Revista letrare Amerikane. Emri i tij ėshtė pėrfshirė nė katėr antologji poetike Amerikane: “A moment in time” (1995), “A Muse to Follow” (1996), “Best Poems of the “90”-s” (1999) dhe “Echoes From dhe Silence” (2003). Gjithsesi tashma ky Malėsor inteligjent i pėrmasave ndėrkombėtare merret me dy profesione nė njė kohė, njėri nė Baylor University Medicinal Center, departament i Patologjisė, dhe tjetri nė Richland College, ku jep mėsim lėndėt English and Communacation si dhe Letėrsi Botėrore. Zoti Gjekė Marinaj si ambasador i inteligjencės Malėsore Shqiptare nė SHBA ka themeluar edhe shtėpinė botuese “Marinaj Publishing”, ku gjejnė pėrkrahjen e tyre talentet e reja shqiptare qė banojnė atje. Gjithashtu Gjekė Marinaj ėshtė njė ndėr themelusit e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro – Amerikanė, dhe drejtues i revistės sė kėsaj shoqate me emrin “Pena”. Tashmė Gjekė Marinaj mund tė quhet pa frikė Ambasadori brilant i inteligjencės sė Malėsisė sė Madhe nė Qendrėn Botėrore tė Lirisė e Demokracisė, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Dhe suksesi vazhdon pasi zoti Marinaj ėshtė i datėlindjes 1965, pra vetėm 40 vjeē, nė kulmin e inteligjencės e pjekurisė. Tashma Malėsia krenohet me kėtė Malėsor, por edhe ky me trevėn qė e lindi.

Pėrgatiti, Ndue Bacaj

 

Kujt qė ēuan Gjekė Marinėn nė Amerikė

Tėrė jetėn duke vrapuar rrimė

Shohim veē pėrpara

Ē’bėhet prapa s’duam t’ia dimė.

Ne nuk kemi emėr

Tė gjithėve kuaj na thonė.

Nuk qajmė,

Nuk qeshim,

Heshtim,

Dėgjojmė.

Hamė ē’na japin,

Ecim nga na thonė,

Asnjė nga ne s’ėshtė mendjehollė.

Kush qe Kalė mbreti,

Posti qe i lartė.

Kush qe kalė princeshe,

I bėnė shalė tė artė.

Kush qe kalė fshatari,

Pat samar me kashtė.

Kush qe kalė i egėr,

Tėrė jetėn fjeti jashtė.

Po qemė dhe mbetėm kuaj para njeriut.  

 

Kulla e Zenel Shabanit, simbol urtie dhe trimėrie nė Kastrat

Ēdo njeriu tė vėmendshėm qė udhėton nė drejtim tė Bajzės apo mė tej, kur tė arrijnė nė fshatin Aliaj tė Kastratit (nėn rrugėn nacionale Shkodėr – Hani i Hotit), do t’i shkojė syri tek njė Shtėpi – Kullė e cila dallohet disa nga tė tjera shtėpia (apo sot edhe vila), jo vetėm nga konstrukti e mosha, por edhe nga historia e saj. Ēdo kastratas apo edhe malsor nė moshė po ta pyesėsh pėr kėtė kullė nė Aliaj, do tė pėrgjigjet, se ajo ėshtė Kulla e Zenel Shabanit. Nė fakt historia e Kullės ėshtė mė e hershme, pasi ndėrtimi i parė i kullės ėshtė bėrė nga babai i Zenelit, i njohuri Shaban Elezi, por meqenėse kulla ėshtė djegur e rindėrtuar tri herė, ku dy herė nga kėto rindėrtime i pėrkasin pikėrisht Zenel Shabanit dhe njė herė djalit tė tij, Islamit, kjo kullė me tė drejtė mban Homonimin e vojvodės famėmadh, trimit tė urtė e atdhetar Zenel Shabanit. Sipas tė dhėnave gojore tė trashėguara pėr herė tė parė kėtė kullė e ndėrtoi babai i Zenel Shabanit, Shaban Elezi rrethi vitit 1845, kur qė atėherė nė kėtė kullė mblidheshin vojvodė e pari tė Kastratit e mė gjėrė, pėr tė kuvenduar e rrahur mendime pėr hallet e banorėve vendas e mė gjėrė, pasi i Zoti i kullės, Shaban Elezi, ishte burrė me Za, dhe vojvod i Aliajve. Me kalimin e viteve kullės i rritej fama, ndėrsa kėsaj dere i shtoheshin detyrimet ndaj Kastratasve, Malėsorėve e Shqiptarisė, qė lėngonte nėn pushtuesin otoman, por edhe nėn lakmitė shovene tė fqinjėve Serbo – Malazezė. Pa kaluar veēse pak vite nga ndėrtimi nė kėtė kullė kishte lindur Zenel Shabani, ku si djalė i kėsaj dere tė njohur u rrit me tė gjitha nderet e vitytet mė tė mira qė i duheshin njė familjeje simbol si kjo. Shaban Elezi vinte duke u plakur, ndėrsa i biri i tij Zeneli rritej e burrėrohej, duke trashėguar gjithēka i duhej pėr tė vazhduar traditėn atdhetare, trime e bujare. E ndėrsa Zenel Shabani rritje, kullės filloi t’i kalojė emri pėrtej kufijve tė Malėsisė e Shqipėrisė. Zenel Shabani pa vonuar trashėgoi detyrėn fisnike tė Vojvodės sė Aliajve, ku kėtė detyrė e kreu me nder e faqe tė bardhė pėrpara banorėve tė tij e krejt Malėsisė sė Madhe e mė gjėrė. Fama e Zenel Shabanit, si trim i urtė e atdhetar, por edhe si mik, shok e kumar i bashkėbanorėve tė tij tė besimit katolik, me tė cilėt kishte njė bashkėjetesė tė shkėlqyer pa dallime fetare, me tė cilėt festonin bashkė me Bajramin, Ramazanin, Shenkollin, Shen Markun e tjerė, shtoi smirėn e hulldupėve turq qė kishin halė nė sy Kastratin e Malėsinė e Madhe. Por kulmi i smirės sė pushtuesve otomanė arrin pas Lidhjes sė Prizrenit 1878, kur Zenel Shabani dhe shtėpia e tij (kulla) e pėrkrahėn pa rezerva. Nė inate e sipėr Holldupet turq nė mėnyrė tinzare organizojnė djegien e parė tė kullės sė Zenel Shabanit nė vitin 1885, tė cilėn ky burrė trim e me shokė shumė e rindėrton pėrsėri, pa u ligėshtuar asnjė moment nė luftėn dhe punėn e tij nė favor tė Kastratit, Malėsisė e Shqipėrisė. Zenel Shabani nė fundin e shekullit XIX, kur po ndėrtohej Kisha e Bajzės, pėrveē kontributit nė ndėrtimin e Kishės nė pėrgjithėsi, punon me art e mjeshtėri dy qemeret e derės sė Kishės sė Shėn Pjetrit (Gjok Luli nė librin “Kastrati” , fq. 38). Gjithashtu edhe grykėn e Shpellės sė Frashnit Bajzė e punon po ky mjeshtėr i mrekullueshėm, i cili i kishte dhuruar njė sasi tė madhe toke dhe Xhamisė sė Aliajve pėr ndėrtimin e tė cilės kishte njė kontribut mjaft tė madh financiar. Zenel Shabani e kishte kthyer kullėn e tij nė njė kullė urtie e trimėrie ku mblidheshin burrat trima e tė urtė tė Kastratit e mė gjėrė pėr t’i dalur zot Atdheut tė robėruar. Nė kryengritjen antiotomane tė vitit 1911, Zenel Shabani, jo vetėm ishte pjesėmarrės me armė nė dorė kundėr ushtrive turke, por ishte nė krye tė kryengritėsve edhe me fjalėn e urtė e tolerante, ku jo rrallė sqaroi situata tė pakėndshme qė kėrkonte tė krijonte pushtuesi otoman.

Nė vitin 1912 duke u larguar pushtuesit shekullorė otomanė, ushtritė serbo – malazeze kėrkuan tė pushtojnė Shkodrėn dhe Malėsinė e Madhe, Zenel Shabani, ndonėse jo shumė i ri me moshė, ishte ndėr tė parėt luftėtarė qė u doli pėrpara e luftoi nė krye tė malėsorėve tirma. Por pikėrisht nė kėtė vit pėr hakmarrje ushtritė serbo – malazeze i djegin Kullėn (pėr herė tė dytė). Malazezėt nė synimet e tyxre pėr aneksimin e Shkodrės e Malėsisė e kishin vlerėsuar Zenel Shabanin pėrkrah Dedė Gjon Lulit e tjerė si pengesėn kryesore nė realizimin e ėndrrės sė tyre shovene. Pėr tė gjitha ato merita trimėrie, urtie, besė, bujari e burrėrie Zenel Shabanit populli dhe deri poeti kombėtar At Gjergj Fishta, i thurėn kėngė e vargje qė e bėjnė tė pavdekshėm pėr kėto troje. Ne pėr tė konkretizuar ēfarė shkruanin po japim vetėm njė fragment nga libri “Nder malet tona”, kėrkime tė At Gjon Karmės S.J. ndėr malet e Veriut, ku nė faqen 197 ndėr tė tjera LEXOJMĖ:

“...Dergut Pasha nė gjok tė bardhė

Knjaz Nikollės o po i ēon fjalė:

Zot ke ka koēaku tė parė?

Ded Gjon Lulin, Zenel Shabanė,

Mehmet Shpenin qė rri nė Shalė

Has Jakupin, Hys Belan....”

Kėto vargje nė fakt trashėgohen edhe pa u lexuar nė libra, dhe mund t’i riprodhojnė me krenari shumė kastratas, malsorė e mė gjėrė, gjė qė tregon se fama e Zenel Shabanit, dhe kullės sė tij, si simbol i kanė kaluar kufijtė e Malėsisė e Shqipėrisė. Ėshtė me vlera tė thuhet se Zenel Shabani nuk u pajtua as me pushtuesit, disi mė “njerzore” Autstrohungarezėt, tė cilėt e internuan dhe i dogjėn kullėn nė fundin e vitit 1916, pasi e kishin internuar qė nė vitin 1915, nga ku u lirua vetėm mbas kapitullimit tė perandorisė Austrohungareze nė vitin 1918, por rreth njė vit mė vonė Zenel Shabani vdiq fizikisht, por jo kurrė vepra e tij atdhetare. Pėr rindėrtimin e Kullės sė Zenel Shabanit u desh tė kalonin disa vite, derisa tė stabilizohej shteti shqiptar, me nė krye Kryeministrin, Presidentin e mė vonė Mbretin Zog i I-rė, ku djali i Zenelit, Islam Zeneli, rreth vitit 1924-1925 e rindėrtoi kėtė kullė nė ato pėrmasa qė afėrsisht e shohim sot, por mbi tė gjitha Islam Zeneli edhe e nderoi kėtė kullė nderi e lavdie tė Kastratit, Malėsisė e mė gjėrė me veprat e tij atdhetare tė trashėguara nga gjyshi e veēanėrisht babai i tij Zenel Shabani. Pas vitit 1944 kur kulla dhe pinjolli i saj Islam Zeneli duhej tė nderoheshin si asnjėherė tjetėr nga shteti i ri shqiptar qė vet-trumbetohej si Ēlirimtari i Shqipėrisė, ndodhi e kundėrta, bash siē i kishte ndodhur kėsaj kulle me pushtuesit Turq, Serbo – Malazezė apo Austrohungarezė, por me njė fat disi ndryshe, pasi Kulla nuk u dogj, por u “dogjėn e poqėn” pinjollėt e kullės e historisė sė saj, tė cilėt u internuan e persekutuan sa qėndroi mbi kėmbė komunizmi, ndėrsa kulla u shtetėzua e u shfrytėzua pėr qėllime aspak dinjitoze nga autoritetet e shtetit diktatorial.

