Lufta pėr bukėn, luftė pėr socializėm

Kjo ėshtė njė ndėr parullat mė tė publikurara tė ish rregjimit komunist nė vendin tonė. Mirėpo fatkeqėsisht edhe pse pas afro 20 viteve demokraci dhe ekonomi tė tregut tė lirė, shqiptarėt e Shqipėrisė post-komuniste flasin pėr bukėn dhe ēmimin e kėtij produkti jetik. Dhe kėtė mė sė shumti e bėn opozita e sotme, biles edhe ajo e tė moderuarit E. Rama, si dhe ata qė pėr 50 vite i degdisėn shqiptarėt nėpėr aksione, zbore, kufij, kampe pėrqėndrimi, internimi e burgje dhe gjithnjė nė emėr tė luftės pėr bukėn dhe qė ishte vetėm 700 gramė. Deri kėtu gjithēka nė rregull, pasi ish-ėt e pushtetit tė ish-ėve duan qė tė vinė sėrish nė pushtet dhe kanė plotėsisht tė drejtė qė tė merren me rritjen e ēmimeve, qoftė edhe me atė tė bukės, ēmim pėr tė cilat as ata qė po mbushin xhepat nuk duhet qė tė heshtin, pavarėsisht nga votbesimi qė shqiptarėt u dhanė me 3 korrik tė vitit 2005. Mirėpo me tė drejtė lind pyetja, se a ėshtė ēmimi i bukės problemi mė madhor qė ka sot Shqipėria. Duke e parė me syrin gazetaresk ne themi se jo, mbasi shqiptarėt ka vite qė janė ngopur me bukė. Prandaj mendojmė se propoganda e ēmimit tė bukės ėshtė vėrtet banale pėrballė rritjes galopante tė ēmimeve tė disa produkteve tė tjera dhe qė janė abuzive dhe jo reale, si dhe pėrballė korrupsionit qė Shqipėrisė e sė bashku me tė edhe Malėsisė sė Madhe ia kanė zėnė frymėn. Pėrfshirė edhe kėto ditė kur ne merremi me ēmimin e bukės, ndėrkohė qė shtetarėt dhe sejmenėt e tyre vjellin ēfarė gjejnė pėrpara dhe veēanėrisht nė tendera, dhe nuk kanė edhe aq faj, pasi ata blihen nė Tiranė. Dhe e gjithė kjo u shoqėrua me pesė furrtarė tė arrestuar, ashtu si me gomarin e arrestuar pėr arin e vjedhur nė Krrabė. Pėr ta ilustruar kėtė shkrim, po japim vetėm njė shembull. A e di Malėsia dhe malėsorėt se vetėm 6 kryetarėt e njėsive administrative tė Malėsisė tė pas 18 shkurtit 2007 kanė blerė dhe po blejnė 150 milion lekė tė vjetra vetėm makina, tė cilave po t’u llogariten nafta, shoferėt dhe riparimet, shpenzimet e tyre shkojnė nė 3000 milion lekė. Nė vite ose 20% e grantit tė ardhur nga Qeveria pėr vitin 2008.

Vasel Gilaj

 

Gjatė dy javėve nė Malėsinė e Madhe

 

Hipoteka vetėm 30 ditė pėr mbivendosjen e pronave

Vetėm 30 ditė kohė kanė pėr tė plotėsuar formularin denoncues, qė do tė gjendet pranė zyrave tė rregjistrimit tė pasurive ose hipotekave, tė gjithė ata persona qė kanė probleme me pronėsinė e trojeve dhe tė tokave, ose siē njihet ndryshe mbivendosja e pronave, qė ka ardhur si pasojė e manipulimeve qė janė bėrė nė vite me pronat, pėrfshi edhe Malėsinė e Madhe. Ky ėshtė njoftimi dhe vendimi mė i fundit qė ėshtė, nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Hipotekave tė Republikės nė bashkėpunim edhe me qeverinė Berisha nė kuadėr tė luftės kundėr korrupsionit, pėr tė cilėn deri tani, pėrsa u takonte hipotekave dhe ēėshtjes sė pronave nuk ka qenė luftė, por lojė. Koha prej 30 ditėsh ėshtė konsideruar nga hartuesit e kėtij ligji si e mjaftueshme qė personat e interesuar, tė bėjnė denoncimet qė ata kanė nė lidhje me ēėshtjen e pronave, nėpėrmjet formularit pėrkatės, qė ėshtė i gatshėm, i cili plotėsohet dhe mė pas dorėzohet pranė zyrės sė masakrimit tė pasurive. Pėr sa i takon Malėsisė sė Madhe pritet qė ankesat mė tė shumta tė vinė nga Razma, Gruemira, Bajza, Kopliku dhe kryesishtj pėr Badrėn e Mehajve e tjerė, me besimin se vėrtet diēka do tė bėhet edhe ose tė duket e vėshtirė, pasi formulari dorėzohet tek ata qė e kanė bėrė proēkėn.

 

Tonin Marinaj emėrohet Drejtor i Q. S. U. T. nė Kryeqytet

Mė njė fund njė malėsor ka arritur qė tė bėhet drejtor pranė njė institucioni tė lartė shtetėror nė Tiranė dhe ai ėshtė, z. Tonin Marinaj, kreu i Partisė Demokristiane pėr Malėsinė e Madhe, i cili ka disa ditė qė ėshtė emėruar drejtor i Burimeve Njerėzore pranė Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” nė kryeqytet, njė vend pune ky shumė i rėndėsishėm dhe me potencė pėr rėndėsinė qė ka ky institucion shėndetėsor. E jo vetėm kaq, pasi ėshtė njė rėndėsie tė veēantė edhe pėr tė gjithė Malėsinė e Madhe, banorėt e sė cilės do tė kenė edhe njė pėrkrahės mė shumė, siē ėshtė z. Marinaj, i cili siē ka ngritur Partinė Demokristiane nė Malėsinė e Madhe, bizneset e tij dhe nivelin e tij arsimor, duke u arsimuar nė universitetin “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės, nė degėn Biokimi, degė e cila pėrkon totalisht edhe me vendin e punės qė zoti Tonin Marinaj ka zėnė si drejtor pranė Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” nė kryeqytet. Tė shpresojmė se emėrimi i zotit Marinaj nė njė detyrė tė tillė tė lartė shtetėrore do tė jetė njė ogur i mirė pėr emėrimin e edhe malėsorėve tė tjerė nė digastere tė larta nė Tiranė, pasi malėsorėt vėrtetė e meritojnė.

 

Deputeti Tomė Doshi premton Shtėpinė – Muze tė Prek Calit

Me inisiativė tė deputetit Tom Doshi, nė bashkėpunim me Komunėn e Kelmendit dhe Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, brenda disa muajsh e pse jo edhe deri nė fund tė vitit 2008, nė fshatin Vermosh tė Komunės sė Kelmendit nė Malėsinė e Madhe do tė ndėrtohet Shtėpia – Muze e Prek Calit dhe pikėrisht atje ku Prek Cali ka lindur dhe rritur, me qėllim tė vepra e tij tė pėrjetohet konkretisht atje ku Prekė Cali luftoi pėr mbrotjen e kufijve tė Shqipėrisė derisa bisha komuniste e pushkatoi Prekė Calin 63 vite mė parė. Sipas informacionit qė Gazeta “Malėsia” ka marrė nė Komunėn e Kelmendit, projekti nė fjalė dhe qė ka vlerėn e 110 milion lekėve tė vjetra ka disa ditė qė ėshtė dorėzuar nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve nė Tiranė, ku tani pritet miratimi i tij, ndėrkohė qė edhe deputeti demokristian Tom Doshi ka premtuar ndihmėn e tij financiare, mbasi dihet se ai ėshtė pasardhės i fisit tė Prek Calit. Interesimi i Tom Doshit pėr ndėrtimin e Shtėpisė – Muze tė heroit Prekė Cali nė Vermosh, tregon mė sė miri vlerat qė Tom Doshi trashigon nga pasardhėsit e tij, duke u treguar si malėsor i vėrtetė edhe pse nuk ėshtė deputet i Malėsisė sė Madhe.

Edi Rama eksploron listat e ushqimeve nė Komunėn Gruemirė

Kreu i socialistėve tė Shqipėrisė, Edi Rama, nė kuadėr tė turit tė tij qė ėshtė duke bėrė nė tė gjithė Shqipėrinė dhe veēanėrisht nė fshatra, disa ditė mė parė ka qenė edhe nė Malėsinė e Madhe, dhe pikėrisht nė Komunėn e Gruemirės, komunė e cila njihet si mė e madhja nė Malėsinė e Madhe. Pėrsa i takon papunėsisė, dhe si mė socialistja, pėr sa u takon bindjeve politike, ndonėse qė nga viti 1995, kjo komunė qeveriset nga demokratėt, ku i vetmi socialist qė e ka qeverisur Komunėn e Gruemirės mbahet mend kreu aktual i Partisė Socialiste nė M. Madhe Sytki Ndrecaj. Megjithatė Edi Rama ėshtė pėrpjekur edhe nė Gruemirė qė t’i mobilizojė socialistėt dhe aleatėt qė tė punojnė fart pėr konsolidimin e opozitės pėr tė arritur fitore nė vitin 2009, pėrballė kėsaj qeverie e cila sipas Edi Ramės ēdo ditė qė kalon veēse po i varfėron shqiptarėt, qofshin socialistė, qofshin demokratė. Pėrveē atyre qė vjedhin nė shtet ka thėnė Rama, i cili i shoqėruar edhe nga drejtuesit mė tė lartė tė P. S. nė M. Madhe si dhe tė Komunės Gruemirė ka parė nga afėr edhe listat e ushqimeve nė disa fshatra edhe tė Komunės Gruemirė, ku fshatarėt marrin bukė edhe ushqime me listė.

 

Tom Curri rizgjidhet kryetar i P.B.D.NJ pėr M. Madhe

Pas konferencės mė tė fundit zgjedhore tė zhvilluar nga dega e Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut nė Malėsinė e Madhe ose P.B.D.Nj. bajzjani i njohur z. Tom Curri edhe pėr katėr vitet e ardhme do tė jetė nė krye tė Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut nė Malėsi, konferencė e cila i ka dhėnė Tom Currit votėbesimin duke e rizgjedhur nė krye tė degės lokale tė kėsaj force politike, pjestare e koalicionit aktual qeverisės. Kujtojmė se Tom Curri tani Drejtor Rajonal i Zyrės sė Punėsimit pėr Prefekturėn e Qarkut Shkodėr nė vitet 2003-2007 ka qenė kryetar i Komunės sė Kastratit, pėrfaqėsues i P.B.D.NJ. sipas tė dhėnave kjo forcė politike nė zgjedhjet e fundit loakle rezulton se ka fituar 4 kėshilltarė nė M. Madhe. Nga 96 kėshilltarė qė ka e gjithė Malėsia, nė konferencėn e P.B.D.NJ Malėsi e Madhe, ka qenė i pranishėm edhe Sekretari i Pėrgjithshėm  i kėsaj partie, njėkohėsisht edhe deputet Leonard Solic, i cili ka vėnė nė dukje se P.B.D.NJ. mund tė hyjė nė zgjedhjet e ardhshme edhe si e vetme, edhe koalicion. Leonard Solis i njohur si mik i Fatos Nanos ka thėnė pėr Edi Ramėn se ai nuk mund ta ēojė Shqipėrinė nė Europė me gjyslykėt e Qemal Stafės.

 

Koplik: Shkolla 9-vjeēare bėhet me rrugėn e re

Ndonėse duhej qė tė kishte pėrfunduar sė ndėrtuari qė nė muajin shtator tė vitit 2007, mė nė fund rruga pėrpara shkollės 9-vjeēare tė qytetit tė Koplikut ku vijojnė mėsimin 1200 nxėnės, ka pėrfunduar sė asfaltuari, falė njė fondi tė akorduar nga Kėshilli Bashkiak me vlerė prej 41 milion lekėsh tė vjetra, nė bazė tė projektit tė bėrė nga administrata Lika. Ka pėrfunsuar sė asfaltuari vonė pėr shkak tė problemeve me tenderin disa muaj e mė vonė edhe pėr ēėshtje pronėsie. Sidoqoftė me kėmbėngulje dhe  vullnet tė mirė rruga sė bashku me trotuarėt tashmė ka pėrfunduar sė ndėrtuari dhe ka njė gjatėsi prej 62 metrash dhe gjėrėsi 12 metėr ose e marrė sė bashku 744 metėr katror rrugė dhe trotuare tė asfaltuar dhe tė rregulluar nė qytetin e Koplikut. Kjo pėr sa i takon qendrės sė qytetit, ndėrkohė qė pėr llogari tė vitit 2007 nė qytetin e Koplikut rezultojnė se janė investuar 260 miliion lekė tė vjetra; nga kėto 100 milion pėr asfaltimin e njė kilometri rrugė nė lagjen Mehaj, 120 milion lekė po tė vjetra pėr rikonstruksionin e godinės sė ish-Kėshillit tė Rrethit e adaptuar si godinė Bashkie dhe 40 milion pėr rrugėn e shkollės. Sidoqoftė tani qytetarėt Koplikas janė nė pritje tė investimeve pėr vitin 2008, kur dihetse grandi i ardhur nga qeveria ėshtė 340 milion lekė, tė cilat po t’u shtohen edhe 120 milion lekė nga taksat, vlera shkon nė 460 milion lekė qė do tė thotė edhe investime mė shumė. Tė presim vendimet qė do tė marrė Kėshilli Bashkiak.

