Gjatė dy javėve nė Malėsinė e Madhe

 

Pesė drejtorė nė Malėsinė e Madhe po kalojnė dimrin e fundit

Sė paku 5 nga 18 drejtorėt dhe pėrgjegjėsit e Zyrave qė ka Nėnprefektura e Malėsisė sė Madhe, sipas disa burimeve tė sigurta tė vijnė nga Partia Demokratike mėsohet se janė duke kaluar dimrin e fundit si drejtues tė institucioneve shtetrore tė Malėsisė, pasi sipas burimeve nė fjalė 5 prej tyre brenda tre mujorit tė parė tė vitit 2008 pritet qė tė largohen nga postet politike qė ata mbajnė,dhe tė zėvendėsohen nga demokratė tė tjerė. Me argumentin se ata kanė patur dobėsi tė theksuara nė punė, neglizhenca nė kryerjen e reformės administrative, duke mbajtur dhe strehuar nėpėr administrata, jo njerėz tė sė djathtės, tė pa aftė, tė pa shkolluar, tė korruptuar e pse jo edhe me shkolla tė fallsifikuara, numri i tė cilave thuhet se nė Malėsinė e Madhe ėshtė rreth 150. Problemet e sipėrcituara pritet qė brenda 6 mujorit tė parė tė vitit 2008 tė ēojnė nė njė vetpastrim tė Degės sė PD-sė M. Madhe.

 

Zyra arsimore e Malėsisė shpėrndan 68 bursa

Ashtu si edhe nė vitet e tjera edhe kėtė vit arsimor, Zyra Arsimore M. Madhe ka kryer shpėrndarjen e njė numri tė konsiderueshėm bursash tė sjella nė M. Madhe nga Ministria e Arsimit, pas miratimit tė fondeve tė bursave nga Qeveria Berisha, dhe konkretisht: Sipas drejtorit tė Zyrės Arsimore tė Nėnprefekturės M. Madhe, z. Ardian Lulaj nė tė 5 komunat, si dhe nė Bashkinė e Koplikut janė shpėrndarė 68 bursa shteti, nga kėto 23 bursa pėr shkollat e larta dhe 45 pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme. Bursa tė cilat pas shpėrndarjes nga Zyra Arsimore dhe dėrgimit tė tyre pranė Komunave dhe Bashkisė nė bazė tė kritereve tė dėrguara, po nga kjo Zyrė, dhe ligjit pėrkatės, ato u janė dhėnė studentėve dhe nxėnėsve nga kėshillat komunal dhe ai Bashkiak. Vlen tė pėrmendet fakti se tė 19 nxėnėsit konviktorė qė vazhdojnė shkollėn e mesme nė fshatin Tamare, qendėr e Komunės Kelmend kanė pėrfituar kurse tė plotė, falė edhe kujdesit tė veēantė tė drejtorit tė Zyrės Arsimore zotit Lulaj.

 

Kėrpi droge apo droga kėrp mban 18 malsorė nėn hetim

Historia e Kerpit industrial i sjellur pėr t’u mbjellur nė M. Madhe, dhe kryesisht nė Komunėn e Shkrelit, nėpėrmjet shoqatės sė fermerėve “Shkreli” e legalizuan dhe autorizuar prej vitesh nga shteti dhe Ministria e Bujqėsisė, me sa duket nuk do tė ketė tė sosur pasi prej mė se njė viti 18 malsorė tė akuzuar se kanė mbjellur bimė narkotike vazhdojnė qė tė mbahen nėn hetim, dhe rrezikuar nga burgimi sepse as vetė ata qė merren me hetimet nuk janė tė qarta nėse kėrpi ėshtė drogė apo droga kėrp. Dhe kur dihet se deri tani asnjeri nga personat e arrestuar nuk ka qėndruar nė burg siē ėshtė thėnė, kryesisht nga mungesa e provave, si dhe nga legalizimi qė ka pėr tė mbjellur kėrpi industrial nė vendin tonė. Pėr mė tepėr kur dihet se jo rrallė nė kėtė histori kanė ndėrhyrė edhe politika, prandaj me tė drejtė i gjithė opinioni i M. Madhe kėrkon tė dijė, se kush ėshtė i fajshėm, pėr tė mėsuar tė vėrtetėn nėse Kėrpi ėshtė drogė apo droga ėshtė kėrp, mosdije qė ende mban nėn hetim 18 malsorė.

 

Vendimet e Komisionit tė kthimit tė pronave sė shpejti nė skaner.

Tė gjitha vendimet e lėshuara nga Komisioni i kthimit tė pronave, nė tė gjithė vendin duke

pėrfshirė edhe ish komisionin e Kthimit tė pronave tė Malėsisė Madhe tė lėshuara qė nga viti 1993 e deri tani do tė kontrollohen rreptėsisht pėr tė vertetuar pėrfundimisht vėrtetėsinė e tyre nėse ato janė lėshuar konformė ligjit dhe jashtė veprimeve korruptive, apo nėse shumė prej tyre janė vėrtet ashtu siē thuhet tė korruptuara dhe qė kanė pasur efekte negative nė kthimin e pronės tek i zoti edhe nė M. Madhe. Jo rradhė flitet se nė Malsi ka mbivendosje pronash tė hipotekuara nė bazė tė vendimeve tė korruptuara tė ish komisionit tė Kthimit e kompensimit tė pronave, vendimet e tė cilėve sipas burimeve tona shumė shpejt do tė hyjnė nė skaner, pėr t’u dhėnė fund hamendjeve, si dhe pėr t’ju a ē’rregjistruar pronėn ligjėrisht tė gjithė atyre qė e kanė pėrfituar me forma korruptive.

 

Veleēiku e mbyll fazen e parė nė vendin e tretė me 20 pikė

Me fitoren e arritur ndaj Egnatias Veleēiku ėshtė ngjitur nė pėrfundim tė fazės sė parė nė kuotėn e 20 pikėve, ose 5 pikė larg vendit tė parė, dhe 3 pikė larg vendit tė dytė, njė vend ky i lakmueshėm, dhe me realizim tė objektivit po tė kihet parasysh edhe shorti i favorshėm pėr fazen e dytė, duke dėshmuar se Veleēiku vėrtet ėshtė njė ndėr skuadrat mė tė mira tė grupit tė parė tė kategorisė sė dytė ku bėnė pjesė. Sipas statistikave tė njxerra rezulton se nga 10 ndeshje tė luajtura Veleēiku ka fituar 6 ndeshje, tre prej tė cilave jashtė fushės sė vet, ka barazuar dy brenda nė fushėn e vet, dhe ka humbur vetėm dy ndeshje jashtė, ka shėnuar 18 gola dhe ka pėsuar 8, golat e shėnuar pėr Veleēikasit i kanė realizuar: Kurti 4 gola, Pepa po 4 gola e mė pas vijnė Ēokaj, Ēaku dhe Bushati me nga 2 gola, ndėrsa me nga njė gol janė Zmjani, Kraja, Colaj dhe Muka. Vlen tė pėrmendet fakti se Veleēiku luan mė mirė jashtė se nė fushėn e vet, fakte qė e dėshmojnė tre ndeshjet e fituar jashtė fushės sė tyre dhe brenda fushės kanė 2 barazime. Pėrfundimisht nga 30 pikė tė mundshme, Veleēiku ka fituar 20 pikė, ose 69% tė pikėve.

 

Superstrada Shkodėr – Hani i Hotit nė drejtim tė paditur

E planifikuar tė ndėrtohet qė nė vitin 1997, ose plot 10 vite mė parė megjithė premtimet e shumta tė disa qeverive, pėrfshirė edhe kėtė aktuale. Superstrada Shkodėr – Hani i Hotit sėrish ėshtė nė drejtim tė paditur, pavarėsisht se Qeveria Italiane mėsohet se ka lėvruar 1.5 milion Euro qė pritet tė pėrdoren pėr ndėrtimin e superstradės Shkodėr – Hani i Hotit, me njė gjatėsi prej 36 km (prej vitesh), pėr ndėrtimin e sė cilės edhe pėr vitin 2008 fryjnė erėra mjaft tė kėqia. Ndonėse u tha se do tė nis sė ndėrtuari nė vjeshtėn qė sapo kaloi. Edhe pėr 2008 asgjė nuk ėshtė parashikuar nė buxhetin e shtetit, dhe nuk si tė ndodhė ndryshe kur ende nuk dihetse nga do tė bjerė rruga nacionale, pėr tė cilėn ditėt e fundit ka zėra se do tė pėrfitojė vetėm RIKONSTRUKSION , fondi i sė cilės pėrflitet se do tė shkojė pėr zgjerimin e aksit rrugor Muriqan – Ulqin. Sidoqoftė ėshtė shumė e mundur qė Hani i Hotit tė pėrfundojė nė Muriqan.

 

Paulin Sterkaj: Ja pėrse e ndėrrova flamurin

Ish deputeti socialist i zonės elektorale nr. 1, Z. Paulin Sterkaj, tashmė prej muajsh pjestar i grupit parlamentar tė Partisė Republikane (dhe pikėrisht qė kur ai votoi pėr presidentin e Republikės Bamir Topi), gjatė festimit dhe pėrkujtimit tė flamurit dhe Ēlirimit tė vendit, duke marrė pjesė nė njė ceremoni tė tillė nė qytetin e Koplikut ka shfrytėzuar rastin pėr tė folur pėrpara atyre qė e zgjodhėn deputet, dhe me pretendimin pėr tė sqaruar votėn e tij presidenciale qė ai ja ka dhėnė tė djathtės, duke e quajtur votėn e tij kombėtare, dhe nė tė mirė tė stabilitetit tė vendit dhe tė rajonit, qė sipas tij ėshtė vlerėsuar edhe nga komuniteti ndėrkombėtar. Mė sė shumti ėshtė dukur se ai ka kėrkuar miratimin e malsorėve pėr ndėrrimin e flamurit tė tij politik, por qė nuk ėshtė miratuar nga ekstremistėt e majtė, tė cilėt i kanė kėrkuar llogari ish deputetit tė tyre, sepse e votoi Bamir Topin, duke e quajtur Sterkajn “tradhėtar”. Megjithatė Paulin Sterkaj ka shumė mundėsi qė tė kandidojė sėrish pėr Deputet nė Malėsinė e Madhe nė 2009, dhe kėsaj here nė emėr tė sė Djathtės, votat e tė cilėve e kishin zgjedhur deputet edhe nė vitin 2005.

 

300 nxėnės kėrkojnė t’i ikin natės

300 nga 700 nxėnėsit e gjimnazit “Sherif Hoxha”, prej vitesh kėrkojnė qė t’i largohen shkollės sė natės, pasi ata janė tė detyruar qė ta vijojnė mėsimin pasdite, pėr shkak tė ambienteve shkollore, qė edhe ata ta vijojnė mėsimin gjatė paradites ashtu si bashkėmoshatarėt e tyre. Dhe e gjithė kjo ndodh vetėm e vetėm pėr 6 klasa qė kurrsesi nuk po ndėrtohen nė shkollėn e mesme mė tė madhe tė Malėsisė, edhe pse kėrkesat nuk kanė munguar nga zyra Arsimore dhe Shkolla, tė cilėt kėrkesat e tyre pėr ambiente mėsimore i kanė dėrguar nė Pushtetin Lokal dhe Ministrinė e Arsimit. Shumė interesant ėshtė fakti se as pėr vitet 2008, 2009 dhe 2010 Kėshilli i Bashkisė nuk e ka marrė fare parasysh miratimin nė projekt-buxhet tė ndėrtimit tė shtesės sė shkollės sė mesme Koplik, por i ka ngritur duart duke miratuar (edhe pse 6 muaj pasi projekti kishte shkuar nė Qeveri) vetėm pėr rrugėt e Koplikut, mjaft prej tė cilave pritet qė tė sjellin fitime tė majme, ndėrsa 300 nxėnės vijojnė shkollėn e Natės, edhe pse tashmė kjo nuk ėshtė ligjėruar si dikur.

 

Pika turistike e Razmės bėn thirrje pėr drejtėsi.