Gjithsesi pushtues e sundues tė ndryshėm e rrėzuan dhe e rrafshuan, pėr tė mos e ngritur kurrė mė, ndėrsa kulla dhe historia e saj kanė qėndruar e do tė qėndrojnė sa kėto troje, qė pritėn, pėrcollėn dhe u thyen qafėn stuhive, shtėrngatave dhe motive tė ligj, tė cilėt as mos u dukshin kurr mė nė horizont, por pėr kėtė ne duhet tė mos harrojmė atė qė na ka lėnė amanet historia jonė e vėshtirė, por e lavdishme, ku njė ndėr kėto ėshtė edhe Kulla – simbol e Zenel Shabanit nė Aliaj tė Kastratit, e cila meriton tė nderohet me titullin e fituar ndėr vite e shekuj nė shėrbim tė shqiptarisė “MONUMENT KULTURE”.

Ndue Bacaj

 

Pėrshėndetja e Prof. Dr. Mahir Hoti nė ceremoninė me rastin e 50 – vjetorit tė USH

-       I nderuar zoti Kryeministėr, i nderuar zoti Ministėr!

-       Tė respektuar pėrfaqėsues diplomatikė dhe pėrfaqėsues tė institucioneve universitare dhe shkencore brenda dhe jashtė vendit!

-       Tė nderuar pėrfaqėsues lokalė tė subjekteve tė ndryshme!

-       Tė dashur studentė dhe ish studentė, tė nderuar kolegė, punonjės e bashkėpunėtorė!

-       Tė nderuar pjesėmarrės!

E ndjej veten tė nderuar, tė privilegjuar, por edhe tė emocionuar qė m’u dha mundėsia tė

pėrshėndes si rektor i Universitetit tė Shkodrės edhe nė 50-vjetorin e krijimit tė tij.

I drejtohem kėtij auditori tė nderuar “Mirėseardhėt nė kėtė pėrvjetor tė shėnuar pėr tė gjithė brezat e pedagogėve dhe studentėve”.

Nė tė vėrtetė 2 shtatori 1957, ėshtė data e hapjes sė Institutit Pedagogjik 2-vjeēar tė Shkodrės, bashkėudhėtar me si vllaun mė tė madh Universitetin e Tiranės. Themeli i tij nuk ishte i rastėsishėm, por kurorėzimi i pėrpjekjeve dhe aspiratave shekullore tė popullit pėr arsim dhe dije. Rruga e rritjes dhe e pėrparimit tė kėtij Instituti qė kaloi 2 nė 3 vjeēar, 4 vjeēar dhe pastaj mirėfilltazi si universitet, nuk ka qenė e lehtė, por pėrpjekjet, mundi dhe pėrkushtimi i veēantė i brezave tė tėrė pedagogėsh, studentėsh e punonjėsish, e ngritėn nė kėtė stad qė ėshtė sot. Etapat nėpėr tė cilat ka kaluar, lidhen me ndryshime tė rėndėsishme nė strukturėn, nė pėrmbajtjen dhe nė format e organizimit e tė drejtimit tė tij.

Mė lejoni shkurtazi tė prezantoj 4 etapat nė tė cilat ka kaluar USH.

Etapa I: 1957 – 1970, si Institut Pedagogjik me afat studimi 2-vjeēar nisi me dy degėt Gjuhė – Letėrsi – Histori dhe Matematikė – Fizikė. Nė vitin 1962 – 1963 u hap edhe dega Biologji – Gjeografi, duke qenė kėshtu i vetmi institucion qė pėrgatiste mėsues pėr arsimin 8-vjeēar pėr tė gjithė Shqipėrinė. Gjatė kėsaj periudjhe u diplomuan 4505 mėsues nė dy sistemet me dhe pa shkėputje nga puna. Nė kėto vite dhe mė pas nė vazhdim Instituti ynė ka patur filialet e tij nė shumė rrethe tė vendit nga Veriu nė Jug si nė Elbasan, Gjirokastėr, Korēė, Berat, Durrės, Fier, Vlorė. Nė Kukės dhe nė qendrat e konsultimit nė Tiranė, Peshkopi dhe Sarandė, duke u konsideruar kėshtu si qendėr e rėndėsishme e Arsimit tė Lartė e Kombėtar.

Etapa II: Gjatė viteve 1970 – 1982, ai funksionoi si ILP 3-vjeēar me katėr degė: Gjuhė – Letėrsi, Matematikė – Fizikė, Histori – Gjeografi dhe Biologji – Kimi. Pėr kėto vite u pėrgatitėn 3169 mėsues pėr tė dy sistemet.

Etapa III: 1982 – 1991 funksionoi si ILP me afat studimesh 4-vjeēar. Qė nė fillimet e kėsaj faze hapet edhe dega Cikli i Ulėt. U pėrgatitėn gjithsej 1912 mėsues. Nė vitin 1989 ILP i Shkodrės merr emrin e atdhetarit dhe dijetarit tė shquar Luigj Gurakuqi.

Etapa IV: 1991 e nė vazhdim. Ėshtė etapa universitare ku ILP shndėrrohet nė Universitet. Mė 28.05. 1991 e deri mė sot ky Universitet njohu shndėrrime e zhvillime tė gjithanshme. U hapėn Fakulteti i Drejtėsisė, Fakulteti Ekonomik me tri degėt e tij Administrim – Biznes (1994), Financė – Kontabilitet (2000), Marketing – Turizėm (2001), ndahet Matematika e Fizika nė dy degė, Gjuhėt e Huaja me degėt Anglistikė (1994), Gjermanistikė (1996), Italianistikė (1998), kaloi nė vitin 2001 nė Fakultet tė Gjuhėve tė Huaja, degėt Cili Parashkollor (1996), Infermieria (2001) dhe Informatika (2002).

Nė vitin 2004-2005 hapet dega Psikologji, nė vitin 2005-2006 degėt Punėt Sociale dhe Frėngjisht dhe ndahet Histori – Gjeografi nė dy degė. Nė vitin 2006-2007 USH zgjerohet edhe me degėt Gazetari – Komunikim dhe Edukim Fizik e Sporte dhe nė kėtė vit akademik, Qeveria miratoi degėt Fizioterapi dhe Mami qė i bashkangjiten degėt ekzistuese tė Infermierisė.

Duke shtuar edhe filialin e UT, i ngritur mė 1969 dhe qė funksionoi me degėt Ekonomik Plan dhe Kontabėl, Inxhinieri Elektrike, Mekanike dhe tė Ndėrtimit si dhe Veterinari gjithsej nė Universitetin e Shkodrės u diplomuan deri nė vitin 2002, qė pėrkoi me 45-vjetorin, 15.257 studentė qė i shėrbyen vendit nė ēdo skaj tė tij. Nuk ka asnjė cep tė Shqipėrisė, ku tė mos gjenden ish studentė tė Universitetit tė Shkodrės. Zhvillimi veēanėrisht i vrullshėm pas vitit 2000 ka bėrė qė sot mė 2007 kemi gjithsej 11.000 studentė, sa 5-fishi nė vitin 2000, qė ka ardhur nė radhė tė parė nga shtimi ritmikisht me nga 2 degė tė reja nė vit si dhe nga rritja edhe e numrit tė studentėve nė degėt respektive si rezultat edhe i liberalizimit tė pranimeve nė universitete. Deri tanė janė diplomuar nė USH 21.000 studentė.

Universiteti i Shkodrės kėtė vit pėrfshihet i gjithi nė pėrfundimin e Ciklit tė parė tė studimeve nė Bachellor, duke u paraprirė nga Turizmi qė nxori dy vite mė parė dhe nė vitin 2007 pėrfunduan Psikologjia, degėt Cikli i Ulėt Parashkollor dhe Infermieria. Tani ka njė koncept tė qartė pėr thelbin e Proēesit tė Bolonjės, qė ėshtė sigurimi i cilėsisė, diploma tė krahasueshme e tė tjerė elementė qė nuk dua tė zgjatem.

Megjithė arritjet mė shumė ėshtė e nevojshme tė plotėsohet personeli akademik dhe ambjentet mėsimore, sidoqė vitet e fundit janė bėrė investime tė konsiderueshme si Biblioteka e Re Shkencore, Palestra, godina e F. GJ. Huaja, shtesa e Shkencave Shoqėrore dhe e Shkencave Natyrore. Marrja dhe pėrfundimi i fazės sė parė tė rikonstruksionit tė godinės sė ish Spitalit Civil, kaluar nė pronėsi tonė me VKM, tė cilėn e inagurojmė sot. Investimet janė pėr vitin 2007 dhe 2008 mė tė mėdhatė nė historinė e USH deri tani.

Nė vitin 1991, nė fillimet e ndryshimeve demokratike, Universiteti ynė kishte 3 fakultete, 5 degė dhe jepte 5 diploma, sot nė 50 vjetorin e themelimit tė tij ai ka 6 fakultete, 24 degė, ndryshe 24 diploma.

Duke hedhur vėshtrimin nė kėto 50 vite jete tė tij, u pa shpejt qė Universiteti i Shkodrės u shndėrrua nė njė vatėr tė vėrtetė arsimore, kulturore e shkencore jo vetėm pėr Shkodrėn, por edhe pėr tė gjithė Shqipėrinė. Historia e afirmoi atė si njė nga 2 qendrat mė nė zė pėr pėrgatitjen e kuadrove tė lartė tė fushės sė Arsimit e tė shkollės ku sot ndeshim mėsues, ekonomistė, psikologė, biznesmenė tė suksesshm, deputetė, diplomatė, ministra deri dhe Kryetare Parlamenti, personalitete tė shquara intelektuale, mendje tė ndritura tė arsimit dhe tė shkencės shqiptare qė kishin studiuar brenda dhe jashtė vendit.