 

Kelmend: Komuna ku u humbėn 320 mijė euro

Nė vitin 2004, Qeveria Austriake nė bashkėpunim me Qeverinė Shqiptare tė asaj kohe, akordoi pėr Komunėn malore tė Kelemendit 1 milion euro para tė cilat sipas projekteve do tė investoheshin nė infrastrukturė, turizėm, shkolla, qendra shėndetėsore, ndėrtime urash etj, dhe nė njė afat kohor tre vjeēar dhe konkretisht nė vitet 2004-2007. Dhe vėrtet kėshtu u veprua deri nė njė farė mase dhe ku edhe disa punė pėr t’u lavdėruar u bėnė, ndėrkohė qė edhe mjaft tė tjera u lanė pa u bėrė ose u bėnė si s’ka mė keq, dhe veēanėrisht urat aq tė nevojshme pėr atė zonė. Duke iu referuar ngjarjeve dhe shifrave nė realizimin dhe nė mos realizimin sa dhe si duhet tė kėtij investimi dhe veēanėrisht njė investigimi qė gazeta “Malėsia” sapo e ka nisur, konstatohet se ky investim ėshtė realizuar nė masėn 70%, pasi 320 mijė euro rezultojnė se janė investuar mė pak pėr tė cilat deri tani kemi mėsuar se janė “ngrirė” pėr shkak tė problemeve korruptive qė janė vėrejtur si nga Qeveria Shqiptare, Kontrolli i Shtetit dhe Ambasada Austriake, nga njė kompani italiane qė kishte pėr tė menaxhuar 620 mijė euro ndėrkohė qė 380 mijė euro konstatohet se i ka menaxhuar Kafod Albania, tė cilat i ka realizuar si investime ndėrsa ato tė italianėve thuhet se janė ngrirė 320 mijė euro qė nuk shkuan kurrė nė Kelmend dhe qė ēuditėrisht askush nuk i kėrkon se ku shkuan dhe kush i mori, probleme qė patjetėr duhet tė jenė objekt diskutimi dhe hetimi nė Komunėn e Kelmendit e jo vetėm atje, por edhe nė shumė tė tjera nė Malėsinė e Madhe ku pėr vite me rradhė janė varrosur miliona, dhe ku varri mė i fundit ka kushtuar 320 mijė euro, pa folur pėr cilėsinė e punimeve tė kryera nė 680 mijė euro, qė thuhet se janė investuar.

 

Katėr drejtorė demokratė vihen nė Curulaje

Vendosja nė pikėpyetje nėse do tė vazhdojnė qė tė jenė mė drejtorė tė institucioneve shtetėrore nė Malėsinė e Madhe ose pėr ndryshe nė Curulaje, veprim qė pritet tė kryhet nė kuadėr tė rekrutimit tė atyre demokratėve qė sorollaten ende tė pa punė dhe qė kanė kontribut tė pamohueshėm, ka bėrė qė dhjetėra demokratė tė njohur malėsorė tė nisin interesimin dhe pėrpjekjet, pėr tė zėnė vende nė rlin e drejtuesve tė emėruar tė institucioneve shtetėrore nė Malėsinė e Madhe. Meqenėse ashtu siē ėshtė thėnė edhe mė parė, pranvera pritet qė tė sjellė ndryshime nė rradhėt e disa drejtorėve, puna e tė cilėve me sa duket, jo vetėm se ka rezultuar e pa efektshme, dhe pak rezultative, por s’ėshtė edhe mė e rėndėsishmja pėr kohėt qė jetojmė nuk ka sjellur nė administratat e tyre njerėzit e duhur politikisht, duke mos i larguar sa dhe si duhet ata me bindje, dhe aktivitet tė majtė politik, gjė qė ka sjellė pakėnaqėsi shumė tė mėdha nė rradhėt e demokratėve malėsorė dhe kjo pėr faktin sepse mjaft nga drejtorėt, sipas demokratėve malėsorė nuk janė me aktivitet politik dhe me bindje tė djathta. Gjithsesi nuk ėshtė ēudi qė rotacioni ose zėvendėsimi tė sjellė ndryshime edhe nė radhėt e drejtorėve tė koalicionit. Tė presim pasi demokratėt njuk presin mė. Kujtojmė se nga 18 drejtues, vetėm 4 janė tė aleatėve.

 

Vdekja e vėrtetė e Pjetėr Arbnorit nuk ishte ajo qė dimė tė gjithė

Nė emėr tė cilės demokraci, ndodh qė nė institucionet shtetėrore 90% e tė punėsuarve janė nga ish klasa komuniste, nė emėr tė cilės demokraci nuk kthehen nė detyrė ata qė u larguan nga puna nė vitin 1997. Nė emėr tė cilės demokraci nuk hapen dosjet e Sigurimit tė Shtetit. Nė emėr tė cilės demokraci heshtet pėr korrupsionin e djeshėm dhe tė sotėm. Nė emėr tė cilės demokraci miratohen ligje tipike komuniste, si pėr pronat, ashtu edhe pėr dėmshpėrblimin e ish tė pėrndjekurve. Jo gjėra tė tilla nuk mund tė bėhen nė emėr tė demokracisė. Me kėto fjalė u ėshtė drejtuar nė mes tjerash tė pranishmėve Sekretari i Pėrgjithshėm i Unionit Politik Antikomunist tė Shqipėrisė z. Alfons Grishaj nė takimin e organizuar nga ky union kėto ditė nė qytetin antikomunist tė Shkodrės. Por mė interesantja ka qenė kur Grishaj ka deklaruar se ky devijim ka filluar prej kohėsh dhe vazhdon edhe tani. Devijim qė sipas tij ka kulmuar me tė ndjerin Pjetėr Arbnori i cili jo shumė kohė para vdekjes sė tij shpėrfillej deri nė injorim nga zyrtarėt e lartė tė shtetit. Kjo sjellje ėshtė shprehur Alfond Grishaj nuk ka tė bėjė me demokracinė. Dhe Stalini u mėsonte bashkėpunėtorėve tė vet artin e tė sjellurit me kundėrshtarėt, duke i eleminuar psikologjikisht edhe fizikisht. Dhe vdekja e vėrtetė e Pjetėr Arbnorit nuk ishte ajo qė e dimė tė gjithė, deklaratė kjo qė ka ngjallur vėrtetė interesimin dhe kureshtje nga tė pranishmit dhe mė gjėrė.

 

Prona dhe adoleshenca marrin dy jetė nė Malėsinė e Madhe

Gjatė dy javėve tė fundit nė Malėsinė e Madhe, ndryshe ēfarė ka ndodhur vitet e fundit, ku krimi ka patur njė rėnie pothuajse nė nivelin zero, fatkeqėsisht kanė ndodhur dy ngjarje mjaft tė rėnda kriminale, tė cilat kanė pėrfunduar me humbjen e dy jetėve. Dhe pikėrisht tė njė 53 vjeēari dhe tė njė adoleshenteje 14-vjeēare. Si pėr koincidencė, tė dy viktimat kanė qenė banorė tė fshatit Grudė – Fushė, nė komunėn e Gruemirės. 53-vjeēari Zyhdi Hasani ėshtė goditur me thikė pėr ēėshtje pronėsie nga njė i afėrm i tij dhe pėr pasojė ka gjetur vdekjen e menjėhershme. Ndėrsa 14-vjeēarja Heriona Voēaj ėshtė vetėvarur pranė shtėpisė sė saj pėr shkaqe dhe motive ende tė panjohura dhe qė kanė tė bėjnė me moshėn e re tė vajzės, e cila, sipas mėsuesve dhe bashkėmoshatarėve tė saj, ka qenė njė vajzė shembullore. Kėto janė viktimat e para qė janė shėnuar nė Malėsinė e Madhe nė vitin 2008. Kujtojmė se numri i viktimave, pėr shkak tė vrasjeve dhe vetėvrasjeve, nė vitin 2007 ka qenė vetėm dy tė tilla.

 

Dardania (Kosova)  TE DEUM LAUDAMUS!

Menduam ta titullojmė kėshtu shkrimin tonė pėrshėndetės, me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, pasi ėshtė pikėrisht Niketė Dardani biri i shenjtėruar i kėsaj treve Ilire, i cili nė shekullin IV-tė pėrveē shumė veprave tė tjera, ka lėnė trashigimi edhe Hymnin e pavdekshėm tė Kishės Perėndimore (Katolike), hymn qė ėshtė edhe sot nė fuqi, dhe titullohet TE DEUM LAUDAMUS (Ty Hyj (Zot) tė lavdėrojmė, apo Lavdėruar qofsh o Zot). E natyrisht nuk ka ditė mė tė madhe se sa 17 shkurti (2008) pėr Kosovėn e popullin e saj pėr tė lavdėruar Zotin qė u dha forcė e mendje pėrfaqėsuesve tė saj (deputetėve) tė shpallin Pavarėsinė, por edhe faktorit ndėrkombėtar me nė krye Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė vlerėsojnė drejtėsinė e shqiptarėve tė Kosovės, duke u njohur pavarėsinė. Atė pavarėsi tė mohuar nga Europa plakė pėr rreth 95 vite. Qė shqiptarėve u kushtoi rreth 200 mijė dėshmorė e martirė tė lirisė e pavarėsisė, duke bėrė qė pavarėsia e Kosovės t’i ketė rrėnjėt nė oqeane gjaku e lumej sakrificash, tė cilat mjerisht erdhėn nga lakmitė e fqinjėve shovinistė serbė. Masakrat e serbėve nė trojet shqiptare tė Kosovės martire kishin si fund vitin 1999, kur Europa dhe Bota Demokratike u detyruan tė ndalin dorėn gjakatare qė vetėm pėr kėtė kohė kriminelėt serbė tė Millosheviēit kishin vrarė e zhdukur rreth 15 mijė shqiptare, por edhe kishin keqtrajtuar e dėbuar nga trojet e tyre autoktone rreth njė milion tė tjerė. Qė nga 17 shkurti (2008) Dardania e moēme, apo Kosova e sotme ėshtė e pavarur dhe rikthehet nė “sofrėn” Europiane, nė atė “sofėr” qė kishte vendin qė me krijimin e jetės mbi kėto troje. Rreth 30 shekuj mė parė, Homeri nė kryeveprėn e tij, Iliada, “hymnizonte” rolin Dardan nė luftėn pėr mbrotjen e Trojės, me prijėsin e tyre, legjendarin Enea. Ndėrsa poeti romak Virgjili, nė poemėn e tij “Eneida” ndėr tė tjera vargėzon: “O dritė e Dardanisė/ Ti shpresė mė e madhe e trojanėve”. Por edhe Europa e epokės sė besimit e qytetėrimit Kristian ka nė themel tė saj kontributin Dardan. Flori dhe Lauri janė dy martirėt dhe shenjtorėt e parė qė u martirizuan pėr besimin Kristian (afėr Prishtinės sė sotme, fundi i shekullit I-rė, fillimi i shekullit II-tė). Nga trojet Dardane (Nishi) ishte edhe Kostandini i Madh, perandori romak, qė me ediktin e tij tė Milanos (viti 313) ndaloi persekutimin e shtetasve tė vet, qė dėshironte tė pėrqafonin e pėrhapnin besimin e ri Kristian. Pėrsėri ky perandor me origjinė kosovare nė vitin 321 firmos dekretin e sė Dielės si ditė pushimi (e feste) pėr tė gjithė banorėt e Perandorisė. Vargu i Martirėve e Shenjtorėve nė themelet e qytetėrimit Perėndimor Kristian nga raca jonė Ilire ėshtė rreth 600 tė tillė, ndaj Europa dhe Bota e sotme e kanė kuptuar me tė drejtėn e Zotit, se Dardania e moēme apo Kosova e sotme ėshtė TOKA E SHENJTĖ e qytetėrimit perėndimor (dhe jo e ardhacakėve tė vonė sllavė). Ibrahim Rugova, Hashim Thaēi, Ramush Haradinaj, familja Jashari e dhjetra apo qindra-mijėra familje tė tjera shqiptare janė tė fiksuara nė panteonin e pavdekshėm tė lirisė e pavarėsisė sė Kosovės, por edhe tė vetė Europės Perėndimore, nė themelet e sė cilės, raca jonė ka kontributin mė tė madh, por deri tani edhe shpėrblimin mė tė vogėl. Gjithsesi NE shqiptarėt nė kėtė ditė gėzimi, po Lavdėrojmė Zotin tonė me fjalėt e pavdekshme tė Hymnit tė Kishės Katolike tė shkruara rreth 16-tė shekuj mė parė nga biri i trojeve tona Nikete Dardani: TE DEUM LAUDAMUS.