Pika turistike e Razmės nė Komunėn e Shkrelit e shpallur si e tillė qė nė vitin 1957, kohė kur Qeveria komuniste bėri shpronsimet, ndėrkohė qė ndėrtimet nė Razėm kishin nisur qė nė vitin 1935 kryesisht nga tregtarėt shkodranė tė asaj kohe, pamvarėsisht qė nga ajo kohė kanė kaluar shumė vite, edhe pse pas vitit 1990 prona thuhet se ka shkuar tek i zoti, njė gjė e tillė nė Razėm, nuk ka ndodhur, pasi siē shihet prona ka shkuar tek i Forti. Kėtė e vėrteton grabitja e pronave dhe trojeve nė Razmėn turistike, gjė qė vazhdon prej afro 20 vitesh, ndėrsa pronarėt e vėrtetė vazhdojnė tė enden nėpėr dyert e Gjykatave tona tė korruptuara qė lozin lojėn e njohur, KJO FITON, KJO NUK FITON. Nga kjo lojė kanė pėrfituar nė vite dhe vazhdojnė tė pėrfitojnė qeveritarė, pushtetarė e sejmen tė tyre tė tė gjitha ngjyrave, tė cilėt grabisin dhe shkatėrrojnė kėtė perlė turistike tė Veriut tė Shqipėrisė. Prandaj me tė drejtė Razma Turistike kėrkon qė t’i kthehet drejtėsia e premtuar.

 

Malėsia e Madhe  sėrish me shef tė ri komisariati

Ndonėse ishte njoftuar pėr bėrjen e analizės njė vjeēare tė punės sė Komisariatit tė Policisė tė Malėsisė sė Madhe, befasia ka qenė prezantimi i shefit tė ri tė Komisariatit tė M. Madhe, i cili ėshėt Artan Osmani, punonjės i njohur policie nga Erseka, dhe qė vjen nė Malėsi pas disa detyrave tė kryera nė komisariatin e Tropojės. Ai ka zėvendėsuar nė kėtė detyrė Dedė Gjokėn, i cili e ka kryer detyrėn e shefit tė komisariatit pėr 6 muaj me radhė, duke u rikthyer pėrsėri pranė Ministrisė sė Brendshme nė detyrėn qė ka qenė mė parė. Qė nga viti 2005 e deri tani, Artan Osmani ėshtė i katėrti shef komisariati qė vjen nė Malėsinė e Madhe. Pas prezantimit tė bėrė nga Drejtori i Drejtorisė sė Policisė tė Qarkut Shkodėr, pėr emrimin e shefit tė ri tė uniformave blu tė M. Madhe ėshtė zhvilluar edhe analiza vjetore, nė tė cilėn ėshtė thėnė se janė konstatuar 57 vepra penale, zbuluan 46, arrestuan 31 persona, nė gjendje tė lirė ndiqen 24, ndėrkohė qė pėr vitin 2007 nė M. Madhe kanė ndodhur vetėm dy vrasje, si dhe janė kapur edhe 18 persona nė kėrkim.

 

Ramiz Alia viziton Malėsinė e Madhe

Ish presidenti i parė i Shqipėrisė, pas viteve ’90, ai qė diti t’i shpėtojė mė sė miri shokut dhe mikut tė tij E. Hoxha, kosovari shkodran akutalisht nė moshėn 83 vjeēare. Ramiz Alia, i cili me sa duket ėshtė vėnė nė garė me Nexhmije Hoxhėn se kush do tė jetojė mė shumė. Kėto ditė edhe pse kohė dimri, ka vizatuar Malėsinė e Madhe, vizita e tė cilit ka zgjatur njė ditė. Ndonėse plaku i “urtė” Ramiz, ėshtė nisur pėr nė Theth, duke mos shkuar atje, ka pėrfunduar nė pikėn turistike tė Razmės, ku ka ngrėnė njė drekė tė bollshme, i shoqėruar edhe nga disa miq tė tij malėsorė, eksponentė tė Partisė Socialiste nė M. Madhe. Pas Razmės, Alia, nuk e ka anashkaluar edhe Koplikun Socialist tashmė tė qeverisur nga demokratėt. Qytet nė tė cilin sh. Ramiz ose i fundmi i diktatorėve ka pirė edhe njė kafe. E jo vetėm kaq, por mėsohet se ka ia pirė kafe edhe nė njė tjetėr lokal, nė dalje tė M. Madhe, teksa ishte nisur pėr nė Tiranė. Nuk dihet pėrse Ramiz Alia e ka vizituar M. Madhe, ku nuk kanė munguar edhe bisedat politike. Por gjithsesi vizita ėshtė emėruar private.

 

Nė doganėn e Hanit tė Hotit, krijohet Banka Postare

Posta shqiptare afrohet mė afėr klientėve tė saj, pasi ka disa ditė qė ka nisur tė funksionojė Banka Postare, nė pikėn e kalimit kufitar dhe doganor tė Hanit tė Hotit. Ky shėrbim i ri pėrmirėson dukshėm shėrbimin e Postės Shqiptare, pėr bizneset dhe turistėt tė hyjnė nė Shqipėri pėrmes kėsaj pike tė rėndėsishme kufitare dhe doganore, tashmė dhe nė vijim. Nė sportelin e kėsaj Banke Doganore, mund tė kryhen tė gjitha veprimet me llogari bankare dhe shkėmbim tė valutave pa patur nevojėn e udhėtimit si deri sot nė zyrat bankare tė qytetit tė Shkodrės e mė tej. Sipas punonjėsit tė Bankės Postare tė Hanit tė Hotit, z. Agostin Dekaj, mėsohet se qė nė ditėt e para kėtu janė paraqitur mjaft klientė tė cilėt vėrtetė ndjehen tė lehtėsuar, nė sportelin e kėsaj banke ku kryhen shėrbime bankare  njėlloj si nė tė gjitha bankat e tjera, dhe me tarifa disa herė mė tė ulėta.

 

Sporteli elektrik i Malėsisė shembull pėr tė tjerėt

Njė nga institucionet mė tė suksesshme tė M. Madhe, pse edhe mė i vėshtiri pėr tė punuar dhe pėr t’u menaxhuar, siē ėshtė sporteli elektrik. Gjatė dy viteve tė fundit ėshtė sporteli elektrik i Malėsisė. Dhe posaēėrisht pėr sa i takon likuidimit tė faturave tė konsumit tė energjisė elektrike si dhe rritjes sė numrit tė abonentėve, numri i tė cilėve me punėn e mirė tė bėrė nė krahasim me vitin 2005 ėshtė 1418 abonentė mė shumė. Ndėrkohė qė njė punė shumė e mirė ėshtė bėrė edhe nė drejtim tė grumbullimit tė parave tė konsumit tė energjisė elektrike tė konsumuar. Sipas tė dhėnave zyrtare, likuidimi i faturave nė vitin 2005, ka qenė nė masėn 22.3%; nė vitin 2006, ka mbėrritur 36.3%, ndėrsa viti 2007 ėshtė mbyllur me likuidimin e faturave nė masėn 65%, shifra kėto qė jo vetėm se kanė treguar stabilitet, por edhe kanė ardhur gjithnjė nė rritje, ē’ka dėshmon pėr punėn e mirė qė po bėhet, veēanėrisht nga drejtuesit e sportelit elektrik tė Malėsisė.

 

Edhe 50 milion tė tjera pėr ndėrtesėn e Bashkisė

Pėrveē 70 milionė lekėve tė dhėna, pėr rikonstruktimin e ndėrtesės sė Bashkisė qė qytetit tė Koplikut, dhe ku puna pėr kryerjen e njė rikonstruksioni tė tillė ka ditė qė ka nisur. Ndėrtesa e Bashkisė sė Koplikut, ditėt e fundit ka pėrfituar njė tjetėr fond shtesė me vlerė, prej 50 milionė lekėsh tė vjetra, duke e ēuar nė 120 milionė lekėj po tė vjetra vlerėn e parave tė shpenzuara sė fundmi pėr rikonstruksionin e kėsaj ndėrtese. Dhe kėsaj here me njė ndryshim, pasi sipas burimeve tona dhe qė vijnė nga Bashkia e Koplikut, 50 milionė lekėshi mė i fundit, do tė pėrdoret mė sė shumti pėr rikonstruksionin dhe mobilimin e zyrave tė pakta tė punonjėsve tė shumtė qė ka Bashkia e Koplikut. Vlen tė pėrmendet fakti se 260 milionė lekė tė vjetra qė janė investuar pėr 2007 nė Bashkinė e Koplikut, 120 janė shpenzuar pėr ndėrtesėn e Bashkisė.

 

Shkodra demokratike qė “ruan” simbolet komuniste

Duket disi paradoks titulli i kėtij shkrimi, pasi Shkodra ka qenė dhe ėshtė simbol i antikomunizmit dhe pėr kėtė ėshtė anatemuar dhe persekutuar jo vetėm 47 vite diktaturė komuniste, por edhe nė 8 vite qeverisje socialiste, kur “trashigimia” verbale bėmė Baba se tė ngjaj ishte realitet. Gjithsesi sot pas 17 viteve qė de jure tė paktėn ka rėnė sistemi komunist, dhe Shkodra ka meritėn e saj tė padiskutueshme, kur pėr kėtė mjafton tė kujtojmė jo vetėm rezistencėn gati gjysėm shekullore, por edhe hedhjen nė erė tė busteve tė Stalinit, Enver Hoxhės (1990), fitoren plebishitare tė votimeve tė 31 marsit 1991, kur pėr kėtė fitore tė larė me gjak i dha demokracisė 4 dėshmorė ( e 2 prillit), si dhe fitoret e vazhdueshme tė kandidatėve tė djathtė, dhe alternative tė tyre deri sot nė vitin 2007, dhe qė do tė vazhdojė me vite e dekada... Natyrisht mos tė keqkuptohemi se ne nuk jemi kundėr nderimit tė atyre burrave apo burrneshave qė dhanė jetėn nė luftė e pėrpjekje kundėr pushtuesve tė ndryshėm, edhe pse shumė nga kėta tė rėnė kanė qenė tė manipuluar para ose “pas vdekjes” nga ideologjia antishqiptare e komunizmit qė pėr ironi tė fatit na e suallėn armiqtė tanė shekullorė. Sllavėt e jugut... Ėshtė interesant se pėrkundėr luftės dhe pėrpjekjeve pėr demokraci, Shkodra ka “ruajtur” pėr ēudi, si asnjė qytet tjetėr simbolet e trashigimisė komuniste, nė emra lagjesh, rrugėsh, shkollash, sheshesh, si dhe vazhdon tė kenė nė vende impozante buste, memoriale, monumente dhe pllaka qė pėrkujtojnė dishepujt e komunizmit. Ne pėr tė mos mėrzitur lexuesit, po kujtojmė vetėm disa emėrtime, si lagjet: Qemal Stafa, Vojo Kushi, Vasil Shanto, Kongresi i Pėrmetit, 24 maji, Tre heronjtė, Partizani, Guerile, Ndoc Mazi, Manush Alimani, Perlat Rexhepi, Naim Gjylbegu, Tom Kola e tjerė. Emėrtimet e rrugėve si: Reshit Rusi, Alqi Kondi, Jorgji Karamitri e tjerė, si dhe Sheshi 5 Heronjtė (e Vigut), emėrtime shkollash si ajo nė emrin e furrtarit Vasil Shanto, dhe emėrtime tė tjera me tė cilėt nuk ka asnjė lidhje Shkolla apo Shkodra... Nė vendin mė ipozant zėnė vend monumenti i 5 Heronjve tė Vigut, dhe nė disa vende nė lulishte janė buste me emra komunistėsh, pa llogaritur pllaka me yll tė kuq nėpėr mure tė shtėpive e tjerė. Vlen t’i shtohet kėtij paradoksi, se si mund tė “bashkėjetojnė” pėrshembull emri i lagjes “Qemal Stafa” me emrin e rrugės Zogu i parė, emri i lagjes Tre heronjve (komunistė)rrugės Papa Gjonpali i dytė e tjera ēudi qė i ka “bashkuar” pushteti Vendor i Shkodrės nė kėto 17 vite pluralizėm e demokraci, qė nė fakt kėto vite do tė ishin tė mjaftueshme pėr tė vlersuar dhe rivlersuar shumė figura tė trashiguara nga koha e komunizmit dhe qė njė pjesė nuk kanė asnjė lidhje me Shkodrėn...

Ndue Bacaj

 

Mirė se vjen “Malėsi” nė Shkodėr...

Ke shumė kohė qė nuk ke ardhė

Ndaj tė presim me gėzim

Te “Malėsia” faqe bardhė

Bashkė me vllaun vllaun – “Dukagjin”.

 

“Dukagjini” ecė me hapa

Si nė dimen dhe n’beharė

Si ndalė ngrica e si ndalė vapa

Bijtė e Lekės Legjendarė.

 

Ka do kohė qė s’po del “Shkodra”

Qė asht nana e kulturės

S’e pengojnė mali as kodra

Se qyteti asht nė Fushė...