50 vitet e Universitetit tonė mbajnė vulėn, gjurmėt dhe emrin e shumė protagonistėve prej tė cilėve:

-       Lutfi Hoxha, Maliq Gjyli, Gjon Ēiftja, Jup Kastrati, Vehbi Bala, Nuri Abdiu, Kolė Ashta, Fadil

Podgorica, Ligor Guri, Mihal Prifti, Gjyzepina Pepitani, Gasper Jakova, Pjerin Boriēi, Neki Lezha, Selami Tabaku, Safet Hoxh, Ismail Simiēia, Faik Luli, Islam Dizdari, Bardhyl Kraja, Skender Kopliku, Sila Mėsonjėsi, Gjovalin Alimhilli, Menduh Dėrguti, Dhora Lloja, Fadil Kraja, Sadetin Mandia, Manol Tasellari, Shefikat Beqja, Rafael Lipe, Spiro Papa, Babi Ruēi, Anastasi Vasili, Lirika Morina, Llazar Xhamo, Esat Haxhi, Rifat Rusi, Tonin Fistani, Gani Shehi, Mina Gero, Sedat Ruli, Vili Kamsi, Franka Preka dhe shumė personalitete tė tjerė dhe qė nė pamundėsi pėr t’i pėrmendur tė gjithė u kėrkoj ndjesė atyre apo tė afėrmve tė tyre. Mirėnjohje dhe homazhe pėr ato qė nuk jetojnė mė, por qė me punėn dhe veprėn e tyre janė nė kėtė sallė, nė kėtė Universitet. Mirėnjohje, respekt dhe urime tė tjerėve qė jetojnė kėtė ditė, tė pranishėm ose jo nė kėtė auditor, e qė vazhdojnė tė kontribuojnė nė lartėsimin e historisė sė Universitetit tė Shkodrės, ose diku tjetėr. Pėr tė mbushur kėtė boshllėk qė krijon njė fjalė rasti na vjen nė ndihmė kontributi i disa grupeve tė pedagogėve dhe punonjėsve tė Universitetit, qė falė punės disa mujore, edhe gjatė verės, me pėrkushtim qėmtuese e pėrzgjedhėse tė na vėnė pėrpara sot, botimin e plotė tė Universitetit tė Shkodrės, 50 – vjeēar dhe Guidėn. Tani sapo inaguruam Muzeun e USH qė pėrbėn njė moment tė rėndėsishėm tė kujtesės historike tė AL jo vetėm pėr Shkodrėn.

Me kėtė rast i falenderoj tė gjithė grupet e punės qė pėrjetėsuan atė punė tė vėllimshme e me pėrkushtim tė brezave dhe donatorė pa tė cilėt nuk do tė ishte i mundur realizimi i tyre.

Nė 15 vitet e fundit, nė rikonceptimin dhe ristrukturimin e USH, kanė dhėnė njė ndihmesė tė pazėvendėsueshme njė numėr institucionesh universitare, qeveritare dhe joqeveritare nga vendet e BE dhe SHBA. Nė emėr tė Senatit, tė kolegėve dhe tė punonjėsve i shpreh sot mirėnjohjen dhe falenderimin qė po ndihmojnė nė rrugėn e zhvillimit europian Universitetin e Shkodrės. Njė falenderim u drejtohet edhe disa pėrfaqėsuesve diplomatikė perėndimorė qė kanė mundėsuar shkėmbimet universitare dhe shkencore tė Universitetit tonė me ato homologe tė vendeve tė tyre. E kėto janė Austria, Italia, SHBA, Gjermania, Zvicra, Hungaria, Franca. Kam detyrim tė veēoj Universitetin e Gracit, i cili qė nga viti 1993 ėshtė prezent nė nivele tė ndryshme bashkėpunimi. Mbėshtetja ka qenė e gjithanshme jo vetėm materiale e kualifikuese, por edhe morale njerėzore dhe nė ditė tė vėshtira. Njė mbėshtetje tė rėndėsishme ka dhėnė edhe Universiteti i Firenzes. Nuk mund tė harrohen emrat e Hofleschner, Konrad, Mayerhofer, Sixl Portman tė Gracit, Gstettner Klagenfurt. Marinelli, Fuscagni, Don Carlo Xacaro tė Firenzes. Kėto vitet e fundit ėshtė instensifikuar bashkėpunimi me Malin e Zi. Njė rol tė veēantė ka Rektori Prof. Stankovic. Kemi nėnshkruar me Maarrėveshje me Sarajevėn dhe Pecs nė Hungari. Njė koinēidencė e bukur sot nėnshkruajmė marrėveshjen e re tė bashkėpunimit me Universitetin e Firenzes.

Nderim e respekt shpreh dhe pėr mbėshtetjen qė ka dhėnė Departamenti i Shtetit Amerikan nėpėrmjet lidhjeve e bashkėpunimit me Universitetin Carbondole (Ilinoisi i Jugut) nė drejtim tė kualifikimit tė as/pedagogėve tė Fakultetit Ekonomik dhe zhvillimit tė curriculave e pasurimit tė infrastrukturės.

Tė frytshme kanė qenė bashkėpunimet tona me Universitetin e Tiranės dhe tė rretheve, pėrvoja e tė cilėve ka qenė njė ndihmesė e vlefshme pėr punėn tonė.

Nė tė gjithė veprimtarinė e Universitetit tonė, pavarėsisht momenteve tė caktuara, ėshtė siguruar mbėshtetja e MASH, e strukturave tė tyre drejtuese pėr zgjerimin e Universitetit tonė me fakultet degė tė reja dhe investime, pėr tė kryer sa mė mirė funksionin e Universitetit tonė si njė nga qendrat mė tė rėndėsishme mėsimore e shkencore tė vendit.

Tė nderuar pjesėmarrės! 50 vjetori e gjen Universitetin e Shkodrės “Luigj Gurakuqi” nė ditėt qė e ka kapėrcyer me kohė emergjencėn dhe ka hyrė nė rrugėn e reformimit tė pakthyeshėm Europiano – Perėndimor. Jemi duke punuar me partnerėt tanė pėr ristrukturimin akademik tė USH nė pėrputhje me Deklaratėn e Bolonjės. Universiteti ynė ka nė dorė njė sėrė projektesh nė kuadrin TEMPUS, CEEPUS, projekti i Liqenit tė Shkodrės etj.

Pikė e fortė e USH ėshtė veprimtaria shkencore, botuese dhe kumtuese. Vlerėsojmė 4 Seritė Buletinit dhe Kolana Studime Shqiptare, pa folur pėr Monografitė dhe tekstet universitare tė pedagogėve tanė.

Ngritjes sė nivelit pėrmbajtėsor tė punės mėsimore dhe shkencore do t’i japė njė ndihmesė tė fuqishme Biblioteka e Universitetit tė Shkodrės, mė e madhja dhe mė modernja nė Shqipėri, frut i investimit tė pėrbashkėt tė qeverisė shqiptare dhe austriake. Ne u jemi mirėnjohės atyre.

Ne shpresojmė dhe besojmė nė suksesin dhe ceremonia e sotme ėshtė njė shtysė mė shumė. Kėtė e tregon mė sė miri prezenca kėtu e drejtuesve tė lartė tė shtetit e tė qeverisė shqiptare. Perspektiva e USH ėshtė shumė e mirė, le tė angazhohemi tė gjithė ta sigurojmė atė. Do tė mė falni tė shtoja se mė vjen mirė qė mė takoi mua nderi tė organizoj bashkė me stafin tim 50 vjetorin e USH, po mė vjen akoma mė mirė ta mbyll karrierėn time administrative si rektor, duke parė nga e ardhmja sepse ēdo pėrvjetor duhet tė na gjejė mė mirė se tani gjithashtu edhe me bindjen se pasardhėsit tim dhe stafit tė tij i lė njė trashėgimi pėr t’u marrė nė konsideratė.

Duke e mbyllur fjalėn e rastit mė lejoni tė nderuar pjesėmarrės, t’ju falenderoj qė na nderuat me pjesėmarrjen tuaj dhe uroj edhe njė herė – Gėzuar festėn e 50-vjetorit tė themelimit tė Universitetit tė Shkodrės dhe u mirėtakofshim nė pėrvjetorė tė tjerė.

Faleminderit!

Shkodėr, mė 09.11.2007

 

Margarita, Jozefina e Malėsisė

Intervistė me kryetaren e gruas demokrate pėr M. Madhe, Margarita Marēinaj (Preknicaj)

...150 gra dhe vajza nga tė gjitha fshatrat e zonat e trevės sė Malėsisė kanė votuar unanimisht kandidaturėn e z. Margarita Marēinaj pėr kryetare tė organizatės sė gruas demokrate tė rrethit. Asnjėherė dhe askush gjatė kėtyre viteve tė pluralizmit politik nė Shqipėri nuk kishte arritur tė organizonte njė konferencė tė pėrmasave tė tilla me gratė dhe vajzat e Malėsisė me synimin pėr t’i integruar realisht nė jetėn politike e shoqėrore. Edhe mė skeptiket pas kėtij momenti janė bindur se pėrtej pamjes joshėse tė kėsaj femre qė vjen nga fshatrat e Shkrelit, fshihet njė vullnet i hekurt qė radhė ndeshet edhe tek meshkujt. Tashmė Margarita Marēinaj ėshtė profilizuar si grua me integritet e influtencė tė shtuar nė trevėn e Malėsisė dhe me synime tė qartė pėr t’u pėrfaqėsuar me dinjitet nė strukturat partiake e shtetėrore, gjithmonė si pėrfaqėsuese e shtresės sė persekutuar nga regjimi komunist nė rrethin e malėsisė. Shumkush e ka  zili e shumė tė tjerė ndjejnė frikėn e angazhimit dhe rritjes sė saj, por ajo ndjehet e sigurt dhe plot energji nė rrugtimin drej majave tė pushtetit. Ka njė familje tė mrekullueshme, ka zgjidh me sukses problemet ekonomike, bėn pėrpjekje tė vazhdueshme pėr ngritjen e saj profesionale dhe ka vendosur tė bėjė mė tė mirė dhe tė mundshmen pėr njė integrim real tė grave nė trevėn e Malėsisė. Ja shton entuziazmin dhe sigurinė nė rrugtimin e saj pėrkrahja dhe mbėshtetja e bashkėshortit tė saj, Lukė Preknicaj, njė biznesmen i ri dhe i suksesshėm, njė aktivist dhe luftėtar i vendosur pėr triumfin e demokracisė nė Shqipėri. Pėr tė sjellė njė profil sa mė tė detajuar, por edhe pėr tė mėsuar se deri ku shkojnė ambicjet e saj, kemi intervistuar Kryetaren e organizatės sė gruas demokrate pėr rrethin e Malėsisė, z. Margarita Marēinaj...

Gazeta “Malėsia”: Z. Marēinaj. Sapo jeni zgjedhur kryetare e organizatės sė gruas demokrate pėr rrethin e Malėsisė. Si ndjeheni pas atij momenti?