Pėrgaditi: Ndue Bacaj

 

Ēesk Kalaj: Politika ėshtė pasion, pėrgjegjėsia ėshtė detyrė

Anėtar dhe aktivist i njohur i Partisė Demokratike, biznesmen i suksesshėm gjatė 17 viteve tė pluralizmit politik, dashamirės dhe sponsor kryesor i Veleēikut. Ndikues dhe faktor nė fitoren e pėrfaqėsuesve tė forcave tė djathta nė zgjedhjet e fundit. Ēesk Kalaj ėshtė “rrėfyer” pėr gazetėn “Malėsia”.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Kalaj, Malėsia e Madhe vazhdon tė mbetet ndėr mė tė varfėrat dhe tė pashpresat nė shkallė vendi edhe pas 17 viteve tė pluralizmit politik. Kė fajėson zoti Kalaj pėr rastin konkret?

Ēesk Kalaj: Sinqerisht mė vjen keq e ndjehem jo mirė kur shoh qė treva e Malėsisė ka mbetur njė vend i pazhvilluar, pa shumė shpresė dhe pa tė ardhme. Sigurisht qė i gjithė faji mbetet te klasa politike, te drejtuesit dhe politikanėt qė nė mėnyrė periodike kanė drejtuar strukturat mė tė rėndėsishme tė rrethit tė Malėsisė gjatė 17 viteve tė pluralizmit politik. Mund tė shprehem pa kurrfarė kompleksi qė gjithė ata kanė parė mė shumė interesat vetjake se ato tė banorėve dhe trevės sė Malėsisė.

Gazeta “Malėsia”: Me kėtė thoni qė nė drejtim thuajse nė asnjė rast nuk kanė qenė njerėzit e duhur, tė ndershėm dhe tė pėrkushtuar pėr ta ndryshuar Malėsinė. Dhe kur shpreheni kėshtu nuk anashkaloni askėnd pavarėsisht preferencave politike, krahinore e fetare.

Ēesk Kalaj: Unė vlerėsoj realitetin dhe pak merrem me analiza specifike. Fakti qė treva e Malėsisė gjendet kėshtu siē ėshtė nuk ka shumė nevojė pėr koment. Ndėrsa unė si person nė asnjė rast nė tė shkuarėn, sot as nė tė ardhmen nuk i vlerėsoj gjėrat si partiak, besimtar apo autokton, por gjithmonė sa dhe si vihen nė shėrbim tė tė gjithė komunitetit nė trevėn e Malėsisė pa kurrfarė dallimi.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Kalaj, pse shpreheni me kaq dhimbje pėr trevėn e Malėsisė, ku ju aktualisht keni njė biznes rentabėl e jetoni nė qytetin e Lezhės.

Ēesk Kalaj: Unė vėrtet kam disa biznese nė qytetin e Lezhės, po ju garantoj qė asnjėherė dhe nė asnjė rast nuk jam shkėputur nga vendlindja ime. Biles tė gjithė aktivitetin tim si biznesmen e kam tė regjistruar nė degėn e tatim taksave tė rrethit tė Malėsisė, njė mėnyrė kjo pėr tė ndihmuar sadopak pikėrisht vendlindjen time. Pėr mė tepėr nė asnjė rast nuk e ndjej veten tė shkėputur apo larg tė asaj qė vazhdimisht ngjet nė trevėn e Malėsisė dhe thuajse gjithmonė jam prezent nė tė gjitha aktivitetet apo ngjarjet qė ndodhin nė trevėn e Malėsisė.

Gazeta “Malėsia”: Doni tė thoni qė jeni prezent dhe aktiv edhe nė fushatat zgjedhore?

Ēesk Kalaj: ...patjetėr. Unė qysh nė vitin 1991 e deri sot nė asnjė rast nuk kam qenė jashtė zhvillimeve politike tė trevės sė Malėsisė dhe kurdoherė kam kontribuar maksimalisht nė fitoren e forcave tė djathta politike. Edhe nė tė ardhmen, pavarėsisht insinuatave qė mund tė vinė nga krahė tė ndryshėm tė politikės, unė do tė vazhdoj tė kontribuoj personalisht dhe financiarisht me mundėsitė e mia pėr fitoren e pėrfaqėsuesve tė forcave tė djathta politike, mė saktė do tė bėj atė kam bėrė deri ditėn e sotme.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Kalaj pse pėrmendet insinuatat. A ka njerėz nė P.D. apo nė forca tė tjera politike qė e shohin me xhelozi kontributin dhe angazhimin tuaj politik nė trevėn e Malėsisė.

Ēesk Kalaj: Jo nuk kam kurrfarė informacioni nė kėtė drejtim, pasi unė aktualisht kam marrdhėnie mjaft tė mira e miqsore me gjithė drejtuesit e forcave tė djathta politike nė trevėn e Malėsisė. Pėr mė tepėr unė vazhdimisht dhe nė asnjė rast nuk kam shfaqur ambicje politike tė cilat tė krijojnė xhelozi tek drejtuesit aktualė tė forcave tė ndryshme politike nė rrethin e Malėsisė. Por kjo natyrisht nuk mė ndalon tė them haptas mendimin tim qė jo tė gjithė ata pėrfaqėsues janė nė pozicionin e duhur e aktiv nė shėrbim tė komunitetit qė i ka zgjedhur.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Kalaj, me kėtė doni tė thoni qė keni vėrejtje pėr tė emėruarit apo tė zgjedhurit nė administratėn shtetrore aktuale.

Ēesk Kalaj: Jo, pėr tė zgjedhurit natyrshėm nuk mė takon mua tė bėj oponencėn pasi ata janė vullneti i shumicės qė i ka sjellė nė ato poste. Po nuk mund tė rri pa shprehur mendimin tim pėr tė emėruarit nė administratėn shtetėrore aktuale. Me pak pėrjashtime ata janė tėrėsisht tė paarsimuar, tė paaftė dhe krejtėsisht tė padobishėm pėr komunitetin nė trevėn e Malėsisė. Pėr mė tepėr ata nėpunės janė edhe diskretituesit mė tė mėdhenj tė qeverisjes aktuale tė cilėt nuk japin as shpresė dhe as besim pėr sot dhe pėr tė ardhmen. Qeveria duhet  tė ndėrhyjė nė mėnyrė urgjente pėr largimin e tyre dhe zėvendėsimin me njerėz tė arsimuar, tė aftė dhe tė pėrkushtuar nė pėrmbushjen e alternativave tė qeverisjes demokratike.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Kalaj jeni antar i Asamblesė dhe sponzor kryesor i skuadrės sė futbollit Veleēiku. Realisht pse jepni lek pėr Veleēikun, pėr pasion, pėr pėrfitime materiale apo njė ditė doni tė bėheni President i kėtij ekipi?

Ēesk Kalaj: Mė kenė prekė nė njė pikė mjaft delikate. Unė futbollin dhe sportin nė pėrgjithėsi e kam pasė pasion dhe tė trashėguar. Kujtoni kėtu ekipin e volejbollit nė Kamicė kur luanin Selim Broja, Ahmet Cafi apo Lekė Gjergji, ose dhe mė shumė skuadra tė tjera futbolli nė trevėn e Malėsisė, pėr tė cilat realisht ndjehem krenar qė i pėrkas kėtij vendi qė ka njė trashigimi aq tė pasur nė tė gjitha llojet e sportit. Ky pasion mė ka bėrė qė vazhdimisht tė jem shumė aktiv edhe pėr Veleēikun, i cili realisht ndodhet nė gjendje tė mjeruar. Pa fushė sportive, pa mjete lėvizėse, pa trajtim dhe pa kushte normale, por me futbollista qė kanė talent e shpirt pėr ta pėrfaqėsuar denjėsisht kėtė sport masiv nė shkallė vendi. Mė ka nxitur edhe pasioni e pėrkushtimi i stafit drejtues e kreut aktual tė Bashkisė qė tė jap aq kontribut sa kam mundėsi nė mėnyrė qė tė gjithė sė bashku tė kontribuojmė pėr ngjitjen e ekipit nė shkallėt e larta tė kėtij sporti nė shkallė vendi. Dua tė them qė kontributi ėshtė tepėr modest dhe pa kurrfarė paragjykimi apo synimi personal. Do tė vazhdoj ta mbėshtes ekipin dhe stafin me tė gjitha mundėsitė e mia si individ dhe biznesmen nė trevėn e Malėsisė.

Gazeta “Malėsia”: Nė vitin 2007 u tha se ju do tė ishit njėri ndėr kandidatėt pėr kryetar tė Komunės Qendėr nė rrethin e Malėsisė. Kjo jo vetėm nė ditėt e para e mė pas emri juaj nuk u pėrmend nė strukturat drejtuese tė P.D.

Ēesk Kalaj: Ka qenė vėrtet njė propozim pėr tė qenė kandidat pėr kryetar komune, por dihet qė koalicionet janė atribut tė qendrės dhe kjo bėri qė unė tė tėrhiqem. Natyrshėm komuna e ka njė kryetar tė forcave tė djathta dhe mendoj se komunitetika bėrė zgjedhjen e duhur.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Kalaj, vjeshtėn e kėtij viti pritet tė bėhen zgjedhjet e reja nė strukturat vendore tė Partisė Demokratike sipas parimit: Njė anėtar, njė votė. Ju si antar dhe aktivist i hershėm i kėsaj force politike a mendoni se mund tė ishit njėri ndėr kandidatėt pėr kryetar tė degės vendore tė Partisė Demokratike?

Ēesk Kalaj: Asnjėherė nuk mund tė thuhet jo ose kurrė nė jetėn politike. Aq mė tepėr kur je i angazhuar dhe i vlerėsuar nga njė masė e rėndėsishme e komunitetit. Sinqerisht deri nė kėto momente qė flasim nuk mė ka shkuar nė mendje njė ide e tillė, po me bindje mund t’ju them qė nėse dikush e kėrkon kėtė unė nuk mund t’i shmangem asnjė pėrgjegjėsie. Politika ėshtė pasion, ndėrsa drejtimi ėshtė art. Dhe unė kam dhėnė prova qė nė drejtim jam i suksesshėm ndėrkohė qė politikėn e kam vazhdimisht pasion. Dhe nėse shtrohet pyetja qė unė mund tė jap mė tepėr kontribut si kryetar i degės vendore tė Partisė Demokratike nė rrethin e Malėsisė, patjetėr qė nuk mund t’i shmangem njė angazhimi tė tillė. Treva e Malėsisė aktualisht ka mjaft njerėz tė arsimuar, tė ditur, tė pėrkushtuar e me virtyte tė larta njerėzore qė mund ta drejtojnė me autoritet e profesionalizėm atė drejt zhvillimit e progresit tė shpejtė. Malėsia nuk mund tė mbetet mė tej peng i paaftėsisė, mediokritetit e mungesės sė angazhimit tė pėrfaqėsuesve tė pushtetit qė padrejtėsisht kanė zaptuar postet drejtuese tė administratės aktuale shtetėrore.

Gazeta “Malėsia”: Zoti Kalaj sė fundi a e lexoni gazetėn “Malėsia”?

Ēesk Kalaj: Me sinqeritet ju them se ndjehem shumė krenar e mė tepėr malėsor kur nė Lezhė krahas organeve tė tjera tė shtypit shoh dhe gazetėn “Malėsia”. Ju pėrshėndes pėrzemėrsisht pėr angazhimin tuaj dhe ju premtoj se do tė kontribuoj realisht qė tė mbahet gjallė sot dhe nė tė ardhmen kjo dritare e informimit qė na lidh mė shumė e realisht me vendlindjen. Ju faleminderit e urime.

Suksese dhe juve zoti Kalaj!