 

Vallė sponsorėt i mungojnė

Nuk besoj t’ketė arsye tjetėr

Shkodėr Locja gjithmonė Zojė

Asht n’kulturė, Mbretneshė nder mreten...

 

Nuk besoj t’ketė “xhelozi”

Pėr gazetat qė vijnė nga malet 

N’Shkodren tonėsot e gjithnji

Kanė “folenė” intelektualėt.

 

Ti “Malėsi” na ke mungue

Ndaj tė presim me gėzim

Se ke shum pėr t’na tregue

Sa errė nata e deri n’agim.

 

Ke tregime e shum legjenda

Ke njė t’ndritun histori

N’daē, nga shpata, pushka e penda

N’daē pėr Art e Letėrsi.

 

Mirė se vjen “Malėsi” nė Shkodėr

Na frymėzon me ēdo tregim:

Pėr Ēun Mulen e t’famshmen – Noren

Pėr Dedė Gjon Lulin – kryetrim.

Mark Bregu

 

Kumt “tuto Cuore”1 pėr njė mik qė e nderoj nė heshtje

1. E kam ndier shpesh vonesėn pėr t’u shprehur nė publik pėr Sokol Zekaj-n. Mbase i pata zėnė besė sentencės se “vonė nuk ėshtė kurrė”! Ndofta edhe pse besova gjithmonė se krijuesit e rėndėsishėm i plafin ditėt e veta nė provincat shqiptare, tė argasura e tė nėmura nga hiri i letrave tė metropoleve. Poeti e prozatori, eseisti e urtani Sokol Zekaj, e ka kėtė luks, mė saktė listimin nė degėt e epėrme tė lisit tė krjimtarisė tė selektuar, sa kohė shpėrfill me bujė, vulgun e librave qė me pa tė drejtė i bėjnė pėrherė e mė tė shogėt pyjet e vendit tim.

         Ka vite qė e njoh mikun tim tė letrave. Dekada e tretė po shkoklon vitet e fundme tė saj. Ndėrkohė ndjej njė lloj pezmi qė i bėn me baltė rremat e arsyes sime, kur mendoj se Sokol Zekajn, e njohin krejt pak njerėz nė Malėsi e Diasporė, Shkodėr e Tiranė pėr tė mos e bėrė mė tė gjatė shtegtimin. Prapė pulpet e durimit tim nuk rrinė urtė. Nuk duan ta njohin autorėt e librave tė vulgut se i frikėsohen “ndriēimit tė artit sokolzekian”. Njohja e paktė e mosnjohja e shumtė, janė dy kurtizane qė e shoqėrojnė krijuesin e rėndėsishėm nė tė gjitha motet e paktė tė gjalljes sė tij. Dhe ky kumt e pėrball me dinjitet matricėn e shpėrfilljes, kadoherė vrastare deri nė asht.

2. Pasi ėshtė stėrvitur nė palestrėn e shkrimit tė kultivuar, Sokol Zekaj, hap perden e njė udhėtimi tė gjatė nė gjergjefin e letrave, pėr tė mbėrritur nuk dihet se ku, me librin poetik “Vise me diell”. Atėbotė e ndala turrin nė katundin me emrin sfidues Flakė. Atje miku im i bėnte arat tė kėndojnė e bimėt tė buzėqeshin. Nuk mė hiqet nga mendja syzimi sipas tė cilit, poezia ka ndikuar pėrmirė edhe nė ushtrimin e profesionit tė ekspertit tė prodhimit bimor, nga ana e Sokol Zekajt. Njė vizitė jo krejtkot kjo e imja nė Flakė. Pėr tė celebruar suksesin e mikut tim, anise nė vetminė shkretane. Gjakoj se as shtetarėt e atėhershėm dhe aq mė pak bijtė me intelekt tė Malėsisė e pėrshėndetėn ardhjen e birit tė shquar tė krahinės sė tyre, pse jo me kėmbė tė mbarė, nė bashtinėn e letrave shqipe. Besoj tek fiskaja e arsyes, se gati dhjetė vjetė Sokol Zekaj harrohet, anise u kėndoi aq bukur viseve nėn siellin e patėmetė tė Malėsisė, qė i dihet vetėm starti i nisjes. Ishte e dyta nė vistėr urimi “toto corde” nė adresė tė krijuesve malėsorė. I pari i takon Dodė Kaēaj-t, i cili jetoi pak e iku shpejt, anise u bė ikonė e artit tė letrave nė trevėn – hapėsirė pa kufi. Doda mė kishte besuar nė Kastrat lanēimin e vlerave te “Shqipja rreth krahėt”. Duke ndjerė keqardhjen pėr autoritetet letrare tė Tiranės aspak elitare nė kėto lėmenj, tė cilėt u kujtuan dikur se poezia e mirėfilltė zė miqėsi vetėm me gurra, pėrtypa vetmevehte “mot a mot”2. Shqipja rreth krahėt nė viset me diell. Kisha krijuar njė binjakėzim aspak tė hutimshėm. Kaēaj e Zekaj janė pranė e pranė. Nuk ėshtė e rėndėsishme se cili bisk ngjitet mė lart. Skedat janė pėr tjetėrgjė. Aspak pėr artin e letrave.

3. Hiē pėr arsye moshe, Sokol Zekaj, vistrohet nė shumatoren e krijuesve tė pasdiktaturės sė pėrgjakshme. Madje pėr mua ėshtė njė brezore qė shenjohet pėr rrezatim farfuritės. Zbret tasheparė nė Shkodrėn djep e varr tė kulturės shqiptare. Kalon ēaste tė intimitetit letrar me Ritvan Dibrėn, Shpėtim Kelmendin, Gazmend Krasniqin e ndonjė tė katėrt, tashmė individualitete letrare me sharm e piskamė. Sokoli i pėrzgjedh miqtė si vargjet e poezive a herojtė e birėsuar tė prozės sė gjatė. Di ndėrkohė ku ta parkojė jahtin nė molon e botuesve. Zgjedh me dėshirė e i beson pa kurrfarė mėdyshjeje Hasan Lekajt, iniciatorit, drejtuesit e menaxherit tė Shtėpisė Botuese “Camaj – Pipaj”. Dhe lulėzojnė nė stendat e librarive tituj sa befasues po aq tė pranueshėm nga subkoshienca e krijuesit, si “E pamundura”, “Zogjtė e Perėndimit”, “Nga ankthi te...”, “Unaza dhe zjarri”, “Kantik pėr hijeshinė e shiut” dhe “Vera fantastike”. Po, po, gjashtė ėshtė numri i librave poetikė tė vetėflijuar pėr tė na e bėrė me dije se Veriu i Pamatė e ka tashmė Thirrėsin e Shpresave tė Mėdha, e ka tė drejtė tė krenohet me tė. Por, mund tė thotė dikush se ka autorė nė Tiranė me mė shumė libra poetikė. I them atij dikushit, kur e sit miellin e drithit tė fushės mė dalin krunde mė tepėr sesa, edhe kur sit miellin e thekrės qė rritet ndėr lugje, edhe kur krojet heshtin!

4. Sokol Zekaj e ka sakicėn nė brez kur futet nė pyjet e prozės sė gjatė. Subjektet kėndejpari ku punon e jeton autori, janė tė larme e tė shumta nė numėr, si gjallesat nė xhungla. Bart lėndėn e legjendave e tė pėrditshmėrisė, e pasi i mbrun mirė e mirė “na e poston” pėr tu skicuar “Ab Aeterno”3 nė memoriet tona. Hedh nė treg romanet “Orėt e dėshmive” dhe “I nėmur dhe i bekuar”. Midis tyre, mbase nė intermexo, boton librin me esse “Vesku i poezisė” dhe vėllimin me poezi europiane moderne “I vetmi trėndafil”, si pėr tė na thėnė se nuk “ēaloj” nė rriskun e pėrkthimit apo tė kalorėsit esseist. Ne, miqtė dhe adhuruesit e krijuesit tė zėshėm, na entuziazmon e na mobilizon kjo ngjitje nė tė pėrpjetėn e vėshtirė tė artit tė letrave. Bėn kujdes kur i zgjedh fjalėt pėr tė vizatuar karaktere tė kalibrave tė shumėllojshėm, sterilė e me bukė, siē i ka nė gjirin e vet epoka qė jetojmė. Nuk e ka frikė nihilistin e kritizerin. Pohon me vetėdije se njerėzit e kėtyre anėve e mbartin primitivizmin e halabakllekun, si breshka samarin. Madje dhe kur keci ndihet rehat kur hedh mbi supe gozhupin e iriqit. Pse jo, sa herė thyhet kush pėrkulet dhe se thyerja ėshtė tragjike. Te e fundit dhe tek pėrcjellja e kumtit tė lagėsht sipas tė cilit, fjalėt e panevojshme mbushin hendekun e harresės. Poeti e prozatori e alternon pėrbukuri poezinė me prozėn. Unė them se proza e Sokol Zekajt ėshtė njė poezi e gjallė qė tė merr me vete, me yrysh e pa e ditur dejėn e stopimit. Nė prozėn romaneske tė mikut tim ka aq sa duhet, mjete artistike e stilistike, muzė tė endur prej emrave tė mėdhenj tė poezisė sė pėrbotshme, fjalėformim brilant, sofistikė e ekstazė, anise tė mbarsura kohė e pakohė me pezm kanunor. Sa herė shkoj kohė me “Orėt e dėshmive” apo “I nėmur dhe i bekuar”, mė duket sikur ma shkelin syrin pėrnjėherėsh, ata mė tė mėdhenjtė e letrave tė pėrbotshme, domosdoshmėrisht idhujt e mi tė kahershėm e tė sotgjithėditshėm, Kadare e Markezi. Tek kėta titanė, mė saktė tek sagat e tyre “Prilli i thyer” e “Kronikė e njė vrasjeje tė paralajmėruar”, kam ndeshur individė tė ngjashėm me Rud Frashmishtėn e romanit tė mbramė tė Sokol Zekajt. Kam provuar ndjesinė e parehatisė kur kam deshifruar sagat e prelatėve tė mėdhenj tė letrave ndėretnike e botėrore, dhe them me vetėdije se ndiesi tė asaj ngjyrėse, provon edhe kur siluron nėpėr kaptinat e prozės sė Sokol Zekajt.

5. Mė vjen ndėrmend britma e njė poeti tė suksesshėm tė plejadės sė Mjedės e Poradecit, nė mbrojtje tė etnisė tė cilės i pėrkiste. Unė dal nė njė va tjetėr por deserta4 ėshtė po ajo. Botohen libra pėrditė. Ka gjasa tė trembesh prej tyre. Nuk ėshtė koha e letrave. Ali Asllan, a tė dola nė shteg pėr njat shqipe?! E nėnvizoj kėtė dukuri se vė re mosrrudhje tė ballit tė Sokol Zekajt. E pėrcjell me njė buzagaz, tė shtruar a idhnak ec e gjeje, letėrsinė e dobėt. Unė them se kjo e fundit ėshtė si ato krandet e barishteve tė kėqia qė nuk hyjnė nė punė pėr tė ndėrtuar ēerdhen e zogut. Njė fole pėrsėmbari e jo sa pėr tė hedhur mėnjanė teken e parė tė ngricės qė shtėrzen. Miku im pozon nė atė profil me vetėdije se e njeh stomin ku e ka vendosur ulėsen e vet. Nuk ka inflacion fjalėsh nė librat e tij. Ēuditshėm as nė prozėn e gjatė ku nė mjaft raste lodhja ėshtė hutuese. Lisi poetik i Malėsisė sė Epėrme i ka me klorofilė tė gjitha gjethet. Ndaj anashkalohet nga vulgu e respektohet nga elita. I zė besė fort njė syzimi sipas tė cilit, emrat e mėdhenj tė letrave e kanė lakmuar e kanė mrizuar nė kėtė pistė ku librat janė balerina virtuale por qė konceptohen nė ėndrra surreale, pėr t’u pėrjetuar nga krijues tė formatit tė Sokol Zekajt. Krijuesi emėrmadh e merr nė strajcė kryet e heroit ireal tė romaneve tė veta e na mallėngjen ne miqve tė tij, teksa mendojmė nė njė stil tė hareshėm se mundet qė dhe kaptinat tona endėn nė strajcat e Basho Keqėve tė shumtė tė nisjes sė vrullshme tė shekullit 21.