Z. Marēinaj: Me shumė pėrgjegjėsi dhe tepėr e angazhuar pėr ta ngritur rolin e gruas malėsore aty ku duhet tė jetė si pjesa mė vitale e njė shoqėrie demokratike dhe tė civilizuar. Aktualisht gratė dhe vajzat e trevės sė Malėsisė ndjehen sot tė ēliruara nga mentalitetet e sė shkuarės dhe pėrgjithėsisht tė mėnjanuara nga jeta aktive. Organizata e gruas thuajse nuk egziston dhe roli i saj as qė ndihej, pėr tė mos thėnė qė nėnvleftėsohej nga strukturat e Partisė Demokratike dhe pushtetit vendor. Nė funksion tė kėtij argumenti shkon edhe fakti skandaloz qė nga 96 kėshilltarė tė bashkisė e 5 komunave tė rrethit nuk ka asnjė antare tė seksit femėr. Kaq mjafton pėr tė sjellė nė vėmendje opinionin publik rolin e cunguar tė gruas nė jetėn e pėrditshme dhe domosdoshmėrinė e ndryshimit tė shpejtė tė kėtij realiteti tė zymtė.

Gazeta “Malėsia”: Pėr kureshtjen dhe kėnaqėsinė e lexuesve tė gazetės “Malėsia” brenda dhe jashtė vendit, nė tė vėrtetė kush ėshtė Margarita Marēinaj?

Z. Marēinaj: Kam lindur e jam rritur nė fshatin Cekdedaj tė Komunės sė Shkrelit. Rrjedh nga njė familje patriotike dhe tė persekutuar nga regjimi gjakatar i Enver Hoxhės. Nga tė parėt e mij kam trashėguar dashurinė pėr vendlindjen, traditat e zakonet mė tė mira tė trevės sė lavdishme tė Shkrelit, jam e martuar me Lukė Preknicaj nga Shkreli dhe jemi njė familje e shėndetshme dhe nė harmoni aktualisht banorė nė bashkinė e Koplikut. Pas viteve ’90 pėr arsye ekonomike kemi emigruar pėr disa vite nė Itali, ku falė punės, mundit e djersės sė derdhur kemi vėnė pak kapital, tė cilin kemi vendosur ta sjellim nė vendlindje. Luka, bashkėshorti im, vjen nga njė familje e persekutuar nga regjimi komunist, ndėrsa vetė ai ka qenė ndėr aktivistėt dhe luftėtarėt pėr shembjen e diktaturės dhe rikthimin e demokracisė nė vend. Ju kujtoj kėtu pjesėmarrjen e tij nė protesta pėr rrėzimin e bustit tė diktatorit Enver Hoxha nė kryeqytet.

Gazeta “Malėsia”: Pse u vendosėt nė qytetin e Koplikut, pasi disa vite tė shkuara keni banuar nė qytetin e Lezhės. Ēfarė ju pėlqeu qė zgjodhėt kėtė qytet pėr tė banuar dhe investuar kapitalet tuaja?

Z. Marēinaj: Keni tė drejtė nė pyetjen tuaj. Ne vėrtet kemi banuar shumė vite nė qytetin e Lezhės dhe gjej momentin qė nėpėrmes gazetės “Malėsia” t’ju shpreh qytetarėve tė Lezhės gjithė respektin e dashurinė pėr ata njerėz tė mrekullueshėm, me shpirt tė pastėr e tradita tė shkėlqyera. Por bashkėrisht me bashkėshortin tim Lukėn, zgjodhm qytetin e Koplikut, pasi kėtu jemi nė vendlindje dhe u vendosėm me synimin qė tė investojmė kapitalet ekonomike dhe njerėzore nė shėrbim tė kėtij qyteti dhe banorėve tė tij tė mrekullueshėm. Nė kėtė qytet kemi gjetur qetėsinė, paqėn dhe harmoninė midis njerėzve dhe komuniteteve fetare qė radhė ndeshen nė zona tė tjera tė vendit.

Gazeta “Malėsia”: Z. Marēinaj. Ēfarė mendoni se keni arritur deri sot, kjo jo vetėm pėr anėn ekonomike.

Z. Marēinaj: Jo gjithēka por ndoshta mė tė mirėn e asaj qė kishim menduar. Kemi njė shtėpi tė rehatshme, njė biznes stabil dhe objektiva tė qarta pėr ta zgjeruar shpejt. Jemi tė lumtur qė bashkė me Lukėn kemi ēelė Qendrėn e Formimit Profesional Shkreli, nė tė cilėn janė diplomuar qindra kursantė nga tė gjitha zonat e Malėsisė nė kompjuter dhe gjuhėt e huaja Angisht dhe Italisht. Diplomat e kėsaj qendre njihen e vlerėsohen nga Ministria e Punės dhe organizma shtetėrore nė vende tė ndryshme tė komunitetit evropian.

Gazeta “Malėsia”: Gjatė kėtyre viteve jeni parė mjaft aktive, veēanėrisht gjatė fushatave elektorale ku haptas keni mbėshtetur e pėrkrahur kandidatėt e forcave tė djatha, mė shumė atė tė Partisė Demokratike. A keni arritur atė qė keni synuar.

Z. Marēina: Pėrgjithėsisht po. Dhe ndjehem e lumtur. Unė dhe bashkėshorti im vijmė nga shtresat e persekutuara tė shoqėrisė shqiptare dhe nuk mendohet se mund tė ishim kundėrshtarė tė origjinės, e luftėrave dhe pėrpjekjeve pėr demokraci tė tė parėve tanė. Prandaj edhe mė parė, edhe sot dhe nė tė ardhmen do tė vazhdoj tė kontribuoj pėr triumfin e vleravef demokratike nė trevėn e Malėsisė dhe nė shkallė vendi. Pėr mė tepėr unė jam e bindur se vetėm Partia Demokratike dhe aleatėt e saj tė djathtė, kanė njėprogram tė qartė pėr zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij nė organizmat europiane.

Gazeta “Malėsia”: Z. Marēinaj nė zgjedhjet e fundit pėr pushtetarėt vendorė keni pėrkrahur haptas dhe me shumė pėrkushtim kreun aktual tė bashkisė z. Ramadan Lika. Tash pas gati njė viti drejtimi tė Tij e ndjeheni e penduar?

Z. Marēinaj: Nė mėnyrė absolute JO. Pasi unė dhe gjithė qytetarėt te zoti Lika shohim njeriun e ndershėm, aktiv dhe tė pėrkushtuar pėr ndryshimin e shpejtė tė qytetit tė Koplikut. Vetėm pėr tetė muaj nė krye tė bashkisė e rezultatet i ndjejnė dhe i prekin tė gjithė banorėt e qytetit. Vetėm njerėzit qė nuk e duan zhvillimin e progresin e qytetit mund tė jenė nihilistė e mosbesues ndaj njė njeriu qė pėrfaqėson tė renė, progresin dhe vlerat njerėzore e intelektuale tė trevės.

Gazeta “Malėsia”: Z. Marēinaj. Gjatė kėtyre viteve a ndjeheni paksa e mėnjanuar nga strukturat vendore tė Partisė Demokratike. Tė paktėn mos mė thoni qė ndjeheni e lumtur.

Z. Marēinaj: Unė nė asnjė rast nuk jam ndjerė, as ndjehem e mėnjanuar. Tė tilla nė pėrgjithėsi ndjehen tė gjitha gratė e vajzat e trevės sė Malėsisė, jo sot, por gjatė 16 viteve tė pluralizmit politik nė Shqipėri. Kėtu natyrshėm ka ndikuar edhe njė farė mentaliteti ndrydhės pėr rolin e grave dhe vajzave qė ėshtė trashėguar nga thellėsitė e shekujve. Ka qenė pikėrisht ky rol i cunguar i grave qė mė ka nxitė tėmarr inisiativėn pėr ta riorganizuar Organizatėn e Gruas Demokrate dhe pėr ta ndryshuar shpejt gjendjen aktuale tė tyre. Ato shpejt do tė jenė me njė rol aktiv nė tė gjitha fushat e zhvillimit.

Gazeta “Malėsia”: Z. Marēinaj. Pėrkushtimi juaj dhe i bashkėshortit tuaj a ėshtė patur nė konsideratė nga strukturat e Partisė Demokratike. Tė paktėn pas votimeve tė fundit a keni aspiruar tė merrni njėri nga ju njė detyrė shtetėrore.

Z. Marēinaj: Ne kemi njė vlerėsim maksimal pėr strukturat drejtuese tė Partisė Demokratike dhe tė pushtetit vendor. Angazhimi ynė nė fushatat elektorale nuk ka qenė dhe as do tė jetė pėr interesa personale, prandaj mendoj se kjo periudhė na ka shėrbyer pėr konsolidimin e ndėrmarrjeve tona nė biznes dhe arsimimin profesional. Koha do ta vertetojė pėr drejtėsinė e njė vendimi tė tillė.

Gazeta “Malėsia”: Mos do tė thoni qė nė tė ardhmen do tė jenė pjesė e strukturave drejtuese tė pushtetit vendor nė rrethin e Malėsisė.

Z. Marēinaj: Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Nuk besoj se mund t’i shmangemi njė detyre qė i kontribuon zhvillimit e progresit tė njė zone tė caktuar ose gjithė trevės sė Malėsisė.

Gazeta “Malėsia”. Ka zėra qė thonė se nė zgjedhjet e ardhshme do tė kandidoni pėr kreun e komunės sė Shkrelit. Ėshtė e vėrtetė z. Marēinaj?

Z. Marēinaj: Gjithēka nė kohėn e duhur. Thashė mė sipėr qė nuk ju shmangem detyrave shtetėrore dhe politike.

Gazeta “Malėsia”: Z. Marēinaj. Nė mjaft njoftime, spote televizive e reklama paraqiteni si pjesė e lagjes sė re Shkreli. Nė fakt nė qytetin e Koplikut nuk ka njė lagje me njė emėr tė tillė.

Z. Marēinaj: Kam thėnė qė nė fillim qė qyteti i Koplikut po rritet e zgjerohet dita – ditės dhe me hapat e shpejtė, banorė nga Shkreli e zona tė ndryshme tė Malėsisė po vendosen me dėshirė nė kėtė qytet. Pėr mė tepėr kėtu ka njė mirėkuptim e harmoni mes njerėzve qė nuk mund tė krahasohet me asnjė vend tjetėr. Nė kėtė kuptim s’do tė kishte asgjė tė keqe dhe nuk do tė ndodhte kurrfarė xhelozie tek banorėt tradicionalė qė lagjia jonė tė quhet edhe zyrtarisht Lagjja e Shkrelit.

Gazeta “Malėsia”. A mendoni se angazhimi juaj politik ngjall xhelozinė e krerėve tė Partisė Demokratike nė rreth e si e tillė ata do tė pėrpiqen t’ju pengojnė nė rrugėn e nisur.

Z. Marēinaj: Gjithkush ėshtė i nevojshėm dhe askush nuk ėshtė i domosdoshėm nė njė parti politike. Prandaj ata qė bėhen pengues nė rrugėn drejt progresit duhet t’u lėnė vendin tė tjerėve, atyre qė vinė me besimin e shpresėn e ndryshimit. Unė nuk luftoj pėr interesa personale dhe nė kėtė kėndvėshtrim besoj se edhe smira e xhelozia nuk mund tė jenė jetėgjata. Partia Demokratike nė rrethin e Malėsisė ka struktura tė besueshme dhe njerėz me vlera intelektuale tė cilat nė asnjė rast nuk bine pre e interesave tė ēastit.