Intervistoi: Rifat Ymeri

 

Nard Ndoka ministėr i Shėndetėsisė dhe kryetar i PDK-sė “rrefehet” per gazeten “Malesia”

Gazeta Malesia: Zoti Minister, ka tri vjet qe ne Shqiperi qeverisin forcat e djathta dhe Ju jeni pjestar te ketij kualicioni.Si e vleresoni Ju punen eketij kabineti deri ne momentet qe flasim?

E kam deklaruar edhe herė tė tjera dhe e pėrsėris: nė gjykimin tim kjo Qeveri ėshtė Qeveria mė e mirė qė shqiptarėt kanė patur nė kėto shtatėmbėdhjetė vite. Sigurisht, kjo nuk do tė thotė se ky ėshtė potenciali qeverisės maksimal i kėsaj mazhorance dhe nuk mund tė bėjmė mė shumė.

Mendoj se probleme ka shumė, pra ka edhe shumė vend pėr pėrmirėsimin e punės sė qeverisė.

Ne duhet tė kemi mė shumė ritem, tė jemi mė eficentė nė menaxhim, tė pėrshpejtojmė proceset, sepse nuk kemi asnjė minut kohė pėr tė humbur. Administrata duhet tė shkundet, tė rrisė efektivitetin e saj menaxhues. Ne vėrtetė kemi tashmė njė administratė civile, por jo nė tė gjitha rastet kjo administratė ėshtė efektive nė mėnaxhimin e qeverisjes, pėr tė mos folur pastaj pėr deformimet qė I janė bėrė asaj nėn ndikimin e politikės. Ne duhet tė punojmė vazhdimisht pėr tė ndėrtuar njė administratė tė aftė, profesionale, tė pėrshtatshme pėr njė shtet modern europian. Perfundimisht duhet tė dalim nga mentaliteti qė t’iu gjejmė njerėzve njė punė. Ne duhet t’I gjejmė punės njeriun qė ėshtė I aftė ta kryejė me sukses. Vetėm kėshtu do tė shkojmė pėrpara. Dhe kjo nuk e dėmton dimensionin social tė shtetit. Pėrkundrazi e forcon. Sepse vetėm njė shtet I zhvilluar dhe me potencial ekonomik tė sigurtė ėshtė I aftė tė pėrmbushė edhe misionin social, kujdesin pėr njerėzit nė nevojė, pra tė krijojė njė fytyrė humane tė vetėn.

Natyrisht, problem tjetėr ėshtė pėrshpejtimi I reformave, guximi dhe vendosmėria pėr kryerjen e tyre, pavarėsisht kostove qė krijonė.  Gjithashtu problem mbetet menaxhimi me I mirė I investimeve, duke patur gjithnjė nė sy, vizionin se ku duam tė shkojmė, ēfarė pėrspektive kemi si vend, si shoqėri, krahas investimeve madhore, sic ėshtė ndėrtimi I aksit rrugor qė lidh Shqipėrinė me Kosovėn, duket tė pėrqendrohemi mė shumė edhe nė ata sektorė jetikė tė ekonpomisė tė cilat mendohet se do tė pėrfaqėsojnė zhvillimin e Shqipėrisė sė neserme si energjetika,  turizmi, infrastruktura, mjedisi, bujqėsia etj, si dhe nė rritjen  e cilėsisė sė shėrbimeve qė ofrojmė pėr qytetarėt. Pra kemi shumė gjėra pėr tė pėrmirėsuar, por gjithsesi, kjo ėshtė njė qeverisje e susksesshme , qė po i garanton Shqipėrisė tė ardhmen euro-talantike.

Ndryshe nga qeveritė e majta, qė punuan me efikasitet pėr xhepin e vet dhe e kthyen korrupsionin nė sistem, kjo Qeveri, anėtarėt e kabinetit tė saj e kanė kthyer luftėn kundėr korrupsionit nė njė betejė tė pėrditshme.E njejta luftė e vendosur po zhvillohet edhe kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve, ēka e ka rritur sigurinė nė venddhe besimin e partnerėve ndėrkombėtarė tė Shqipėria.

Gazeta Malesia: Nard Ndoka Minister i shendetesise. A ishte kjo zgjidhje e Juaja apo e diktuar?

Ministria e Shendetėsisė, ishte njė nga ministritė mė tė vėshtira pėr t’u menaxhuar. Institucionet nė varėsi tė kėsja ministrie janė nė kon takt me qindra qytetarė nė nevojė nė ēdo ditė tė javės. E verteta ėshtė se unė e pranova me kenaqėsi drejtimin e kėsaj ministrie, edhe pse e dija se kjo ministri ka shuėm probleme. Nė natyren time ėshtė qė tė mos trembem nga puna, nga zgjedhjet e vėshtira. Tani, kur po behet gati viti qė jam nė krye tė kėsja ministrie, them se kam bėrė zgjedhjen e duhur dhe jam pėrgjithėsisht i kėnaqur me ato qė kam arritur.

Gazeta Malesia:  Ēfare mendoni se eshte kryer mire gjate kohes qe Ju jeniu ne krye te dikasterit te shendetit Publik.A ka aktualisht nje strategji konkrete dhe afatgjate per kete sektor te rendesishem e jetik per vendin.

Viti 2007 ishte njė vit i rėndėsishėm dhe pozitiv pėr shėndetėsinė shqiptare. Ka disa tregues nė tė cilėt bazohet ky vlerėsim: ėshtė gjendja faktike nė institucionet tona shėndetėsore, ėshtė mbėshtetja nė rritje e opinionit publik dhe ėshtė raporti i progresit i Bashkimit Evropian pėr Shqipėrinė. Tė gjithė kėta komponentė njohin e vlerėsojnė zgjerimin e shėrbimeve shėndetėsore, rritjen e cilėsisė sė shėrbimit dhe nė tėrėsi, rolin e Ministrisė sė Shėndetėsisė nė hartimin e politikave dhe marrjen e vendimeve afatgjata pėr reformimin e sistemit.  Arritja mė e rėndėsishme e kėsaj ministrie ishte hartimi dhe miratimi i Strategjisė Kombėtare tė Sistemit Shendetėsor, e cila pėrbėn njė proghram tė qartė pėr reformimin dhe modernizimin e sistemit shendetėsor nė vitet qė vijnė duke e bėrė atė tė krahasueshėm me sistemet shendetėsore nė vendet e zhvilluara.

Ndėrkaq, gjatė vitit 2007 janė hartuar njė njė numėr i madh vendimesh, ligjesh, rregullash dhe dokumentesh tė tjera zyrtare qe kanė shumė rėndėsi pėr funksionimin nornmal tė sistemit shėndetėsor.

Gjatė vitit 2007 sollėm njė risi pozitive: vendosjen e administratorėve nė krye tė procesit, njė praktikė kjo e provuar me sukses nė vendet e tjera evropiane. Nė ato institucione ku pati njė harmonizim tė mirė midis drejtimit administrativ dhe drejtimit mjekėsor konstatuam se arritjet ishin mė evidente. Mjafton qė sot tė shihen spitalet rajonale dhe konstatohet lehtėsisht se ky model i ri administrimi ka qenė frutdhėnės. Njė reformė e rėndėsishme, e cila nisi mė 2007 me shėrbimin parėsor dhe do tė zgjedhohet edhe nė nivele tė tjera, ėshtė kalimi i shėrbimeve tek ISKSH-ja. Kjo skemė funksionoi dhe jemi tė gjithė dėshmitarė tė suksesit tė saj, pavarėsisht rezistencės dhe kritikave qė erdhėn nga nivele lokale e pushtete tė tjera, mentalitetet e tė cilave kanė mbetur 10 vjet prapa. Me ligjin e ri tė financimit tė kujdesit shėndetėsor reforma e kalimit tė shėrbimeve nga Ministria tek ISKSH-ja do tė bėhet mė e plotė dhe mė konkrete. Ky ligj mbetet njė nga ligjet dhe prioritetet tona kryesore pėr vitin 2008. Reforma nė financimin e financimit mbetet thelbėsore, por qė tė ketė sukses, ajo kėrkon njė angazhim real tė strukturave politike vendimmarrėse, tė qeverisė, parlamentit dhe njėherėsh njė ndėrgjegjėsim publik tė vetė qytetarėve dhe stafit mjeksor. Aspekt tjetėr i reformės administruese ishte pėrfshirja pėr herė tė parė e sistemit tė ri tė kontrollit dhe vlerėsimit tė cilėsisė dhe standardeve. Ky sistem mundėson matjen e punės sė mjekėve dhe kapaciteteve profesionale tė cdo spitali, rritjen e transparencės dhe pėrdorimin mė me efektivitet tė burimeve njerėzore dhe pajisjeve mjekėsore.

Gjatė vitit 2007 patėm gjithashtu njė rritje tė buxhetit tė shtetit dhe nė tėrėsi, tė investimeve shtetėrore e private nė sistemin shėndetėsor. Janė kryer investime tė mėdha nė QSUT, nė spitalet e Shkodrės, Elbasanit, Korēės, Durrėsit, etj. Kemi gati dhe jemi nė pritje tė vendimit tė qeverisė pėr ligjėrimin e Spitalit tė ri Alternativ tė Tiranės, kemi nisur punėn pėr spitalin e Kavajės dhe jemi nė fazė pėrgatitore tė punimeve pėr spitalin e ri tė Fierit. Investime shumė herė mė tė mėdha janė bėrė nė furnizimin me pajisje shėndetėsore moderne, me futjen e teknologjive tė reja dhe si produkt i parė i tyre, ne shumė shpejt do tė realizojmė transplantin e parė nė Tiranė nga mjekė shqiptarė.

Gjatė vitit qė lamė pas ne  bėmė reforma nė administrimin e disa shėrbimeve bazė, si pastrimi, ruajtja, ushqimi, hoteleria, etj, tė cilat kaluan nėn administrim privat. Ne planifikojmė qė ky proces tė zgjedhoret me shėrbimet e urgjencės, dializės, etj, si dhe kjo tė realizohet jo vetėm nė QSUT por nė tė gjitha spitalet rajonale.Po ashtu, gjatė 2007 u dhamė mė shumė autonomi dhe pėrgjegjėsi organeve tė qeverisjes vendore. Krahas Grandit Konkurrues, me tė cilėn realizuam ndėrtimin e 316 qendrave shėndetėsore dhe rikonstruktimin e 104 qendrave tė tjera, me vendim tė qeverisė krijuam Borde Drejtuese tė Qendrave Shėndetėsore, ku pushteti vendor do tė ketė pėrfaqėsuesin dhe votėn pėrcaktuese.
tė gjitha kėtu reforma dhe investime qė janė ndėrmarrė gjatė vitit qė shkoi krijojnė njė bazė mė tė shėndoshė pėr tė vazhduar me suskes qeverisjen e sistemit shendetėsor gjatė kėtij viti.

Gazeta Malesia: Zoti Minister nuk e di sa jeni informuar po ne fshatin Vermosh te malesise mungon thuajse tersisht sherbimi shendetsor, qendra shendetsore eshte jashte funksionit, nderkohė qe ne qendren shendetsore te Koplikut egziston nje gjenerator i viteve 5o qe nuk eshte ndezur ne asnje rast.Kur mungon energjia elektrike ketu sherbimi per te semuret kryhet ne driten e qirinjve?

Mė vjen keq, po mė duhet tė pranoj se sistemi ynė shendetėsor i ngjante njė ndėrmarrjeje tė madhe socialiste. Nuk ėshtė e lehtė tė ndryshosh brenda njė viti tė gjithė kėtė sistem, ta shndėrrosh atė nė njė sistem modern. Natyrisht nuk ėshtė jashtė vemendjes sime gjendja e instsitucioneve shendetėsore nė Malėsinė e Madhe. Ne kemi njė projekt pėr ndėrtimin e qendrave shendetėsore nė zona turistike si Vermoshi, Thethi etj. Ndėrkaq ne do tė ndėrhyjmė energjikisht pėr modernizimin e qendrės shendetėsore nė Koplik, qė ajo tė plotėsojė tė gjitha kushtet pėr t’u shėrbyer qytetarėve nė nevojė.

Gazeta Malesia: Zoti Ndoka..Duke u kthyer tek aktiviteti Juaj politik si kryetar i PDK. Ēfare po ndodh aktualist ne strukturat drejtuese te kesaj partie.