6. Lexuesi i kėtij shkrimi priste me siguri diēka tė pėrvelshme prej meje me kėtė sprovė letrare mbase tė njė nervature biblike. Tė endesha nėpėr labirinthet e romanit mė tė mbramė tė mikut tim tė letrave. Nėpėr indet e fatit tė mėkatit tė Rud Frashnishtės, Fredit apo Evės. Por korsia nė tė cilėn e grah limuzinėn e zejes sime, nuk e vendos kursorin tek ajo dritare. I ėshtė dhėnė rasti tė vjelė mendimet e lexuesve tė kalibruar. Kur lexon radiografinė e njė vepre letrare, veēas kur atė e qėndis njė dorė mjeshtri, libri nė fjal nis e i humb ngjyrimet e veta. Unė nuk dua qė kjo tė ndodhė nė rastin e Sokol Zekajt. Librat e mikut tim, tashmė njė dyzinė, kėrkojnė vėmendje e respekt. Mos ta kenė fatin jo tė mirė tė qėndrimit nė raftet e librarive. Tė zbresin prej andej. Tė shkojnė tek lexuesi e tė lexohen. E meritojnė. Lėnda e pėrcjellė ėshtė shndrruar nė mesazhe joshėse e integruese. Unė e di se Sokoli ėshtė diku bri jush. Dhe ju falenderon.

Dashamir Cacaj

 

Kisha e Shėn Gjonit nė Hysaj, monument qytetėrimi dhe besimi

Rrėnojat e njė Kishe apo Manastiri qė shohim sot nė afėrsi tė fshatit Hysaj (Gruemirė), dikur janė njohur si njė ndėr objektet e rėndėsishme tė qytetėrimit e besimit Kristian (Katolik). Kėtu dikur sipas gojdhėnave e dokumentave tė ndryshėm kanė qenė Kisha e Shėn Gjonit, ku shpesh pėr nga madhėsia e ndėrtimit e veēanėrisht e funksionit qė kryente quhej Manastiri i Shėn Gjonit, dhe nė kėtė objekti kulti zhvilloheshin kuvende, dhe pėr rreth kishin rezidencėn e tyre hierark tė Kishės Katolike, sė bashku me shkollėn e kohės, pasi siē shkruan Zhan Klod Faverial nė Historia (mė e vjetėr) e Shqipėrisė, pranė ēdo manastiri apo Kishe Katolike kishte njė shkollė. Sipas dokumentave qė zotrojmė Kisha apo Manastiri i Shėn Gjonit ėshtė i pasqyruar qė rreth 900 viteve mė parė, ku pėr tė vėrtetuar kėtė ne po citojmė vetėm njė nga kėto materiale historike tė nxjerrė nga Libri i Armanno Armaos Vende, Kisha, Lumenj, Male e toponime tė ndryshme tė njė harte tė lashtė tė Shqipėrisė Veriore, ku nė faqen 140 ne lexojmė... Kisha dhe kuvendi tė shpien nė Johannis (Shen Gjoni nė Rash tė poshtėm). Abacia gėzonte sipas kohrave mbrojtjen e princėrve... dhe (mė vonė) tė Republikės Venedikase. Citime tė tilla gjejmė edhe nga studiues, albanolog, historian e shkencėtarė tė njohur si Hecquard, Degrand, Cordinjano, Thalloczy, Milan Shuflai e tjerė. Gjithsesi duke ditur se trevat ilire pėrqafuan qė nė shekullin e parė besimin mrekullibėrės Kristian ne mendojmė se pavarėsisht dokumenteve qė kemi Kisha e Shėn Gjonit si objekt kulti duhet tė ketė qenė shumė mė e hershme, pse tė mos mendojmė se ajo ekziston tė paktėn qė pas vitit 518, kur njė tėrmet i fuqishėm kishte goditur Qendrėn Historike tė qytetėrimit e besimit Kristian Dioklen (sot teritor i mbetur nėn republikėn e Malit tė Zi qė nga viti 1878). Sidoqoftė ne po ju drejtohemi disa dokumentave tė tjera tė cilat vertetojnė historinė e Kishės sė Shėn Gjonit: Sė pari njė dokument qė gjendet nė arkivin e Vatikanit dhe i pėrket vitit 1356 i cili shkruan se Ipeshkvi i Balesiumit (Balleza – Rrjoll) merr si dhuratė Manastirin Benediktin tė Shėn Gjonit nė Rrash... pasi pas vdekjes sė abatit tė fundit Andreas ai ka mbetur vakant. Sė dyti njė dokument i Senatit Venedikas i datės 7 maj 1403, i cili liron nga tė dhjetat tokat e Abacisė sė Shėn Gjonit. Sė treti pėrsėri njė dokument i Vatikanit i cili i pėrket datės sė 16 shtatorit tė vitit 1445, dhe pėrmban tė dhėna mbi juridiksionin e abacisė sė Shėn Gjonit... duke pėrcaktuar nė distriktin e Drivastros (Drishtit tė dikurshėm, Shėnim i joni). Sė katėrti njė letėr e Papa Piu II tė vitit 1459 drejtuar Ipeshkvit Manuel tė Shkodrės, ku ndėr tė tjera mėsojmė se tashma abati i Manastirit tė Shėn Gjonit ishte shqiptari Pjetėr Ksavon (Cvavon)... Tė gjitha kėto dokumente gjenden tė pasqyruara edhe nė librin me vlera historike tė studiuesit Theodor Ippen, ish konsulli i perandorisė Austro-Hungareze nė Shkodėr (1897-1904).

Ėshtė interesant se gjatė shekullit 17-tė nė shumė Harta tė kohės zėnė vend herė si Kishė e herė si Manastir, Kisha e Shėn Gjonit nė Rrash tė poshtėm siē emėrtohej atėherė, ku njė ndėr mė tė rėndėsishmet ėshtė ajo e At Vincenzo Koronelit, i cili kishte lindur nė vitin 1650, pra harta e tij ishte konkrete.

Pėr Kishėn e Shėn Gjonit shkruan edhe studiuesi dhe konsulli francez nė Shkodėr nė librin e tij “Kujtime nga Shqipėria e Epėrme”, madje duke i identifikuar studimet e tij me data dhe vite, ku sipas kėtyre studimeve kjo kishė tė paktėn kishte njė moshė mbi 700 vjeēare. Sidoqoftė ne menduam tė shkėpusim nga libri i tij vetėm njė pjesė tė studimit qė pėrshkruan kėtė monument besimi e qytetrimi, ku ndėr tė tjera lexojmė: “... Mbeturina muresh rrethojnė vendin nė mes tė cilėve ngrihet njė Kullė. Ndėrtesa duhet tė kishte qenė e rėndėsishme, nė pėrpjestim me pėrmasat e kullės qė ende sot (fillimi i shekullit 20-tė, shėnim i joni) ėshtė e gjatė 35 metra dhe e gjėrė 4.5 metra. Kėto rrėnoja janė gjithēka ka mbetur nga manastiri i vjetėr i Benediktinėve... Ku sipas dekumenteve thuhet se disa herė kjo kishė ėshtė shkatėrruar nga serbėt gjatė shekullit tė 14-tė...” Dokumente tė rėndėsishme paraqiten nga studiuesja shqiptare Nevila Nika tek libri i saj “Dioqeza e Shkodrės gjatė shekullit 18-tė, sipas dorshkrimeve arkivore.” nė dokumentin 8 tė vitit 1745, ndėr tė tjera citojmė: “...Rrashi ka 10 shtėpi katolike tė fshehta me 38 frymė. Ka kishėn Abaciale nėn bekimin e Shėn Gjon Pagzuesit. Ėshtė ndėrtesė madhėshtore, thuhet se ka qenė e Etėrve Benediktin. Terrenet e saj thuhet se zotrohen nga Otomanėt. Ka pranė njė pus uji tė thellė, kisha dhe kuvendi janė vendosur nė njė pllajė tė bukur.” Pėr tė vėrtetuar fatin e Kishės sė Shėn Gjon Pagzorit, fat mjeran qė e shohim edhe sot ne pėrsėri po citojmė studiuesin dhe konsullin francez A. Degrand, ku nė librin “Kujtime nga Shqipėria e Epėrme” ndėr tė tjera shkruan: “Sllavėt kishin kohė qė e kishin braktisur Shqipėrinė, dhe nėse manastiri kishte qenė pushtuar nga skizmatikėt, mė pas ishte kthyer nė duart e rregulltarėve latin. Por ora e fortunės nuk ishte larguar, pushtimi otoman afrohej kėrcėnues, si ato retė nga tė cilat lind stuhia shkatėrrimtare. Mbrojtja nė fushė tė hapur ishte e pamundur. Qė nė ato kohė manastirin e mbuloi errėsira. Fati i keq ndoqi kėto rrėnoja, tė cilat ende sot nuk kanė mundur tė gjejnė pushim nė paqen e harresės... pasi fshati sllav i Vrakės qė shtrihet aty pranė, ka pretenduar me ngulm, se ato ishin rrėnojat e njė kishe serbe, kur nė fakt ishin vetėm tė kishės Katoliko – Latine. Malsorėt kanė qenė gjithmonė tė gatshėm pėr tė mbrojtur fenė dhe objektet e kultit tė tyre.” Trazira shpirtėrore pėr Malsorėt Katolikė ishte rikthyer rreth viteve 1820-1830, kur nė zonat pėr rreth Kishės sė Shėn Gjonit kishin ardhur emigrant nga Spici i Malit tė Zi, qė atėherė ende ndodhej nėn juridiksionin e pushtuesit Otoman. Studiuesi i shquar qė cituam edhe mė sipėr, konsulli Austro-Hungarez, Theodor Ippen nė librin e tij “Shqipėria e Vjetėr” shkruan se refugjatėt ortodoksė kishin ardhur nga Mali i Zi pėr arsye gjakmarrje apo varfėrie tė tyre nė ato zona nė vitet e para tė shekullit 19-tė. Pėr arsye se kėta ortodoksė ardhacak nuk kishin kishen e tyre dhe pėr rrjedhojė varret deri nė vitin 1857, Malsorėt Katolik i kishin lejuar ortodoksėt tė varrosnin tė vdekurit e tyre nė varrezat katolike pėr-rreth kishės sė Rrashit (meqense edhe feja ortodokse ishte Kristiane). Mirpo nė vitet 1859 dhe 1869 kėtė bujari tė malsorve Katolik u munduan ta shfrytėzojnė pėr qėllime shoviniste Serbo – Malazezėt, tė cilėt nxitet komunitetin (emigrant) tė vogėl nė numėr pėr tė pretenduar se Kisha e Shėn Gjonit dhe varrezat pėr-rreth janė tė ortodoksve jabanxhi dhe jo tė katolikve Vendali. Natyrisht malsorėt ishin pushkė e ngrehur pėr tė mbrojtur me ēdo ēmim kėtė objekt besimi e qytetrimi shumėshekullor. Nė vitin 1869 Valiu i Shkodrės pėr tė shmangur njė konflikt tė mundshėm nė mes Katolikėve dhe Ortodoksve “Ndaloi” pronsinė e Kishės sė Shėn Gjonit pėr Komunitetit Katolik dhe e shpalli pronė tė shtetit ose mė saktė e la hali, gjė qė i kushtoi jo pak kėtij monumenti, pasi shumė gurė e pllaka me mbishkrime historike u grabitėn pėr tė ndėrtuar shtėpi apo diēka tjetėr nga banorėt pėr-rreth. Sidoqoftė rrėnojat e Kishės sė Shėn Gjonit nė shumicė mbijetuan, madje pėr dekada me rrallė kėtu u zhvilluan pelegrinazhe tė njerzve tė ndryshėm qė shpesh herė gjetėn prehje shpirtrore, e mrekulli hyjnore qė mund t’i bėnte vetėm Shėn Gjoni Pagzori, i cili njihet si njė ndėr Paralajmėruesit dhe pagėzuesit e vetė Mesisė, Jezu Krishtit. Ėshtė interesant tė thuhet se megjithse kanė kaluar shekuj dhe fortuna, Rrėnojat e Kishės apo tė Manastirit tė Shėn Gjonit, sot nė afėrsi tė fshatit Hysaj (tė Komunės Gruemirė tė Malėsisė sė Madhe), jo vetėm janė ruajtur pa i mbuluar harresa, por ato sot kanė filluar tė bėhen vend pelegrinazhi, i shumė banorėve tė Malėsisė e mė gjėrė, tė cilėt nė kėtė vend tė Shenjtė kėrkojnė tė gjejnė derman shpirtėror e fizik, pėr tė pėrballuar dallgėt e jetės, dallgė tė cilat edhe nė fillimet e shekullit 21-tė u munduan ti aktivizojnė fqinjėt e vonshėm sllavė, por qė pretendimet e tyre pėr kishen e Shėn Gjonit janė sa tė pa vėrteta dhe aq donkishoteske, pasi historia sot lexohet e jo imponohet si dikur me shpatat e Ivanit tė tmerrshėm, Stefan Dushanit, Karagjeogjervicėve, e deri tek Millosheviqėt. Ne para disa kohėve mėsuam njė fakt interesant, pasi sipas disa banorėve pėr-rreth nė vitin 2004 dikush ka bėrė gėrmime nė themelet e kėtij Manastiri, ku janė gjetur tė gdhendura nė gurė truporet e Jezu Krishtit dhe Zonjės Marie, tė cilat janė marrė nga tė interesuarit, qė sipas thėnieve janė tė institucioneve shtetrore. Gjithsesi ne shpresojmė pėr mirė, pasi mbrojtja dhe kujdesi pėr monumente tė tilla qė rrezatojnė qytetrim e besim Europerėndimore, janė jo vetėm njė detyrim i shtetit shqiptar, dhe vetė shqiptarėve, pasi kėshtu dėshmojmė historinė tonė tė shkuar, por i kemi edhe dėshmi tė pa kontestueshme pėr tė ardhmen tonė nė sofrėn e Europės sė Bashkuar qė i pėrkasin qė nė agimin e jetės mbi kėto troje...