Gazeta “Malėsia”. Dhe sė fundi. A i keni lexuar numrat e rinj tė gazetės “Malėsia”? cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr botuesin e saj Vasel Gilaj?

Z. Marēinaj: I kam lexuar dhe ju pėrgėzoj nga thellėsia e shpirtit. Treva e Malėsisė e ka tė nevojshme kėtė organ tė shtypit tė shkruar dhe dua ta pėrshėndes kurajon dhe inisiativėn e Botuesit Gilaj e stafit afėr tij. me kėtė rast do t’ju bėj thirrje gjithė banorėve tė trevės pėr t’u abonuar nė kėtė gazetė dhe tė gjithė sė bashku tė kontribuojmė pėr botimin e kėsaj gazete qė ėshtė tribunė e medimit intelektual dhe pėrēuese e vlerave e traditave mė tė mira tė Malėsisė. Ju premtoj se tė gjithė antaret e organizatės sonė do tė jenė abonentet e para tė gazetės “Malėsia”.

Gazeta “Malėsia”: Dhe sė fundi, mesazhi juaj tashmė si kryetare e gruas demokrate pėr rrethin e Malėsisė.

Z. Marēinaj: Ju falenderoj qė mė dhatė rastin qė nėpėrmes kėsaj dritareje tė informimit shumė tė dashur pėr banorėt e zonės, tė pėrshėnde tė gjitha gratė e vajzat e rrethit tė Malėsisė, duke ju kėrkuar qė tė bėhen pjesė mė aktive e shoqėrisė, si dhe tė gjithė malėsoret kudo qė ndodhen brenda e jashtė vendit duke ju dėshiruar mė shumė fat, suksese e lumturi nė familjet e tyre. Juve edhe njė herė suksese nė misionin tuaj fisnik.

...Ju faleminderit e suksese nė rrugtimin tuaj drejt majave tė pushtetit e politikės nė trevėn e malėsisė.

Intervistoi: R. Ymeri

 

Dialogu me Shqipėrinė

Enciklika 1

Arsimi nė Shqipėri

1.    Reforma gjysmake e teksteve shkollore (Alterteksti)

a.    Tekste tė hartuara nė mungesė standartesh, tė cilat unifikojnė nė thelb e nė cilėsi krejt

Altertekstin. Ėshtė e qartė se kėto standarte, edhe po tė ishin hartuar e miratuar, nuk mund tė aplikohen pa u testuar paraprakisht nė 75% tė kontigjentit tė nxėnėsve nė shkallė republike, pasi veē kėshtu do tė mund tė pėrputheshin me realitetin pa kaotizuar krej didaktikėn. Ashtu siē ėshtė e qartė se vetėm pas pilotimit tė kėtyre standarteve, tė cilat do tė evidentonin qoftė shkallėn e dijes sė deritanishme tė nxėnėsve pėr grupmoshė dhe qoftė defektet e deritanishme, grupi hartues i reformės sė altertekstit mund tė hartonte e tė shpėrndante kurrikulat pėr ēdo lėndė e vit pas viti. Njė pilotim i tillė do tė rregullarizonte (objektivizonte) jo vetėm didaktikėn, por edhe sistemin e vlerėsimit tėnxėnėsve duke shmangur kaosin e krijuar nga njė reformė e domosdoshme, por e nisur sė prapthi.

b.    Tekste tė hartuara nė mungesė programesh tė vijuara, tė cilat do tė kishin shmangu

mbingarkesa apo lehtėsime tė paarsyeshme nė tė gjitha disiplinat shkollore, marrė nė veēanti. Sa pėr shembull, mėsuesit e gjuhės amtare ankohen se pėr pasojė tė kėsaj mungese, teksti i gjuhės sė klasės sė katėrt fillore jep tė gjitha kohėt e foljeve, ndėrsa ai i klasės sė pestė, e pėr mė tepėr i tė njėjtit botues, jep vetėm kohėt mė kryesore. Botuesi ankohet se pėr kėtė ērregullim u b shkak pikėrisht mungesa e programeve tė vijuara tė krejt ciklit 1-9.

c.     Tekste tė hartuara nė mungesė lidhjesh ndėrdisiplinore. Mungesa e programeve tė

vijuara u shoqėrua me dy pasoja negative. Sė pari, njėlloj si me mungesėn e programeve tė vijuara brenda sė njėjtės lėndė, edhe kėtu vihet re njė kaos mjaft shqetėsues nė informacionin e pėrzgjedhur pėr nxėnėsit si edhe nė pėrshkallėzimin e tij. Sa pėr ilustrim, mėsuesit e fizikės ankohen bie fjala nė fizikėn e vitit tė parė tė shkollės sė mesme jepen nocionet trigonometrike tė sinuseve dhe kosinuseve, tė cilat nė tė vėrtetė, nė habitatin e tyre real, pra nė trigonometri kryhen nė vitin e tretė! E njėjta gjė vlen tė thuhet edhe pėr integrimin e munguar tė gjuhės me letėrsinė, i cili sot rezulton thjesht njė bashkim mekanik, jo integral. Dhe pėr kėtė tė fundit ankohen jo vetėm mėsuesit e kėtyre lėndėve, tė cilėt ndjejnė si bjerret interesi i nxėnėsve pėr gjuhėn amtare, por edhe hartuesit ekspertė tė teksteve, tė cilėve programet krejtėsisht tė pareformuara qė paraqet Ministria e Arsimit dhe Shkencės, nuk ua lejojnė kėtė integrim. Sė dyti, pasojė e ndjeshme e kėsaj mungese ėshtė edhe modeli i tekstit, i cili vijon tė mbetet i tipit tė vjetėr lindor, ku fjala vjen fizika, matematika, kimia, biologjia etj., bėheshin si lėndė mė vete, tė mbushura me detaje tė panevojshme pėr formimin e nxėnėsit, pa lidhje mes tyre e duke krijuar kėshtu njė mekanizėm tė integruar dijesh, por ishuj tė shkėputur informacioni.

d.    Tekste tė pėrzgjedhura pa u publikuar mė parė dokumentet mbi kriteret vlerėsuese.

Proēesi i vlerėsimit nuk mund tė jetė assesi kaq primitiv, pa trajnime paraprake, pa asnjė kriter tė shkruar dhe duke shpallur si vlerėn mė tė qenėsishme tė tij atė tė izolimit tė grupit vlerėsues nga “ndikimet” e jashtme. Ky sistem vlerėsues nuk ka profesionalizėm. Pėr pasojė, pikėrisht se ky proēes joprofesional i ėshtė nėnshtruar i gjithi ngutit tė politikės ministrore, tekstet karakterizohen jo vetėm nga lapsuse tė formės, por edhe nga gabime tė rėnda tė pėrmbajtjes. Pa u ndalur te kėto tė dytat, pėr tė cilat do tė duhen studime tė mėvetėsishme, vihet re bie fjala se nė tekstin e historisė sė vitit tė parė, Laokoonti i mirėnjohur quhet “Laokoviti”, mbreti i Knosit duhet mbreti i “Knasit” e shumė tė tilla kėsodore, tė cilat nė impakt tė parė mund tė shkaktojnė ilaritet, por fill mbas njė shqetėsim jo tė vogėl.

e.    Tekste tė hartuara me moton “sot pėr sot” – pasi nė programet lėndore Ministria dhe

Institutet e saj as qė kanė marrė parasysh ndryshimin e sistemit nga 8-vjeēar nė 9-vjeēar. Kriza e kėtij kalimi po ndjehet qė kėtė vit.

f.     Proēesi i shpėrndarjes sė teksteve i konceptuar keq dhe me kosto tė paarsyeshme pėr familjet shqiptare. Rimbursimi i teksteve s’mund tė realizohet deri nė fund, sepse ka dėshtuar qė nė letėr.

Kėsisoj reforma e altertekstit, gjysmake dhe e nisur nga aty ku duhet nė fakt tė finalizohej, rezulton se pati pėr prioritet ngutin pėr tė raportuar “progres” nė luftėn kundėr korrupsionit. Nė fakt korrupsioni vetėm sa e zhvendos drejt hallkave tė tjera tė sistemit, pėr tė cilat Ministria e Arsimit dhe e Shkencės mbetet zyrtarisht pėrgjegjėse. Nė strategjinė e hartuar me ekspertėt e Bankės Botėrore ishte planifikuar se ky proēes do tė lanēohej nė vitin 2009, pikėrisht pasi tė ishte pėrmbyllur brenda vitit 2008 krejt hartimi i seteve kurrikulare, i standarteve si dhe trajnimi i mėsuesve pėr t’i zbatuar kėto standarte. Por yshtja politike pėr ta shpallur me ēdo kusht kėtė “fitore”, nxorri tė tepėrt punėn pėr standartet e brendisė sė tekstit dhe pėr vėnien e krejt sistemit tė mėsimdhėnies nė funksion tė risisė sė reformės. E thėnė ndryshe mbeti pa bėrė ajo punė falė sė cilės shteti mundet t’i garantojė qytetarėt mbi cilėsinė e arsimit qė u ofron.

2.    Kriza e maturės shtetėrore

Matura shtetėrore e kėtyre dy viteve tė fundit, e nė mėnyrė tė veēantė e kėtij viti, ėshtė shembulli mė i papėlqyeshėm i njė politike arsimore meskine populiste, e cila pėr qėllime thjesht elektorale synon tė bėjė sa mė pak tė pakėnaqur, gjithherė nė dėm tė pėrparimit kombėtar. Ajo pėrcakton kėshtu edhe rėnien e mėtejshme tė produktit tė nesėrm universitar. Kjo pasi:

1.    U barazuan nė rėndėsi rezultati i 4 viteve me atė tė njė provimi tė vetėm. Kjo erdhi si rezultat i mungesės sė qėllimshme tė transparencės.

2.    Ministria ngulmoi tė centralizonte gjithė proēesin, pasi pėr 2 provimet me zgjedhje nuk pėrfshiu Universitetet, megjithė kėrkesėn logjike tė Rektorėve.

3.    Nė Formulain A2 me 10 mundėsi zgjedhjeje s’u shėnuan kapacitetet pritėse pėr ēdo degė. Kėshtu vetėm 305 e nxėnėsve mundi tė shkojė nė degėt e preferencės. 705 e tyre po detyrohen tė studiojnė sot e tė punojnė nesėr – nė rast se do ta gjejnė njė vend pune – nė fusha qė nuk lidhen as me dėshirat dhe as me prirjet e tyre vetjake. Kjo mėnyrė na kthen mbrapsht disa dekada, e pikėrisht nė atė kohė kur vendoste shteti pėr degėn e studimit tė gjithsekujt

4.    Deklarata e Ministrisė se 70% e studentėve kanė pėrkim mes mesatares dhe notave tė konkursit ėshtė vetėpaditėse pasi me sistemin e sotėm rezultoi se ėshtė nėpėrkėmbur 30% mė cilėsor.