Strukturat drejtuese tė PDK-sė, funksionojnė normalisht dhe janė tėrėsisht tė angazhuara pėr tė kryer funksionet e tyre politike. Ato qė janė shkruar nė media gjatė javėve tė fundit nuk kanė asnjė bazė tė vėrtetė, dhe si tė tilla nuk meritojnė as vėmendjen dhe as kohėn time. Pėr qytetarėt dhe opinionin publik ėshtė mėse i qartė fakti se PDK ėshtė e do tė jetė njė realitet nė rritje nė spektrin politik shqiptar. Votat qė elektorati na dha nė zgjedhjet e vitit 2007, ishin vota tė mbėshtetjes pėr qėndrimet, vizionin dhe parimet qė ne mbrojmė, dhe si tė tilla, janė njė sinjal i qartė pėr kėdo qė ka sy pėr tė parė, se PDK pėrfaqėson njė nga partitė kryesore politike nė koalicionin qeverisės dhe njė faktor me peshė nė vendimmarrjen politike tė vendit. Ne i njohim pėrgjegjėsitė tona dhe jemi tė angazhuar totalisht nė mirėqeverisjen e vendit dhe nė kryerjen e reformave duke kontribuar me tė gjitha potencialet e saj qė Shqipėria tė pėrshpejtojė ecjen nė rrugėn e saj europiane.

Nga ana tjetėr mė duhet tė pohoj se realiteti brenda PDK-sė ėshtė duke ndryshuar ēdo ditė, pėr shkak tė rritjes sė shpejtė tė kėsaj partie, pėr shkak tė mbėshtetjes gjithnjė e mė tė gjėrė qė kjo parti po gjen brenda shtresave tė ndryshme tė shioqėrisė shqiptare. Eshtė e qartė se zhvillime tė tilla brenda kėsaj partie nuk mund tė kalojnė pa debate konstruktive, por ky ėshtė njė proēes i natyrshėm nė njė parti tė hapur dhe demokratike dhe nuk pėrbėn asnjė shqetėsim pėr identitetin dhe integritetin tonė. Ne jemi tė sigurtė nė rrugėn qė kemi zgjedhur.

Gazeta Malesia: Zoti Ndoka. A egzistojne klane apo grupe ne strukturat e larta drejtuese te Partise demokristiane dhe cilat jane mardheniet Tuaja me kryetarin e grupit kuvendor demokristian  Pashko Ujka.

Me kryetarin e grupit parlamentar tė PDK-sė kam marrėdhėnie korrekte, institucionale. Natyrisht, zgjerimi i PDK-sė, ka krijuar edhee korrente, grupime tė ndryshme brenda kėsaj partie, ēka e konsideroj mė se normale. E rendesishme ėshtė qė brenda institucioneve tė partisė ka debate, ide politike, mendime, energji qė vėnė nė levizje partinė. Kjo tregon se kjo parti ėshtė nė ndryshim, ėshtė nė ripėrtrijtje tė shpejtė. Gazeta malesia: Zoti Ndoka jeni kritikuar se keni marre pjese ne festen e 29 nentorit gjate vitit te kaluar.A ndjeheni i penduar?

Jo aspak. Unė vijė nga njė familje e pėrsekutuar nga diktatura, nga njė familje antikomuniste. Por ne, mė shumė se kushdo tjetėr, duhet tė punojmė pėr ndėrtimin e shtetit ligjor dhe respektimin e ligjeve. 29 Nėntori vazhdon tė jetė njė festė e ligjshme dhe unė e respektoj atė. Ndėrkaq ata qė ranė nė luftėn antifashiste meritojnė respektin dhe nderimin tonė tė plotė. Tjetėr ėshtė keqpėrdorimi i luftės anti-fashiste nga komunistėt dhe ndėrtimi nė emėr tė saj tė njė diktature ēnjerėzore, e cila ishte njė fatkeqėsi e rėndė pėr shqiptarėt dhe pėr familjen time.

Gazeta Malesia: Zoti Ndoka Si e vleresoni degen Demokristiane ne rrethin e Malesise sė Madhe dhe rezultatet e arritura nga ajo ne zgjedhjet e kaluara. Keni fituar komunen e Kelmendit dhe perfaqesoheni me 10 keshilltare nga 96 qė ka gjithe Rrethi i Malesise?

Partia Demokristiane ka njė mbėshtetje tė gjėrė nė Malėsinė e Madhe. Une besoj se rezultati i PDK-sė nė Malėsi tė Madhe do tė dyfishohet nė zgjedhjet e ardhshme. Kėtė besim e mbėshtes sė pari tek demokristianėt e malėsisė dhe sė dyti, tek pėrspektiva e re qė po u krijohet demokristianėve nė tė gjithė Shqipėrinė. Ne jemi tė vendosur tė shkojmė pėrpara, duke dėshmuar vlerat tona mė tė mira, qė ēdo ditė e mė shumė po gjejnė pranim dhe mbėshtetje nė shoqėrinė shqiptare.

Vizioni dhe qėndrimet politike tė PDK-sė janė pritur me simpati dhe vlerėsim jo vetėm nga qytetarėt e thjeshtė qė duan progresin, paqen sociale dhe mirėqenien individuale, por edhe nga intelektualė, politikanė, personalitete tė fushave tė ndryshme, tė rinj dhe tė reja, tė cilėt i janė bashkuar PDK-sė dhe janė bėrė pjesė vitale e saj. Kėto qėndrime dhe ky vizion i ri politik ka bėrė qė rradhėt e PDK-sė tė shtohen ēdo ditė me anėtarė tė rinj qė pėrfaqėsojnė shtresa tė ndryshme tė shoqėrisė.

Gazeta malesia: Zoti Ndoka cili eshte mendimi Juaj per reformen zgjedhore dhe konkretisht per pragun elektoral. A ju tremb rritja e ketij pragu dhe listat e mbydhura ne zgjedhjet e ardheshme.

Parti Pemokristiane  realisht nuk ėshtė e shqetėsuar nga pragu elektoral, pasi edhe nė qoftė se ndodhė njė rritje e pragut nė tre, katėr apo pesė perqind, ajo ėshtė e sigurtė se do tė pėrfaqėsohet nė parlament. Pra pėr ne si forcė politike nuk pėrbėn shqetėsim pragu elektoral. Nė fakt, pretendohet se rritja e pragut elektoral, do tė largojė nga skena politike partitė fiktive, partitė pa elektorat. E verteta ėshtė se partitė pa elektorat nuk janė nė parlament pėr shkak tė pragut tė ulėt, po pėr shkak tė abuzimeve me ligjin zgjedhor, pėr shkak tė transferimit tė votės nga dy partitė e medha tė partitė aleate. Kjo strategji ka siguruar mbijetesen e partive satelite tė PD-sė dhe tė PS-sė, parti qe janė mbajtur nga kėto dy parti dhe janė pėrdorur, sipas qejfit, pėr nevojat e tyre politike.  Ne mendojmė se reformimi i ligjit zgjedhor do tė bėjė tė mundur eleminimin e kėtij fenomeni tė shėmtuar tė politikės shqiptare.

Nga ana tjetėr ne mendojmė se vota elektorale, vullneti i zgjedhėsve duhet pėrfaqėsuar nė parlament me realizėm. Kufizimi me pragje i kėtij pėrfaqėsimi nuk do tė ishte nje veprim demokratik.

Ajo qė kėrkohet tė arrihet nėpėrmjet reformės zgjedhore dhe qė duhet tė arrihet, ėshtė garantimi i votės sė lirė tė qytetarėve. Me kėtė dua tė them qė nėpėrmjet reformės zgjedhore ne duhet tė arrijmė tė nje ligj i tillė zgjedhor qė garanton votėn e qytetarėve, qė u jep fund spekulimeve dhe manipulimeve me vullnetin e zgjedhėsve.

Gazeta malesia.Aktualisht ne vend egzistoje kater formacione demokristiane. A parashikoni unifikimin dhe shkrirjen e tyre ne nje parti te vetme demokristiane.

Ka vetėm njė parti demokristiane, PDK-nė. PDK ėshtė e hapur pėr tė gjitha ata individė, formacione apo grupime qė e gjejnė vetėn nė programin politik, nė statutin dhe nė vizionin politik tė PDK-sė dhe qė respektojnė ato vlera dhe ato parime qė ne po i promovojmėe ēdo ditė para publikut shqiptar.
Gazeta Malėsia:  Dhe se fundi, nje mesazh i Juaji pėr gjithė lexuesit e gazetes “Malesia” brenda e jashte vendit.
Malėsia e Madhe, kjo treve e njohur pėr patriotizmin, trimėrinė, besėn dhe virtutet mė tė mira tė shqiptarėve, qė ka bėrė emėr nė histiorinė tonė si komb, ka endė shuėm pėr t’i dhėnė vetvetės dhe Shqipėrisė nė rrugėn e saj drejt sė ardhmes. Vizioni demokristian pėrfshin nė vetvete kėto vlera mė tė mira tė shqiptarėve, ndaj i ftoj malėsorėt tė ecim sė bashku nė rrugėn tonė pėr ndėrtimin e njė Shqipėrie europiane, e cila do tė jetė krenaria e fėmijėve tanė.

 

Selcė – rrėzohet ura qė kushtoi 18.000 euro

Pavarėsisht se askush nga personat pėrgjegjės, me tė cilėt ne kemi kontaktuar, nuk e tregon tė vėrtetėn se kur dhe si ėshtė rrėzuar kjo urė (shih fotot) qė ndodhet nė fshatin Selcė tė komunės Kelmend. Gazetarėt e gazetės “Malėsia” kanė arritur tė mėsojnė se kjo urė, me fondet e dhėna nga qeveria austriake ėshtė ndėrtuar nė vjeshtėn e vitit 2006 e ėshtė rrėzuar vetėm pak muaj pas ndėrtimit tė saj. Pikėrisht nė dimrin e vitit 2007, nga rreshjet e shumta tė shiut qė kanė sjellė, sipas dėshmitarėve, prurje uji tė pazakonta nė pėrroin mbi tė cilin ishte ndėrtuar ura. Punimet e kėsaj ure janė menaxhuar nga KAFOD Albania, asokohe me qendėr nė qytetin e Koplikut, pasi qė nga janari i vitit 2008 mėsohet se KAFOD Albania e ka mbyllur aktivitetin nė Malėsinė e Madhe.

Ura nė fjalė dhe qė ka jetuar vetėm pak muaj, realisht ka kushtuar 18.000 euro, nuk tregohet se pėr sa kohė ka qenė garancia e saj, por ajo qė dihet ėshtė se ura gjendet e shkatėrruar pothuajse plotėsisht, duke shkaktuar probleme nė kohė rreshjesh pėr lėvizjen e sė paku 400 banorėve dhe qindra nxėnėsve pėr tė shkuar nė shkollė. Gjithėsesi, projektuesit dhe ndėrtuesit thonė se e ka shkaktuar nbjė fuqi madhore dhe e paparashikuar, tė cilkėt, kohėt e fundit i kanė kėrkuar Kėshillit tė Qarkut riparimin e saj. Por, nga ana tjetėr, janė 18.000 euro qė akuzojnė dhe thonė: Po me urėn ē’patėn, xhanėm!

 

Familjarėt e dėshmorėve, protestė ndaj vendorėve

Pranė redaksisė sė gazetės “Malėsia” ka ardhur njė protestė ndaj Kryetarėve tė Komunave M. Madhe dhe Bashkisė (Koplik) e nėnshkruar nga Kryetari i familjeve tė Dėshmorėve  tė Malėsisė sė Madhe, z. Ramadan Gjonaj, ku kėrkohet respektimi i simboleve tė luftės dhe tė rėnėve pėr mbrojtjen e Atdheut. Veēanėrisht protestohet mėnyra indiferente ndaj mirmbajtjes sė Memorialeve dhe busteve kushtuar datave dhe dėshmorėve tė atdheut. Mė konkretisht protesta u drejtohet: Kryetarit tė Komunės Gruemirė z. Lirim Nehanaj, pėr mirėmbajtjen e bustit tė Vasil Shantos, si dhe pėrmendoreve qė i kushtohen batalionit “P. Rexhepi” nė fshatrat Vorfe dhe Rrjoll. Kryetarit tė Komunės Kastrat z. Gjovalin Veshtaj, i kėrkohet mirmbajtja e memorialit tė kryengritjes antiturke tė vitit 1911, dhe ngritja e njė busti pėr heroin Dedė Gjon Luli. Kryetarit tė Komunės Kelmend i kėrkohet mirmbajtja e lapidarit  kushtuar Nik Pjetėr Ndrekės. Kryetarit tė Bashkisė Koplik, z. Ramadan Likaj, i kėrkohet mirmbajtja e memorialit tė Luftės sė Koplikut dhe ngritja e njė lapidari kushtuar dėshmorit tė kėsaj lufte, Zef Prel Martinit etj. Gjithashtu nė kėtė protestė (siē e cilėson kryetari i organizatės sė dėshmorėve) kėrkohet dhe respektimi i datave tė pėrkujtimit tė dėshmorėve tė Luftės sė Dytė Botėrore, duke marrė si shembull pėrkujtimin e ditės sė rėnies sė “Heroit tė Popullit” Vasil Shanto, qė thuhet se nuk muarėn pjesė as pėrfaqėsues tė shtetit lokal, as nxėnės shkollash, dhe as pėrfaqėsues tė partive politike qeverisėse. Natyrisht si redaksi e gazetės “Malėsia” duke qenė tė paanshėm ndaj kėtyre “mėnyrave” tė komunikimit nė mes pushtetit dhe organizatave tė “pavarura” ne vendosėm tė botojmė tė pėrmbledhur nė kėta rreshta protestėn e Kryetarit tė Organizatės sė familjeve tė dėshmorėve, tė nėnshkruar nga z. Gjonaj, duke qenė tė hapur edhe ndaj pėrgjegjeve apo reklipave tė “Atakuarve”.