 

A ka patur dhjetoristė tė 90-ės nė M. Madhe

Kėto ditė nė Tiranė dhe mė gjėrė u pėrkujtuan ato ditė tė dhjetorit tė vitit 1990, tė cilat ishin uragani i vėrtetė qė rrėzoi “Kalanė” Komuniste, sikur tė kishte qenė prej rėre e jo prej graniti siē trumbetohej pėr rreth njė gjysėm shekulli. Datat 8 deri 12 dhjetor 1990, janė ato ditė tė bekuara qė rinia studentore e Universitetit tė Tiranės, por edhe disa profesorė dhe intelektualė tė tjerė suallėn jo vetėm protestėn e parė (qė filloi me kėrkesa ekonomike), por themeleuan edhe tė parėn parti demokratike pas rreth njė gjysėm shekulli monizėm. Malėsia e Madhe ėshtė ndėr trevat e para qė mbėshteti krijimin e Partisė Demokratike nė qendėr dhe nė bazė, ku dhjetėra studentė ishin pjesėmarrės nė ato ditė tė stuhishme tė dhjetorit 1990, ku pėr kėtė po kujtojmė vetėm disa, si Arben Liken, Agostin Dedėn, Pjerin Spatharin, Arben Ēokajn, Edi Malajn e tjerė e tjerė, por edhe nė Malėsi tė Madhe kishte dhjetėra burra qė ngritėn strukturat e para tė degės sė PD, pa ju dridhur qerpiku nga strukturat e shtetit komunist qė ende ishin tė forta. Ne nuk duam tė bėjmė historinė por tė kujtojmė se sot konstatojmė me keqardhje se fare pak nga kėta burra janė sot nė strukturat kryesore tė PD, dhe tė Institucioneve tė shtetit demokratik, madje disa nga ata prej kohėsh janė “arratisur” nga demokracia qė e “suallėn” vetė. Ish kryetari i parė i degės sė Partisė Demokratike, Malėsi e Madhe, Nikolin Narkaj prej vitesh banon nė Kanada, ish kryetari tjetėr i degės sė PD-sė dhe ish Kryetari i rrethit zoti Luigj Rakaj, prej vitesh jeton nė Amerikė, ashtu siē jetojnė atje me dokumenta tė rregullta edhe ish dy Deputetėt e Malėsisė sė Madhe, demokratėt Edmir Malaj dhe Sander Uldedaj. Nė Amerikė kanė gjetur strehim edhe dhjetėra demokratė tė tjerė, por ne po veēojmė zotėrinjtė Mark Lumaj, ish kryetari i parė i PD-sė tė Shkrelit dhe kryetari i kėsaj komune, Kol Alia ish kryetari i komunės Kelmend, Rush Dragu edhe ish ky ish kryetari i Komunės Kelmend e tjerė e tjerė demokratė tė orėve tė para, tė atyre orėve dhe ditėve qėnuk do tė harrohen kurrė. Gjithsesi nė drejtim tė PD-sė dhe institucioneve demokratike shtetrore ka edhe dhjetėra demokratė tė tjerė qė megjithė vėshtirėsitė e demokracisė e kapitalizmit, vazhdojnė tė besojnė nė Malėsinė e Shqipėrinė ende halleshume... ndaj duket se kėto halle nuk i kanė lėnė demokratėt Malsorė tė pėrkujtojnė ditėt historike tė dhjetorit 1990.

“Malėsia”

 

Humor - Kur qesh malsori

Barcaleta

1. Gjatė momentit kur disa gra po rrėfeheshin tek prifti, prifti filloi qė t’i pyeste me radhė se sa herė e kishin tradhėtuar burrin. Pasi gratė tregonin pėr ēdo tradhti tė bėrė, prifti u thoshte qė tė rrotulloheshin pėr ēdo rast, tre herė rreth kishet, kur hyn e treta grua. Ajo i thotė Priftit: Pater unė a mund tė gjej taksi.

2. Njė plak ishte shumė i sėmurė, djali i tij shkon e merr hoxhen. Mbasi hoxha kryen ritin e tij, hėngrėn drekė. Gjatė drekės, hoxhės i shpėton njė pordhė, ku pėr tė mos e kuptuar, hoxha thotė: “Njati po i del shpirti”. Rrin edhe pak dhe hoxhės i shpėton edhe njė tjetėr. Pėrsėri hoxha thotė: “Njati po i del shpirti pra”. Djali i tė sėmurit e pyet hoxhėn: Hoxhė ka del shpirti? Ka ta kenė ma kollaj, - i pėrgjigjet hoxha.

3. Burri ishte nga veriu dhe grueja nga Vlora. Njė ditė ata po debatonin nė shtėpi. Nė atė moment hyn njė komshi i tyre dhe kur i sheh nė atė gjendje i thotė gruas; pse e len kėtė burrė me tė bėrtitė, po ē’tė bėj, iu pėrgjigj vlonjatja, maloku nė shtėpi, maloku nė qeveri.

4. Njė malsor kishte njė lokal nė Amerikė, ku punonte kamariere vajza e tij. Njė ditė i shkojnė nė lokal dy bashkėfshatarė tė tij. Njėri e pyet: “A fiton gja me kėtė lokal?” “Mirboll, sa me i rrethua njeta rob, - u pėrgjigj pronari. Kur kamarierja u sjell kafet dhe e shohin me gjoks tė hapur, dhe me shenja nė trup, njėri i thotė pronarit: ēo me garth se tė kekan rras mrenė.

5. Njė grua malsore kishte hipur nė gomar, gjatė rrugės gomari po ecte shumė ngadalė. Atėherė grueja i tha ush he dreq ush, a me tė hip unė ty a ti mua.

6. Burrė e grua tek sa po ankonin pėr rritjen e ēmimeve, grueja i thotė burrit: Ēfarė mishi po blejmė pėr festa, se diēka na duhet me hanger, po ku me i marrė lekėt more troke, na veē po hamė njeri-tjetrin, - u pėrgjigj burri.

 

Protesta e tė vdekurve

Edhe tė vdekurit protestojnė

Pėr disa qė i vajtojnė

Tė gjithve trima po na thonė

Edhe pse kemi pas frikė hijen tonė

Ne kėtė nuk e presim

Tė bėhemi trima pasi tė vdesim

Tė gjallėve t’u rrisim biznesin

Vetėm se mė tha mirė emrin Pjetėr

Unė kujtova se jam ndonjė tjetėr.

Ky me mua don me u tall

Boll m’u shpifen kur isha gjallė

Me thanė edhe shtylla e llogorit

Edhe pse kam pasur raportė zbori.

Njė tjetėr me arkivol

Mė bani tepėr Sokol

Pati bukuri tė rrallė

Maj i mirė i vdekun se i gjallė

Se vėrtetė dukej bukur shumė

Pėr herė tė parė veshė kostum.

Unė me tė madhe protestoj

Me m’u shpifė tė gjallit jo nuk duroj

Se pėr mua meruan dhenė

Mė banė ma trim se Skėnderben.

Fjalėn e merr njė grua mahallet

Tepėr shumė po na shpifen tė gjallėt

Edhe unė protestoj

Se pėr tė gjitha plakat thonė njėlloj

Kur jemi gjallė vetėm na shajnė 

E mbasi vdesim duan tė na lajnė.

 

Qesh e ngjesh

- Ju qė jeni pa u martuar, kujdes me ata qė politika i nxjerr tė persekutuar.

- Mos e merrni gruan pa shtėpi dhe pa vėlla nė Itali.

- Femrave mos u shikoni vithet, por simitet.

- Djemtė tė premtojnė sa mė shumė, qė t’u mbetet diēka nė fund.

- Ju qė jeni nė administratė, dashuroni – dashuroni, mos e mbani mendjen tek korrupsioni.

- Vajzat qė kanė shumė shokė, burrat t’i marrin nė Europė.

- Djemtė qė kanė shumė pretendime, gratė kanė me i marrė flok –thime.

- Mos rri shumė pa u martuar, se ėshtė vėshtirė pėr t’u rinovuar.

- Qė xhepat tė mos u mbesin thatė, burrin gjejeni nė administratė.

- Ju qė jeni refugjatė, ēoni para sa mė pak, se atėherė gratė s’u rrinė rehat.

 

Tregtarėve

Po mbyllet 2007

S’u ndaloi as ftohti, as vapa

Me arsye gjithmonė ēmimi

Nuk e di si u del fitimi

U falnderojmė pra ju tregtarė

O shpirt mirė humanitarė

Nė borė e nė shi, nė diell e nė vapė

Ju dyqanin gjithmonė hapė

U pėrshndesim o kasapė

Se po na rrjepni pėr sevapė.

 