3.    I ashtuquajturi liberalizim i Universiteteve

Duke qenė pro masivizimit tė universiteteve, si e drejtė themelore e shtetasve pėr dije, le tė shohim si ėshtė organizuar shteti pėr kėtė rritje kaotike tė numrit:

1.    Pretendimi pėr liberalizim tė universiteteve ėshtė nė kundėrthėnie me proēedurėn faktikisht tė centralizuar tė Maturės Shtetėrore. Kudo ka sistem konkursi. Tė hapura janė vetėm ato degė pėr tė cilat nuk ka kėrkesa.

2.    Universitetet janė shndėrruar nė serbatorė studentėsh jo dijesh, duke shpėrfillur kapacitetet mbajtėse, pa kurrfarė hetimi mbi cilat degė pėrkojnė me prirjet e zhvillimit ekonomik ose jo. Ky lloj liberalizimi garanton papunėsinė jo mirėqėnien. Tė pashpresė nga sistemi ynė universitar, shumė tė rinj, ata qė munden natyrisht largohen nga Shqipėria pėr tė studiuar jashtė. Tė dhėnat qė na pėrcjellin raportet e ekspertizės ndėrkombėtare edhe kėtu janė shqetėsuese: Mėse 4000 studentė ēdo vit nuk ja besojnė Shqipėrisė shkollimin e tyre. Kėtu ka ende mė pėr t’u shqetėsuar. a. Sa do tė kthehen? b. Si do tė integrohen dijet e tyre me sistemin ende tė niveluar nga poshtė nė Shqipėri? c. Sa do tė funksionojė pėr ta meritokracia, e cila nė kushtet e njė Shqipėrie qė prodhon mė tepėr debat politik sesa punė, madje e vė atė nė vend tė parė, rrezikon t’i demotivojė e t’i pengojė ata qė marrin guximin tė kthehen?

3.    Shqetėsues ėshtė fakti qė nė tė njėjtėn kohė, sfera e qeverisė pėrpiqet me tė gjitha rrugėt ligjore dhe induktive tė kontrollojė zgjedhjetd nė universitetet publike dhe tė orientojė politikisht produktin final. Pėrpjekja e fundit e qeverisė pėr tė kontrolluar politikisht zgjedhjet nė universitetet publike ėshtė lėvizja e rradhės pėr tė mbytur ndikimin akademik dhe mendimin e lirė qė mbartin kėto institucione vitale pėr demokracinė e brishtė nė Shqipėri.

4.    Profesorati, hapėsirat dhe kurrikulat.

1.    Raporti pedagog – studentė rezulton afro 1:60. – Karta e Bolonjės, nė tė cilėn Ministria deklaron aderimin nė vitin 2010 kėrkon: Pėr Shkencat humane – raporti 1:18 apo 20; Pėr Shkencat me laboratorė – raporti 1:13 apo 15. Pėr njė fluks tė tillė studentėsh Karta e Bolonjės kėrkon 183.000 m2 sipėrfaqe auditorėsh. UT ofron veē 49.000 m2. Vitin e kaluar, kur numri i kuotave tė regjistrimit ishte ende mė i ulėt se i sivjetmi, mjediset mėsimore universitare qenė nė kolaps tė plotė; leksionet u zhvilluan me dy turne, ditėn dhe natėn, tė shtunė dhe tė dielė. Por nuk mjaftoi kjo, pasi vitin e kaluar patėm krizėn energjitike qė nxori jashtė loje mėsimin pasdite duke krijuar njė kontigjent studentėsh me kualifikim fiktiv, gjė qė nga sa duket do tė pėrsėritet edhe sivjet me krizėn energjitike tė radhės. Hapėsira e parashikuar nga Karta pėr ēdo student ėshtė 1 student pėr 3 m2. Nė fakultetet tona ajo ėshtė 0.4 – 0.6 m2 ose 6 herė mė e vogėl.

2.    Po ashtu, me sistemin e ri tė shpėrndarjes sė orėve tė vendosur nga MASH, rezulton se 103 mijė orė mbulohen nga pedagogėt e brendshėm, ndėrsa 110 mijė orėt e tjera tė programit akademik mbulohen nga pedagogėt e jashtėm dhe nga mbingarkesa qėu jepet pedagogėve tėbrendshėm. Ndėrkohė Karta e Bolonjės thotė se kontributi i pedagogėve tė jashtėm nuk duhet tė tejkalojė ¼ e kontributit tė brendshėm, ndryshe dėmtohet ndjeshėm cilėsia. Po ashtu, kjo mbingarkesė e pedagogėve tė brendshėm u heq atyre kohėn pėr veprimtari kėrkimore duke varfėruar skajmėrisht qoftė didaktikėn, qoftė sistemin e krejt dijes. Kėrkohet prej rektorėve njė shtesė prej 400 pedagogėsh kurse Ministria pėrgjigjet me premtimin  e aderimit nė vitin 2010.

3.    Nuk ėshtė mė optimiste situata me kurrikulat, tė cilat nuk janė rinovuar, pasi shteti po merret me administrim burokracish, jo me treguesit qenėsorė tė njė sistemi arsimor – pra me nivelin dhe cilėsinė e dijes. Vlerėsimet e ekspertizės ndėrkombėtare thonė se nė Shqipėri nuk kryhet aspak kėrkimtari eksperimentale. Veprimtaria shkencore kryhet duke u bazuar thjesht mbi dokumente e bibliografi – edhe kjo mjaft e kufizuar pasi nuk ka literaturė tė azhornuar. Nė kėtė pikė pėrgjithėsisht, pa llogaritur tek – tuk ndonjė tekst tė dhuruar, jemi ende nė vitet e errėta ’70, por ja qė Qeveria Shqiptare ndėrmerr shkurtimin e fondeve pėr veprimtarinė shkencore, tė cilat sot, pas sė ashtuquajturės reformė shkencore, mbėrrijnė vlerėn qesharake tė 0.19% tė buxhetit. Praktikat ndėrkombėtare vendosin si nivel dysheme shifrėn 2%; poshtė kėsaj shifre gjithēka ėshtė thjesht para e shkuar dėm. Dhe pėr pasojė nuk kemi nė universitete as laboratore eksperimentale, as modernizim tė kurrikulave apo tė mjediseve tė punės. Jemi thellėsisht nė njė kaos, pėr tė mos thėnė nė regres tė ndjeshėm. Kėtė pėrfundim e mbėshtesin edhe shifra si kjo: 70% e tė regjistruarve ēdo vit preferon vetėm disiplina artistike dhe shoqėrore.

4.    Sakaq Universiteti shqiptar vijon tė jetė thellėsisht i vjetėr i pareformuar, jo vetėm nė didaktikė, por edhe nė planifikimin e shpėrndarjes e niveleve tė formimit. Ka veē dy a tri institute tė larta, si bie fjala ai i Infermierisė dhe vetėm kaq. Situata aktuale shqiptare karakterizohet vetėm nga niveli universitar si i vetmi kanal i shkollimit tė lartė, paēka se pėrvoja pėrreth nuk mungon aspak. Vendet rrotull nesh kanė ristrukturuar sistemin universitar (diplomė tė shpejtė + diplomė e specializuar). Dhe nuk mundet tė na thonė qė nuk dijmė ta bėjmė kėtė, pasi sėrish nga tė dhėnat e pėrcjella nga Europa shihet pėr shembull se Italia, pėrmes programit pilot CONICS, i ka asistuar drejtuesit tanė, planifikkuesit tanė tė politikave arsimore, qoftė pėr tė ngritur programet e diplomave trevjeēare, qoftė pėr tė ēelur nivele tė reja tė arsimit tė lartė tė tipit profesionalizues, mė saktė ajo qė quhet edukimi terciar (tertiary education).

5.    Njė tjetėr ēėshtje me mjaft rėndėsi ėshtė ajo qė lidhet me depolitizimin e sistemit tonė arsimor nė pėrgjithėsi e sidomos tė atij universitar nė veēanti. Karta e Bolonjės kėrkon qė politika e ditės t’i rrijė larg sistemit universitar. Nė “pėrgjigje” tė kėsaj kėrkese, kjo qeveri e pėrfshiu edhe sektorin e kėrkimtarisė shkencore nėn varėsinė e saj, duke kulmuar me nisma qesharake si ajo e “Rishkrimit tė historisė”.

5.    Braktisja e hapur dhe braktisja e fshehtė e shkollės

Braktisja e hapur e shkollės rezulton nė masėn 50%. Gjysma e fėmijėve shqiptare qė duhet tė kryejnė arsimin e detyruar, nuk e pėrfundojnė atė.

po t’i shtosh kėsaj tė dhėne edhe cilėsinė e dobėt dhe shpeshherė mjeranė tė mėsimdhėnies, rezulton se, pėrjashto qendrat e mėdha ekonomike. Shqipėria po rrėshqet nė njė gjendje gjysmėanalfabete. Natyrisht kėta fėmijė nuk e braktisin shkollėn me dėshirė, natyrisht ata janė viktima tė njė ēorganizimi shtetėror. E sidoqoftė kėta fėmijė qė janė jashtė syrit tė Shtetit, qė janė jashtė pragut tė Shkollės, janė plaga e sotme dhe e nesėrme e Shoqėrisė Shqiptare.

Megjithatė kėto lėvizje nuk janė aq kaotike nė vetvete po tė shihen pak mė me qetėsi dhe mė nė distancė. Largimi i papreēedentė i arsimtarėve dhe pedagogėve nė tė gjitha fushat, nivelet dhe nė tė gjitha rrethet e Shqipėrisė ėshtė i sinkronizuar politikisht nga qeveria dhe nga MASH nė mėnyrė ēuditėrisht mė efikase se ēdo lloj forme tjetėr pakujdesie profesionale. Largimi politik i arsimtarėve nga detyra e tyre e shenjtė ėshtė njė atentat i pastėr ndaj vlerave intelektuale dhe morale tė kombit shqiptar, po aq sa dhe ndaj mirėqėnies sonė tė pėrbashkėt nė tė ardhmen.

 

6.    Problemet e arsimit nė zonat e thella dhe rurale.

1.    Rezulton se janėtrashėguar jo pak ndėrtesa shkollash nga e kaluara, tė cilat kanė njė shpėrndarje tė mirė territoriale. Por si rezultat i mungesės totale tė mirėmbajtjes, shpesh kėto ndėrtesa janė krejt jashtė kushteve pėr tė pritur nė to fėmijė e pėr tė zhvilluar orė mėsimi. Kjo ka bėrė qė programi mėsimor tė jetė i kushtėzuar jo mė nga njeriu por nga natyra. Nė dimėr shkolla ndėrpritet krejt dhe po ashtu ndėrpritet rėndom sa herė ka mot me shi.

2.    Por shkolla nuk ėshtė vetėm mure dhe ēati, ndaj edhe aty ku kėto qėndrojnė nė kėmbė, nuk kanė asnjė mjedis didaktik tė nevojshėm si laboratore, salla pune apo qoftė edhe harta ilustruese – nevojė minimale kjo pėr njė proēes mėsimdhėnieje.