“Malėsia”

 

Replikė

Gjimnazi i Koplikut e meriton emrin qė ka

Sė pari uroj stafin e gazetės “Malėsia” qė i kthyen Malėsisė gazetėn identitetin, pasaportėn e humbur prej disa vitesh. Dhe uroj qė kjo pasaportė tė jetė e modeleve dhe pėrmasave bashkėkohore.

Nuk mendoja kurrsesi qė bashkėpunimin me gazetėn ta filloja me njė replikė, por jo ēdo gjė njeriu mund ta bėjė ashtu si e mendon.

Qė nga numri i parė me kėnaqėsi kam lexuar gazetėn “Malėsia”.

Dhe patjetėr me shumė vėmendje lexova artikullin tuaj “Gjimnazi i Koplikut, jo mė gjimnazi ideologjik “Sherif Hoxha”.

Nė lidhje me kėtė unė mendoja ndryshe.

Emėrtesa e institucioneve me emrat e heronjve qė ranė duke luftuar kundėr nazifashizmit janė tė shumta edhe nė qytetet mė tė mėdha shqiptare.

Stadiumi Kombėtar “Qemal Stafa” Tiranė, Pallati i Kulturės “Manush Alimani” Lezhė, gjimnazi “Jordan Misja” Shkodėr, shkolla “Xheladin Fishta” Shkodėr, e nuk po pėrmend institucione tė tjera me emrat e heronjve antifashist nė qytete tė tjera.

Nga sa kam informacion kam mėsuar se Sherif Hoxha ka qenė djali i klerikut mysliman Abdullah Rrahmani qė ka punuar 30 vjet gjer mė 1942 si hoxhė nė Koplik (Koplik tė Sipėrm). Ka qenė kleriku patriot, qė pėrveē mėsimeve tė fesė ai hapi shkollėn e parė shqipe nė Koplik tė Sipėrm, ndėr shkollat e para shqipe nė Malėsi tė Madhe. Janė shumė banorė tė Koplikut tė Sipėrm qė kujtojnė me respekt tė veēantė hoxhė Abdullahin qė pėrveē fesė i mėsoi tė shkruanin dhe tė lexonin shqip. Ishte kleriku i kulturuar qė lutjet fetare nga arabisht i pėrkthente nė shqip. Sherif Hoxha fėmijėrinė e tij e kalon nė Koplik tė Sipėrm, e pastaj ėshtė njė i ri antifashist (komunist) i edukuar me frymėn patriotike dhe idealet demokratike. Sherif Hoxha bie nė dorėn e fashistėve dhe torturohet nė mėnyrėn mė ēnjerėzore, mė barbare dhe qėndresa e tij ishte mbinjerėzore si ajo e Manush Alimanit, Shyqyri Ishmit. Fashistė nuk arrijnė tė marrin nga ai atė ēfarė kėrkonin, nuk e vrasin, por e varrosin pėr sė gjalli. Pra emri i tij ishte fare e natyrshme qė t’i jepej njė institucioni nė Koplik, e rasti qe me emrin e gjimnazit tė Koplikut.

Idetė komuniste u pėrhapėn nė Shqipėri ashtu si nė shumė vende tė Europės dhe botės ku komunizmi mendohej si rendi mė progresiv qė do tė zhdukte shtypjen dhe varfėrinė. Dhe idealet e Qemal Stafės, Manush Alimanit, Shyqyri Ishmit, Sherif Hoxhės nuk mund tė gjykohen sipas standarteve tė sotme ku ēdo gjė ėshtė e qartė se kush ishte komunizmi nė pushtet.

Mehdi Duli

 

14 shkurti 1945, Dita e Dashurisė qė solli urrejtjen e madhe antikomuniste nė Kelmend

Ndonėse 14 shkurti prej shekujsh njihet si njė ditė e bekuar e tė dashuruarve, me emrin e simbolit tė sakrificės sė kėsaj date, Shėn Valentinit, nė Malėsi tė Madhe nė pėrgjithėsi dhe nė Kelmendin kreshnik nė veēanti, kjo ditė e bukur e dashurisė, prej 14 shkurtit tė vitit 1945, njihet edhe si dita e Urrejtjes sė madhe kundėr komunizmit. Kėtė urrejtje tė madhe kjo ditė dashurie nė Kelmend e ka fituar nga ekspedita ndėshkimore e Vuēipashėve tė kuq, tė cilėt tė ndihmuar edhe nga dadot sllave pėrfunduan me sukses luftėn civile nė Kelmendin, qė ėshtė pak tė quhet Genocid. Kelmendasit si tė gjithė malsorėt dhe shqiptarėt e pa marruar e qorruar nga dashuria pėr komunizmin, sllavizmin e bolshevizmin, para rezistencės kishin kėrkuar tė bisedohet me ata dreqėn tė kuq qė kishin pushtuar kalanė (qė kishin marrė qeverinė nė Tiranė), por pėr kėtė si kusht kėrkohej tė merreshin vesht vetėm me shqiptarė dhe pa praninė e cetnikėve tė kuq apo tė zi serbo – malazez, me tė cilėt i ndanin lumenj gjaku ndėr shekuj. Natyrisht qė komunistėt dhe cetnikėt, nuk zgjodhėn rrugėn e bisedimeve as me Malsinė dhe as Kelmendin e ēliruar qė prej 28 nėntorit 1944, por zgjodhėn rrugėn e nėnshtrimit me luftė e gjak, zgjodhėn modelin ndėshkimor qė kishin pėrdorur armiqtė shekullorė Stefan Dushanėt, Karagjeorgjeviēėt e Pashiqėt, por edhe Vuēipashėt e Tėrgutpashėt, me tė cilėt trevat tona kishin pasur njė jetė tė tėrė luftrash e pėrpjekjesh, nė mbrojtje tė lirisė, mvehtėsisė, dokeve, zakoneve dhe jetėve tė banorėve tė kėtyre trojeve ndėr mote. Duke qenė tė tillė burra, trima e nacionalistė edhe malsorėt, kelmendasit e mė gjėrė i priten me pushkė nė dorė pushtuesit e “Rinj” komunistė, tė cilėt pas shtypjes sė kryengritjes sė parė antikomuniste tė Malėsisė sė Madhe me 25 janar, e kishin mė lehtė tė pushtonin kalanė natyrore tė zogjve tė Shqipes Klementinen. Edhe pse e dinin fundin e rezistencės Kelmendasit, nuk pranuan tė nėnshtrohen, ata si gjatė janarit e ditėve tė shkurtit 1945 ishin pushkė e ngrehur, pėr t’u dalė zot trojeve dhe familjeve tė tyre. Si ēdo luftė e pabarabartė edhe rezistenca e Kelmendit kishte njė fund tragjik, pasi vetėm nė kėto ditė rezistence, qė kanė si “mbarim” 14 shkurtin (pėr tė vazhduar rezistencėn nė forma tė tjera) u lanė kėtyre trojeve plot 44 dėshmorė e martirė tė lirisė, demokracisė e antikomunizmit, por duke e ēuar kėtė numėr nė 74 martirė e dėshmorė, tė cilėt ranė nė pėrpjekje me bishėn e kuqe komuniste deri nė grahmat e fundit tė saj nė fillimet e vitit 1991. Natyrisht kelmendasit e kishin shlyer vetveten, pasi gjatė ditėve tė rezistencės forcat komuniste pushtuese kishin lėnė nė fushėn e betejės nė Kelmend plot 52 partizanė komunistė tė vrarė, duke pėsuar ndoshta humbjen mė tė madhe nė njė luftė tė tillė, nga njė armik qė kishte kėrkuar tė pushtonte e nėnshtronte Kelmendin. Mbas 45 viteve, malsorėt e shqiptarėt antikomunistė, duke vėrtetuar pa mėndyshje drejtėsinė e kryengritjes, rezistencės e qėndrese antikomuniste. Nė nderim tė kėtyre trimave fisnikė e nacionalistė, Kelmendi nė qendėr tė Komunės nė Tamare, ka ngritur njė memorial nė tė cilin janė fiksuar emrat e 74 dėshmorėve e martirėve antikomunistė. Kėta 74 emra tė skalitur nė mermer, (por edhe nė memorien e kombit tonė), tashma qėndrojnė hijshėm nė panteonin e lavdishėm tė bijve tė kėsaj toke, qė u lanė nder e lavdi kėtyre trojeve nga mė shqiptarėt e krejt Shqipėrisė Etnike.

Ndue Bacaj

 

Tė persekutuarit politikė paralajmėrojnė formimin e partisė sė tyre

Ne duhet qė tė formojmė partinė tonė politike pėr tė mbrojtur interesat tona dhe njerėzit tanė tė persekutuar pėr 50 vite me radhė nga rregjimi diktatorial komunist i E. Hoxhės dhe qė fatkeqėsisht vazhdojmė qė tė nėpėrkėmbemi dhe tė mos vlerėsohemi. Edhe tani ky ka qenė qėndrimi dhe propozimi i mjaft referuesve  nė takimin e zhvilluar nga Unioni Politik Antikomunist i Shqipėrisė, nė ambjentet e Kinema Millenium nė qytetin e Shkodrės, ose nė zemrėn e antikomunizmit shqiptar. Tė zemėruar maksimalisht, anėtarėt dhe aktivistėt e Unionit Antikomunist tė Shqipėrisė pėr ato qė kanė ndodhur dhe po ndodhin nė Shqipėri nė dėm tė tyre, dhe qė u finalizua edhe ditėn e takimit tė kėtij Unioni, takim qė me gjithė ftesat e bėra nga organizatorėt u bojkotua totalisht nga Partia Demokratike e Shkodrės, deputetėt dhe pushtetarėt e saj vendorė. Njėzėri janė shprehur se shoqata nuk ka forcė pėr t’i mbrojtur, prandaj duhet formuar Partia jonė politike, kanė thėnė ata, nė krye tė sė cilės ndonėse as ata nuk kanė qenė nė takim. Janė lakuar se mund tė vihen Spartak Ngjela, Uran Butka, Gilman Bakalli e emra tė tjerė antikomunistėsh. Gjithsesi pjesėmarrja dhe interesimi kanė qenė maksimal me gjithė suvejimin qė u ėshtė bėrė atyre qė kanė qenė nė takim.