Col Cufi, tribuni qė sfidoi kohėrat

Ndėr shekuj Malėsia e Madhe ka lindur e rritur burra trima e tė urtė qėu zinte vend fjala e u shkėlqente vepra nė shėrbim tė Malėsisė e Shqipėrisė. Natyrisht urtėsia, burrėria dhe trimėria peshojnė shumė mė rėndė, kur ato zėnė vende nė regjime autoritare tė cilat sfidohen nga nderimi e respekti qė fitojnė burrat e tillė tek populli qė i lindi e i rriti. Padyshim njė ndėr kėta burra malsorė ishte edhe Col Cuf Dashi i Potgores tė Koplikut sė Sipėrm. Col Cufi lindi me 7 janar tė vitit 1928 nė njė familje me tradita atdhedashurie, nė fshatin historik tė Potgores, ku babai i Colit, por edhe burra tė tjera tė kėsaj shtėpie kishin qenė pushkė e ngrehur ndėr mote pėr t’i dalė zot Atdheut. Pėr kėto, mjafton tė kujtojmė se baba Cufi dhe axha Saiti ishin lidhur qė herėt me Luftėn Nacional – ēlirimtare. E pikėrisht ishte kjo traditė atdhedashurie qė bėri Col Cufin fare tė ri (ende pa mbushur tė 16 vitet) tė lėnė “lodrat” e adoleshencės e tė rrokte armėt e vėrteta pėr t’u rreshtuar nė formacionet luftarake antifashiste, deri sa u rreshtua si partizan i batalionit “Perlat Rexhepi”. Col Cufi ndonėse ishte partizani mė i ri i batalionit, gjatė tė gjitha betejave u tregua mė trimi e guximtari, duke fituar njė respekt tė veēantė tek shokėt luftėtarė e mė gjėrė. Pas ēlirimit Coli ndonse ishte i ri, deri nė shtator tė vitit 1946 punoi nė komandėn ushtarake tė N/Prefekturės tė Koplikut, ku shquhet pėr maturi e burrėri, sa jua kalonte shokve tė tij mė tė mėdhenj nė shumė e eksperiencė, madje kėto cilėsi tė veēanta bindėn pushtetine  asaj kohe qė Col Cufi pa mbushur tė 19-tė vitet t’i besonin qė nė fund tė shtatorit (1946) tė nisej nga Malėsia e Madhe nė krye tė 400 ushtarve, nėnoficerėve dhe oficerėve rezervistė nė kufirin e Shqipėrisė Jugore (Korēė, Ersekė etj) pėr tė ruajtur trojet tona tė paprekura tė kėrcėnuara nga tmerret e luftės civile qė kishte pėrfshirė fqinjėn tonė Greqinė. Col Cufi (me shokėt e tij) edhe pse ishte nė kushte mjaft tė vėshtira, qėndroi me nder e besnikėri ndaj atdheut deri nė shkurt tė vitit 1947, kur u kthyen nė Malėsi tė Madhe, ku kėtė vit u bė edhe anėtar partie. Pas kėsaj veprimtarie Coli i ri kreu mjaft detyra shoqėrore e shtenore, si nė punėn me rininė dhe nė sektorė tė tjerė tė jetės ekonomike, ku pėrsėri u dallua pėr fjalėn e punėn e mirė nė shėrbim tė popullit tė Malėsisė e mė gjėrė, madje nga viti 1947 deri nė vitin 1951, mori pjesė direkte nė ndėrtimin e veprave rrugore, hekurudhore dhe nė ndėrtimin e veprave industriale nė Shqipėrinė verilindore dhe atė tė mesme. Pjesmarrja e Col Cufit nė tė gjitha kėto vepra qė rindėrtonin Shqipėrinė, duket se ndihmuan pa kursim nė rritjen, burrnimin e besimin e patundur pėr t’i shėrbyer vendit tė tij pa hile. Ishte pikrisht kjo veprimtari, dhe ky besim qė e bėnė Col Cufin njė malsor shembullor qė “shėnonte” me fjalė, e mbillte besim me punėn e tij tek malsorėt pėr tė ardhmen, ku pėr 20 vjet rresht ishte nė detyrėn e vėshtirė e Kryetarit tė Kooperativės tė Koplikut (qoftė kjo e vogėl apo e madhe). Por Col Cufi gjatė punės sė tij krijojnė njė besim tė madh nė popullin e Kooperativės qė e drejtonte dhe tė Malėsisė, tė cilėt pėr Tre Legjislatura rresht (1966 – 1978) e zgjodhėn Deputet nė Kuvendin Popullor. Gjatė kėtyre viteve Col Cufi ishte mė i fortė se kurrė, dhe kėtė forcė e pėrdori nė shėrbim tė malsorve tė tij pa dallime krahinore, fetare e mbi tė gjitha klasore, gjė qė e bėri mė tė njohur e respektuar nga tė gjithė. Col Cufi ishte ai qė shpėtoi qindra malsorė nga persekutimi i regjimit monist, gjė qė nuk ishte e lehtė, dhe nuk mund ta bėnte kushdo. Col Cufi ishte ai qė jo vetėm ndihmoi nė ditė tė vėshtirė banorėt me “biografi” tė mirė, por edhe ata qė shteti komunist i quante me biografi tė keqe. Qindra familje e kujtojnė edhe sot me respekt kėtė burrė pėr nderat qė u ka bėrė, madje disave siē thotė populli u ka pre konopin nga fyti. Tė gjitha kėto mirsi e ndihma mund t’i bėnte vetėm Col Cufi, i cili jo pak sfidoi regjimin e asaj kohe dhe disa kolegė tė tij, qė nuk kishin as zemrėn e as mendjen e kėtij burri fisnik qė populli e thėrriste “tribun popullor”. Natyrisht edhe Col Cufi shpesh pėr mbrojtjen e atyre me biografi tė keqe, u vunė syrin e partiakve e shtetarve komunistė, tė cilėt nga madhėshtia e kėtij malsori asfiksoheshin e nuk mundnin t’i bėnin keq as Colit e malsorve tė tij. Pėr tė gjithė kėtė veprimtari burrėrie, trimėrie e mirsie populli e ka quajtur nė heshtje “njė rrufepritės” pėr tė gjithė malsorėt, nga rrufet qė lėshonin retė e kuqe tė komunizmit mbi kėtė trevė nacionaliste. Col Cufi nga viti 1976 e deri nė vitin 1988 kur doli nė pension punoi pėrgjegjės i Tregtisė nė Malėsi, ku edhe kėtė detyrė e kreu me sukses e dinjitet. Ėshtė me vlera tė thuhet se Col Cufi nė fillimet e aktivitetit tė tij ka qenė vetėm me shkollė fillore, ku arsimin e mesėm e plotėsoi mė vonė, por pėrkundėr kėsaj ishte arsimdashės, kultur-dashės dhe sport-dashės. Me ardhjen e demokracisė e pluralizmit Col Cufi cilėsitė e tij prej Tribuni popullor i vuri pa kursim nė shėrbim tė pajtimit tė gjaqeve nė Malėsi e mė gjėrė, madje qenia e tij nė kėto komisione bėri qė shumė familje tė ēlirohen nga ethet e gjakmarrjes. Prezenca e Col Cufit nė ditė tė kėqia e tė mira ishte njė ngushėllim apo gėzim pėr tė gjithė, fjala e tij dėgjohej me vėmendje e respekt, dhe kishte njė efekt tė mahnitshėm. Por ja qė edhe burra tė tillė qė nuk lindin shpesh, duhet tė largohen nga kjo botė, dhe kėshtu ndodhi edhe me Col Cufin me 9 tetor 2004. E ajo ditė mos u harroftė kurrė, ashtu si nuk do tė harrohet ky burrė, trim e i urtė i fjalės e veprės.

Veteranėt qė i drejtoi pėr rreth 15 vite e nderuan me titullin e lartė “KRYETAR NDERI I ORGANIZATĖS SĖ VETERANĖVE”. E ndėrsa Col Cufin e kujtojnė tė gjithė malsorėt e mė gjėrė, pasi siē “

Pėrgaditi Ndue Bacaj

 

Replikė - Lapidari i luftės sė Koplikut nuk ėshtė ushtari i panjohur

Zoti Ardian Hysa mendimi juaj pėr tė shkruar mė mirė dhe mėqartė historinė e Malėsisė Madhe nėluftė pėr liri e pavarėsi, ėshtė njė mendim mjaft i mirė, pasi ka vende pėr ta bėrė kėtė. Gjithashtu mendimi juaj pėr tė ndėrtuar nė qendėr tė Koplikut njė lulishte e shatėrvan, dhe pėr tė pėrpunuar mė bukur e mė mirė e lapidarin e luftės sė vitit 1920 ėshtė mendim me vend, dhe me vlera patriotike, prandaj tė pėrgėzoj pėr kėtė “nisėm” tuajėn edhe si antar i Kėshillit tė bashkisė Koplik, gjė qė shpresoj se do ta pėrkrahin edhe kėshilli i bashkisė ku ti bėn pjesė. Pėrsa i pėrket ēmontimit tė lapidarit ekzistues kushtuar “Luftės sė Koplikut”, ajo nuk duhet shprehur, ose nuk duhet ndodhur, sepse ky lapidar ndonse ka vende pėr pėrmirsime pėr tė nxjerrė mė nė pah vlerat e kėsaj lufte tė Koplikut e Malėsisė Madhe, edhe kėshtu siē ėshtė sot pėrmban vlera pėrkujtimore e historike, qė duhet t’i njohin brezat e rinj qė do tė vinė. Malsori me pushkė i vendosur nė kėtė lapidar, nuk ėshtė njė “ushtar” i panjohur, por ėshtė simbol i malsorit krenar, qė me grykėn e pushkės ka mbrojtur ndėr shekuj trojet e veta, ku njė ndėr kėto luftra liridashėse ėshtė edhe ajo e luftės sė “Koplikut”. Nė Koplik duhet tė kishte vende tė ngrihej edhe lapidari i trimit dėshmor tė kėsaj lufte Zef Prel Martini, djalit tė Hotit qė ėshėt simbol i kėsaj lufte ku njė shtėpi tė thjeshtė nė Llazan (tė Lush Pep Smakajt) nė luftė kundėr Serbo – Malazezėve e bėri t’i ngjajė kullės sė Vraninės e trimit legjendar Oso Kuka. Edhe patriotėt trima tė Koplikut me shekuj kanė luftuar pėr liri, dhe njė trimėri tė tillė e kanė treguar edhe nė luftėn e “Koplikut” 1920, kur edhe gjyshi juaj z. Ardian, patrioti Ymer Hysaj bashkė me Abdyl dhe Shaban Bajraktarin, Zek Zenelin, Cul Istrefin, Sejdi Filin, Hajdar Meten, Tom Zefin, Kadri Selmanin, Caf Zeqirin, Cuf Brahimin, Dan Mano Hotin, Dylo Metin, Ramadan Sejdon, Iber Muēen, Tafil Bejton, Fasli Semanaj, Abdyl Dulin, Beqir Currin e dhjetra djem tė tjerė tė Koplikut e mė gjėrė qė luftuan trimėrisht kundėr ushtrive pushtuese Serbo – Malazeze. Kjo luftė dalloi edhe komandant trima e legjendarė si, Deli Meten, Luc Nishin, Adem Haxhinė, Gjelosh Gjokėn, Brahim Hasen, Zog Sadrin, Ndrek Kacelin, Nuz Bajraktarin, Dul Bajraktarin, Beqir dhe Binak Sadikun, Adem Bajramin, Arif Sadikun, Salo Brahimin, Bajram Hysenin, Haxhi Nikajn, e deri tek dėshmori qė siguroi takimin historik nė Ēesme tė Koplikut Selman Bajram Ramēaj.

Mbetet e shkruar mbledhja nė Ēesme tė Koplikut, ku marrin pjesė trimat Ahmet Zogu, ministėr i brendshėm i qeverisė sė Lushnjės, dhe patrioti Bajram Curri e tjerė, tė cilėt pėrkrahėn, ndihmuan dhe e drejtuan Luftėn e “Koplikut”, drejt fitores mbi ushtritė pushtuese Serbo – Malazeze. Ne jemi dakort qė tė nderohet figura e Ahmet Zogut, figurė e nderuar edhe nė Kryeqytet (me emėrtimin e njė rruge kryesore), por kjo figurė patriotike e shtetformuese e Shqipėrisė ėshtė aq e madhe se ne nuk kemi as bulevard dhe as shesh qė ta nderojmė sa e meriton, pasi siē shihet sheshet dhe bulevardet tona janė mjaft tė vogla, dhe tė mjaftueshme vetėm pėr luftėtarėt tanė lokal tė pamvarėsisė e lirisė.

Me respekt Kryetari i Veteranėve tė Malėsisė Madhe

Deli Bishja

 

Vota ime nė kuvend pėr Bamir Topin ishte votė pėr ēėshtjen kombėtare

Intervistė me deputetin e zonės zgjedhore Numėr 1, zotin Pauin Sterkaj

Ka fituar si pėrfaqėsues i socialistėve nė trevėn mė antikomuniste nė vend, ka ndikuar maksimalisht nė fitoren e Edi Ramės nė postin e kryebashkiakut tė Tiranės, ka votuar pėr Bamir Topin si president i shtetit shqiptar, ėshtė pėrjashtuar nga grupi kuvendor i partisė socialiste dhe aktualisht i ėshtė bashkuar grupit parlamentar republikan me ambicie tė qarta pėr tė pėrfaqėsuar edhe nė tė ardhmen komunitetin e trevės sė malėsisė nė tempullin e demokracisė nė Shqipėri. Paulin Sterkaj

Gazeta “Malėsia”: Zoti Sterkaj, keni dy vjet pėrvojė dhe aktivitet si pėrfaqėsues i banorėve tė malėsisė nė kuvendin e Shqipėrisė. A ndjeheni realisht deputet i tė gjithė komunitetit tė trevės.

Z. Sterkaj: Jam shumė krenar dhe tepėr i pėrgjegjshėm qė pėrfaqėsoj komunitetin e trevės sė malėsisė nė kuvendin e Shqipėrisė. Qysh prej marrjes sė detyrės, sot dhe nė tė ardhmen kam qenė dhe jam i motivuar pėr t’i pėrfaqėsuar denjėsisht  zgjedhėsit dhe banorėt e zonės pa kurrfarė dallimi nė kuvendin e Shqipėrisė. Me kėtė zonė mė lidh origjina e tė parėve, ėshtė vendlindja ime nga e cila kam trashėguar veset dhe virtytet mė tė mira qė historikisht kanė tė njohura me shqipen dhe jashtė saj. Gjatė kėsaj periudhe jam pėrpjekur tė inicoj projekte pėr zhvillimin e zonės tė cilat i janė deleguar nė vazhdimėsi drejtuesve tė pushtetit vendor nė nėnprefekturėn e malėsisė.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Sterkaj, si e vlerėsoni aktivitetin e qeverisė gjatė kėtyre dy ditėve dhe a mendoni se po ecet nė kahjen e duhur.