3.    Meqenėse njė pjesė jo e vogėl e ndėrtesave janė dėmtuar duke u shndėrruar nė tė papėrdorshme, nxėnėsit detyrohen tė udhėtojnė e tė grumbullohen tek ato qė qėndrojnė ende nė kėmbė, ose nė ato ku ėshtė vėnė dorė sė fundmi.

4.    Largėsia e madhe e shkollave rėndon sidomos mbi vajzat, tė cilat detyrohen ta braktisin shkollėn ende mė herėt se djemtė. Mirėpo ato do tė jenė edukueset e Shqipėrisė sė nesėrme.

5.    Nuk shkojnė mė mėsues tė rinj nė moshė, energjitė e tė cilėve janė tė domosdoshme pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė qė paraqet proēesi i edukimit nė zonat e thella. Pėr rrjedhojė mėsuesit janė tė vjetėr (nė mendėsi, metoda dhe nė moshė), nuk kanė mė energji pėr pėrkushtim dhe as energji thjesht fizike pėr tė mbėrritur nė ato zona tė veēuara. Pa folur kėtu qė ajo pagė e ulėt atyre nuk u del as pėr tė mbuluar shpenzimet e udhėtimit tė largėt e tė pėrditshėm. Shteti nuk mund ta mbėshtesė detyrimin e vet tek idealizmi migjenian i mėsuesve.

6.    Ngaqė personelli ėshtė shumė i reduktuar nė numėr, mėsimi zhvillohet me klasa kolektive. Zhvillojnė mėsim bashkarisht nė tė njėjtėn klasė, me tė njėjtin mėsues, pra nė tė njėjtėn orė, kl. I – IV dhe kl. V-VIII. Kėshtu dikush duhet tė lexojė me zė abetaren, ndėrkohė qė dikush tjetėr, po nė atė klasė duhet tė zgjidhė problema algjebre, e po tė njėjtėn gjė dikush tjetėr ėshtė i detyruar tė bėjė edhe mėsuesi.

7.    Cilėsia e mėsuesve ėshtė tjetėr problem themelor i kėtyre zonave. Nė pamundėsi pėr tė pasur personel tė kualifikuar siē duhet, shpeshherė mėsues matematike, gjuhe apo historie vijnė e bėhen edhe ata me arsim thjeshtė tė mesėm, aspak tė profilizuar. Dhe shpeshherė lėndėn e jep mėsuesi i njė lėnde tjetėr, edhe nė sistemin 8-vjeēar.

8.    Zonat e largėta, tė cilat janė tė detyruara tė jetojnė thjesht me ekonomi vetjake janė tė detyruara tė pėrballen me izolimin gjeografik, me atė klimaterik, e shpesh edhe me ngujime tė kryefamiljarėve si pasojė e gjakmarrjes, janė zona tė varfra, ku shkollimi i fėmijėve fatkeqėsisht vjen nė rend tė dytė, pasi parėsore ėshtė ende mbijetesa nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Pėr pasojė shkolla pėr ta ka kosto: libra, lapsa, fletore, pa folur pėr transportin.

Njė tjetėr shqetėsim i forti yni ėshtė edhe braktisja e fshehtė e shkollės, me fjalė tė tjera ai fenomen qė shoqėrohet me dhėnien e dėftesave fiktike nxėnėsve qė janė regjistruar, por nuk e ndjekin shkollėn. Ky fenomen dikur e nxori nė pah kėshilltari aktual i Ministrit tė Arsimit. Madje u ndėrmorr edhe njė studim pilot i mbėshtetur nga OJF, nė pėrfundim tė tė cilit u botua edhe teksti “Braktisja e fshehtė e shkollave” me autor kėshilltarin e lartpėrmendur. Sot ky fenomen damtor po kalohet heshtazi nėn mantelin e “parashikimeve” pėr rritje tė frekuentim shkollor.

6.    Politikė arsimore e bazuar mbi kėrkesėn apo mbi ofertėn?

Binarėt mbi tė cilėt duhet tė lėvizė ky sistem janė konceptuar (madje nuk janė konceptuar, por kanė qėlluar!) krejt tė ndryshme nga sho-shoqi. Pėr pasojė nuk mund tė shėrbejnė si binarė; pėr pasojė sistemi nuk mund tė bėjė pėrpara, por mjaftohet tė hapė vetiu brazda e monopate prapė sui generis, i shtyrė aspak nga planifikimi paraprak i shtetit , por thjesht e vetėm nga trysnia e popullatės qė kėrkon tė arsimohet. Duke vėzhguar raportin qė politika pėr arsimin e lartė ka krijuar tash me popullatėn, mund tė thuhet plot gojėn se ky ėshtė njė raport mirėfilli popullist, i cili po e trajton ēėshtjen jetike tė arsimimit me tė njėjtin papėrgjegjshmėri siē po e trajton edhe territorin, edhe pasuritė e pėrbashkėta, edhe mjedisin e gjtihēka tjetėr, bile edhe ligjet. Pėr pasojė vėrehet se politikat e sotme arsimore bazohen vetėm mbi ofertėn pasi:

1.    Nuk janė ndėrmarrė studime paraprake ekonomike, demografike dhe kulturore, mbi bazėn e tė cilave tė themelohen mė pas strategjitė pėr arsimin;

2.    Ēelja e universiteteve dhe e degėve tė reja po bėhet pa prognozė dhe udhėhiqet nga njė mendėsi abuzive prej nomadėsh;

3.    Boshti i politikave arsimore nuk rezulton tė jetė harmonizimi i mundėsive faktike me kėrkesat reale, por promovimi i politikave partiake tė ditės. Tė cilat pėr vetė mėnyrėn sesi janė strukturuar kėto parti, rezultojnė tepėr afatshkurtra dhe kaotike.

7.    Arsimi profesional

Nė rang republike maturantėt e shkollave profesionale janė afro 4 mijė vetė, kurse ata tė sė mesmes sė pėrgjithshme 26 mijė vetė; Raporti: mė shumė se 1 me 6! Le tė vėrehen shifrat e vendeve pėrreth, jo veē nė Europė, por edhe nė Ballkan, ku raporti synon tė jetė i kundėrt me tonin. Sakaq ky tregues yni dėfton se Shteti vijon tė prodhojė mazhorenė tė papunė e tė paformuar, tė cilėt edhe kur nuk munden ekonomikisht, janė tė detyruar nga halli tė mėsyjnė mandej dyert e Universiteteve. Universitetet thjeshtė tė liberalizuara, por pa kushte e tė pareformuara nuk u japin ē’u duhet. Dhe rrethi damtor ka mbetur po ai, me tė gjithė shqiptarėt tė zėnė nė ēark brenda tij.

Po si ėshtė gjendja e shkollave profesionale tek ne?

Krejtėsisht e pareformuar, nė gjendjen e para viteve 90, thuajse pa asnjė lidhje me zhvillimin e ekonomisė private dhe tė shoqėrisė sė konsumit. Pa as edhe njė lidhje me realitetin ekonomik tė vendit e as me prirjet e zhvillimit tė tij. Pėr ilustrim mjafton tė shihen degėt apo kurrikulat e kėtyre shkollave dhe vėren menjėherė se ato kanė mbetur si degė krejtėsisht tė atrofizuara, rudimente tė sistemit ekonomik tė pronės shtetėrore qė Shqipėria kish deri nė vitin 1990.

Mė tej akoma: Tė gjitha kėto shkolla thuajse nuk kanė asfare bazė materiale. Jo vetėm qė nuk janė reformuar kurrikulat, por janė thuajse zero investimet nė bazėn materiale tė kėtyre shkollave, qė sikundėr dihet, bazohen mbi praktikėn. Situatė kolapsi qė Qeveria Shqiptare rreket ta kapėrcejė duke shtuar edhe mė kolapsin: duke i dhėnė rretheve disa universitete ex-novo, pa kurrfarė cilėsie e pa menduar aspak qė familjet shqiptare tė qyteteve mė tė vogla dhe tė rrethinave rrotull tyre duhet patjetėr t’i shpien krejt pinjojt e tyre nė universitete pėr t’iu njohur teorikisht njė kualifikim. Sakaq, tregu prodhues privat, ai qė nuk se ndėrton veē shkresa por kontribuon pėrditė nė mėkėmbjen e nivelit ekonomik tė kėtyre, detyrohet tė punėsojnė forca tė huaja, pasi nuk ka ku t’i gjejė shqiptarėt e profilizuar. Shqipėria nuk e ka kėtė “luks”, Shqipėria ėshtė e papunė!

 

***

Gjithsesi evidentimi i krizave dhe i shqetėsimeve tėmbledhura nė Dialogun tonė me Shqipėrinė bart me siguri nė vetvete edhe tharmin e zgjidhjes sė tyre. Kjo Enciklikė nuk synon tė rreshtojė zgjidhjet por tė thellojė debatin nė kėrkim tė tyre. Pa kushtėzuar askėnd ne lusim gjithkėnd qė dėshiron ndryshimin e kėsaj situate tė ndajė me ne shqetėsimet dhe idetė e veta. Idetė pėr tė ardhmen. Nė adresėn arsimi @ps.al ne presim me padurim shprehjen e interesimit tuaj. Faleminderit pėr vėmendjen!

Komisioni i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė pėr Arsimin, Kulturėn dhe Median.

 

Fatos Nano tė shkruajė Historinė e PS

Partia Socialiste ėshtė nė njė proēes tė thellė reformimi ku ēuarja deri nė fund e kėtyre reformave ėshtė jetike pėr tė.

Kushdo tė ishte drejtues i PS-sė nuk mund t’i shmangte kėto reforma, por e rėndėsishme ėshtė shpejtėsia e tyre. Lideri i PS, Edi Rama, njė politikan modern e serioz arriti tė adoptojė njė Qėndrim Sovran me objektiva tė qarta duke u bėrė njė model drejtimi.

Ai shpalli dy armiq tė shqiptarėve: Varfėrinė e tranzicionin tė cilat po i lufton me programe e jo me ideologji.