 

Xhamia e Koplikut me histori 300 vjeēare

Xhamia e Koplikut qė shohim sot e ndėrtuar nė vitin 1993 si Institucion besimi ka njė histori 300 vjeēare, histori qė rrezaton jo vetėm besim, por edhe qytetėrim e atdhedashuri tė kėtyre banorėve qė me “bekimin” e vetė Zotit zgjodhėn njė rrugė tjetėr besimi nga ajo qė kishin  nga ajo qė kishin troje pėr shekuj me radhė para pushtimit otoman. Xhamia e Koplikut sipas shumė gojėdhėnave (dhe pėr fat tė keq pak dekumenteve) ka si fillim tė saj vitin 1671. Para disa kohėve ka ekzistuar njė gur i shkruar (skalitur) nė turqishten e vjetėr, vitet e tė cilit duke i “kthyer” nga kalendari arab nė kalendarin gregorian qė kemi sot tregonin, se qė nga viti 1671 nė trojet e Koplikut ishte ndėrtuar njė Xhami, pėrmasat e sė cilės nuk ishin tė shėnuara, por me siguri ishte impozante, sepses vetė Kopliku ishte ndėr qendėrbanimet mė tė mėdhaja tė asaj kohe nė krejt Malėsinė e Madhe, (pavarėsisht emėrtimeve tė kohės si: Kopernik, Kopolniko, Koponiko e deri tek Kopilik e Koplik qė ėshtė sot). Xhamia e asaj kohe ka qenė e ndėrtuar nė trojet e lagjes sė sotme Llazan. Mbi themelet e hershme tė kėtij ndėrtimi tė parė, me siguri janė kryer rikonstruksione gjatė shekujve dhe moteve, ku ky objekt kulti u qėndroi furtunave deri nė vitin 1967 kur ēmenduria ateiste e komunizmit shqiptar, arriti kulmin. Pėr Xhaminė e Koplikut ka pasur gjithnjė gojdhėna tė mrekullueshme, ku krahas lutjeve dhe faljeve tė besimtarėve muslimanė tė Koplikut dhe besimtarėve tė tjerė tė fshatrave pėrreth, kjo xhami ėshtė njohur edhe si Institucion qė kishte nė themel paqen, faljen, bashkėjetesėn dhe harmoninė nė mes besimtarėve tė ndryshėm, por vėllezėr tė njė gjaku e kombi. Xhamia e Koplikut nė tė gjitha kohėrat e mira, por edhe tė vėshtira, veēanėrisht gjatė shekullit XIX, dhe gjysmės sė parė tė atij tė XX, ka qenė edhe njė vend takimi i krenėve, prijėsve dhe burrave tė urtė tė Malėsisė sė Madhe e mė gjėrė, me qėllim organizimin e mbrotjes tė trevave tė Malėsisė sė Madhe e mė gjėrė, me qėllim organizimin e mbrojtjen e trevave tė Malėsisė e Shqipėrisė qė rrezikoheshin nga pushtues e lakmues tė ndryshėm. Kujtojmė se nė kėto tubime para xhamisė kanė marrė pjesė jo vetėm patriotė e nacionalistė tė besimit musliman, por edhe si vėllezėrit e tyre katolikė. Nė oborrin e xhamisė Koplik (nė xhaminė e vjetėr) historia ka fiksuar disa tubime e mendime, jeoha e tė cilave ende ka vlerė pėr trevat tona: Si tubimi e miratimi i Koplikut dhe Rranxave tė Malėsisė pėrpara se pėrfaqėsuesit e tyre tė firmosnin Protestėn e tė gjithė krenėve e burrave tė urtė tė Malėsisė sė Madhe, Shkodrės e mė gjėrė tė datės 16.6.1878 nė mbrojtje tė trojeve tona qė Kongresi famėkeq i Berlinit kėrkonte t’ju a falte sllavėve fqinjė e tjerė. Nė mes shumė emrav dhe nėnshkrimeve tė protestės qė u dėrgohej Fuqive tė Mėdha tė Europės sė kohės dhe Stambollit, ishin edhe emrat e bajraktarit famėmadh tė Koplikut, Sokol Mustaf Bajraktari dhe vojvodėve, Meto Dema, Abdyl Kurti dhe Mem Shabani. (Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, 1878-1912, fq. 32-36).

Gjithashtu edhe pas Lidhjes sė Prizrenit figurojnė disa tubime nė oborrin e Xhamisė sė Koplikut nė mbrojtje tė kėtij organizimi mbarė shqiptar. Ndėrsa gjatė viteve 1912-1918 e veēanėrisht gjatė vitit 1920 nga oborri i kėtij objekti kulti u “bekua” qėndresa e luftėtarėve nė mbrojtje tė trojeve tona nga shovenėt serbo – malazezė etj. Madje nė histori ka mbetur edhe tubimi nė oborrin e Xhamisė sė Koplikut, me datė 12 tetor 1943, ku u formua edhe Besėlidhja e Malėsisė sė Madhe, Rranxave dhe Postribės. Qė siē dihet kėtu u morėn vendime tė rėndėsishme, qė trevat e Beslidhjes tė mos bėheshin pale; as me fashizmin si pushtues, dhe as me komunizmin pretendues, pasi siē shkruhet nė dokumentet e Beslidhjes, qė tė dy kėto ideologji ishin anėt e tė njėjtės medalje, antishqiptare e antidemokratike. (“Beslidhja e Malėsisė sė Madhe”, Kujtime, Mus Deli Bajraktari, fq. 84-86) etj. Mjerisht sot rrėnojat e Xhamisė me historinė rreth 300 vjeēare nuk janė disponibėl, por fatmirėsisht siē dihet qė nga viti 1993 (pasi komunizmi dhe ateizmi u rrėzuan) nė qytetin e Koplikut ėshtė ngritur njė xhami e re nga ndėrtimi, por e vjetėr dhe e pasur si institucion besimi, qytetėrimi, harmonie e bashkėjetese shembullore ndėrfetare. E ndėrsa shumica e banorėve tė qytetit Koplik ėshtė i besimit musliman, vetėm rreth 400 metėr “karshi” xhamisė qėndron hijshėm edhe Kisha e Shėn Gjon Pagėzorit, ku kėto dy institucione kulti kompletojnė mė sė miri “infrastrukturėn” e Besimit e Qytetėrimit tė Koplikut, Malėsisė sė Madhe e mė gjėrė, duke sfiduar edhe dashakeqėt e shqiptarėve qė mundohen tė na pengojnė nė ėndrrėn tonė tė Europės sė Bashkuar.

Ndue Bacaj

 

Ura e Tamares nė udhėkryqet e shekujve

Nė Komunėn e Kelmendit, apo mė saktė nė qendrėn e vonshme tė kėsaj komune Tamare, gjindet njė urė me emėrtimin Ura e Tamares. Kjo vepėr qytetėrimi e zhvillimi ėshtė e ndėrtuar mbi lumin Cem tė Vuklit. Gojdhėnat qė qarkullojnė edhe sot tregojnė pėr ndėrtimin apo rindėrtimin e kėsaj ure rreth vitit 1775 nga gruaja e Kara Mahmut Pashės me emrin Tamara. Pėr kėtė gojdhėna thotė se kėtu ka qenė njė urė e dobėt, e cila shkatėrrohej shpeshherė nga rreshjet dhe ujrat e rrėmbyeshėm tė Cemit tė Vuklit, ku pikėrisht njė rast i tillė kishte ndodhur nė kohėn kur grueja e Bushatlliut tė sipėrcituar, Tamara, po kthehej nga njerėzit e saj nė Mal tė Zi, dhe pėr kėtė u detyrua tė presin disa ditė. Pikėrisht pas kėtij momenti, Tamara, ndėrhyri tek i shoqi (Pashai i Shkodrės) dhe siguroi fondet pėr ndėrtimin apo rindėrtimin e kėsaj ure, e cila pėr nder tė saj u emėrtua “Ura e Tamares”. Madej kėtė emėr mori edhe ky vend qė ndėr shekuj kishte shėrbyer si vend pushimi i rrugtarėve nė Hanet e kohės qė ishin ngritur. Emri Tamara u trashėgua edhe nė fillimet e shekullit XX kur Tamara u bė fshat, apo nė vitin 1935, Mbretėria Shqiptare e shpalli Tamaren, Qendėr tė komunės Kelmend. Ura e Tamares ėshtė (sot) e bukur. Ajo ka dy qemerė. Qemeri i madh ėshtė 13 metra hapsirė drite dhe qemeri i vogėl ndodhet nė krahun e djathtė, tė cilėt u mbuluan nga shtresat e betonit pėr kalimin e mjeteve tė ndryshme. (Kėtė gojdhėnė e ka shkruar nė librin e tij “Kelmendi”, gjeografi i njohur Kol Progni, fq. 102-103).

                Duke mos u mjaftuar vetėm me kėtė gojdhėnė pėr Urėn e Tamares, ne menduam tė paraqesim njė variant mė interesant tė historisė tė ndėrtimit tė kėsaj vepre tė vogėl nga pėrmasat, por tė madhe pėr nga zhvillimi e qytetrimi i kėtyre trojeve. Studiuesi nga Bosnja At Lovro Mihaēeviq, ndėr tė tjera studime ka shkruar edhe librin historik pėr Shqipėrinė me titull “Nėpėr Shqipėri” 1883-1907, ku nė faqen 20 tė kėtij libri pėr Urėn e Tamares, gjejmė tė shkruar: “...Ura e Tamares. Kjo Urė ėshtė prej guri, mjaft e ngushtė, e gjatė pesėdhjetė hapa, me konstruktin e vet tregon se vjen nga shekulli XV ose XVI, nga koha kur Venedikasit kalonin me karvanet tregtare nėpėr kėtė rrugė nga Shkodra e Tivari pėr nė Guci, Plavė, Pejė e Shkup. Rruga pėr nė Urėn e Tamares e deri nė famullinė e Vuklit ėshtė shkėmb e shkrepa tė gjallė...”

                Natyrisht kjo urė ndėr mote ka pėsuar ndryshime pėr mirė, duke ju pėrshtatur nevojave tė udhėtimit, jo si dikur me kuaj, mushq, qerre, karroca apo kėmbėsorė, por me automjete tė kohės, siē e shohim edhe sot, por qė brenda saj kjo vepėr zhvillimi e qytetėrimi ruanė nė pafundėsi njė histori qė nuk harrohet.

Ndue Bacaj

 

17 vjeēarėt shkodranė drejt finales

Ekipi i futbollit tė rinjve U-q7 tė Shkodrės qė drejtohet nga tranieri profesionist dhe i apasionuar Taip Piraniqi, ka fituar katėr takimet e zhvilluara nė fushėn e futbollit pėr kėtė nivel Ekipesh. Nė kėtė organizim futbollistik marrin pjesė 20 skuadra mė tė mira tė vendit. Ekipi i Shkodrės bėn pjesė nė grupin A dhe deri tani ka zhvilluar katėr takime duke i fituar tė gjitha me rezultate tė thella. Ka shėnuar deri tani plot 16 gola dhe ka pėsuar vetėm 4 gola. Takimi i fundit i tė rinjve tė Shkodrės, qė drejtohet nga ish-futbollisti i mirnjohur zoti Genc Tomorri. Nė kėtė takim tė rinjtė e Shkodrės kanė fituar me rezultatin e thellė 3 me 0. Pjesa e parė e kėtij takimi ishte mbyllur me rezultatin 2 : 0, pasi kishin shėnuar shkodranėt Popi e Djepaxhia, por nė pjesėn e dytė pėrsėri shėnon sulmuesi i ri Popi, duke vulosur kėshtu rezultatin e mrekullueshėm 3 : 0, pas njė goli vėrtet tė shkėlqyer. Protagonist i kėsaj ndeshje ka qenė i gjithė ekipi, ku u dalluan veēanėrisht Kraja, Truma, R. Shqau, Imeri, Uka, Toma, Shqau, Guri, Muslia, Djepaxhia, Popi, Ēoba, Hysi dhe Tola. Duke parė rezultatet nė vazhdim, si dhe gjendjen e ekipit trainieri Piraniqi thotė se ėshtė fare pranė finales sė kėsaj kupe, ku deri tani nė katėr takime tė zhvilluara tė rinjtė e Shkodrės kanė grumbulluar 12 pikėt e plota, dhe udhėheq grupin duke pritur finalen e “madhe” tė 30 marsit, pėr tė cilėn ka arėsye tė jenė optimistė.

Bashkim Ramekaj

 

Malėsi e Madhe: 32 vjeēari Farush Amuli kėrcėnohet me jetė pėr 30 mijė euro

Nė rrezik edhe pjesėtarėt e tjerė tė familjes

Ėshtė 32 vjeē e ndodhet nė rrezik pėr jetėn. Quhet Farush Sadri Amuli i datėlindjes 19 gusht 1975. Faji i vetėm i tij ėshtė se ka qenė emigrant nė Itali nė vitet 2006-2007 e kthimi i tij nėntorin e kaluar ka nxitur cmirėn e lakminė e njė bashkėfshatari tė tij tė paidentifikuar nė lagjen Flakė tė Komunės Qendėr, rreth 8 km larg qytetit tė Koplikut. Kėrcėnimet me telefonata anonime kanė nisur qysh nė ditėt e para tė rikthimit tė Farushit pranė gjirit tė familjes. Pėr ta lėnė tė qetė telefonuesi i kėrkon 30 mijė euro, pėrndryshe jeta e tij dhe e pjesėtarėve tė familjes mbetet gjithherė e rrezikuar. Edhe pse Farushi ėshtė kthyer nga vitet e vėshtira tė emigrimit me shumė pak tė ardhura, pėrsėri kėrcėnuesi i tij kėrkon 30 mijė euro me argumentin se vėllai i tij, Ardiani ndodhet prej disa vitesh emigrant nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Telefonatat dhe letrat anonime janė bėrė tepėr kėrcėnuese ditėt e fundit e nė kushte tė tilla Farushi ka kėrkuar mbrojtje dhe nga strukturat e specializuara tė shtetit. Ai ka vėnė nė dijeni operativin e zonės, ndėrkohė qė nė asnjė rast nuk shihet nė publik i pashoqėruar nga njerėz tė afėrm tė tij. Raste tė tilla nė trevėn e Malėsisė janė tė shumta dhe paraqesin realisht situatėn e brishtė tė rendit e qetėsisė qė akoma ekziston nė kėto vite tė vėshtira tė tranzicionit. Vetėm dy javėt e fundit nė zonėn e Malėsisė janė shėnuar dy vrasje pėr pronėn ku paradoksalisht axha ka vrarė nipin e vėllai vėllanė. Ndėrkohė qė po gjatė kėsaj periudhe njė vajzė 14 vjeēare nga Gruemira i ka dhėnė fund jetės duke u vetvarur e njė person nė Komunėn e Kelmendit ėshtė marrė peng pėr 10 milion lekė tė vjetra. Nė njė situatė tė tillė, bėhet akoma mė kėrcėnuese jeta e Farushit e pjesėtarėve tė tjerė tė familjes, ndėrsa njė kthim i Ardianit nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė ishte me tepėr rrezik e krejtėsisht i pamundur. Rendi e siguria nė trevėn e Malėsisė janė akoma tė pastabilizuara e aktet e dhunės, kėrcėnimet e marrja e jetės vazhdojnė tė jenė fenomene tė pėrditshme kryesisht nė zonat rurale larg kryeqytetit.