Z. Paulin Sterkaj: Unė jam nga ata njerėz qė nė asnjė rast nuk i shoh gjėrat vetėm bardh e zi dhe pėr kurrfarė arsyeje nuk pranoj tė bėj rolin e nihilistit. Pėr tė qėnė konkret me pyetjen tuaj, pa hezituar mund t’ju them se qeveria e kryeministrit Berisha po ecėn nė rrugėn qė duhet pėr integrimin real tė Shqipėrisė nė familjen e vendeve tė zhvilluara evropiane, tashmė askush nuk mund ta mohojė rolin e kėsaj mazhorance nė kapjen dhe eleminimin e bandave tė armatosura qė ekzistonin nė vend, apo rezultatet nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, kontrabandės e trafiqeve tė paligjshme. Pėr mė tepėr investimet strategjike qė po realizohen nė energjitikė, infrastrukturė etj. janė dėshmi e njė angazhimi serioz e real tė kėsaj qeverie. Nė kėtė kuadėr gjatė vitit 2008-2009 janėplanifikuar tė ndėrtohen edhe disa hidrocentrale tė vegjėl malorė nė komunėn e Kelmendit tė cilat do tė pėrmirėsojnė ndjeshėm furnizimin me energji elektrike tė banorėve. Po ashtu fondet e lėvruara pėr asfaltimin e rrugės drejt fshatit alpin tė Bogės dhe pikės turistike tė Thethit do t’i japin njė tjetėr frymėmarrje zhvillimit tė turizmit malor qė dukshėm do tė ndikojė nė pėrmirėsimin e jetės sė banorėve tė trevės. E natyrisht qė disa punė mund tė bėheshin edhe mė mirė, por e vėrteta ėshtė qė rezultatet e punės sė qeverisė janė tė prekshme dhe nė favor tė tė gjithė qytetarėve tė vendit.

Gazeta “Malėsia”: Z. Sterkaj, ditėt e fundit disa institucione tė specializuara ndėrkombėtare e kanė renditur Shqipėrinė ndėr vendet mė tė korruptuara tė globit. Cili do tė ishte komenti juaj?

Z. Sterkaj: Natyrisht unė dhe tė gjithė Shqiptarėt jemi njohur me sondazhin e fundit dhe ky realisht qė nuk ėshtė njė lajm shumė i mirė. Por ata qė kanė deklaruar tė dhėnat e sondazhit kanė harruar tė evidentojnė faktin qė qeverisja e kėtyre dy viteve ka trashėguar njė administratė tėrėsisht tė paaftė e tė korruptuar nga tetė vitet e mbretėrimit tė socialistėve. Kjo qeveri gjatė kėtyre dy viteve ka arrestuar, ndaluar e larguar nga administrata shtetrore qindra zyrtarė tė korruptuar qė kurrė nuk kishte ndodhur gjatė kėtyre 17 viteve tė pluralizmit politik nė Shqipėri. Kyeministri Berisha dhe kabineti qė ai drejton janė tepėr tė vendosur qė ta zhdukin Shqipėrinė nga harta e korrupsionit, kontrabandės, krimit tė organizuar e trafiqeve tė paligjshme. Natyrisht qė kjo arrihet edhe me ndihmėn e opozitės e cila duhet thėnė se ndjehet e lumtur kur diēka nuk ecėn ashtu siē duhet nė qeverisjen dhe progresin e vendit.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Sterkaj, banorėt e trevės sė Malėsisė dhe nė pėrgjithėsi tė gjithė shqiptarėt ju kanė njohur si njėrin ndėr njerėzit mė besnikė tė kreut aktual tė socialistėve tė Shqipėrisė, zotit Edi Rama. Ju realisht keni ndikuar nė fitoren e tij pėr postin e kryebashkiakut tė Tiranės dhe zgjedhjen e tij nė krye tė Partisė Socialiste Shqiptare. A ndjeheni i penduar sot?

Z. Paulin Sterkaj: Nė mėnyrė absolute jo. Pasi kam besuar dhe vazhdoj tė besoj qė kryeqytetit akoma i duhet njė njeri me aftėsi menaxhuese dhe drejtuese si Edi Rama. Por kėtu e ndaj rolin e tij me atėtė kryetarit tė Partisė Socialiste Shqiptare. Nė kėtė tė fundit Edi Rama ėshtė i paaftė dhe nė asnjė rast nuk mund tė marrė rolin e njė lideri tė socialistėve dhe pėr mė tepėr tė opozitės shqiptare. Me politikat e tij tė pėrjashtimit dhe mosvlerėsimit tė figurave tė shquara tė socialistėve, ai gradualisht po e kthen Partinė Socialiste nė njė shoqatė jo qeveritare pa ngjyrė e paidentitet tė drejtuar nga njė klan i caktuar i lidhur me afera korruptive. Nė drejtimin e Partisė Edi Rama mund tė krahasohet vetėm me ish diktatorin Enver Hoxha, por tashmė nė kohė tė ndryshme.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Sterkaj, realisht pse jeni prishur me Edi Ramėn, pėr interesa personale apo pėr koncepte tė drejtimit tė partisė socialiste. Ju deri nė zgjedhjen e kryesisė ishit shumė miq dhe tė afėrt me njėri – tjetrin. Ēfarė ju kishte premtuar ju Edi Rama.

Zoti Paulin Sterkaj: Ėshtė e vėrtetė qėpėr disa kohė kemi qenė shumė tė afėrt me zotin Rama. Gjatė asaj kohe ai mė kishte premtuar gjithēka, por ajo qė unė kėrkoja ishte njė pėrfaqėsim mė i madh dhe mė dinjitoz i socialistėve nga Shkodra e treva e Malėsisė nė strukturat e larta drejtuese tė Partisė Socialiste Shqiptare, qė nesėr pas rikthimit nė pushtet kėto zona tė ishin mė prezente nė qeversijen e vendit duke bėrė qeverinė tė kthente sytė me investime nga kjo zonė tepėr e varfėr dhe e pazhvilluar. Por pas forcimit tė pozitave nė kupolėn drejtuese si kryebashkiak dhe kryetar i Partisė Socialiste Edia Rama as qė i mori parasysh kėrkesat e mia duke marrė shpejt pozat e njė uzurpatori e diktatori nė drejtimin e Partisė Socialiste. Me ngushtimin e kėtyre hapsirave erdhi natyrshėm edhe njė farė reagimi kundėrshtues i imi kundėr kėtyre praktikave deningruese tė kapaciteteve intelektuale tė Shkodrės e Malėsisė, reagim qė mė pas u pasua edhe me veprime tė tjera qė tashmė njihen nga opinioni publik shqiptar.

Gazeta “Malėsia”: Z. Sterkaj, a ishte ky mllef kundėr kryetarit Rama qė ju bėri tė votoni pro Presidentit Bamir Topi nė Kuvendin e Shqipėrisė. Ajo ju detyroi Fatos Nano qė ta ndėrmerrni njė akt tė tillė.

Z. Paulin Sterkaj: E kam theksuar edhe nė grupin kuvendor dhe nė shumė raste tė tjera. Vota ime pro Bamir Topit ka qenė votė pėr Kosovėn, votė pėr ēėshtjen kombėtare, votė pėr ruajtjen e stabilitetit dhe integritetit tė vendit. Dhe ndjehem mjaft i lumtur qė m’u dha mundėsia qė me votėn time t’i bėj njė shėrbim tė madh kombit, akt qė ėshtė vlerėsuar edhe nga shtetet mė tė fuqishme tė globit tokėsor. Akti im ka qenė i vullnetshėm dhe nuk ka kurrfarė lidhje me aludime tė mediave apo individėve tė ndryshėm. Nėse do tė votohej pėr Fatos Nanon, vota ime do tė ishte pro pasi ai realisht ėshtė njėri ndėr politikanėt mė tė njohur dhe mė tė aftė tė vendit. Dhe para zgjedhjeve tė parakohshme ku Edi Rama kėrkonte ta ēonte vendin unė dhe disa deputetė tė tjerė tė pėrgjegjshėm pėr fatet e kombit zgjodhėm tė votonim pėr stabilitetin dhe progresin e vendit.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Sterkaj, ju jeni i pėrjashtuar nga Partia Socialiste dhe grupi i saj kuvendor. Aktualisht ku jeni i pozicionuar nė jetėn politike.

Zoti Paulin Sterkaj: I jam bashkuar me dėshirė e vullnet grupit parlamentar tė Partisė Republikane. Me programin e saj mendoj se jam shumė mė i lidhur edhe me trevėn e Malėsisė. Vetėm kėtu mė mirė se askund toka ka shkuar tek ish pronarėt e ligjshėm dhe nė asnjė rast nuk janė konstatuar konflikte tė pronėsisė shkaktuar nga zbatimi i ligjit 7501 pėr ndarjen e tokės bujqėsore. Pėr mė tepėr nė trevėn e Malėsisė, Partia Republikane ka njė terren tė vlerėsueshėm nga komuniteti i zonės tė cilėt tek programi i saj mė mirė se askund tjetėr shohin tė ardhmen dhe zhvillmin e shpejtė tė saj. Me pėrkrahjen e kėtij grupi dhe antarėve tė kabinetit qeveritar gjatė periudhės sė mbetur do tė ndikoj qė tė realizohen shumė projekte tė reja pėr zhvillmin e infrastrukturės, ndėrtimin e shkollave, objekteve social-kulturore etj. tashmė ndjehem mjaft i fortė dhe i angazhuar pėr tė realizuar tė gjitha angazhimet e mia gjatė fushatės elektorale tė para dy viteve.

Gazeta “Malėsia”: Mos do tė thoni qė po pėrgatitni terrenin qė tė kandidoni sėrish nė trevėn e Malėsisė, por tashmė si pėrfaqėsues i forcave tė djathta.

Zoti Sterkaj: Jo se po pėrgatis terrenin, por po ju deklaroj qė Paulin Sterkaj do tė jetė pėrsėri pėrfaqėsues i banorėve tė Malėsisė nė kuvendin e ardhshėm tė Shqipėrisė pas zgjedhjeve tė 2009-tės. Kam deklaruar dhe mė parė qė vetė zgjedhėsit do tė binden pėr rolin dhe pėrkushtimin tim dhe pėrfaqėsimin e aspiratave tė tyre nė Kuvendin e Shqipėrisė.

Gazeta “Malėsia”: Z. Sterkaj, ka zėra qė thonė se vota pro Bamir Topit ka qenė edhe njė kompromis i juaji me kryeministrin Berisha i cili nė vitin 2009 t’ju lėjė tė lirė zonėn e Malėsisė sė Madhe.

Zoti Sterkaj: Kurrė nė jetėn time nuk kam qenė njeri i kompromiseve apo aferave tė pista. Gjithmonė mė ka karakterizuar ndershmėria, pėrkushtimi dhe guximi pėr tė pėrmbushur qėllimet e mia nė jetė dhe kėshtu do tė vazhdoj tė jem edhe nė tė ardhmen. Ju deklarova se nė zgjedhjet e reja do tė jem pėrsėri kandidat pėr deputet nė zonėn time zgjedhore.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Sterkaj, aktualisht si i keni marrdhėniet me pushtetarėt vendorė dhe strukturat e partive tė djathta nė nėnprefekturėn e Malėsisė.

Zoti Sterkaj: Shumė korrekte dhe institucionale, vazhdimisht komunikoj me tė zgjedhurit lokal pėr inicimin e projekteve dhe mundėsinė e thithjes sė investimeve nė zonėn e Malėsisė.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Sterkaj, si i mbani lidhjet me zgjedhėsit tuaj?

Zoti Sterkaj: Shumė normalisht dhe nė mėnyrė koherente tė vazhdueshme. Kam premtuar qė celulari im nuk do tė jetė i fikur kurrė pėr banorėt e zonės dhe besoj e kam mbajtur fjalėn. Mė tej kėtu nė Koplik kam njė zyrė nė ambientet e bashkisė ku banorė tė ndryshėm paraqesin ankesa, halle e probleme tė ndryshme me tė cilat njihem e angazhohem pėr t’i zgjidhur. Gjithashtu dy ose tre herė nė muaj, unė kam qenė vazhdimisht pranė zgjedhėsve tė mi nė raste gėzimesh, hidhėrimesh etj. tė cilat dukshėm i kanė forcuar lidhjet e mia me komunitetin.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Sterkaj, tashmė jeni njohur qė me inisiativėn e gazetarit tė njohur Vasel Gilaj, ka filluar sėrish tė botohet gazeta “Malėsia”. Cili do tė ishte urimi juaj pėr stafin e gazetės dhe gjithė banorėt e trevės me ratin e festave tė fundvitit.