Nė zgjedhjen e tij tė tretė si kryetar i Bashkisė sė Tiranės u sulmua me ligėsi si brenda e jashtė partisė. Ju gjetėn 101 gjėra tėngjashme me Hitlerin, ju sulmua jeta private. U sulmua Zogu i Zi e zogu i tij e gjethet e fikut rezultuan si gjethe dafine. Nė rrugėn e tij po dalin pengesa e ajo mė e ēuditshmja ėshtė e ish kryetarit Fatos Nano, qė kėrkon destabilizimin e PS me ambicie qė tė bėhej president tre herė radhazi. Duke u nisur nga sjellja e tij politike si kryetar i PS pėr 15 vite, nuk i mbeti asgjė pa shitur dhe pa blerė. Duke qenė njė politikan jo serioz, bėri shumė eksperimente si nė parti dhe nė qeverisje. Ai pėrdorte si lavjerrės herė Metėn e herė Majkon, fituesin e konsideronte humbės, e humbėsin fitues, duke bėrė montime dhe ēmontime sipas humorit tė tij, sigurisht me ndihmėn e aleatit tė tij tė pėrhershėm z. Sali Berisha. Synimi i tij pėr tė marrė kreun e PS nėpėrmjet njė pseudo-lėvizjeje, duket i paarritshėm e mė shumė tė panjohura. Lėvizja e tij s’ka shpirt e Lej Fenėt qė ka pėrkrah nuk i japin asaj dinamikė. Fatos Nano nga vetė natyra ėshtė dembel dhe asnjė punė nuk e ēon deri nė fund. Disa nostalgjikėve tė merakosur pėr fitoren e zgjedhjeve tė 2009-ės po ju kujtoj se: Partia Socialiste ka fituar shumė beteja elektorale e mė kryesoret i ka fituar pa tė si: Referendumet pėr Kushtetutėn (1994), 1998 e zgjedhjet e fundit lokale. Pėrfundimin e lėvizjve sė tij do ta gjeni nė njė thėnie tė Migjenit: U mbars mali e polli njė mi.

N.q.s. z. Arian Ēani e kėshilloi zotin Nano qė tė marri me dhunė selitė e PS nė rrethe pra duke i pushtuar ato, unė do i sugjeroja z. Nano qė tė merrej me shkrimin e historisė sė Partisė Socialiste duke ruajtur vlerat mureale.

Ruzhdi Duli

Ish kryetar i PS, Malėsi e Madhe

 

Nikė Prroj I kercenuar detyrohet te lere familjen dhe vendin e tij

Ne Shqiperi dhe veēanerisht ne veriun e ketij vendi qe ndodhet ne Europe, por fatkeqesisht shume pak per te mos thene aspak i europianizuar, kalvari i vujatjeve per mjaft prej tyre edhe pse jetojne ne vitin 2007 nuk ka te mbaruar dhe posaēersisht keto vuajtje godasin ende personat qe kane histori te persekutimit komunist ne Shqiperi dhe qe u ndodh nga persekutoret ish komunist , tani te quajtur socialiste, ata qe mund te kene bere lidhje martesore me femra te nje besimi tjeter e tjere. Rasti me i fundit eshte i Nikė Gjon Prroj lindur ne vitin 1964, i cili vetem pak muaj me pare dhe pikerisht me 16 korrik te vitit 2007 eshte detyruar per tu larguar nga Shqiperia per ne ndonje vend tjeter , duke lene dhe gjene me te ēmuar familjen nga rreziku qe i kanosej edhe me jeten e tij. Dhe e gjithe kjo tragjedi per kete familje ka si shkak kryesor por edhe shkaqe te tjera zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut 2005 ne Shqiperi dhe konkretisht ne zonen elektorale Nr. 2, ku Nikė Prroj i njohur si anetar dhe propagandues i Partise Demokratike qe ne vitin 1993, si rrjelloje edhe e persekucionit te gjate qe kjo familje ka kaluar deri ne vitet 1990 nga regjimi komunist, regjim qe Nikė Prrojn e ka lene edhe pa shkollim. Ėshtė pėrjashtuar nga shkolla nė vitin 1983, nė Koman, pėr shkak se nė vitin 1944 komunistet kane dashur qe ti pushkatojne edhe babain e tij Gjon Pal Prroj, qe eshte nxjerre para pushkatimit se bashku me Vat Marashin ne Dukagjin ku ata banonin shume vite me pare, ku Vata eshte pushkatuar, megjithese Gjon Prroj shpetoi persekutimi nuk ju nda. Jo vetem kaq, por Nikė Prroj ka patur te burgosur politik edhe dajen e tij Martin Sokol Leka. I ndodhur ne keto kushte Nikė Prroj si ēdo here edhe ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 propagandon Partine Demokratike duke qene edhe vezhgues ne komisionin zonal me 3 korrik te atij viti si perfaqesues i P.D, komision i cili ishte i vendosur ne fshatin Grizhe te komunes Gruemire. Dhe per pasoje me date 04 korrik te vitit 2005 ose nje dite pas zgjedhjeve Nikė Prrojt i ndodh ajo qe nuk pritej, pasi disa persona aktiviste te Partise Socilaiste i dalin ne prite duke e rrahur dhe goditur me sende te forta ne koke, ku i eshte thyer edhe krahu. Nė vendin e quajtur “Ura e Vrakės” menjehere eshte derguar dhe shtruar ne Spitalin Rajonal te Shkodres, ku ka qendruar disa dite, duke u detyruar qe te dale edhe pa u mjekuar mire nga spitali nga frika se mos e vrasin, sepse personat qe e kishin goditur kane menduar se e kane lene te vdekur, por fatmiresisht e pasi u mjekua gjate ne fshehtesi te plote ne shtepine e tij i ka shpetuar jeta , por qe gjithnje i kercenohej nga presioni per ta vrare here pas here, ku kerkonin te hakmerreshin per fitimin e Partise Demokratike ne Zonen elektorale Numer 2, e ne ndonje rast edhe sepse eshte i martuar me nje grua te besimit musliman. Ne pamundesi per te levizur lirshem dhe per te punuar duke mos mundur qe te siguroje as te ardhurat me minimale per te mbajtur familjen dhe pas rrezikut per dy vite me radhe qe i kanosej per ti marre jeten, eshte detyruar qe te braktise vendin e tij, bashkeshorten dhe tre femijet duke e kerkuar fatin ne ndonje tjeter shtet demokratik.

Vasel Gilaj

 

Dashuria mposht kanunin, kanuni u rrezikon jeten

Fatkeqesisht edhe pse jetohet ne shekullin XXI-te ligji mesjetar ose siē njihet ndryshe ne veriun e Shqiperise Kanuni vazhdon qe te kercenoje jete njerezish, ndonese edhe te rinj ne moshe, per shkak te lidhjeve te tyre dashurore dhe njerezore, ku kanuni i mallkuar por ende fuqiplote ne memorien dhe ne mentalitetin e shqiptareve shkel edhe lirite me elementare te te drejtave te njeriut. Dhe rasti me i fundit eshte ai qe ka ndodhur ne Malesine e Madhe dhe konkretisht ne fshatin Lashaj te komunes se Kastratit.

Ngjarja eshte kjo:

E reja Mirela Gjekaj ndonese totalisht pa deshiren e saj fejohet nga prinderit me daten 20.01.1996 me Anton Ēekrezin dhe sipas zakonit kanunor me shkuesi ku detyrimisht Mirela duhej qe ta merrte Antonin per burre edhe pse nuk e donte dhe as se kishte njohur me pare. Duke u ndjere mjaft keq edhe ne mes shoqeve te saj, pasi Mirela ishte nxenese ne shkollen e mesme dhe maturante, duke mos ndjere asgje per te fejuarin, po te kihej parasysh edhe diferenca shume e madhe qe ata kishin ne mishe, Mirela filloi qe te mendonte pak e nga pak per prishjen e kesaj fejese, kuptohet ne fshehtesi te plote per te realizuar qellimin e saj. Pasi ishte vene ne kerkim te dashurise se vertete Mirela me daten 30.05.1997 njihet ne kishen e Bajzes me nje te ri malesor te quajtur  Pjerin Bruēaj, menjehere pas njohjes me Pjerinin Mirela vendos qe te prishe fejesen me Anton Ēekrezin. Por ēuditerisht sapo ajo ua komunikoi kete fakt prinderve dhe vellezerve te saj , per Mirelen filloi kalvari i vuajtjeve sepse ata kurrsesi nuk donin qe te prishej fejesa e bere sipas kanunit nga prinderit e saj. Masa e para qe ata moren ndaj Mireles ishte izolimi ne shtepi, duke e rrahur e kercenuar deri edhe me vrasje nese ajo do ta prishte fejesen, duke u lejuar qe te shkonte vetem diten e diele ne kishe. E ndodhur ne kete gjendje te traumatizuar pas meshes Mirela u shpeton edhe syve te atyre qe e mbikqyrnin, dhe largohet se bashku me Pjerinin ne drejtim te paditur dhe kesaj here me ate qe donte, te riun Pjerin Bruēaj, dhe kjo ndodh me daten 10 qershor te vitit 1997. Dhe me interesantja dhe anti-njerezorja eshte se qe nga ajo kohe edhe pse kane kaluar 10 vite Mirela nuk ka patur asnje komunikim me njerezit e saj me te dashur qe jane prinderit dhe vellezerit, sepse sipas zakonit kanunor ajo vajze duhet vrare dhe se kurrsesi nuk duhet te pranohet ne shtepi, kercenim qe Mirela Gjekes i vjen si nga prinderit Marku e Vitorja dhe vellezerit e saj Pjerini, Gjovalini, Pllumi dhe Nikolini, te cilet kurrsesi nuk e pranojne ne shtepi edhe nga detyrimi kanunor qe ata i kane ish te fejuarit te Mirelen, qe i paten dhene prinderit, fejese te cilen Mirela e prishi, te cilet se bashku edhe me fisin e tij mund te hakmerren ndaj Mireles ne ēdo kohe, nese kane kontakte me te. Keshtu pra ende ne Malesine e Madhe edhe pse dashuria e mposht kanunin, kanuni te rrezikon jeten, biles edhe brenda familjes, siē mund t’i ndodhe Mirela Gjekes.

 

Mesazhet – Rruga pėr mbijetesė e disa tv – lokale

Kufizohen gjithnjė e mė tepėr mundėsitė e mbijetesės sė disa tv lokale nė qarkun e Shkodrės. Ekonomia e tregut si kudo ėshtė e patolerueshme pėr fitime informale e si e tillė nė disa raste ėshtė e papėrballueshme pėr kushtet aktuale. Nė kushtet kur nuk funksionon shteti ligjor disa prej pronarėve tė mediave lokale e kanė tepėr tė vėshtirė pėr tė mos thėnė tė pamundur tė vazhdojnė tė mbajnė stafe tė kualifikuara gazetarėsh dhe operatorėsh e pėr pasojė niveli i tyre nė aspektin profesional bie dukshėm, aq sa shifrat e teleshikuesve qė e ndjekin zvogėlohen me ritme tė frikshme. E pėrballojnė situatėn vetėm ata pronarė mediatikė  qė kanė njė biznes tjetėr privat e televizioni kthehet vetėm nė shėrbim tė atij biznesi pa menduar nė asnjė rast se ai i pėrket publikut dhe shihet e vlerėsohet si dritare informimi pėr njė komunitet tė caktuar. Nė njė situatė tė tillė pronarėt e mediave pėrpiqen tė gjejnė zgjidhje e rrugė tė reja pėr tė mbuluar shpenzimet tė cilat gjithsesi mbeten jo efikase dhe qė nuk garantojnė vazhdimėsinė e njė aktiviteti normal. Pėr mė tepėr mjaft prej pronarėve duhet thėnė se pėrveē pasionit e dėshirės pėr tė mbajtur njė media lokale nuk ka