Kreshnik Kopliku

 

Letėr tė nderuarit zotit Kryeministėr dr. Sali Berisha

Prof. Lulash Nika Palushaj – SHBA

Me respekt tė lartė dhe me mė tė madhin sinqeritet e ndjenjė njerėzore ju drejtohem Ju personalisht dhe bashkėpunėtorėve tuaj nė Kryesi tė Qeverisė sė Shqipėrisė dhe tė gjithė atyre qė mendojnė pėr njė tė ardhme tė lumtur dhe tė suksesshme nė ēdo aspekt tė jetės kudo qė janė mbrenda dhe jashta Atdheut.

Janė ndjenjat e mia dhe shumė tė tjerėve qė po paraqitem nė kėtė mėnyrė; detyrė ndaj gjyshave dhe stėrgjyshave tanė qė e dedikuan tėrė jetėn trollit shqiptar.

Ju drejtohem konkretisht pėr sa vijon, zoti Kryeministėr dr. Sali Berisha, pėr nevojat e brengat shekullore tė Malėsisė sė Madhe tė Mbishkodrės.

Pėr ato qė jam unė dhe shumė tė tjerė tė brengosur dhe pėr tė cilat po Ju paraqitem e t’na ndihmoni – janė vėshtirėsitė dhe vuejtjet shumėvjeēare; tė shekujve pėr Malėsinė e Madhe tė Mbishkodrės, qė me shekuj kaluan kalvaret e mixorive tė sunduesve tė ndryshėm, por kurrė as si indetitet, as nė mėnyrė morale, gjuhėsore as kombėtare, nuk iu gjunjėzuan asnji pushtuesi, asnji ideologjie qė nuk i shėrben Malėsisė sė Madhe as vetė Kombit Shqiptar.

Tė gjitha brezėritė deri mė sot mishnuen zemėr e shpirt pėr ruajtjen e kufijve tė etnosit shqiptar. U bėnė legjenda nėpėr kohna e beteja; pishtar e fatosa qė ku ekzistojnė, para Lidhjes sė Prizrenit, gjatė saj me pjesėmarrės, gjatė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe tė tė gjitha bajraqeve me ato qė sot mjerisht janė nė Mal tė Zi. Burra tė Kuvendit tė Memorandumit tė Greces tė muajit qershor tė vitit 1911, e tė 1500 dėshmorėve tė asaj kohe nė krye me heroin kombėtar Dedė Gjon Lulin e sa tė tjerė tė tė gjitha bajraqeve; me sa Prenkė Cala pėr mos ta luajnė as Kralnitė e as fqinjėt kufirin e shejtė tė tokave shqiptare.

Fati i tyre, zoti Kryeministėr dr. Sali Berisha, as atėherė nėpėr vite e shekuj tė kaluem; nė mosmundėsi edhe sot, Malėsia e Madhe mbeti vetėm t’i lutet Zotit, a mund ta fitojė njė kafshatė bukė, vetėm sa tė mbetet gjallė. Zoti Kryeministėr, do mė arsyetoni rreshtat e gjatė pėr kėtė pėrmbajtje e pėr kėtė kėrkesė, po janė grumbulluar vite me radhė dhe nuk e di, as se kam lexuar, as gjetė nė dokumenta se nji person i lartė i pushtetit e vuri nė temė Projekte pėr Malėsinė e Madhe. Pra fjala ėshtė se ajo deri mė sot nuk ka ndonjė resurs qė sjell progres ekonomik, bazė e zhvillimit tė infrastrukturės; qoftė nė aspektin e punimit tė rrugėve pėr t’u eleminuar rreziqet e jetės sė banorėve e komunikimit, qoftė pėr elektrifikime mė tė mira, rrjetin tele-fonik, satelitor, zhvillimit e kultivimit tė jetės agrare e blegtorale, fabrikė pėr bimė mjekėsuese e sidomos tė shėrbelės, bimės qė qėndron kudo n’ato anė, tė artizanateve tradicionale, qumėshtore pėr bashkimin e frytit blegtoral, bazenave tė ujnave tė atyre Bjeshkėve pėr lloj peshkut (trofta e njala si kurrkund tjetėr), organizimit tė punimit tė kampevef hoteljere pėr pushime verore pėr ēdo brezėri e turistė, teleferikė dhe arena sportive dimėrore sikur nė Zvicėr, Francė, Austri e gjetiu, sepse vetė natyra e atyre bjeshkėve, si nė kohėn verore dhe dimėrore, janė relikat mė tė shkėlqyera dhe tė mrekullueshme qė nga afėrsitė e Bjeshkėve tė Nemuna, zonat e thella tė Dukagjinit e nė vazhdim deri nė Tropojė e Kukės. Mendoj se kėto janė zgjidhje qė duhet ndėrmarrė veprime.

E di, zoti Kryeministėr, se Shqipėria, po mendoj pėr popullatėn, ka nevoja tė mėdha pėr punėsim. E di dhe e kam parė disa herė me vizitat e mia, se nė krahasim me ata ē’ka ishte para 1990 janė bėrė shumė hapa pėrpara. Janė shumė probleme pėr t’u zgjedhur, por ma lejoni, mė afroni dhe na ndihmoni, sikur, atėherė me 1992, kur mė pranuet nė Tiranė si Kreu i Shtetit Shqiptar pėr halle tė mėdha tė shqipėtarėve nėn Mal tė Zi. Ma premtuat dhe e realizuat pranimin e 55-sė studentėve shqiptarė nėpėr qendrat Universitare tė Shqipėrisė dhe kurrė s’ua harroj dhe s’ua harrojmė.

Zoti Kryeministėr dr. Sali Berisha. Shqiptarėt nė Mal tė Zi, nuk mund tė rrinė tė qetė pėr sa vijon. Pėr ēka Zoti Kryeministėr?

Nga moskėnaqėsia e jetės, mosrespekti i identitetit shqipėtar nė ēdo aspekt tė jetės dhe varfėrimit tė madh; mospranimit haptas tė simboleve tona nacionale, teksteve dhe arsimimit tė historisė sonė kombėtare nė shkolla tona shqiptare, gjė qė s’janė tė definueme nė Kushtetutėn e Malit tė Zi sipas Konventave nacionale dhe vullnetit tė popullatės shqiptare; toponime e mbiemna tė sllavizuem; nė kohėn e tanishme mospranimi i Komunės sė Tuzit, qendėr nė Malėsi matanė kufirit, mosprivatizimi dhe kthimi i tokave dhe Dheut tė Zi, pjesė agrare e Malėsisė, marrje tokash nė Ulqin, Plavė e Guci; mostoleranca nė pėrpjestim tė popullatės nė pėrfaqsime tė nacionalitetit shqiptar sipas vullnetit tė popullit e jo me direktivė shtetėrore malazeze. Gjuhėn shqipe nuk e shikjojnė pėr ta zyrtarizuar; drejtora tė tė gjitha shkallėve tė imponuar. S’ka Aneks i kėrkesave shqiptare qė mund tė aprovohet nga ana malazeze nė Parlamentin e tyre, s’ka emėrtime shkollash, as pėrmendore sipas vullnetit shqiptar; tė cenzurueme media dhe e drejta e lirė e fjalės, pėrgjime telefonike familjare, postore; mbi tė gjitha keqtrajtime nė burgje si ky i fundit e mė parė; sa tė tjera e tash 60 vite tė monizmit, qė nga viti 1968, shkaktuan shpėrngulje masaovike te tė mijėra shqiptarėve qė nga Plavė – Gucia, Malėsia (Hot, Grudė, Treipsh, Luhar), Krajė e Ulqin dhe u shuen ato vise malore e tė fushės me raste tė rralla tė ndonjė familjeje tė mbetur nė ato treva.

Zoti Kryeministėr, dr. Sali Berisha, drejtohuni Malėsisė sė Madhe tė Mbishkodrės dhe zonave tė veriut e mos tė mbesin ato Male e bjeshkė vetėm pėr ushtime tė rreshurave atmosferike e qė atyre banorėve edhe me nga 4-5 muaj u mbyllėn shtigjet e udhėtimit dhe furnizimit pėr tė mbijetuar. Investoni n’at Malėsi tė Madhe tė Mbishkodrės me projekte pėrkatėse praktike tė realizuara e tė mbesin ata banorė nėpėr fshatra e mos tė boshatisen nga emigrimi ose shpėrngulje nėpėr qytete tė Shqipėrisė, sepse largimi i tyre dhe krijimi i vendbanimeve tė reja nėpėr qytete shqiptare, krijon tepricė dhe hiperstrukturė nė krijesėn e sa halleve tė mėdha e probleme tė reja. Shtetet demokratike tė Europės nė radhė tė parė kėtė problem e kanė zgjedhur. Ma merr mendja se se kjo vlen pėr tė gjitha fshatrat nė Shqipėri.

Pėr mos tė ndodhė i njajti fenomen i shpernguljes dhe braktisjes satyne Zonave, me emigrim tė pakthyeshėm qė nga viti 1990, e deri mė sot, ju lutem, zoti Kryeministėr, dr. Sali Berisha, me vizionet tueja dhe tė ekspertėve ekonomik e shpresėdhėnės, pėr fisnikėri dhe ndiesi ndaj atyre anėve, sepse ata banorė do tė jenė gjithmonė kufitarėt mė tė mirė dhe tė denjė se ēdo tjetėr kufitar i postave ushtarake qė vėshtron apo ruan at kufi tė trollit shqiptar qė mbrojtjen nėpėr shekuj. I lindur dhe i rritur nė Malėsinė e Madhe , pėrshkova sa herė kryq e tėrthuar, i ushqyem me mish e shpirt pėr gjysha e stėrgjysha tė Historisė sonė kombėtare dhe gjakut tė derdhur tė bijėve tė Malėsisė sė Madhe tė Mbishkodrės, qė lanė shumė porosi e amanete pėr troje shqiptare, qė vetėm at Gjergj Fishta me veprėn lapidare “Lahuta e Malėsisė” e kund ndonjė shkrimtar i yni apo i huaj, tjetėr tėmirė nuk dimė aspekti arsimor, shėndetėsor, ekonomik e politik. Me fjalėn tuaj, Zoti Kryeministėr, si diti Malėsia e Madhe pėr shumė Besė tė lidhura Atdhetare; me tema tė pėrfoluna nė kėtė pėrmbajtje; me projekte realizuese financiare, bėni ē’ka tė mundeni Ju si Kreu i Qeverisė sė Shqipėrisė dhe sa tė tjerė qė kanė ndjenja pėr zhvillim qė Malėsia e Madhe e Mbishkodrės tė shoh edhe dirtė e diell si e meriton.

Edhe Malėsia e Madhe e Mbishkodrės dhe Zonat kufitare tė jenė njė ditė temė nė Parlamentin e Shqipėrisė.

Pėr kėtė ju pėrkrah mbarė diaspora dhe banorėt dhe Bajraqet e Malėsisė sė Madhe.

Mbetem me shpresė tek ju zoti Kryeministėr, me sa e sa tė tjerė qė ia mendojnė tė mirėn Shqipėrisė, Kosovės e mbarė trojeve shqiptare.

Detroit, 12 shkurt 2008

Me mė tė madhin respekt dhe sinqeritet

Nga dora vetė prof. Lulash Nika Palushaj

 

 

shko nė fillim