Z. Paulin Sterkaj: Jam njohur me inisiativėn tuaj pėr botimin e gazetės dhe sinqerisht dua t’ju pėrshėndes me gjithė shpirt. Ju jeni zani i kėsaj treve kreshnike dhe tė lavdishme e uroj qė nė faqet e gazetės gjithmshonė t’ju bėhet jehonė e virtyteve, traditave, dokeve dhe zakoneve tė trevės e gjithmonė t’i shėrbeni paqes, mirkuptimit e harmonisė mes banorėve jashtė ndarjeve krahinore, partiake e fetare. Shfrytėzoj rastin qė nėpėrmjes gazetės mė tė dashur pėr banorėt e Malėsisė t’ju pėrcjell tė gjithėve urimet e mia tė sinqerta me rastin e festave tė fundvitit. Juve suksese dhe tė gjithė komunitetit tė zonės mė shumė fat, shėndet, mirqėnie e lumturi nė familjet e tyre. Gėzuar dhe ju faleminderit pėr intervistėn.

Zoti Sterkaj, faleminderit dhe suksese nė angazhimin tuaj politik si pėrfaqėsues i komunitetit tė Malėsisė.

Intervistoi: Rifat Ymeri

 

Vajtojcat - “Pėrgjaken rrugėt e Shqipėrisė”!

Kjo ishte kryefjala e emisionit qendror tė lajmeve nė televizionin “Top Channel”, para pak ditėsh. Kishte qenė njė aksident rrugor dhe pėr pasojė kishin gjetė vdekjen njė ēift shqiptar. Ēdo shikuesi i rrėnqethet trupi kur e dėgjon, thjeshtė tė treguar nga njė bashkėbisedues e, jo mė nga regjia dhe folsit e televizionit “Top Channel”. Ėshtė turp tė ndėrtosh njė edicion lajmesh mbi fatkeqėsinė e tjetrit!

Njė insert muzikor qė, mė tepėr i ngjan njė thirrje tė njė kompanie luftėtarėsh pėr sulm ushtarak, se sa njė paralajmėrimi pėr emicionin qendror tė lajmeve, tėrheq edhe padashur vėmendjen e shikuesit, pastaj nė ekranin e “Topit” (qė mbizotėron ngjyra e gjelbėr!!! se ēfarė misioni don tė pėrcjellė tek shikuesi gjithė ajo e gjelbėr, ėshtė shumė e vėshtirė tė kuptohet) shfaqet folsja e edicionit tė lajmeve, e cila i ngjan njė skifteri, qė do tė sulmojė pren e ve, e cila me njė thirrje nė notat maksimale tė timbrit tė zėrit (mė tepėr ngjan me njė gėrthitje, se sa me tregimin e lajmit) flet pėr ngjarjen.

Gjatė gjithė lajmit, tė duket se folsja dhe edituesi i emicionit qendror tė lajmeve, janė tė gėzuar qė ka ndodhur ngjarja se, dhe pse, vetėm ata e dinė. Por, shprehjet e fytyrės dhe gjestikulacionet e folsve, tė bėjnė tė kuptosh, (sipas tyre) se edhe njė notė negative ka marrė qeveria dhe kryeministri.

Mė duket se gaboni!

Me e marrim me mend urrejtjen, qė keni (biles deri nė gen) ndaj mazhorancės e, nė veēanti dnaj drejtuesit tė saj, por ngatrroni ngjarjen me qeverinė, ngatrroni familjen dhe tė afėrmit e viktimave me kryeministrin dhe eskorten e tij.

Gėzimi qė pėrcjellin nga ekrani folsit e Topit TV, pėr notėn negative qė i shtohet qeverisė aktuale, ngacmon ndėrgjegjen e njerėzve tė zakontė (jo militantėve tė “Topit” dhe klanit qė ėshtė prapa “Topit TV”) dhe shton neverinė ndaj edituesit dhe pėrgjegjėsve tė emisionit informativ. Ej.... mjeshtėr nuk ėshtė auditori i shikimit tuaj, vetėm kasta e Edvinit dhe grupit mafioz qė fshihet prapa tij, por, as dhe eskorta e gjatė e qeverisė sė tanishme, janė qindra mijra njerėz tė thjeshtė e intelektual, emigrantė, qė fitojnė me thonjtė e duarve, paret pėr tė blerė abonimin e emisionit tuaj, prandaj mos u bėni shtojca tė militantėve partiak qė, me abuzimin politik tė tyre, ngrejnė rehatinė abusive tė tyre dhe tė grupimit tė tyre mafioz, qoftė i majtė apo i djathtė i konvertuar.

“E tėrė Shqipėria nė flakė”!!!

Vazhdojnė tė klithin “vajtojsit” e qėndrorit tė lajmeve nė TOP CHANNEL.

Gėzim i pakufishėm, se po humbte terren qeveria. Mendimi qė u lexohet nė sytė e ballit qartė: “Oh Zot! Shtoji zjarret, le tė djeget e gjithė Shqipėria, mjafton qė tė zihen ngushtė qeveria dhe kryeministri!”.

Mirė se folset janė punėtore, (janė pėr njė bark buke), po nė tė gjithė grupin nuk gjindet njė dorė pėr tė dhėnė ato lajme mė qetėsisht, dhe jo nė ngjashmėrinė e kushtrimit pėr luftė. Ndaj kujt ky kushtrim pėr  luftė? Jo ndaj zjarrit, por ndaj grupimit qė qeveris vendin e “vajtojsve”. Mė duket gabim, sepse u dogj Shqipėria, jo shtėpia e Berishės dhe berishizmit.

Dua t’u kujtoj “vajtojseve” se zjarre gjigande dogjėn Kaliforninė nė SHBA, por as CNN as NBC, as FOXNEWS, nuk e trishtuan shikuesin amerikan sa “vajtojcat” e Top Channel shikuesin e pėrvuajtur shqiptar, i cili me njė qėndresė pėr t’u habitur blen dhe blen kartat e emisionit tė tyre.

“Shqipėrinė e ka mbuluar terri”!!!

Ishte vajtimi i tyre gjatė verės. Terr, terr e vetėm terr thėrrasin kėto “vajtojėse”, nė kohėn kur emigrantėt pregatiteshin tė kalonin verėn nė Shqipėri.

I kishte marrė malli emigrantėt. Donin tė ēmalleshin me atdheun. Kishte nga ata mė shumė se dhjetė vjet pa pa tė afėrmit (s’kishte pasė dokumenta), kishte lėnė pėr tė kaluar verėn e 2007 nė bregdet. Ndonjėri ka thirrė edhe turistė nga vendet ku jetojnė. Por s’paska qenė e shkruar. “Vajtojsat” bėrtasin ēdo natė nė emisionin qendror tė lajmeve.

NĖ SHQIPĖRI KA TERR. NĖ RRUGĖT E SHQIPĖRISĖ KA GJAK. DIGJET SHQIPĖRIA.

Emigrantėt rrudhen, frikėsohen, ndrrojnė mendim.

Ēfarė fituat more ditėzinjė tė Topit TV?!

Asgjė!

Pėr inatin e vjehrrės, shkuat dhe fjetėt me mullixhinė. Pėr inat tė berishizmit, ndaluat shumė turistė dhe emigrantė pėr tė shpenzuar paret tek biznesmenėt shqiptarė (jo te berishizmi dhe berishat, por te shqiptarėt). I nxorrėt Shqipėrisė (e bitisėt mė keq) namin e keq. Me njė fjalė ja futėt vedit!

“Vidhet ora e presidentit Bush”!

“Vajtojsit” e TOP – TV-sė, me sytė qė i shėndrisnin nga njė gėzim pa kufi, lajmėron shqiptarėt se vjedhja ka arritė kulmin.

“Vajtojsit” e gėzuar, se ēėshtja e hajdutllekut shqiptar do tė ndėrkombėtarizohet ėshtė gjithė shend e verė nė atė emision lajmesh.

Kulmi i injorancės pėr gjithė grupin e transmetimit!

Edhe sikur tė kishte ndodhė me tė vėrtetė ajo qė u transmetua, kurrėsesi nuk duhej tė jepej.

Jo zotėrinj, ju gabuat!

Ai lajm nuk thoshte se e vodhi Berisha dhe klani Berishjan, por shqiptarėt.

Mua mė lind e drejta t’u pyes: - A jeni shqiptarė ju tė TOPIT TV?

Mendoj se po, por keni rrjedhė nga mendėt, ose u janė zėnė sytė nga verbėria partiake.

Mendoni para se tė bėni diēka. Frenoni paksa pasionet tuaja dhe tė mafies partiake, qė fshihet pas jush, sepse shikoheni nė njė sipėrfaqe tė gjėrė tė globit.

Teknikėn dhe profesionalizmin tuaj, mos e vini nė shėrbim tė sė keqes.

Mos villni vrerė kundėr vendit tuaj, pėr hir tė ēėshtjes partiake.

Sinqerisht tė vjen keq pėr folės karriere, ku pėr hir tė kafshatės sė gojės, ėshtė kthyer nė njė vajtojce politike.

Ėshtė e drejtė e juaj tė bėni opozitė qeverisėse. Por, kujdes se qeveria dhe kombi janė dy gjėra. Qeveritė ndėrrohen, ndėrsa imazhi i keq, qė po jepni pėr vendin tonė dhe kombin tuaj mbetet!

Michigan SHBA

 

Dialog malėsorėsh

A t’kam thanė pėr Malėsinė,

A t’kam thanė pėr malet tona

A e malsorėt mirė e dinė

Sa bajraqe i ka Shkodra?

 

Mė ke thanė o burrė i dheut,

Mė ke folė pėr historinė

Pėr trimėrinė e Skėnderbeut

Dhe pėr krejt Arbėrinė!

 

A t’kam thanė se Flamuri

Asht i kuq si gjaku ynė,

Se aty e kemi Shkodren,

Malėsinė e Ēamėrinė?

 

Mė ke thanė dhe pėr Deēiqin

Dhe pėr trimat malėsorė

Sa luftarė e burra ishin,

Edhe Tringė, edhe Norė!

 

 

A t’kam folė pėr Ded Gjo’ Lulin

Dhe pėr tokėn shqipėtare,

Se nuk asht as turke, sa greke,

As bullgare dhe as sllave?

 

Mė ke folė dhe pėr xhubletėn,

Pa harruar Manastirin,

Mė ke folė dhe pėr Prek Calin,

Mė ke folė dhe pėr Ēerēizin!

 

Mos t’harrojmė Malėsinė e Madhe,

As Lahuten s’mund ta la

Pa Gjergj Fishten ēdo bisedė

Nuk ka forcė e nuk ka za!

 

Dhe pėr Krujen mė ke folė

Pėr Deēiq e Kaēanik,

Si pėrherė me burrat ndodh,

Na ke ēu dhe nė Drenicė.

 

Nė krejt trojet shqipėtare

Pėrfundojnė malsortė biseden

Ka njė gjuhė dhe do zakone,

Qė pėr to e falim jeten!

Lulash Nika Palushaj

 

 

Ambasadori spanjoll Manuel Montobbio vizitė nė qytetin e Koplikut

100 mijė euro pėr planin rregullues dhe mjedisin...

Ambasadori i parė sponjoll nė Shqipėri, Manuel Montobbio, ka vizituar zyrtarisht qytetin e Koplikut. Pėr kreun e bashkisė zotin Ramadan Lika, ardhja e ambasadorit Montobbio ėshtė konsideruar si vizitė historike. Pasi pėr herė tė parė nė historinė e kėtij qyteti njė ambasador i huaj zhvillon vizitė zyrtare. Qėllimi i vizitės sė ambasadorit Montobbio ka qenė njohja me infrastrukturėn mjedisore si dhe me punėn qė ėshtė kryer deri mė sot pėr hartimin e planit rregullues tė qyteti tė Koplikut. Kryetari i Bashkisė zoti Ramadan Lika, pasi e ka uruar zyrtarin e lartė tė shtetit spanjoll pėr praninė e tij nė bashkinė e qytetit tė Koplikut, shkurtimisht e ka njohur atė dhe drejtuesit e agjensisė kombėtare tė mjedisit mbi punėn e bėrė pėr hartimin e planit rregullues tė qytetit dhe resurset mjedisore tė ofron kjo bashki me synim ruajtjen e atyre vlerave dhe shfrytėzimin e kapaciteteve turistike nė tė ardhmen. Zyrtari mė i lartė i politikės spanjolle nė vendin tonė ėshtė shprehur mjaft i kėnaqur dhe pritja dhe gatishmėria pėr tė bashkėpunuar e kreut tė bashkisė dhe ka kėrkuar qė fondi prej 100 mijė eurosh i akorduar pėr realizimin e projektit t’i shėrbejė ruajtjes sė vlerave ak